Kafeneja pa personel mbështetet tek ndërgjegjet e shëndetshme të klientëve

Kafeneja me emrin "The Vault" në Dakotën e Veriut është e para e llojit të saj. Mund te marrësh një çaj apo kafe, apo një ëmbëlsirë, por duhet ta marrësh vetë, dhe të paguash vetë. "The Vault" është një kafene pa staf, askush nuk punon aty dhe pronari David Brekke mbështetet tek ndershmëria e klientëve të tij.

Ka një vend ku mund të fusësh kartëmonedhat dhe nuk ka nevojë të paguash shumën fikse. "Rrumbullakose për poshtë dhe mos e vrit mendjen, ose rrumbullakose për lart dhe na ndihmo ta mbajmë hapur." - thotë një tabelë e vogël. Deri tani, çdo gjë ka shkuar mirē.

35 Komente

Jemi jo më pak se 100 vjet mbrapa! Do fillojë të praktikohet , sipas "Asimov", ky shërbim në Shqipëri rreth viteve 2112-2118. (!?)

E gjithe amerika eshte 100 vjet mbrapa ketij fshati ku kane bere kete. Ne Maratonen e Bostonit robt merrnin uniformat neper kuti teksa te tjere dergjeshin ne toke me kembet e prera nga shperthimi, ende pa u ikur ai "piiip" nga veshet. lol http://www.youtube.com/watch?v=ZW23NCwgE4k

Ti vdiske per te vene shenja te pabarta barazimi duke germuar internetin per ilustrime amerikanegative.

Ne maratonen e Bostonit marren pjese njerez nga e gjithe bota, jo vec amerikane. Kurse kembet e prera do t'i kesh ne tru se s'duken gje ne videon qe ke sjelle, ashtu si nuk duket/thuhet ne video se sa larg eshte ky vend nga vendi i shperthimit. Si dhe, me ca thone komentet aty e gjetke, ato ishin batanije qe do shperndaheshin falas gjithsesi.

Ne fillim solle nje video anonime/youtube-i me titull dezinformues, tashi nje artikull nga Yahoo qe permbledh komentet (pro dhe kundra) anonime ne lidhje me videon anonime. Nejse, kisha faj vete qe replikova; jam i sigurt qe ti e njeh me mire Ameriken.

po shikoj komentet e kometuesve me poshte dhe jane teper te dobeta.
ky fenomeni ne amerike, nuk eshte nje eksepcionalitet ndaj kapitalizmit por eshte mirefilli fenomen qe buron nga kapitalizmi dhe pergjegjesa ndaj prones dhe pasurise se tjetrit.
kapitalizmi dallon nga komunizmi meqe i pari ka te beje me njerez te lire qe shkembejne mallra dhe sherbime, ndersy i dyti eshte nje sistem parazitar, ku parazitet me ane te formces marrin sherbimin dhe pasurine e tjetrit pa dhene gje ne kembim.
andaj edhe ky lokali, nuk do te lindte kurre ne nje vend ish-komunist meqe, komunizmi dhe socializmi kerkon perdorimin e forces per te vjedhur tjetrin nga vlera qe ai krijon nga aktiviteti i tij...

Ky tipi qe ka hapur kafenene e di qe ato firot i shkojne me lire se sa te paguaje staf, ndaj dhe e ka bere. Robt pine vetem aq kafe sa u pranon trupi dhe ne nje fshat me 6000 vete ku popullsia bie cdo dekade me nga 5%, e ku ata qe mbeten jane kryesisht pleq qe njihen prej nje jete, kafet e humbura kushtojne me pak se personeli, dhe kafeja nuk kushton shume. Ajo qe e rrit cmimin e kafese ne nje kafene eshte qiraja, stafi dhe taksat. Eshte ceshtje fitimi, s'ka asgje altruiste, kapitalizmi apo komunizmi ne kete.

keshtu sikur eshte edhe shkalla me larte e socializmit, komunizmi, thone..smiley. puno sa ke mundesi, paguhesh per aq se ke nevoje.. dyqane pa shitesa, por "blen" ushqime aq sa te duhen dhe paguan aq sa mundesh... ndergjegje sublime!.smiley

une preferoj me mire fjalen demokraci ne vend te komunizem edhe pse eshte e njejta gje. kjo per shkak te shperdorimit pa hesap te termit komunizem nga dikatatoret (monopolistet) me te thekur.

