Tregu Agro-Ushqimor tek ish Uzina Dinamo është mbyllur zyrtarisht dje. Prefektura  dhe Bashkia e Tiranës, pra përfaqesues të pushtetit Qendror dhe Vendor kane rënë dakord se ky treg duhet mbyllur për arsye higjenike. Por ndershmërisht, tregu nuk eshte aspak keq nga higjena. Ne fakt ka tregje te tjere qe jane shume here me keq, por qe injorohen lirisht nga institucionet, dhe kjo e ben te gjithen kete, nje ceshtje te dyshimte. Gazeta "Shqip" raporton sot se ne vend te tregut po hapen 2 sheshe ndertimi per pallate te reja. 

Tregu Dinamo jo vetem qe ka mbi 300 biznese te regjistuara, por puneson mbi 5000 njerez ne zinxhirin e vet te prodhimit dhe tregtimit. Perpos kesaj, tregu eshte i preferuari i te varferve dhe pensionisteve pasi mban cmime ekonomike. Ketyre shtresave, po u thuhet se mund te perdorin tregun e ri tek Autostrada, por kjo eshte nje tallje me pleqte ne nje qytet ku treni ndalon ne Vore. Tregtaret e lene pa pune akuzojne se eshte pikerisht per interesa te ketij tregu te ri tek autostrada (dhe pronareve te tij) qe kane cuar Bashkine dhe Prefektin te mbylle tregun Dinamo.

Ndersa tek Pazari i ri dhe ne shume rruge te Kryeqytetit peshku shitet endè përdhe, vendimi i djeshem i ngjan goditjes me sepatë dhe mbyll një treg me mbi 300 subjekte për shkele të pak njerëzve. Vendimi nuk bën asnjë dallim në favor të tregtarëve të ndershëm dhe nxjerr rrenacak Ministrin e Bujqësisë i cili citohet sot në shtyp të thotë ekzaktësisht këto fjalë, "Unë jam i bindur se nuk do të largohen nga tregu ata që zbatojnë standardet. Të tjerët duhet të largohen, lobimi nuk i shpëton."

Kjo po të konsiderohet nga disa një tjetër fitore për klientët dhe interesat e mëdha në kurriz të qytetarëve në nevojë dhe tregtarëve të vegjël, por endè nuk është mbyllur gjithçka. Tregtarët e mjerë që po shtypen kështu janë të motivuar të kundërshtojnë me çdo mundësi, dhe pjesa tjetër e banorëve të Tiranës nuk mund të mbeten të ftohtë e të ngathët si kërmij ndërsa fqinji shkelet me këmbë nga të fortët e lacat në zyrat e shtetit.

Mund të gjeni më shumeë mbi tregun Dinamo në këtë lidhje: https://www.facebook.com/Unionin.Tregtar...

71 Komente

Po si keshtu, gjithe ato familje qe hanin buke aty? Basha sikur nuk do ndertonte pallate gjithandej. Kane nisur ndertimet vendshe neper Tirane, si ne qender, si neper lagje. Prishi lulishte e beri xhami e pallate, e s'ka sjelle as edhe nje gje te re ne Tirane ne keto tre vjet e ca. 

Por ndershmërisht, tregu nuk eshte aspak keq nga higjena.

Besoj se ben shaka.

Nuk eshte aspak e keqe higjena ..eshte tregu me i paster dhe me cilesor ne shqiperi..Aty investohet rregullisht dhe sidomos keto 2 vitet e fundit ndryshimi dhe permiresimi eshte i dukshem...

Treg eshte mor burr s'eshte laborator.. pis jan tregjet ne cdo vend. Nqs ata tregetare i paguajne taksen qeverise eshte gjynah dhe krim tju mbyllesh ate aktivitet qe u siguron te ardhurat. Nqs taksa paguhet, eshte detyre e bashkise pastrimi i tregut jo i tregetareve.

Per t'u patur zili harmonia midis Prefektures dhe Bashkise kur behet fjale per te lene ne pike te hallit 5000 familje, ne funksion te zhvillimit / spekullimit ndertimor.

Harmonia politike ne Shqiperi kur vjen fjala per t'jua fut shqiptareve sa krahu eshte gjetur gjithmone, madje ne kohezion te plote nga te gjitha palet, i madh e i vogel.

Mire qe e mbyllen po pse nuk e rindertojne dhe tu ufrojne kushtet si shitesve ashtu dhe bleresve

Gjynah per ata qe nxjerrnin buken e gojes me kete bisnes se per bleresin nuk eshte problem, ata munden dhe te bleje ne dyqane te tjera.

Shume keq bashkia smiley

Brenda tregut te Uzines Dinamo funksionon dhe tregu shumices nga furnizohen shumica e dyqaneve te lagjeve dhe gjithashtu tregu i pakices qe eshte tregu me cmimet me te lira ne tirane..shume njerez kryesisht mosha e trete dhe ata ne veshtiresi ekonomike blejne aty pasi cmimet jan minimalisht 20-30 leke me lire se ne dyqanet e tjera..aty eshte dora e pare...pra dem per 300 biznese e dem per konsumatorin me larg e me shtrenjt...

Kjo histori te kujton ato filmat me ato kompanite,qe investimet e tyne helmojne nje zone te tane te vetedijshem qe po vrasin njerez,po per ta ransi ka vetem fitimi.Ne filma te tille,zakonisht ka pjestare te komunitetit,nje avokat a nje gjyqtare dhe miloneret vihen me shpatulla pas murit.

Po ktu a ka naj avokat,Altini noshta,aktivist,pjestar komuniteti a dreqi i mallkum qe te marre ne mbrojtje njerezit nga politikanet  e babzite qe lujne me jetet e njerezve,per me fry kacekun e tyne.

