Partia Demokratike publikoi sot dokumente, që sipas saj, vërtetojnë akuzat për lidhje të kryeministrit Edi Rama me krimin. Në një deklaratë nga selia e PD-së, deputeti Arben Ristani publikoi një dosje, që sipas tij, i përket deputetit socialist Arben Ndoka, i cili rezulton i dënuar nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni dhe heqje të paligjshme të lirisë. 

“Po bëjmë sot publike para qytetarëve shqiptarë, dokumentat zyrtare që vërtetojnë lidhjen e Edi Ramës me krimin. Dokumentet zyrtare që vërtetojnë se përfaqësuesit e botës së krimit janë sot deputetët e Edi Ramës, që urdhërohen prej tij për të goditur fizikisht opozitën. Kemi këtu dosjen e plotë të deputetit Arben Ndoka, i dënuar nga Gjykata e Romës me 7 vjet e 27 ditë burg nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana të rënduara, dhe heqje të paligjshme të lirisë ndaj personave të tjerë. Gjykatat shqiptare, ajo e faktit në Lezhë, dhe e Apelit në Shkodër kanë bërë njohjen e vendimit të Gjykatës së Romës dhe e kanë ulur masën e dënimit në 4 vjet burgim. Arben Ndoka, është transferuar nga Italia për ta vuajtur dënimin në Shqipëri. Arben Ndoka më pas ka përfituar nga sistemi ynë i drejtësisë lirim para kohe me kusht, dhe në vitin 2005, është liruar. Ky është pra personi që Edi Rama futi në listën e Lezhës në zgjedhjet e 23 qershorit. I rikujtojmë shqiptarëve se për ti hapur rrugë futjes së Arben Ndokës në Parlament, Edi Rama spostoi dhunshëm dy deputete gra që ishin para Ndokës në listën e kandidatëve. Ky është personi që Edi Rama urdhëron të godasë fizikisht deputetët e opozitës. Kjo është rilindja e Edi Ramës.”- deklaroi Ristani. 

Një ditë më parë dy deputetët e PS-së Armando Prenga dhe Arben Ndoka përgënjeshtruan akuzat e PD-së se ata kanë patur probleme me drejtësinë italiane. 

Deputeti Prenga u shpreh se nuk është dënuar dhe nuk ka pasur probleme në Itali, madje në këtë shtet mund të shkojë çdo fundjavë. "Ftoj të shkojmë bashkë në Itali, Laurën, Strazimirin, Jozefinën dhe Lulin", - theksoi deputeti i PS-së. 

Kurse kolegu i tij, Arben Ndoka me anë të një postimi në "Facebook" u shpreh mes të tjerash se "dua t'i kthej në memorie opozitës se në kohën që ajo qeveriste, emërimi i Arben Ndokës si drejtor në një nga Institucionet e rëndësishme të vendit mbante firmën e ministrit të tij dhe të Sekretarit Organizativ të PD-së. Si ka mundësi që PD i ka kërkuar një 'krimineli' si Arben Ndoka që t'i përfaqësojë në zgjedhjet lokale për Bashkinë e qytetit Lezhë?", - u shpreh ai.

REAGON NDOKA: NUK KAM LIDHJE ME NGJARJEN, PROCESI PA DIJENINE TIME 

Pas publikimit të këtyre provave, vjen edhe reagimi i deputetit të PS-së në Qarkun e Lezhës, Arben Ndoka. Ky i fundit shprehet se nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa shton se procesi është zhvilluar pa dijeninë e tij. Ndoka shkon më tej, dhe akuzon opozitën se në karh të saj ka vrasës komisinerësh.

“Pasi më në fund u kuptua që opozita e paska pasur fjalën për mua, pasi shumë kriminelë dhe vrasës komisionerësh i ka në krahun e saj, doja të sqaroja disa momente për opinionin publik që të shmangen abuzimet e qëllimshme nga elementë të caktuar. 
Opozita ka publikuar një vendim gjykate për mua duke vazhduar në këtë mënyrë përpjekjet e saja për të bërë pis emrin dhe figurën time. Po ju jap disa fakte në lidhje me publikimet e opozitës, për të sqaruar elektoratin i cili më ka votuar, dhe pse shumica prej tyre më njohin shumë mirë dhe e dinë historinë e jetës time si dhe të gjithë opinionin publik të cilin po përpiqet të manipulojë opozita”, shprehet ai. 

