Për një vjedhje të mbetur jetim...
Vitrina e armeve te shek 17-19. Te gjitha armet ne kete foto jane vjedhur...

Kur Fondacioni Gjirokastra nisi të punonte për ndërtimin e një muzeumi kronologjik dhe tematik për luginën e Drinosit, vështirësitë ishin gjigande. Shoqëria civile dhe studiuesit ishin bërë bashkë, por zyrtarët e qeverisë ishin një pengesë, për fat të keq, jo një lehtësim për atë ide.

Si asnjëherë tjetër të jetën time profesionale, bashkë me Edvin Lamcen me të cilin kishim studiuar Histori në Universitetin e Tiranës na u ofrua mundësia që për të paktën 6 muaj të mund të kërkonim në Arkivat e Shtetit dhe arkiva të tjerë (si ai i filmit, etj) në lidhje me cdo dokument viziv, të shkruar apo audio që mund të tregonte dicka nga jeta në Gjirokastër apo në luginën e Drinosit.

Për herë të parë në Shqipëri do të ndërtohej një muze i “gjallë” dhe jo i vdekur. I gjallë, në kuptimin që eksponantet e përzgjedhur për ekspozim do të ndërthurreshin me njëra tjetrën në forma interaktive për vizitorët: do kishte foto dhe objekte, por do kishte dhe dëshmi orale në formën e audios, edhe dëshmi të tjera përmes videos dhe një projektori. Duke qenë pranë këtij projekti pata mundësi të shikoj e prek e të punoj nga afër në një punë që nuk ndodh përditë në Shqipëri e që është: të ndërtosh një muze!

Bashkë me Edvinin shkuam për vizitë në shtëpinë në Laprakë të Nexhmije Hoxhës. Mezi e gjetëm atë shtëpi: kur pyesnim njerëzit ku e ka shtëpinë Nexhmija, na kthenin kurrizin, ose bënin sikur nuk na dëgjonin.

Pastaj kur e gjetëm shtëpinë dhe kur zonja Hoxha na akomodoi në atë sallonin e vet, të them të drejtën ishim shumë të kompleksuar dhe shumë të papërgatitur për tu përballur me të! Kishim shkuar bashkë me Edvinin në një përpjekje për të siguruar objekte personale të Enver Hoxhës me qellim që ti ekspozonim tek muzeu i ri i Gjirokastrës.

Duke qenë edhe kronologjik edhe tematik, ai muze kërkonte që të paktën në një panel të vetin të ekspozonte objekte nga personazhe historikë të Luginës së Drinosit dhe Gjirokastrës në vecanti, qofshin keta Enver Hoxha krahas Musine Kokalarit dhe Ismail Kadaresë apo te tjere (keta te pakten ishte mese normale që të ishin prezentë).

“Pse duhet t’ua jap objektet e Enverit? Mund ta bëj këtë vetëm nëse ju merrni përsipër të ndërtoni një muze vetëm për Enverin”!

Këtë na tha znj. Hoxha në atë takim në sallonin e saj në shtëpinë në Laprakë. “Patjetër që kam sende personale të tij”, na tha, “po pse duhet ti jap?”.

Njerëzit që punonin për ndërtimin e atij muzeu që sot është një prej atraksioneve më të bukura të Kalasë së Gjirokastrës kishin shkuar aq larg sa të identifikonin edhe sende, objekte,  apo eksponantë të tjerë personalë të Enver Hoxhës.

Në fillim, këto “objekte” përfshirë kapelat e stilit rus e pastaj kinez të Hoxhës apo dhe shumë dhurata të tjera të të rinjve që i kishin bërë diktatorit, kishin qenë njëherë tek Piramida, e pastaj në ca bodrume të Kinostudios.

Ato me të rëndësishmet, sigurisht, ishin brenda familjes. “Mund t’ua jap kur të vendosni të bëni një muze vetëm për Enverin”, na kishte paralajmëruar Nexhmije Hoxha.