C'Altin thuaa?? Altini  eshte dor e bashkise para 6 muajsh kur bashkia ishte e vetme ne ket lufte ndaj tregtarve altini bente propogande ne fb per mbylljen e tregut..dhe kur njerzit i perballnin fakte ju bente ban nga fb..Altini dhe si durrsak i devotshem as ka qen ndonjehere tek tregu ..shkon nga fryn era... ne mbrojtje te komuniteti mund te dalin njerez me dinjitet personal ..prandaj i them Bravo Blendit per shkrimin 

E kisha me te hedhur "ate Altini" se jam sha e ba rezil i dite ktu me te,pranej. smiley

Ps

Vjen ai tani dhe thote, se ai mbron konsumatoret,jo tregtaret qe me higjenen me te cilen tregtojne produktet ushqimore,vejne ne rrezik seriozisht jeten e njerezve dhe ka te drejte ,po ta mendosh keshtu.

Une mora te mirqene, se ata njerez po mirren ne qafe per interesa te ndyra te medhenjeve,majtas apo djathtas e ne qofte keshtu,Zoti u leshofte nje kokerr rrufeje ne maje te krese.Kaq kam ne dore une,vetem me i mallku, smiley

Lere Altinin se ka halle tjera sja ndjen shume per konsumatorin.. Higjena eshte e matshme kushdo shkon e shef ...po do ta mbroj konsumatorin  sdo te lejoj rritjen e cmimeve qe do vi rrjedhimisht nga kjo histori..

Pjeter mire e the qe je bere rezil smiley

Po kam cipe une,jo si ti qe ta ba ftyra tule bythe. smiley

Pastaj,kjo asht teme e posacme per ty,per fushen tane te aktivitetitit,na thuj naj gja; si e menon ket pune? smiley

 

O Pjeter cipa jote eshte si cipa e qepme e prostitutave qe martohen me plakun 70 vjec smiley

 

Ama menova me t'dhan pak respekt,po me te veretete je nje langaraq qe meriton vetem perbuzje.Shko mer vemje,ik e masturbohu se kshu shpeton veten prej vetvrasjes. Kerme.

respekti yt eshte si respekti qe te japin prostitutat plaka ne pension smiley

Mire. smiley

Besa qe ti genjen eshte e qarte se je perfaqesuese e tregut! Une kam dale para se te dilte Bashkia, 1 vit e gjysem me pare me ORA NEWS me emisionin ALARM duke denoncuar kushtet e keqia higjenosanitare! Rastit qe ti i referohesh kam dale per tjeter gje: kam dal per trajtimin e papergjegjshem nga Ministria e Mbrojtjes tembetjeve te rrezikshme qe merreshin me lopate ne prani te femijeve dhe konsumatoreve ne distance 2 metra larg tyre! Une djekam dal ne TVSH ne debat me perfaqesuesin e Prefektures dhe kam pohuar keto qendrime:

- Tregjet Ushqimore te shumices s'mund te jene brenda vijes se verdhe per arsye sigurie ushqimore dhe ndotjeje te mjedisit urban!

- Tregu te Uzina Dinamo nuk eshte vetem treg ushimor shumice por edhe pakice dhe jo vetem ushqimor cka nuk ka pse te penalizohen edhe ata qenuk i perkasin kategorise se pare!

- Tregu te Uzina Dinamo ka subjekte qe ushtrojne veprimtarine ne kushte te papershtatshme dhe subjekte qe e ushtrojne veprimtarine ne kushte te pershtatshme

- Ka tregje ne njesite bashkiake si ajo e 2shit (Tregu te Avni Rustemi) qe jane ne kushte edhe me te papershtatshme por nuk mbyllen se keto jane interesat politike qe i mbajne te hapura

- Cdo tregtar qe nuk tregton mallra ushqimore me shumice nuk ka pse te penalizohet dhe ai ka te drejte te hedhe ne gjyq shtetin per te marre demshperblim per demin e kryer!

- Nje treg shumice ushqimore duhet te plotesoje disa kushte dhe standarde qe ne strukturen e ambjentit dhe infrastrukturen rreth tij dhe ky treg nuk i ploteson!

- Me mbylljen e tregut te ishUzines Dinamo do te rriten cmimet dhe do te demtohet xhepi i konsumatoreve sidomos te atyre te varfer qe e kane shfrytezuar kete treg per te blere mallra me te lira.

- Tirana eshte nje kaos i plote furnizimi mallrash ushqimor pasi cdo kompani furnizon pikate  shitjeve ne mes te dites secili per llogari te tij pa plan dhe pa strukture duke demtuar qarkullimin e lire dhe krijuar veshtiresi kudo dhe nuk ka disiplinim pasi cdo biznes birre apo akulloresh ben furnizimin te i njejti dyqan me furgonin e tij (sndodh kurrkund kjo pasi keto behen naten dhe behen nga nje spedicionar i vetem) dhe kjo kerkon nje politike te re urbane te pakten per Tiranen dhe behet me vendim qe duhet miratuar nga Keshilli Bashkiak pasi te behet nje studim paraprak

- Vendimi i Task Forces te kryesuar nga Prefekti eshte bere pa i krijuar kushte tregtareve ne kohe per te marre masat!