ne demokraci (komunizem) interesi, pra paraja, pra pagesa nuk egziston. gjithcka duhet, prodhohet me ndergjegje dhe ne baze te nevojave nxjerre serish nga ndergjegjia.

ndergjegjia sublime nuk egziston, sepse ndergjegjia eshte ne vetvete sublime. ose vepron me ndergjegje dhe veprimi eshte sublim, ose nuk vepron me ndergjegje dhe sublimja nuk eshte me ne ate veprim.

dhe se fundi: kafja si droge e lehte nuk besoj se do egzistonte me si sherbim ne mase per njerezimin pasi ndergjegjia nuk do e lejonte. ndoshta do perdorej per efekt droge ne mjeksi, ose aty ku ndergjegjia lejon perdorimin e droges.

Dmth dhe komunizmi yt "demokratik" gjeja e pare qe premtoka qenka ndalimi i kafes. Bej hesap reston. smiley

ashtu te duket ty. smiley kafen nuk e ndalon as komunizmi, as demokracia, por ndergjegjia vetjake e gjithsecilit. jo se dua une apo kushdo tjeter, por sepse nuk do gjithsecili i ndergjegjesuar deri aty.

une per vete them: me mire pa kafe se me kafe, ashtu si dhe them: me mire pa droge se me droge, por nuk ndaloj njeri te pije kafe apo droge, nese budallalleku i vet ia kerkon. apo e kam gabim qe i them: jo droges?

edhe dicka: une nuk flas per ideologji qe premton dicka tjeter nga ideologjite e tjera. une flas per me te miren njerezore, dhe kjo nuk mund te jete ceshtje ideologjie.

 

Blend Salaj, ju ftoj te investoni ne nje kafene te tille ne Tirane, ju siguroj se do ta mbyllni pa e hapur mire smiley

Kam pershtypjen se e njejta gje ndodh edhe ne NY. Keta ne North Dakota jetojne ne qyteza me nga 200 banore. smiley

jo me kot NYC dhe Albania jane ose kane qene bastione te majta, te banuara nga kinse liberuce qe jane, posi, liberale nga ana "morale" por disa mendje-mykur nga ana e liberalizmit ekonomik...

sic e thash me larte fenomeni ne fjale vjen nga respekti per punen e tjetrit, gje qe nuk mund te thuhet se eshte nje tipar i socialisteve apo bijeve ideologjike te komunisteve.

te japesh para ne kembim te sherbimit, edhe pa qene nevoja e pranise se pronarit, implikon se ekziston nje luktivim i atille i personit qe respekton sherbimin apo mallin, duke dhene parate te kembim pa nevoje te perdorimit te forces...

HaVall me gjithë shpirt të nderuar Admin .Paskeni kap peco grosso .smiley

sic e thash me larte fenomeni ne fjale smiley

Ky e hidhka tuç dhe gridën ...Dritë ua bëftë se qeka dhe si

mitroloz, që i grin e i sos , gjith armiqtë , zëmërliqtë ...

Diell ua bëftë se ndtiçuat dhe Njujorkezët ët kuptojnë çfarë janë . Dritë e paçi nga do që peshkoni .Po si ky me rastin edhe të festës së Amerikanëve zor se kapni më të majmë .Gjithsesi peshkim të mbarë .

Nje version tjeter qe kam lexu ne keto storiet e fb per nje kafe diku ne Kanada,ne mos gaboj. Vinin njerezit e kamur prositin kafet per vete dhe linin te paguara ne avance dhe dy apo tre te tjera sipas deshires. Endacaket pastaj,paraqiteshin te banaku dhe pyesnin nese kishte ndonje kafe te paguar ne avance.

ne north dakota  banoret kane origjine gjermane dhe norvegjeze.

te tere njerezit (homo sapiens) rrjedhin me shume mundesi nga afrika e sotme.

kam qene ne nje udhetim studimor ne gjermani, diku ne bavari, dhe flinim ne nje manastir te adaptuar pjeserisht si hotel. 