Ndoka më tej jep versionin e tij për ngjarjen, “Në moshën 18 vjeçare, si shumica e shqiptarëve dhe rinia lezhjane, pjesë e të cilës isha dhe unë, emigruam për një jetë më të mirë në shtetin italian, ku na sistemuan për disa muaj në një kamp për emigrant në Monopoli dhe më pas jam sistemuar në qytetin e Perugias ku kam qëndruar dhe punuar disa muaj. Ngjarja të cilës i referohet vendimi i publikuar në media nga opozita është pikërisht për këtë periudhë të qëndrimit tim në shtetin italian. Gjatë kësaj periudhe më ka ndaluar policia italiane dhe pasi janë bërë sqarimet për ngjarjen në fjalë, me të cilën nuk kisha aspak lidhje, siç e vërteton dhe fashikulli hetimor, kam vazhduar i qetë rutinën e jetës time në atë qytet. Më pas vendosa të kthehem në vendin tim ku kam vazhduar normalisht jetën duke punuar gjithmonë me ndershmëri dhe duke investuar në arsimin dhe kualifikimin tim profesional si jurist dhe avokat. Procesi ka vazhduar pa dijeninë time si në shumë raste në vendet fqinje dhe ndaj meje është marrë një masë në mungesë duke, jo vetëm mos u mbrojtur në proces nga ndonjë avokat por përkundrazi duke u abuzuar me mungesën time nga avokatët e të akuzuarve të tjerë, për të lehtësuar klientët e tyre, duke rënduar pozitën time. Këtë e provon dhe fakti që personat të cilët akuzoheshin si autorë morën dënime minimale ndërsa ndaj meje, për krijimin e lehtësirave ishte dhënë një masë shumë më e rëndë me të cilën jam njohur krejt rastësisht në vitin 2002”. 

Deputeti i Partisë Socialiste sqaron më tej se, “Gjatë kësaj periudhe, si para dhe më pas, kam lëvizur shumë herë në shtetin italian dhe në gjithë Europën për arsye pune dhe biznesi, pasi kam ushtruar për shumë vite dhe vazhdoj ta ushtroj detyrën si Sekretari i Dhomës së Tregtisë të Qarkut Lezhë, emërim ky i cili mbante firmën e njërit prej ministrave të qëverisë Berisha të asaj kohe. Pasi u ktheva nga shteti italian kam krijuar familjen time e cila përbëhet nga bashkëshortja ime dhe dy vajzat e mia. Njëkohësisht kam punuar në Gardën e Republikës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Ndërtimore dhe në Drejtorinë e Policisë Qarkut Lezhë ku rezultatet e punës në institucionet e sipër përmendura janë të larta dhe më se të verifikueshme. Më pas, në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, u riktheva sërish si Drejtori i Drejtorisë të Ekzekutimeve dhe më pas si Drejtor i Drejtorisë Teknike deri në momentin e kandidimit si deputet, duke pasur këto emërime firmën e ministrit të qeverisë Berisha dhe Sekretarit Përgjithshëm të Partisë Demokratike. Krahas punës në institucionet shtetërore kam arritur me mund të ngre dhe biznesin privat ku prej vitesh bashkëpunoj me një firmë të fuqishme në qytetin e Veronës në Itali. Këto aktivitete janë lehtësisht të verifikueshme përmes lëvrimeve dhe kredive bankare. 

Më tej, Ndoka u shpreh se këto akuza janë të stilit të Berishës Ristanit e Strzimisirt të PD-së për të cilët u shpreh së do të nxjerrë gjëra që shqiptarët nuk i kanë dëgjaur kurrë. 

“Për të konkluduar, këtë fatkeqësi timen të ndodhur në adoleshencë për lapsus të sistemit të drejtësisë italiane opozita po përpiqet ta transformojë në njollë dhe në të kaluar kriminale me fjalët më të rënda për dinjitetin tim personal dhe të familjes time e cila nuk i përket bracës çnjerëzore as të Strazimirit, as të Ristanit apo Berishës, etj për të cilët do të flas më vonë gjëra të cilat nuk janë dëgjuar kurrë nga shqiptarët dhe pse disa mund ti dinë por nuk marrin guximin që ti thonë. Këto janë strategji të vjetra të Berishës të cilat i ka përdorur me fise në verilindje të Shqipërisë dhe brenda llojit si në rastin Meksi, Hajdari etj. Por unë dua ti kujtoj opozitës se në ndryshim nga shumë deputetë të saj, un nuk kam zgjedhur të kandidoj në ndonjë qytet tjetër por pikërisht në qytetin ku jam rritur dhe ku më njohin të gjithë. A mund të më thoni si mund t’ju kërkoja unë votën dhe mbështetjen popullit të Lezhës nëse nuk do të isha ballë hapur para tyre? A mund të arrihej ai rezultat rekord i cili u arrit në qytetin e Lezhës nëse unë do të përfaqësoja atë që pretendon opozita? Këtë sqarim e bëj për mbarë opinionin publik dhe jo për një pjesë të fëlliqësirave të PD të cilët i njoh mirë dhe më vjen turp që i kam në krah, duke i kërkuar ndjesë pjesës të shëndoshë të saj. Ju mund të mundoheni sa të doni të bëni pis emrin tim por lezhjanët do më njohin gjithmonë si “Beni” që ju është gjendur gjithmonë pranë në hallet dhe problemet e tyre me aq mundësi sa kam pasur, shumë më parë se të merrja mandatin e deputetit”, përfundoi Ndoka sqarimin në Facebook.