Besjana Hysa tregu te ishUzina Dinamo ka pas permiresime te ndjeshme prej 1 viti qe kur une kam reaguar ne rastin qe ti i referohesh por ne ate kohe kushtet ishin skandaloze ne fushen e sigurise ushqimore! Pisllek, insekte, mungesa elementare te trajtimit higjenosanitar! Behu e sinqerte dhe referoju te vertetes! Se cfare interesash luhen aty une se di se ju nuk keni paraqitur ndonje fakt dhe te dhena konkrete por e verteta eshte qe une kam per detyre te mbroj ne radhe te pare shendetin e konsumatoreve dhe me pas xhepin e tyre por ne kete rast nuk kam qene plotesisht dakort me Vendimin e Taskforces se Prefektit perfshi edhe Bashkine Tirane per arsyet e mesiperme, shto ketu edhe vendet e punes qe mbyllen! Une mbaj qendrim te rregullt per ceshtjet qe lidhen me sigurine ushqimore dhe kam qene publikisht oponent i Autoritetit Kombetar te Ushqimit qe ne kohen e Jukes dhe kam dale ne protesta dhe ne media rregullisht kunder AKU dhe Genc Rulit per mosplotesim minimal standardesh te sigurise ushqimore ne treg! Jane mbi 10 emisione qe une kam akuzuar drejtperdrejt keto institucione per abuzime te renda! Ti keto i di por ben sikur nuk i si

Shiko se une km nderhy ashtu si ma ka pre rradakja,per pjesen qe Blendi akuzon:TREGU MYLLET ME NDERTU PALLATE PER INTERESA MAFIOZE. Ti din gje per kte dhe nese di, na shpjego dhe neve dicka e c'qendrim mban?

Kjo eshte nje hipoteze qe e lexova para dy ditesh ne FB! Kjo eshte hipoteze qe merito te dhena! Kush e ka pronen dhe si eshte raporti i pronarit me administruesit e tregut! Asnje e dhene! jepni te dhena qe te japin opinione!

i thuhet JO sistemit te vendeve "te perparuara" ne kurriz te popujve? sistem demokratik ky or ti.

Po Qeveria cfare thote per kete padrejtesi qe u behet tregtareve tek ish uzina dinamo ? Skenari eshte i qarte , pas disa dite greve protestuesit do kerkojne takim me Liken , pasi te bien dakord qe te gjithe do votojne per LSI -ne tregu do funksionoje perseri.

smiley , Pse JO..

Tashti na bete corbe, s`po e kuptoj logjiken e komenteve. Si ka mundesi qe dhe per nje rast ku pozita dhe opozita bien dakord dhe asnjeri s`ka reagim pozitiv. Po t'u hedhesh nje sy perciptazi temave dhe me naivi kupton se ka qe ne 2008 qe ne kete blog me qindra here eshte ngritur problemi i higjenes, akomodimit te papershtatshem e te tjera si keto ne tregjet e Tiranes dhe gjithe Shqiperise. Perse tregtaret e Lezhes psh e paskeshin patur gabim dhe keta te Dinamos jo? Une mendoj se ne thelb eshte e njejta gje, shteti po ve dore dhe ne si shtetas duhet te respektojme vendimet e tij. Fundja per kete kemi aspiruar ka kohe, me dy standarte kemi thene e sterthene, nuk ecet me. E zeme se ka interesa, e pastaj, nese aty do ndertohet le te behet nje gje e tille, ajo duhet te jete e studiuar me pare e jo ne tym, te zotet e prones brenda ligjit kane te drejte te bejne c`te duan me pronat e tyre qofte edhe me kete kosto. Vende te lira ka plot, shtetit si mungojne nepunesit e zot, ta studiojne dhe te gjejne vend te pershtatshem nderkohe qe pleqte me merakun se u lodhen le te udhetojne serish me transport falas si deri me tani. Sa per tregtaret e peshkut, qumeshtit e djathit qe enden rrugicave te Tiranes e metej duroni, do ju vije koha dhe atyre por sot e ka Dinamo, serish dhe kete vit ne kategori inferiore...

 Krahasimi qe ti ben eshte i gabuar... tregtaret e Lezhes nuk paguanin taksa ne shtet ishin te pa regjistruar ..ndersa ato te Dinamos jan te gjithe te regjistruar , te gjithe paguajn taksa te gjithe me kasa..Pikerisht kete 1 standart po kerkojne dhe tregtaret e Dinamos..jo sa here vjen kontrolli ndryshojne kerkesat ( dhe per keto ndryshime nuk eshte njoftuar ) psh kerkesa te tipit sduhen keto tezga po duhen tezga sandwich dhe qiqra ne hell..dhe serisht tregtaret jan pergjigjur..pse nuk i publikojn raportet e kontrolleve ..tregu Dinamo eshte ligjor , paguan te gjitha taksat dhe detyrimet, investon shume ne mirmbajtje dhe sot eshte tregu me i paster ne shqiperi..nese po flasim per standart atehere pse vazhdon te jete hapur tregu i pazarit te ri dhe as nuk behet fare kontroll aty..te dinamo behen 2-3 kontrolle ne muaj.. Pastaj nese ti ke nje super investim nese 1 ose 2 subjekte kan ndonje problem jepi afat kohor permiresimi jo mbyll komplet tregun me 300 e ca subjekte..Kush perfiton nga kjo mbyllje?? Tregu i autostrades pronar te te cilit jan rrethi i afert i saliut e lulit dhe sefundi jan shtuar si ortak Turqit qe jan ne lidhje biznesi me Liken..ja pse u bashkua bashkia me ministrine e LSI-se..per perfitime personale.. Pse nuk e thote njeri qe ai treg eshte ndertuar mbi cistern nafte dhe seshte e lejueshme te behet treg..po qe eshte larg dhe shtohen kostot e transportit duke na rritur cmimet e ushqimeve ne dyqanet e lagjeve..po qe qerate jan me te shtrenjta dhe tregtaret do duhet ti rrisin serisht cmimet..po qe mosha e trete dhe ata me probleme ekonomike me ca do ikin te bejne pazar ne autostrade ..apo me ato pensione dhe ndihma ekonomike qe kan do blejne ushqimet 20-3- lek me shume?? Nuk eshte koha e Dinamos...Eshte si gjithmone koha e maskarenjve..

