Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka dalë kundër propozimeve të mazhorancës për disa ndryshime në ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Propozimin e disa deputetëve të mazhorancës, që në rast precedimi penal ndaj gjyqtarit, KLD-ja duhet ta pezullojë atë nga detyra, OSBE-ja e cilëson një masë shumë të ashpër dhe kërcënim të funksionimit të këtij këshilli, por dhe gjyqësorit në përgjithësi.

OSBE shkruan në komentete e saj: “Në lidhje me pikën b) të këtij projektligji, e cila shton pikën 1.1 në nenin 21 të ligjit ekzistues, mendojmë se pezullimi automatikisht i gjyqtarit vetëm për shkak të regjistrimit të një procedimi penal është masë shumë e ashpër dhe nëse abuzohet me të mund të kërcënoje funksionimin e Këshilli të Lartë të Drejtësisënë veçanti por edhe të gjyqësorit në përgjithësi.”

Në krye të letrës, ku Prezenca e OSBE-së rendit disa komente mbi projektligjin “Për organizimin e funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, vlerësohet se reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme dhe kërkon një qasje serioze dhe të gjithanshme, duke përfshirë në konsultime të gjithë aktorët e interesuar.

Sipas komenteve të OSBE-së, “ne mendojmë se ligji për organizimin dhe funksionimin e KLD-së nuk është i vetmi ligj që duhet të ndryshohet dhe se ndryshimet e propozuara ndoshta nuk janë të vetmet që duhet të propozohen apo miratohen, në lidhje me këtë ligj, për kryerjen e një reforme tërësore të sistemit të drejtësisë, me qëllim rritjen e pavarësisë, paanshmërisë dhe efiçencës së sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe do të ishte e preferueshme që projektligji në shqyrtim të ishte pjesë e një pakete ligjesh të hartuara për këtë qëllim.”

Teksa ka kundershtuar disa ndryshime në igjin për KLD-në, Prezenca e OSBE-së ka vlerësuar ndryshimet e paraqitura për Shkollën e Magjistraturës.

7 Komente

Makina e deputetit te LSI-se Pirro Kapurani parkuar ne trotuar perballe Kuvendit, ku ne ate kohe midis te tjerash po diskutohej per ceshtjen e pensioneve [Shqiptarja]

Nderkohe OSBE-ja saboton perpjekjet e Kapuranit, Ndokes dhe te tjereve ne Kuvend per te luftuar korrupsionin xhinxhonist. 

Prezenca e OSBE-së në Tiranë?! Për ju që nuk jetoni në shqipëri, shokët e mi të forumit, mbase vlen të bëj një përkufizim të shkurtër: u janë dhënë postet jo për vlera intelektuale e profesionale, por si qoka pensioni. Rroga dhe dieta të majme + klimë e shëndetshme+ ndonjë dashnore. Askush nga këta nuk do t'ja dijë për qelbin me emrin drejtësi në trupin  e drobitur e të sëmurë, ku këta misionarë kalojnë pushimet.
 

Pavaresisht se bie dakort me ty per personat qe kane perfaqesuar OSBE-ne ne gjithe keto vite ne Shqiperi, nuk kam si te bie dakort me amendimin e ligjit qe kerkon pezullimin e detyres se anetarit te keshillit te larte te drejtesise nese per te ka nje padi apo proces penal. Po nese ta zeme ngrihen disa procese penale per disa anetare, atehere nese keta pezullohen si do te mund te kryej detyren keshilli? 

Une jetoj ne shqiperi, kam qene komshi me Robert Bosch dhe Eugen Wollfarth dhe po te them qe po ja kput kot me keto qe thua.

Edison, ne fakt Shqiperia eshte cepi ku EU, USA, e tjera vende, çojne dipllomate nga te cilet nuk presin dhe aq shume. 

Verifikim pasurive atyre qe kane patur te bejne me drejtesine duke filluar nga Presidenti e deri tek kancelari i gjykates se Gramshit.

Po kjo u ka shkuar ndonjehere nepermend: Gjin Gjoni jep doreheqje nga KLD dhe si gjyqtar. Me parate qe ka menjane formon nje parti si Bamir Topi dhe synon poshtetin si Ilir Meta. Cdo beje Nasip Naqo i asaj kohe ? Asigje, hiq, po hiq fare.

Propozimim im si zgjidhje : gjyqtaret shqiptare te merrn vetem me ceshtje te hajduteve te xhepave ne urbanet, ndersa per ceshtjet e tjera penale apo civile te vijne gjyqtare te huaj. Kjo per nje periudhe 30 vjeqare. Pike.

 

projekligjet jane tipike mafioze te miratuar se pari nga kupola e mafias, duke u legalizuar ne kuvendin e ashtuquajtur te Shqiperise

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).