lokali ne bodrum funksiononte ne kete menyre. kishte nje frigorifer, dhe disa pije jashte dhe nje liste cmimesh si dhe nje shporte per leket aty. mundje te merrje ca te doje, te lije leke ose jo, te merrje vete kusurin. 

miqte tane ballkanas (maqedonasit e serbet kryesisht) u turren e moren birra pa pagu, por kur nje pjese tjeter e grupit mori birrat dhe la leket ne shporte, edhe ata nga turpi shkuan dhe lane leket. 

besoj se ishte pervoje interesante dhe besoj se kishte me funksionu edhe ne shqiperi ne disazona rurale. njerezit jane te prirur te paguajne ate cmim qe shenohet ne liste. 

Schloss Hirschberg ne Beilngries? smiley

neumarkt

Neumarkt-Beilngries ~ 15 km. Byth e Brek si me thon. I njejti sistem Kishe-Keshtjelle-Hotel. Ato Manastire jane Keshtjellat e vjetra te prijsve qe i ka marre Kisha ne dorezim per mirembatje. Nuk ka as televizor ne dhomat-hotel. Ato pijet qe i paguan pa kontroll jane te llogaritura dy fish te fatura financiare qe paguajne organizatoret e seminareve te ndryshem. Pra edhe po mos te paguhen nuk ka humbje...smiley

Qe jane te ndershem apo jo nuk provohen tek kafja , ta mbushe banakun me pije dhe ta shohim sa te ndershem jane .

Edhe une keshtu si Ju mendoj. Njeriu nuk pi me shume se nje kafe. Sa eshte humbja? Mah. I ka rene lapsit fshatari nga Dakota. Plus qe njihen me njeri tjetrin. lol 

Shkrim shumë interesant, falemnderit për prurjen.

Nisma eshte interesante dhe provon vertet ndergjegjen e njeriut, veçse ne perendim, gati te gjitha firmat ofrojne kafe gratis per punonjesit e tyre. 

Po nese do kafe pasi del nga puna apo dite pushim, si ja bejne?

Eshte cheap coffee Pjero. Free po cheap. Sja vlen me e pi. smiley

o Pjero,  e ka per te papunet kete kafene ky daku nga Dakota..smiley

Nje kafene te tille ka dhe ne Berlin. Megjithate ketu ne Zvicer pershembull ne cdo fshat (pothuajse kudo) ka fshatar qe nuk shesin por kane nje kuti ku ti paguan (hedh leket) dhe i mer lulet ose perimet qe do. Asnjeri nuk e shikon se sa paguan. Gjeresa kjo tradite vazhdon prej vitesh te pakten per sa jam une ketu ata qe nuk paguajne fare ose me pak duhet te jene shume pak. Duhet vetem ndergjegje. Te shohim sa do vazhdoj kafeneja te mbijetoje ne Dakoten e veriut. Megjithate urime dhe jete te gjate kafenese. 

Interesant Xhibo .Si meno ti pozitivisht ? 

Kafen e dun Komuniste , vajzat per nuse i dun komuniste ,per yzmet shtepie i dun komuniste ...per ta sha ... Lene mo .E di vete Xhibolja masnej smiley . Avash avash se do ja shijoni te gjitha , vetem druj se do mbetet LlamPaxhiu neper Bloqe tu bertit "

" Njerez ini vigjilent Kamunistet na i futen . E kane kafe Ideologjike "smiley

rrofsh o Xhib nga e peshkove  .haVall smiley

Kontrollo dhe njehere VQ e nderuar xhibole . Kete udhezim  nuk e kam hasur ... mbase do perfshihet tek Intervista e Madhe 

po shikoj komentet e kometuesve me poshte dhe jane teper te dobeta.smiley

HaVall të nderuar admin .E kapët dhe një për Korrikun . Diell ua bëftë . Se ryri koriku dhe mbetëm me Koqet e Ademit alias LlamPaxhiun . Biles ky duket merr vesh edhe nga peshat  pasi merr edhe rrolin  e Koqes Kandarit  që nga kohët e antigones smiley

Dritë e paçi të nderuar admin .Dritë !

ë?

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).