Trekendeshi Qeveri Bashki LSI kur kane interes te perbashket merr permasa te frikshme.

do ju vije koha dhe atyre por sot e ka Dinamo, serish dhe kete vit ne kategori inferiore...

Partizani kampionatin e funit e ka marr ne kohen Prokop Murres dhe ka njoft dhe kategorine trete po deshe. smiley

Cfare mund te kete brenda atyre thaseve te bardhe qe jane afer arkave me molle ? Nitrat ?

fasule te thata, mbase.smiley

Pjesa ku shitet bulmeti si permubush kushtet higjenike e megjithate masa e transferimit nuk perben justifikim...Mund te rrisin taksat duke e mbajtur paster e vendosur kritere.Plus qe aty shumica shet fruta-perime.Eshte qesharake qe dikush te shkoje vtm per speca e kastraveca deri ne Kamez ku duan ti cojne keta.

Qorro,

Bone shume mire qe e hape kete teme. Pike se pari kjo tregon nje mungese ndjeshmerie te theksuar ndaj atyre qe punonin ne ate treg dhe qe tani do ngelin pa pune (te pakten pjeserisht)

Une nuk e shof si nje pune pallatesh kete por si nje presion ndaj robve prane pushtetit vendor pra PD-se. Para 3 vjetesh m'u prish makina te rruga dytesore pikerisht tek vendi ku sot eshte tregu ushqimor (gjasme i sistemuar). Aty ishte nje varreze makinash dhe robi qe punote aty me tha qe edhe pak muaj do mund te vazhdote sepse per pak muaj aty do niste ndertimi i nje tregu te madh ushqimor nga njeri qe prezantohej si nipi i Sales. Tani ai treg eshte bere, por shumica e "dyqaneve" (me shume si mini magazina jane ne fakt) jane bosh. Dhe si mund te mbushen, duke mbyllur tregjet e tjera dhe detyruar njerzit te shkojne e te marrin me qera ambientet e ketij tregu te manaxhuar nga njerez prane pushtetit.

Impakti tjeter i nje vendimi te tille do jete rritja e kostos per njerzit. E para sepse ambientet atje jane krejt ndryshe nga nje treg fruta/perimesh normal. Pra atyre qe shesin do u duhet te paguajne qera me te larte. E dyta sepse eshte shume me larg dhe pa makine nuk ke si shko, keshtu qe njerzit qe benin pazar te tregu i Uzines Dinamo, me cmime me te volitshme, tani do duhet t'i blene gjerat me shtrenjte. E treta nese ai kthehet vertete ne nje treg shume te frekuentuar (dhe s'ka si ndodh ndryshe se do jete i vetmi si pike shumice) atehere do krijoje probleme te shumta per trafikun ne ate rruge.

Nga ana tjeter ato dy here qe kam qene ne ate treg me eshte duk teper skandaloz (edhe tregu te uzina Dinamo ishte). Nuk e di se si nje treg "i ri" mund te jete ne ate gjendje. Gropa gjithandej. Me dy pika shi nuk ke shanse te mos behesh helaq me balte. Pra kam dyshime te forta se do fitojme dicka persa i perket higjenes.

Eshte shume e vertete qe e gjithe bota tregjet e shumices i ka larg qyteteve, por i ka edhe te paaksesueshem nga individed. Nga ana tjeter ka rrjete supermarkatash qe funksionojne dhe kane cdo produkt. Provoni per shembull te shkoni te Carrefour dhe do shifni qe fruta/perimet jane 80% te kalbura ose te nje cilesie skandaloze. Conad i ka cmimet 2-3 here me te larta.

Ndaj mendoj se ky vendim arbitrar do kete shume kosto dhe aspak perfitim per njerzit e thjeshte. Ama "nipat i Berishes" do rrisin ndjeshem fitimin e tyre.

Me thon te drejten, shume zgjati ndershmeria e qeverise Rama. Une e kisha prit qe me shpejt do fillonin dallaveret dhe shirja ne kurriz te miletit.

E mani mend Tirana Rocks te Liqeni? E mani mend sa shpejt e kollaj rane dakord socialiste e demokrate dhe shpetoi vetem prej krizes se s'paten leke me e bo? Atehere ishte motoja ishte "te sjellim nje "risi Eurpiane" tani eshte "te kapim standardin europian" te pastertise

Mo keq kemi per te pa ne muajt e ardhshem. 

Mua me duket krejt e pallogjikshme mesymja e Medies per Tregun te Dinamo, kam pershtypjen se Tregtaret kane paguar Mero Bazen e ca "kapitaliste" te tjere te Medias qe te ngrene zerin sepse ndryshe nuk mund te shpjegohet dot kjo lloj "opozite" ndaj vendimeve te institucioneve me argumente qe vetem shtremberojne jo vetem realitetin por edhe faktet.

 

1)- Argumentohet me "heqjen e bukes se gojes" per 500 tregtare. Pastaj i shtohen per te emocionuar me tej popllin edhe familjet e ketyre Tregtareve. Te thuash se cdo tregtar paska automatikisht edhe familje por edhe nga 4, 5 kalamaj nga 2, 3, 4 vjec qe, ti i dashur popull te tronditesh e thuash: Booo cfare krimineli qenka ky ....Basha i PD-se sigurisht smiley A thua se nga keto familje nuk punon asnjeri diku tjeter dhe a thua se asnje nga tregtaret nuk ka gruan, kalamojt apo burrin si bashkeshites ne krah? ...por! ne te njeten kohe argumentohet edhe me "cmimet me te lira" ne te gjithe Shqiperine (!) ? - Tani mua me lind nje pyetje fare e thjeshte: Kur ky treg paska cmimet me te lira te republikes, punokan 500 shites me mijera pjestar te familjeve me buke atehere nga del fitimi ketu perpos se kete kosto e paguan po ai popull pleq, gra? A nuk do te ishte me mire sikur te ndertoheshe diku tjeter, si ne te gjithe boten moderne, nje treg me komod e me i pershtatshem ku punen e 500 shitesve ta bejne vetem disa dhjetera dhe keshtu te bien cmimet akoma me poshte?

