Pas ndërhyrjes së policisë për asgjësimin e plantacioneve me rrënjë kanabis sative dhe asgjësimin e mbi 50 ton lëndë narkotike të gatshme për tregtim, Lazarati nuk mund të quhet më vendi i parë për prodhimin e hashashit në Evropë.

Përkundrazi, tashmë është kthyer edhe në destinacion turistik. Ndërsa në Lazarat vijon kontrolli i policisë shtëpi më shtëpi, kurioziteti për çlirimin e tij ka afruar dhjetëra turistë nga vende të ndryshme, të cilët kanë vizituar “fshatin rebel të hashashit”.

Tre grupe turistësh nga Belgjika, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë vizituar dje qendrën e fshatit plot kuriozitet, ku janë takuar me banorë, efektivë policie dhe kanë bërë foto të shumta për t’u treguar të njohurve të tyre mbi “legjendën” e hashashit.

Grupe me motorë, furgonë dhe vetura kanë zbritur në qendër të fshatit, duke thënë “Bravo policia”, ndërkohë që tregonin interes në çdo bisedë, si me punonjës policie, ashtu edhe me banorë për të mësuar sa më shumë për këtë fshat. Ata kanë qëndruar për orë të tëra në rrugicat e fshatit, si në ndonjë vend pas lufte, duke bërë foto me punonjësit e policisë.

8 Komente

Grupe me motorë, furgonë dhe vetura kanë zbritur në qendër të fshatit, duke thënë “Bravo policia”, ndërkohë që tregonin interes në çdo bisedë, si me punonjës policie, ashtu edhe me banorë për të mësuar sa më shumë për këtë fshat. Ata kanë qëndruar për orë të tëra në rrugicat e fshatit, si në ndonjë vend pas lufte, duke bërë foto me punonjësit e policisë.

Paragraf idiot!

hahahahahahahahah nuk e kisha pa ket postim. E maj mend qe ja dergova ket pyetje PPU-se, por nuk e kisha vene re qe e paskan publikuar. 

 

smileysmiley

Vallahi, pas asaj që ndodhi, mund të jetë dhe një laborator i mirë studimi për psikologët e më tej smiley

Lazarati qenka bere si stalingradi,beteja epike e shek XXI.u shkrehen ca pushke ne ere , nuk pati asnje te vrare e te plagosur smiley

Lazaratsit paskan nevoje per rehabilitim psikoemocional. Paska qene vertet ceshtje #kulture, sic pati thene Rilindja para aksionit policor.

Sipas tyre [sociologeve], banorët e Lazaratit tani duhet të përshtaten me ligjet dhe rregullat e shtetit dhe shoqërisë, të kalojnë të njëjtat probleme si gjithë të tjerët, sepse deri dje nuk janë përfshirë në to

smiley

Nderkohe shpenzimet per shendetesine vazhdojne te jene me te ultat ne rajon, cuditerisht edhe pas publikimit te fotove te spitalit ne Facebook.

Yaman!! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).