107 Komente

E keqja eshte se e di gjithe bota cfare malli eshte dhe i perdorin here njeri her tjetri.

" me te cilin jam njohur krejt rasresisht ne vitin 2002 "

smiley

Po nga 2002 deri ne 2014 nuk u interesua ky njeri ta sqaroje dhe zgjidhe njollen e biografise?

ku jane feministet?

pse kaq pasive ne kete teme? smiley

Erm... pasive ne diferencimin midis plehrave socialste-djathtiste, po, pasive ne tjera gjera, jo dhe aq! 

 

shumica e feministeve ketu po thone: fajin e ka pd-ja qe i denoncon

Cilat feministe? Z. Idriz? smiley

hahahahhah per sa kohe i sherbente shpures se salukut ky depsez ishte burre i ndershem. Ndersa tani maskara. E kush e thote nje maskara tjeter si Ristani. Ptu qelbesira. 

Ai pretendon se eshte jurist ndersa deshmia e penalitetit thote me 8 klase?!

ky duhet urgjentisht te shkarkohet si deputet dhe te ekstradohet ne Itali. Atje ne kaush pastaj le te beje edhe te mesmen se me siguri nga 8 vjecarja ka kaluar direkt ne te larten.

Asanje nuk merret me Saliun qe Urdheronte " Perpara PD-hi .Shitni Femra se u pasuron shpejt " Kushedi sa ka Ligjeruar Ristani, Gjoni e Strazimiri nga keto Raste ..."Nuk ka Fakte " .Cudi ka filluar dhe Alba mos ti shohe "Faktet " qe nuk duken smiley

Shyqyr qe nuk del emri i LefTKopese si e maltrajtuar nga "malavita "smiley se do kish Probleme Propoganda e Partise !

Pse PS zgjedh per deputete njerez te inkriminuar?nuk po pyes pse shqipot votojne per deputete njerez te inkriminuar se dihet Ai qe eshte nje dhe eshte atje lart nuk i ka bekuar me mendje te holle.smiley

Zgjedhjet ne Shqiperi jane propercionale, me lista, ky nuk hyni si fitues i rradhes ne liste sipas numrit te votave ne zgjedhje po hyri si Zevendesi i Grave te filmi i Fehmi Oshafit dhe Azis Karalliut. Keshu qe ate komentin me #Ai, #bekuar, #mendje, #te holle, mbaje per vete dhe shoqeroje me kos me limontos.

Lista e deputeteve behet publike , njerezit e dine se per cilet njerez votojne nen siglen e nje partie.Po keshtu kemi nje deputet te nje partie  tjeter i cili kandidoi  dhe u votua ne kembe te vellait i cili eshte ne burg i akuzuar per vrasjen e nje oficeri policie.njerezit e dinin ekzaktesisht se per ke votonin.keshtu qe je ti ai qe duhet te marresh fjalet e tua mbrapsht jo une.

me shume problemi eshte i atij (ose asaj force politike) qe ben listen, sesa i votuesve, qe nuk i njohin te listuarit se dhe te duan nuk u mjafton memorja.

ti psh e dije qe ky deputeti ka qene i denuar ? une nuk dija gje, pra edhe po ta shihja ne liste, emri tij asgje nuk do me kujtonte, se nuk jam databaze e ministrise se mbrendshme, kam plot halle te tjera qe ma marrin kohen dhe mendjen. 

Deputeti e thote vete se ka kaniduar ne fshatin apo qytetin e tij ku te gjithe e njohin si "beni".nuk ka nevoje te te shpjegoj se ne qytete te tilla te vogla njerezit dine gjithshka per njeri tjetrin.

goes without saying se eshte  edheproblem i forces politike qe ka zgjedhur si edhe i KQ te zgjedhjeve qe duhet te verifikoje kandidatet per deputete.po ashtu edhe opozita qe duhej ta paralajmeronte votuesit ne fushate zgjedhore.

mos i perziej gjerat. po te jete votuar me liste (proporcionel) nuk ka te beje fare fshati i tij as zona. zgjedhja e tij varet nga perqindja e votate qe fiton partia ne listen e se ciles ai ndodhet si dhe pozicioni i tij ne te. 

gjithashtu fshati i tij nuk ka si ta dije, se çfare ai (apo nje tjeter) ka kryer ne itali. e besoj se as edi rama nuk e ka ditur qe ky te kete qene denuar diku, se nuk mendoj se i ka mbajt pishtarin. aq me teper qe ne ate kohe dhe rama nuk ka qene ne shqiperi me duket.