 

2)- Po behet nje ngaterrese e qellimshme per urdheruesit e vertete te mbylljes se tregut qe: a)- te politizohet njedrejtimsh; b)- ti hidhet faji Bashkise se Tiranes pavarsisht se ne kete mesele Bashkia eshte vetem hallka e fundit e vendimmarrjes/pranimit sepse vebndimi vjen nga Min. e PS-se, Prefektura e PS-se; Kuvendi bashkiak qe eshte po e PS-se.

Pyeteni veten: A kane te drejte institucionet te nderhyjne apo jo? Per cfare jane institucionet qe paguhen atehere?

 

3)- Po mbrohet dicka qe nuk eshte per tu mbrojtur sepse nuk ka asnje treg ne BE kaq te madh pa piken e infrastruktures ne qytet 1 milionsh banoresh ! Ne BE po prishen supermarkete e tragje akoma me moderne qe i kane standartet 100 fish me te larta se ne Shqipestan vetem e vetem sepse cdo godine tregtare ushqimore ka nje jetegjatesi prej vetem 35 vjetesh maximumi pa ju bere asnje rikostruksion rrenjesor higjeniko-sanitar !!!! E ju argumentoni me Turqelizem e Anadollizem !???

 

hajvane!

Hajvan(e) je ti qe nuk di se c'flet! Nga fshatrat e Gjermanise kujton se mund te na japesh mend e te na ftillosh per cfare ndodh ketu. 

Plasi syte me lart o gomar(e)! Tregu i ri ekziston dhe nuk ka perseri asnje kusht me te mire se ky ekzistuesi. Pastaj se si funksionon tregtia car me te thone ty? Nete te tera dimri s'do dilnin me ta shpjegu. 

Lis,

 

Ne rradhe te pare nuk jam nga fshatrat e Gjermanise. Ne rradhe te dyte, ty ta kam premtuar se do ti terheq ato veshet ne rastin me te pare qe do me dalen ne rruge sepse je nje palaco SHISH-i qe se ke shokun. Ti e di se kush jam...

 

felliqesire!

te punosh per shtetin tend eshte krenari. Eshte turp te ofendosh njerzit per shkak te profesionit apo detyrave shteterore. Me kete qe thashe me siper nuk dua te hyj ne diskutimin a punon apo jo per SHISH-in zoteria. Kjo eshte ceshtje personale.

C,merresh me kete trapin,duhet te jete nga ata te dosjeve.race e felliqur hundefutesish

e kam me shume me mentalitetin perbaltes, perules, perbuzes qe nisi tu ngjitej atyre djemve apo vajzave qe punuan ndershmerisht me Sigurimin, ShIK-un apo qe punojne me ShISh-in e sotem. Nqs nuk e vleresojme punen e tyre dhe nuk i trajtojme ashtu sic trajtohen ne te gjitha vendet e zhvilluara, Shqiperia ka per te ngelur gjithnje han pa porta dhe pa hanxhi.

E kuptoj,pavaresisht se ndonjehere keto organe jane kthyer ne vegla per te luftuar kundershtarin e brendshem politik.Shembulli me tipik ShIK-u i Berishes,e tani qe si duket kane mbetur pa pune,rrine e merren duke bere dosjet e Peshkut.Madje godasin edhe poshte belit fshehur pas anonimatit njerez qe e bejne publike identitetin e tyre.Po cte presesh kaloresi nga vemje te tilla.

Po pse s'thu qe ti qeke ai palla kevinjon! hahahahahaha

O gomar po pse paske ndryshu stil se perpara me kercenoje ne pm se do me denoncoje te sherbimet sektrete gjermane muaaaahhhhhh. Ik o idiot mos e ndot me kete faqe se jane gjynof robt qe nuk te njofin e rrine te lexojne. Ose te pakten na kurse nderrimin e vazhdushem te "emrit" qe ta dime gjithmone se po na flet nje puro produkt i helmimit nga metalurgjiku! 

Tani do me falesh por takimin me ty ne Tirane me duhet ta shty per pak se ka rradhe. Lana nuk o nai fare lumi i modh. Nuk i ba aq shume plehna ne te njeten kohe.

 

...uuuuu Fotografia perseri me koment - sharjet e tij pa limit!!!!!

Dy fjale per ty:

Se pari: mos i shkurto emrat e njerezve pa patur me pare lejen perkatese te personit. {dürfen| du darfst}

Se dyti: "Nese do t'a kishe takuar Lizandrin ne rruge rastesisht, do t'ia kishe "shkulur veshet"" (here tjeter mos harro te vendosesh thonjeza!!!!!) => fjalia ngjan shume e pamundur (3d condition case ne anglisht). Meqe jemi ketu, cili je ti te GJYKOSH punen qe bejne te tjeret, zgjedhjet e tyre ne jete e per me teper ti NDESHKOSH??!!
Shume shpejt paske shkuar deri te "shkulja e vesheve", duke harruar pjesen me te rendesishme: te vish ne Tirane, te kesh FATIN t'a shohesh ne rruge, pastaj te kesh SHANSIN t'i afrohesh e t'i flasesh ....ehhhh, ketu endrra jote merr fund e ti zgjohesh nga gjumi!!