Atë ditë në shtëpinë e saj, nuk na ofroi as edhe një pije apo karamele (sipas formatit të zakonshëm të mikpritjes në familjet shqiptare).

Disa “Nexhmije” të tjerë u shfaqën rrugës megjithatë!

Ishin anëtarët e një komisioni shtetëror që duhet të vendoste për miratimin ose jo të këtij muzeu. Sepse ndonëse duket e cuditshme, muzeumët në Shqipëri nuk mund të jenë as privatë, e as publikë nëse nuk vendos më parë për to ministri i Kulturës (që ndonjëherë qëllon të jetë Ylli Pango, Aldo Bumci, Ferdinand Xhaferi, etj).

Një palaco i trashëgimisë kulturore sic ishte Apollon Bace arriti deri aty sa ta pengonte lejen për këtë muze (sa e tmerrshme që duhet leje nga zyrtarë të korruptuar për një muze).

E prapë, ai muze që ndodhet tani në Kalanë e Gjirokastrës I tejkaloi të gjithë palacot e të gjithë Nexhmijet! Derisa në prill të këtij viti dikush që kishte akses mundi të vjedhë të gjitha armët e ekspozuara në një prej vitrinave më të bukura të muzeut.

E dini se cfarë është me alarmante? Fakti që askush nuk flet për këtë…

 

_______

Lexoni me shume se si u vodhen 13 arme te shekujve te 17 dhe 19 dhe si ato objekte ishin restauruar ne menyre vullnetare nga restauratore angleze. 

http://historia-ime.com/en/art-kulture/item/5021-ekskluzive-vidhet-muzeu-i-gjirokastres,-autoritetet-nuk-prononcohen-foto.html

7 Komente

Me nje vjedhje te ndonje spektri te shekullit te pordhes te kushedi cfare baroni ...te mencurit bejne Filma dhe fitojne Miliona Dollare.

 Ju kini fakte per 13 te tilla me me shume Vlere qe i rujti Enveri , dhe bëni Llogje me Nexhmijen smiley .Thuaj çfarë të duah po ajo e di shumë mirë çfarë është një Shtet i Përgjegjshëm dhe një Shtet banditësh si i Barbarëve Berishist .. Ne nje shtet ku Nje Populli te tere Ju Vodh e Grabit pasuria 50 Vjecare, emri dhe Identiteti nga kriminelet Injorantë të barbarit Berisha pret te zbulohen Hajdutet ??????

Ulu ,  ben nje skenar filmi gjej ndonje producent dhe ndonje De Niro dhe hidhja Bythës sa harxhon Kohë me Baçe e Kopshtije Politike Injorantësh për Muze .

pavaresisht se kush eshte nexhmija sendet personale te Enverit jane pasuri e saj te cilat po ti doje bytha  mund ti'a dhuroje muzeut po te mos i doje nuk ia dhuron.keshtu qe na kjo pikepamje nuk e di pse u ka mbetur qejfi autoreve te shkrimit.Pastaj le te na thone autoret nje muze ne shqiperi ne te cilin sendet e ekspozuara nuk jane vjedhur apo shperdoruar dhe do tu japem njefare te drejte.

Sidoqofte Alba,  Nexhmija duhej t'ia jepte sendet e burrit te saj, se aty flitet per historine e jo nje personi, jo nje politikani apo udheheqesi, por per historine e atij qyteti, lugine. Ndoshta Nexhmija jeton me akoma me nje miks paranojash, ate te nje shteti te kalbur/humbur (pas vdekjes se burrit) , ate te nje komplloti kundra saj dhe sendeve te burrit e historise se saj, gje qe krijon nje frike tek çdo person, ndoshta si çdo grua qe kapet pas historise se burrit te saj, si çdo grua qe mbron burrin dhe historine e tij, Nexhmija kerkon muzeum per te, duke mos e kuptuar realitetin dhe ndoshta duke mos besuar tek asnjeri. 

