Gjykata e Lartë rrëzoi burgimin e përjetshmë për Lulzim Berishën, një prej drejtuesve të të ashtuquajturës “Banda e Durrësit” dhe vendosi që ai të vuaje dënimin me 25 vite burg. 

Pas tetë sencave të zhvilluara në Gjykatën e Lartë, Kolegji Penal i drejtuar nga gjyqtari Shkelzen Selimi ka argumentuar se aktiviteti kriminal i Lulzim Berisha është kryer në vitet 1998-2000 dhe duhet dënuar me ligjin e kohës së kryerjes së krimeve. 

Në atë kohë vrasja me paramendim dënohej me maksimum 25 vjet. Po ashtu, për kohen kur ka kryer krimet nuk ekzistonte në ligj koncepti organizatë kriminale. Ndërkaq, Kolegji Penal ka vendosur lënien në fuqi të dënimeve për të pandehurit e tjerë, me përjashtim të, Plarent Dervishajt, i dënuar në mungesë për  të cilin u vendos rigjykimi për shkaqe proceduriale. 

Ndërkaq mësohet se ky vendim nuk u mor në unanimitet, pasi 2 nga 5 gjyqtarët e Kolegjit Penal, konkretisht Ardian Dvorani dhe Admir Thanxa votuan kundër prishjes së vendimit të mëparshëm.

28 Komente

Rule of Law plako  smiley  

Seriozisht tani, argumentet qendrojne, gjithnje nese faktet jane te tilla. Dihet qe robi denohet me ligjin e kohes kur ka kryer krimin. Perjashtim kane bere vetem tribunalet e Nurenbergut dhe Tokios, dhe ato per genocid e krime lufte. Luli s'eshte i atij kallepi 

Trashegimia Bamir Topi ne menaxhimin e drejtesise.

Tani ky Berisha eshte denuar nga deshmite e nje te penduari qe eshte denuar 10 vjet.

Per sjellje te mire ka shume mundesi qe te dale nga burgu perpara vete te penduarit.

sic doli ai i "krokodilit",ju m'tirane do ja keni nigju zanin. smiley

Edhe ktij do ja kene lan adresen;ke kthesa e Kamzes smiley

kete doja te thoja dhe une... burgim i perjetshem, apo 25 vjet... vari lesht, nuk ndryshon asgje! me ato qe ka bere ky, asnje lloj drejtesie nuk vihet ne vend! bile eshte mire qe kete, edhe tipa te tjere si ky ti "nxjerrin shpesh me leje"...smiley me mire keshtu se jane barre edhe per shtetin por edhe per ty pjeter si taksapagues..smiley

Gjynah me i lan mrena te shkretet,per 6-7 veta qe kan cu m'at dynja, siku u asht ra n'qafe si shume.

si i tha Xhibola trupit gjykues: "po akuzoni padrejtesiht disa djelmosha te rinj.. dhe pse? -sepse vringellyen disa here me arme ne ajer.... po ky eshte kulmi!!".smiley

Eh, ca t'ka ba Idrizi ty;Xhivola,Xhivola. smiley

boo. sa skolastik mor burr.. dakord, kabim.. Xhivola.. aka Prokop Mima.. ne rregull tashi..smiley

kisha hall se do merzitej Xhibi, - mire keta te tjeret, po Beluli cne? - do thoshte. smiley (une per vete emora vesh qe ishte kabim, pa dashje)

Mesymja e krimit vazhdon e patrazuar.

Pas vrasjes politiko-mafioze te Santos ne mes te Tiranes, qytetareve ju duhet te kaperdijne nje tjeter "kryeveper" te institucioneve shteterore.

Ligji shqiptar garantonte pa pike problemi konfirmimin e denimit me burgim te perjetshem per kete kriminel, rrezikshmeria shoqerore e te cilit eshte dhe do te jete perhere e pashoqe!

Krim!

 

 

 

te dhjefsha drejtesine , kushedi sa leke paska marre gjykata.....

Po ashtu, për kohen kur ka kryer krimet nuk ekzistonte në ligj koncepti organizatë kriminale.

Thagma, mer thagma nigjon neper shqiptare smiley

dmth qe prej 2001 e ktej e kena msu se çere jon organizatat kriminale, deri mát koh kto s´kon qen t´organizum hic.

Eh, mer Ed Rama, mer pallkarino! Kur ti u shprejshe si diplomat, se nuk ishe "i lumtur" me President, Prokurori e KLD, sikur ti kishe lind mu perball Pallatit t´Luvrit, kta "zotnijt", qi akoma nuk kon shkul balten prej pales s´pantallonave, fillun me tall trapin me ty, duke t´thon qi nuk e morin rrogen me t´pa t´lumtur ty.