Ti e di se kush jam...

smileysmiley  seriozisht??? Njerezit kane gjera me te rendesishme ne jete sesa te merren me fjalekryqin tend. Ti, nese do qe te tjeret te njohin, vendos emer e mbiemer. Jo per gje, po pas disa viteve, as vete nuk do e mbash mend a je Fotografia, Resmja apo Video! smiley

Se treti, nuk kishte mbyllje me te bukur te nje "letre", ku ne fund derguesi shkruan PSEUDONIMIN e tij, te trete apo te katert, pas emrit te tij te vertete!

Per mbyllje, po vendos nje shprehje qe lexova diku: "...dhe nje dite ai/ajo u largua nga fshati, por fshati kurre nga ai/ajo!!!"

 

Turp i qofte, se ishte me te vertetet teper i lire dhe i vinte ne ndihme qytetarve te Tiranes. Po mire me si nuk pashe nje here te ndertohet nje shkolle a nje cerdhe per kete qytet. Te gjithe nje mut jane. 

Tregu duhet te mbyllet. Produktete ushqimore nuk mund te tregtohen ne ate fare feje.

Ne proteste kane dale dyqanet e atyre qe shesin qofte e qebab se ju iken klientela e perditeshme.

Ku e gjen kete siguri, jam shume kurioz?

Nderkohe ne shohim qe ai treg eshte shume me i mire se markata e flliqur e pazarit te ri psh. Pse te mos mbyllet markata e Pazarti qe eshte edhe ne mes te TR, po te mbyllet ky treg qe ka dhe kushte me te mira? 

Per ke siguri e ke fjalen?

Per Pazarin e ri? Duhet mbyllur qe sot mbas dite. A di ku shurrojne njerezit aty?

Sigurine qe thua "Duhet Mbyllur" dhe se po protestojne qoftexhinjte. 

Nese duhet mbyllur, duhet mbyllur njehre Pazari i Ri qe eshte shume me rende se Uzina Dinamo. Po te Pazari nuk ka interesa te tjera nga mbrapa (ndertime, etj) keshtu qe i bien vetem Dinamos. Qellimi nuk eshte siguria ushqimore e standarded fito-sanitare, po interesi i nje grupi te vogel robsh. Mua kaq me mjafton me thon qe NUK DUHET TE MBYLLET. Jo tani te pakten.  

Nese duhet mbyllur, duhet mbyllur njehre Pazari i Ri qe eshte shume me rende se Uzina Dinamo

Po une nuk punoj as ne Bashki as ne Qeveri keshtu qe nuk eshte problem qe duhet ta zgjidh une.

Po peshku, mishi, bulmeti, duan kushte specifike per tu tregtuar. Tregu Dinamo nuk shet vetem karrota Rrogozhine.

Ti shef nje ane te problemit, pra se kush perfiton dhe e lidh me ndertimin. Mundet te kesh te drejte, por kjo nuk e shmang dot prokupimin tim per sigurine ushqimore.

Mos me thuaj qe ti shkon e ble tek Dinamo qe nga Liqeni sepse atje ka qmime me te ulta.

Tani qe mos ngatarrohesh si te tjetert me ndertimin : tregu atje eshte privat dhe nese do kishte interesa per ndertimin i nxirrte nga vendi , boll te mos u rinovonte kontraten.

Aty ka vertet vetem nje problem : pershtatja me kushte e reja, por dhe kjo nuk do shume kohe.

Kete debatin a duhet mbajt hapur apo mbyllur beje me ata banoret e zones aty qe heqin picir e nuk bejne rehat qe prej shekullit te kaluar si nga zhurmat, rremuja e higjena. Se keshtu kollaj me ba te revoltuarin ne tavoline.

P.S. Po pretestojne qoftegjinte dhe pastrueset qe mernin ka i 2000 leksh ne dite per pastrimet.

Une kam kalu atje vetem 2 here dhe me eshte dukur me mire se Pazari i Ri). Nuk prekem fare nga levizja e tregut se nuk kam ble kurre aty. Por perderi sa ka edhe me keq se ai (shume me keq madje eshte Pazari te Ri po te shohesh si shitet peshku, bulmeti, mishi e gjtihe te tjerat) nuk kam si ta pranoj qe duhet mbyllur ky sepse nuk plotesoka standarded sanitare dhe shqetesoka familjet (edhe ato te pazarit shume te shqetesume jane). Tani nese flasim per strandarde dhe siguri ushqimore, te gjithe tregjet ne Tirane duhen mbyllu. Po ceshtja besoj se nuk eshte ketu, sepse ne kete rast ben mu qe ka interesa te tjera, dhe sensibiliteti jot per sigurine ushqimore e rregullin e munguar po keqperdoret.

P.S. S'e mor dhe vesh pse u dashka thon kshu ne menyre diminuitive "po protestojne qoftexhinjte e pastruset"  ?!?!?!

E ca masanej, sikur edhe vetem per hater te tyre, ky muhabet do pa me kujdes dhe nuk mund ta zhvleresosh hallin vetem se qeka i qoftexhiut e pastrusit.  

problemi eshte vetem nje : Tregu i Autostrades prone e niperve te Berishes dhe miqve te Metes...qe ka ngel pa pune dhe duhet mbushur duke i cuar me dhune tregtaret atje... Rremuja dhe i higjena ke te pakten 3 vjet pa shkuar atje ..ndersa zhurmen ja kemi per borxh bashkise qe nuk ve ligjin per akustiken te leje e ndertimit...dhe un jam larg tregut shume po ama qe ne 5 zgjohem per dite nga zhurmat e nje magazine perball shpise dhe lokalit poshte ballkonit..kush jeton afer rrugve kryesore ka taksirat zhurmat e makinave..te gjithe nuk shmangim dot burite e makinave..ata ne bllok hesap tj..sqendron puna e zhurmes

Nderkohe qe eshte mare vendimi per ta mbyllur kete treg tye shumices (ne fakt eshte edhe treg pakice, pra nje mish mash), tek Top-i (te pakten) ka rreth 1 jave qe na terheq vemendjen nje reklam per madheshtine e tregut ushqimor Dinamo. 