Mendoj se femijet e saja, njerzit e saj, duhet ta çlirojne dhe ndergjgjesojne ate, se njerzit qe i kerkojne diçka, nuk kane prapavija te keqija, dhe se jo çdo njeri, udheheqes, persona te tij,  jane qendra e botes apo historise. Nuk ka njeri, udheheqes 100% te persosur ne kete bote, keshtu qe ajo duhet ti pranoje njerzit dhe realitetin e ri. 

Z. Pjer Ju sa vjen e nuk po kuptoheni .Asnje fjale si asete Ekonomiuke te objekteve si Vlera kembimi smiley  Vecse Peralla me Histori .Po hajt po vijme tek kjo megjithse me zemer te thyer qe Ju bini ne keto Nivele ..

Histori e Kujt ? E atij qe nuk eshte analizuar per Gabime si cdo Udheheqes ne Bote por qe ESHTE Nxjerre nga Varri , eshte share fyer e poshteruar aq shume sa te vjen Turp qe je shqiptar .Kujt i takojne objektet e tij kur i Kishin neper Muze dhe I dogjen , Vodhen ,Grabiten dhe i kane Shitur ? Ata shkateruan nje Ndertim Milion Dollaresh si Piramida vetem e vetem se ksihet Brenda nje Pavion te tij ...dhe me cdo KUSHT duan ta renojne nga Themelet !

Perse dikush duhet te jape Objekte per nje Figure Historike kur ne ate Shtet sundonin antikulturet Politike , Barbaret e Berishes ? Dhe ne se i dorezon kush e siguron qe nuk do kene Fatin e te tjerave ?

Kjo skote e KryeInjorantit Berisha na la pa Histori per 50 vjet pikerisht duke shfrytezuar Gabimet e nje Periudhe , shumezoi me zero edhe Jeten e vet atij Maloku Dhijar Vucidoli qe eshte gjalle pa Morra vetem ne saje te asaj Udheheqje ...dhe i BERI Mutin cdo gjeje Shqiptare  .

Mos po Punon per Vepren DY te V...Q ?

Dakord qe merreni me gjera te tilla te bukura, por jeni jashte realitetit. Per te mos folur hic per te tjerat pastaj...
Safety -siguria eshte luks ne Shq, relativist te flasesh. Duke filluar nga njeriu, e deri tek cdo pasuri, perfshire pasurite historike, antike, etj etj, etj.
Sic edhe ta ka vertetuar realiteti vete, ndodhia e hidhur e vjedhjes.
Fshihini, mos i ekspozoni.
Dhe kujdes me emrin Nexhmije.

Dhe kujdes me emrin Nexhmije.

smiley

mire. sa per te qene politikisht korrekt me kete shkrim: ka renditur aty emra si Ylli Pango, Aldo Bumci, Ferdinand Xhaferi, Apollon Bace e me radhe. C'pune ka gazetari t'i permbledhe gjithe keta, si pengesa, nen emrin e saj. Sepse ish pengesa me e madhe per projektmuzeun? E zeme se eshte keshtu, perse nevojiteshin sende personale kaq eksluzive per te radhitur figuren e E. Hoxhes ne nje muze, paralel, krahas me, figurat e tjera qe ka permendur (M. Kokalari, I. Kadare), sa duhet bere nje kerkese kaq te posacme? Ka plot verdalle 'related artifacts' sa per t'i bere nje reprezantim muzeal te nje niveli te tille figures se E. Hoxhes. Me ate akses (access) qe kane patur, s'duhet ta kene pas te veshtire per t'i gjetur, sic edhe thone vete. E kane gabim qe iu ka mbet qefi nga pergjigja e Nexhmijes, ajo pergjigje eshte me se e justifikuar. Dhe perdorimi pergjithesues pejorativ qe i behet emrit te saj eshte forma me e padrejte dhe e ulet e shpagimit qe kerkohet ndaj gjithe kesaj storie-je.  Sepse behet duke perdorur pisllekun prodhuar ndaj ketij emri, ne keto vite te pista. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).