Shife mer pallkarino, se cfar bohet. Tashi nuk osht puna me e kafshu qenin, vetem se t´kafshoi ai i pari, po ene pa i gjujt me çere t´zej dora komve t´qenit nuk rrihet, se pernryshe s´ka per tu largu noiher ai, aty e ke, ka per t´vazhdu me tu turr me t´kafshu.

 

O Ed Rama! Coje njiher t´vetme, po vetem nji here te vetme neper men: Cfar kishte per t´bo Sali Berisha po t´kishte pas 84 duar n´parlament qe do ishin gati per tu nrejt, po ta conte nonji ligj per ta miratu?

Menoje njiher: nese n´ato pozita qi je ti tani n´Shqipni, t´ishte Sali Berisha dhe sikur Sali Berisha te kishte 1 000 bythe, a thu kishte per ta ça qoft edhe nji bythe te vetme, nese opozita dhe Presidenti do ishin kundra reformes ne drejtesi dhe KLD?

Coje vetem njiher t´vetme ndermen ene pastaj i gjen pergjigjet e duhura!

"O Ed Rama! Coje njiher t´vetme, po vetem nji here te vetme neper men: Cfar kishte per t´bo Sali Berisha po t´kishte pas 84 duar n´parlament qe do ishin gati per tu nrejt, po ta conte nonji ligj per ta miratu?"

tingellon bukur mer casaubon, por ti harron nja 2 detaje te vogla... 1) keto 84 duar nuk jane 100% duart e Rames. 2) shume nga keto duar jane te pista dhe te pleksura.. dhe pikerisht sepse eshte ky sistem drejtesie kane arritur te behen edhe deputet sot..smiley he si thua ti, do jene te gatshem keta "ngrejne doren per cdo lloj ligji?".smiley

Pikerisht Belul. Budallenjte jemi ne qe presim te behet reforme ne drejtesi nga Berisha, Meta e Rama, apo shpura e tyre Basho-Dosho-Kokedhimo-Ahmeto-Ndoka. Ne presim qe keta te bejne sistemin e drejtesise te forte qe te denohen vete.

Ehhhh...te kishte pas 84 vota AI  ishim duke gezu 5 vjetorin Mbreterimit sot.

O Kazono,

Qe te menosh se Gjermania e fitoi Boterorin me merite ene ta toleroj smiley

Po te menosh se ka ardhe Ed Rama ne pushtet se i rruhet per kete ven, apo akoma me keq te menosh se sulmin ndaj KLD-se po e bo se ka hallin qe te jepet drejtesi ne kete ven, kete nuk ta toleroj. Jo po ta dish mire smiley

Nje miku im qe Berisha e ka heq nga puna dhe qe tani puno perseri ne administrate me tha nje gje te mencme. "Berisha erdhi ne pushtet dhe krijoi shume grupe kriminale ne 8 vjet qe ja lidhen kembet. Po te pakten ne fillim e kishte mundesine me i luftu ca banda dhe me bo pershtypje te mire te nderkombtaret (banda e Lul Berishes ishte nje nga ato qe u sulmuan ne 2005-6). Kurse Rama ka ardhe ne pushtet fale krimit ndaj i ka kembet e lidhura qe tani."

O Kazon jane bo p. some ene te "fortet" si biznesmenet (nje brume jane ketu ne fakt). Kane fillu e dredhin me te dy palet. Te rralle jane ata qe majne vetem nje krah. Edhe kur dalin publikisht ne nje krah i krijojne ca lidhje nen rrogoz per te siguru mbijetesen ne rast ndryshimi pushteti. Kurse lista e te forteve qe kane kalu nga PD te PS/LSI pak para zgjedhjeve o fort e gjate.

Shif rastin e lojrave te fatit. Ishin pothuajse te gjithe bizneset (te pakten ato kryesoret) ne duar te njerzve qe njiheshin si guida te shpelles se Dragobise. U bo zhurma madhe se do mbyllen. Ca ndryshuan pronare po shume te tjere e zgjidhen me "konsensus" me qeverine aktuale.

mire mer mire, dakort me ty smiley

po ene un nuk osht se po me mban nonji shprese per tu rregullu punet n´shqipni, po doja me nxjerr iher dufin tim, kur lexoj ca gjona atje ne memedhembje.

Se fundja nuk osht se erdhi Ed Rama ktu mes nesh te PPU edhe kisha per ti mbush mendjen une atij smiley

 

Megjithate qe prej ketej largesise sime, une e quaj akoma te vlefshem faktin qe me 23 qershor 2013 osht heq nga qeveria nji qelbsinllik shum i modh, jo se keta nuk kane premisa me qene qelbsina ose me u bo te tille, po prap ai ishte qelbsinllik shum i modh smiley

Rri e rri e m´kujtohet shpesh ajo skena qe pame bashke aty tek kryqezimi i televizionit, me ate bencin e zi pa targa, qe desh perplasi ate makinen ene policin e kryqezimit ene u zhduk me shpejtesi tek rruga e shtepise se Sales pa e pengu njeri fare, atje ku nuk u lejonte njeri me hy me makine, pervec makines se Sales.