Duhet thene pa frike qe ky treg qe kur u krijua dhe ju dha leja per funksionimin e tij, ka qene maskarallek dhe jashte kritereve te sigurise ushqimore. Mjafton t'ju permend faktin qe eshte ndertuar apo sistemuar mbi ngrehinat e nje uzine metalike ku minimumi duhej me pare te ish bere egzaminimi dhe eventualisht pastrimi i mbetjeve toksike te akumuluara nder vite. Nga ana tjeter, nje treg shumice i tille duhet medoemos te zhvendoset diku ne periferi te Tiranes, ne hyrje te saj, ne menyre qe te krijoje sa me pak probleme te trafikut nga hyrje daljet e kamioneve me furnizime. Nuk e kam pare tregun e ri te shumices, por mesiguri qe ploteson shume here me mire kerkesat e infrastruktures dhe te sigurise ushqimore.

Sigurisht qe ne nje zone te tille ku eshte e vendosur sot ky treg duhet te kete plane zhvillimi ne pallate apo objekte te tjera. Kjo eshte mese normale gjithnje nese respektohen regullat dhe pronaret e ketij teritori. 

tregu te uzina dinamo????? ai treg hesapi eshte , mire dhe aq, i ke te gjitha me i ven 

po ketyre o me iiiii ato robt, po keta kane tregun cam mu ne mes te tiranes e flasin per higjene e pasterti, per zhurma, per trafik per kulture, per aristrokraci 

skane faj se kan gjet dele, pranaj bojn... po ai mut tregu rri bosh atje se nuk vete njeri prandaj dun me e trasnferu me zor njerezine... a ju jeni per tiu var per gjuhe te bolet e skenderbeut 

 

Foto eshte te dinamo po keni 7 vjet pa shku dhe na flinsi per higjenen ..shkoni pra shifeni nje here para se te nxirren pa pune mbi 300 biznese mbi 5000 persona dhe te hidhen gjith ato investime ne ere 

Po mire mi Besa, edhe sikur te jete 100 % e paster dhe 100% e pershtatshme per ju, fakti qe ai, pra treg shumice (e theksoj kete) ndodhet tashme ne zonen e qendres se Tiranes duhet te shperngulet. Nuk mund te vazhdoje te ekzistoje nje treg shumice agro-blegto-ushqimore ne qender te qytetit. Edhe funksionimi apo mbarrevajtja e nje qyteti ka protokollet e veta dhe keto duhen zbatuar. Une e kuptoj qe shume nga ju qe punoni atje ju prish pune, por gjithashtu besoj se bashkija duhet t'ju kete ofruar nje vend biznesi tek tregu i ri.

1 tregu eshte jashte vijes se verdhe 2 tregu eshte i licensuar per te qen treg  3 eshte treg agro-ushqimor shumice dhe pakice 4 eshte tregu i dores se pare pra cmimet jane me lire... 5 nga 400 biznese nese kan 10 probleme ( 10 dyqane bulmeti kan rezultuar me pak probleme sipas kontrolleve ) smund te denohen te gjithe bizneset dhe te detyrohen te largohen nga aty kur kan paguar dhe gjithe detyrimet ndaj shtetiti.... e di ti qe si leverdis njerzve me shku te ai ne autostrade..se svjen dot me ai pensionisti te blej me lire te pakica ne autostrade...as ato familjet ne nevoje....plus e di ti sa do rriten cmimet dhe nga shumica dhe ne dyqanet e lagjes...nga kjo gje perfitojne vetem pronaret e tregut ne autostrade ( qe permeteper as permbush kushtet dhe eshte ndertuar mbi is cisterne nafte, ligji thote duhen te pakten 15 vjet qe te mund ta perdoresh ambientet me hidrokarbure jo 15 muaj ) dhe pronaret e atij tregu jan niprit e saliut dhe miqte turk te metes ..dhe bashkia me gjith ministrine lsi-ste i kan kopsit mire punet..po konsumatori shqiptar eshte shume i painformuar..po te pakten te shkoj te shofi vete gjendjen ...

or tim, ky osht muhabet i mbyll. kan bo tregun gati.

per me fol per tregje mtiron ky osh i  fundit per tu myll. mqender ttirones osh tregu cam. osh bo si favelat/slum e brazilit vk komplet. ky osh problem per qytetin ( banoret, bashkine etj) tregu tek uzina dinamo i sherben qytetit. pikerisht prej kesaj osh tu u myll se ka vlere.  p[er tregjet e tjera se rru njeri trapin se nuk kan ca me nxjerr prej atyre , per ca me e pastru qytetin? per qytetaret??? nuk erru kush per qytetaret. 

po mire ti bohet tironsve se donin lul kurven 

Tregun duan ta mbyllin per te ndertu pallate boset e droges qe kontrollojne kete vend. Ishin ato bose droge qe ja blene partine socialiste nanos per t'ia dhene Rames, ishin ato bose droge qe kontrollonin kupolen e policise ne kohen e Sales. Ky ven ka ik per lesh.

Probleme higjenike quhet vec papastertia apo dhe ajo qe thote berberi, qe eshte ndertuar ne nje vend te bere pis me materiale metalike e helme?
 

