Megjithëse bankat komerciale, të cilat operojnë në Kosovë, këmbejnë në euro, valutën e dollarit amerikan, frangut zviceran dhe funtës britaneze, të njëjtat, nuk e praktikojnë këmbimin e valutës së lekut shqiptarë. Banka Qendrore edhe pse e përditëson kursin e këmbimit çdo ditë, hesht duke mos i detyruar bankat komerciale që të pranojnë lekun, kërkesë e cila është në rritje për shkak të rritjes së frekuentimit ndërmjet dy vendeve, rritjes bashkëpunimit biznesor, numrit të madh të pushuesve në bregdetin shqiptar dhe rritjes së numrit të turistëve malorë nga Shqipëria.

Për njohësit e çështjeve ekonomike, mos këmbimi i valutës së lekut me valutat tjera, është edhe veprim kundërligjor, pasi që Bankat Komerciale, nuk mund të refuzojnë këtë valutë, por në rast të këmbimit, mund të aplikojnë një normë të pagesës. Ndërsa, punonjëset e bankave në Kosovë thonë se asnjë nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë, nuk bëjnë këmbimin e kësaj valute, megjithëse, sipas tyre, ky shërbim mund të kryhet vetëm në këmbimore.

Sipas ekonomistit Ibrahim Rexhepi, në Kosovë nuk është asnjë valutë e ndaluar dhe se bankat duhet ta mbajnë si valutë edhe lekun, sikurse edhe denarin e Maqedonisë. Zëdhënësi i Bankës Qëndrore të Kosovës, Besnik Kada, tha për KosovaPress, këmbimi i lekut për t’u këmbyer me valutat tjera, bazohet sipas ofertës dhe kërkesës në treg.

Përvec bashkëpunimit nga ana e bizneseve, shumica e qytetarëve, pushimet janë duke i kaluar në bregdetin shqiptar dhe kanë nevojë që të pajisen me lek para se të nisën në pushime, si dhe është rritur edhe numri i turistëve malorë nga Shqipëria. Në Prishtinë, gjendet vetëm një Këmbimore, e cila gjendet afër objektit të Komunës së Prishtinës, ku qytetarët mund t`i këmbejnë, lekun me euron.

 

Kosova Press

12 Komente

nuk kembehet leku ne kosove e as dinari se ato jane valuta qe nuk kane asnje vlere dhe nuk sjellin perfitime 

Pranohet leku Shqiptar nga bankat   Malazeze , Maqedonase dhe Greke ?

Nga ana e llogjikes ekonomike, kjo eshte nje humbje per bankat kosovare, ose me sakte nje mos fitim, nje mos rritje e xhiros se produktit te tregtueshem. Nderkoh qe me dhjetra kambiste kosovare/dardane e qindra kambiste shqiptar, perfitojne nga kembimi i euros me lekun, dhe kjo fale mijrave shqiptare nga Kosova qe hyjne ne Shqiperi. Nderkoh qe leku ka filluar te njihet nga disa shtete, organizata financiare, banka nacionale e komerciale, agjente financiare (brokers e traders) te ndryshem, Kosova jone mbyll syte ndaj ketij transaksioni fitim-prures. 

Megjithate, derisa bankat kosovare te ndergjegjesohen, me qindra kambiste, financiere, banka te ndryshme, fusin çdo vit ne xhep, fitimet nga transaksionet me Lekun. 

Mendoj se problemi qendron tek ne dhe jo ne Kosove. Pse duhet qe bankat kosovare te mbajne rezerve ne leke per ti kembyer potencialisht kundrejt Euros, kur fare mire cdo tregetar kosovar apo turist kosovar mbaron pune ne Shqiperi duke paguar ne euro???? Provojeni njehere te shkoni ne Kroaci dhe aty nuk ta pranon njeri Euron apo dollarin, por vetem monedhen vendase. Pse? Sepse aty ka shtet!!

C'fare "currency" ka Kosova?

 

Republic of Kosovo has Euro as its own currency. Same as Germany and many other European states smiley

fitorje

Same as Montenegro

And this is ok with Europe? If yes, pse se ben dhe Shqiperia kete gje. Printimi i lekut kushton.

Pa tjeter qe eshte ok. Pse nuk e bejne vendet e tjera eshte se kane deshire te kene luksin e te paturit kontroll (deri diku) mbi monedhen qe qarkullon ne vendin e vet. Perdorimi i monedhes se tjetrit te kufizon nxitjen/leshimin e kushteve monetare ne vend. 

Ndersa une them (mqse. te tille forme mori debati) se problemi nuk ka te beje me shtetin, por me biznesin bankar. Madje ne kete mes, nuk ka asfare ndonje problem. Nuk e di cili eshte formimi i gazetarit, por e verteta qendron sic edhe jane pergjigjur punonjesit e bankes:

Ndërsa, punonjëset e bankave në Kosovë thonë se asnjë nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë, nuk bëjnë këmbimin e kësaj valute, megjithëse *, sipas tyre, ky shërbim mund të kryhet vetëm në këmbimore

Banka nuk kryen "currency exchange" ne formen dhe frekuencen qe kryhet ne Kembimore (Pelq. fjala shqip Kembimore! smiley ). Transaksionet bankare jane tjeterlloj. Si dhe llojin e valutes qe operon, besoj e ka te percaktuar qysh ne formim te biznesit te saj. Pyetje: Cila eshte monedha zyrtare e shkembimit ne Kosove. (qenka bere me lart pyetja)

*megjithese --> meqenese ???

Kush can koke ne e pranon o jo Banka e Kosoves lekun, Ne Prizren psh qe shkojme me shpesh ne te gjitha lokalet dhe ne tregun e qytetit, leku shkon njelloj me euron e dollarin sipas kursit..Meqe ra fjala ne Kosove monedha zyrtare eshte euro por edhe me dinare jeta vazhdon qe cke me te.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).