Ene plot historina te tjera me tropojan qe nuk te lenin me bo punen tate, se donin me i kap t´gjitha vet e s´donin me lon njeri tjeter me honger nji cap buke, e mes tjerash ene kercenime ashiqare per te vrare.

Po hajt mo, mjer kujt i ra per hise.

une e quaj akoma te vlefshem faktin qe me 23 qershor 2013 osht heq nga qeveria nji qelbsinllik shum i modh, jo se keta nuk kane premisa me qene qelbsina ose me u bo te tille, po prap ai ishte qelbsinllik shum i modh

E paske marre dhe ti karten e partise se ekui-distancuareve (TM grava) smiley

Amon, Rama ka fryke nga Likja. Ben Qimen (LSIst i vjeter) priti sa te ishte Naco jashte shtetit e ta firmoste zv ministri esktradimin. Po u kthy ministri ene fap, u cu per rigjykim, po ne fier te zona e vet ku e kollandriste Beni. Kurse ky Lul Berisha eshte krejt veper e Rames.

Sot beri replike Naco me Gjonin sikur te ishin cuna lagjesh qe poplli i ka zgjedhur per te degjuar muhabete kafenesh por nuk foli asgje per kete lapsus  "fenomenal" te gjykates se Durrsit. Ai palloshi tjeter (shefi i Ndokes me 7 klase shkolle qe u be deputet ) i foli kalamojve te Min. Sociale se shkolla profesionale ka lidhje me industrine e nderrmarrjet dhe jo sic ishte ne kohene te atit te tije "pune me dru e pune me metal" sepse ne Gjermani e Austri jane 60 % e nxenesve ne keto shkolla i tha shpiksi i zgjuarsise... Po nuk doli ndonje kalama duartrokits ti thoshte palloshit se ne Gjermani eshte krahu i punes 80 milion banore dhe atje eshte industria pa eshte shkolla profesionale, se ku i gjen paralelet per nje vend tradicionalisht provincial me popullsi 2.8 milion fshatar ate vetem kaptina e tij e di... E per ta rrumbullakosur keto "lumturira" qe po degjojme, une them se mire ju behet 1 milion shuplakave

Hajde shans hajde, edhe lul edhe berishe. Nje zgjidhje kompromisi - them une- mund te jete; luli me 25 burg dhe berisha ne ergastolosmiley

ka argumentuar se aktiviteti kriminal i ...është kryer në vitet 1998-2000 dhe duhet dënuar me ligjin e kohës së kryerjes së krimeve. 

+1 Xhibole smiley

Unë e lexoj me qejf me thonë të NdRejtën Gjëmbin kur thekson " ka pas shtet or tie " Dhe kjo vërteton se Jo vetëm që nuk ka të përndjekur Politikë por ajo KOHË e paska parashikuar edhe se si duhet të Vlerësoheshin Realisht Ndëshkimet  edhe për këto Kohë smiley

Poshtë Komunizma .Rrnoftë NMadhënia e tij Zogu i parë ( dhe Zogjt në vazhdim ) me prona emër rruge , që shkriu tërë pasurinë e Florijt e tij nga sheshi PIGAL për Lirinë e Shqipërisë e ra dekun në tokë për Fe e për Atme !

Shume mire e kane menu, ky beri ca krime me ligjin e vjeter, tashti te beje dhe ca me ligjin e ri. 

Burgu o per ndonje plake qe e e kapin me 5 gr hashash, jo per njerez qe vrasin or mik. Si tha gjykata, qe ka vra ka vra po denimi ka qene me 25 vjet ne ate kohe. Po mbledhjet e denimeve te vrasjeve e denim per armbajte pa leje. Apo i ka vra me buke. smiley

 

Pas tetë sencave të zhvilluara në Gjykatën e Lartë, Kolegji Penal i drejtuar nga gjyqtari Shkelzen Selimi ka argumentuar se aktiviteti kriminal i Lulzim Berisha është kryer në vitet 1998-2000 dhe duhet dënuar me ligjin e kohës së kryerjes së krimeve

Po sikur ti kishte kryer krimet ne vitet 90-94 kur ishte ende ne fuqi denimi me vdekje?

Shume kerkon nga jeta .....

E kane jangllesh kete interpretim te ligjit.ky lloj gjykimi vlen nese vepra penale sipas ligjit te atehershem nuk perbente krim.ne kete rast masa e denimit duhet sipas ligjit te tanishem sepse ai I meparshmi eshte shfuqizuar.

hajde bejme analizat e adn-se se peshtymave ne trotuar dhe gjobisim te gjithe ata qe kane peshtyre ne te.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).