Nga e nxorre kete punen e materialeve metalike dhe helmeve ??? nga deklaratat mashtruse te Enno Bozdos qe ne dhjetor ngaterronte qellimisht tregun dinamo me tregun dajti ?? Tregu dinamo eshte i kontrolluar dhe ska asnje rrezikshmeri helmesh apo materialesh metalike.madje jo me larg se dhjetori ministria e Buqesise e konfirmonte kete gje..higjena flitet per pastertine dhe kjo gjithashtu nuk qendron 

Nuk e di a i vure re qe kisha perdorur keto shenjat (?) qe ne shqip quhen pikepyetje. Ne fillore na kane mesuar qe pikepyetja vihet ne fund te...prit pak... fjalise pyetese. Une pyeta cfare arsyesh konkrete ka nxjerre bashkia/ministria qe po e mbyllin tregun. Ne artikull thuhet "higjiene" por nuk ka specifika. Meqe nuk jemi te gjithe ne Shqiperi, apo ne Tirane - apo te punojme tek ai tregu si ti - bejme pyetje per t'u sqaruar.

Po çfarë kërkoni kur Bosët e Drogës e kanë atë vendsmiley Le të bëhen Pallatte dhe le ti Gëzpjnë siç Gëzon Argita të ardhurat nga mësimdhënia , Xeni pasuritë nga prodhimi eksplozivëve dhe Saliu si punëtor murator në zyrën e re në Pallatet e Drogës.

Po më nigjut mu mos u merni me këto . Ndryshun sistemet  ndryshoi komplet Tirana jo më  një copë Vënd .

Gazetari Limonadë .U bonë bozë me Hartime ! Po ka sumë le të investigojë ti gjejë Fillin kësaj njësoj si ata që i gjetën Fillin Porto Romanos .Dhe është shumë e thjeshtë.

Le ta nisin nga Realatorët e këtij problemi .Kush janë ? Çfarë kanë Relatuar para Komandantit të ZMQ-ve O JU Q nënën Berisha vetë dorës të sëmurit Mendor që mbron konsumatorët Altin Gjahtarit të Sorosit ?

Përse Lulath dath Kurbani Bathkisë është Kundër ?

oidriso vertet qe kur futem te peshku ty te kapercej gjithmone kur shkruan se edi se cfare k...esh shkruan por tani me doli qe me kishe permend emrin duke i bere search word smiley Sa l... qe je :-D

 

Nje nisem e mire, qe do te thote jo me rrumuje dhe trafik ne zona te banuara. Pikat e shitjes me shumice duhet te jene jashte qytetit.

Nga artikulli dhe komentet, morrem vesh se; 1) do ndertohen apartamente te reja, dhe se; 2) qenka gati nje treg tjeter i sapo ndertuar. 

Qe Tirana do zgjerohet ne pjesen veriore, kjo s'diskutohet, se (mesa kam ndigjuar) edhe stacioni i trenit do spostohet. Pra ajo pjesa aty, siç duken bathet, do i nenshtrohet nje plani urbanistik qe eshte nen varesine e Bashkise. Por qe te ndertosh pallate, apo ta prishesh ate treg se ti si pushtet lokal apo qendror, je shit-bler, pra ke marre para nga ndonje ndertues apo banke, kjo me duket e padrejte. 

Tregjet e shumices, gjithmone ndertohen ne periferi, dhe ne keto tregje, fatkeqesisht, nuk mund te blejne njerez, individe, pensioniste. Ne pikat e shumices, blejne gjithmon dyqanxhinjte, dhe shitjet behen te regjistruara nen numrin e btv/tvsh, dhe keshtu numri kane vetem dyqanet, magazinat, firmat, serat, ambulantet, restorantet, pra njesite ekonomike dhe jo individet.

Ketu morrem vesh se tregu i ri qenka pak larg, dhe kjo natyrisht i pengon njerzit te shkojne, mirpo njerzit nuk kane pse shkojne ne pikat e shumices smiley njerzit fare mire mund te blejne ne dyqanet dhe supermarketet prane shtepive te tyre. 

Mendoj se qeveria, duhet te nderhyje, e ta lejoje kete treg deri ne vit te ri, e gjer athere te shihet nje zgjidhje optimale per te treja palet, 1) tregtaret, 2)konsumatoret dhe 3) pritesit/biznesi i sheshit ekzistues dhe tregut te ri, (pra investitoret qe presin). 

Sa pronar  ka  "Tregu Ekonomik Dinamo"  ose kush eshte bosi i ketij tregu ? Se ne Shqiperi vihet re nje tip tregu qe smeret vesh sa pronar dhe sa shitsa ka nje treg! Nga rezultatet del se brenda nje 10 metra katror vend, jane 20 shitsa vet pronar, sa ti si klient sdi ku te maresh me pare, tek Hyseni , Ceni, Nadirja, Sofia apo Lilushi  ! smiley  Nje treg ku "pronari" eshte dora e kater!  

Prije të shpëtosh tjetrën, thoshte dr Adhamudhi, i Cajupit. Vetëm se ai e kishte nga budallëku, jo nga interesi. Të njëjtën llogjikë ka ndjekur shpesh edhe Qeveria e mëparshme.

"Nuk e menaxhojmë dot X ndërrmarje shtetërore apo Y pasuri, -  ta shesim tek privati se e bën më mirë. Dhe e shisnin me 1 euro apo më pak." Kjo zonë në qendër apo ky pylli i Vlorës është mbushur me plehra, - t'ia japim X-it, të ndërtojmë naftësjellësa apo Y për pallate.

Llogjika e donte që zonat të pastroheshin nga plehrat ose ndërrmarjet të mirëmenaxhoheshin, por jo. Ku ka interes nuk ka llogjikë, tha.

Mirë. E pamë sesi ish-zyrtarë të PD bëheshin drejtorë të CEZ-it, dhe ish drejtorë të PD-së bëheshin deputetë të PS duke mbikaluar dy-tre veta, e pamë edhe dr Adhamudhin e PS-së. Ke ngelur ndonjë suprizë tjetër pêr të ardhmen?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).