Lista emerore iu behet e ditur zgjedhesve perpara zgjedhjeve.zgjedhesit e dine cilet persona perfaqesojne partite ne qarkun e tyre.ne rastin tjeter mark frroku kandidoi sepse vellai i tij arben frroku i cili ishte kandidati fillestar ndodhej ne burg ne ate moment i akuzuar per vrasje.ky fakt ishte i njohur boterisht.populli eshte ambientuar e pajtuar me krimin korrupsionin si menyre jetese dhe nuk i ben me pershtypje.

ti flet sikur ke ngrene gazeten. 

per çfare krimesh flet moj qyqe ? prostitucioni eshte krim ne itali po jo ne te gjithe boten. ka shtete ku eshte i ligjeruar. pra ku prokseneti s'eshte veçse shefi i kuplarase dhe paguhet me rroge si shefi te puna jote. 

pse nuk quhet ky gje kriminel, po ai i italise kur bejne te njejten pune te dy ?

hajde filozofe jepna nje mendim me te thelle se papagalli.

smiley

Duke lexuar keto gjykimet e tua kam filluar te kuptoj se pse psikiatri eshte profesion i mirepaguar.

po s'pjell dot shqiperia 140 rob normal....

boje parllamentin me 50 sedilje

Cuni Sheqeres e ka ngrit zonin para nja 1 muji per ket Kingun, se u dore hoqen 2 femra kandidate dhe deputetja altuale e zones. Me pak fjale ktij si bite rradhA me u bo deputet. Cuni Sheqeres e ka denoncu qe nfillim se e ka njof nga afer. 

Palloshi eshte sylesh e duhet te ngreje veshet sa here qe Saluku hap halene per arsyen e thjeshte qe ka njerez te tjere mbrapa ai.

Ky duhet te jape doreheqjen por Jo para se te informoje popllin per ca di mbi  VRASJET e komisionerve e te mos na caj mo te gjatin 

si beni qe e demaskoi dhe beni me njolle kane bere kabime te moshes se rinise. partia u dha doren e majte per ti futur ne rruge te mbare ndersa me doren e djathit u perkeledhi kokat me cepa qe te shtroheshin. ata duhet te tregohen si shembuj tani se si nga i denuar dhe me burg me ndihmen e shokeve dhe te partise behesh njeri i drejte dhe dheputet i nderuar.

Ky variant mund te shitet nga te gjithe aspektet .pervecse nga Morali batakcijve ku ka rene dhe i Lebetitmi .Doreheqja ???

Nuk ka dhene Dorheqjen Kryekrimineli Berisha qe i ika ne vath sa e sa Kriminele , u kerkoka nga ky ?

E drejta e zgjedhjes dhe te zgjedhurit nuk parasheh Kushte ne se nuk te eshte e hequr e Drejta nga nje Gjykate . Vetezonja LefTKope si mamallare e Demokracise ulerin "se Vota zoterie "  Cfare kerkoni me ? Pastaj llapaqeneria i jep sipas perkatesise Politike.

A eshte e ndotur Politika ? A eshte ajo e zhytyr ne Krime ? Po vete krimineli Nano tha "Ai eshte pus Krimi " per Saliun pastaj vajti e u puth .dhe e ricikloi ne Krye sepse "karriket e tyre nuk i ha as Dreqi " 

Xhib puritanja me rast e pa rast e ktheu ne Simbol Ngjalpervojen pas Hiq sumen nga Kutite dhe ja ku eshte be mes te Blogut smiley , biles pa zgjedhje Demokratike , megjithse une ja jap Voten si Drejtoresh Derstile .Edhe kjo prurje po Provon qe Derstila eshte ne Lartesine e Duhur smiley

Ndoshta Mandatin e Dyte kjo Pozite perparesi duhet te kete "Spastrimin e Politikes nga Krimi dhe te Inkriminuarit ." Sotper sot dhe deri me Largimin Perfundimtar te Kryeklriminelit tePolitikes Shqiptare Sali Qenef berishes ,

Ndoka per mua eshte Cilesor kur mendon qe ne Parlament jane Ristani dhe Strazimiri smiley .

Cfare e ka Pashukun ky ? Di gje e nderuar Alba smiley

Gjembi nderro stilin !

A e nderon PS dhe parlamentin te kete nje deputet te denuar per trafik prostitutash?po apo jo Xake?

Doreheqja e Deputetit zoti Idriz, dhe Jo e Edi Rames. Deputeti premtoji qe ka informacion per vrasje Komesioneresh dhe permendi Salukun, Ristanin e shoqe te tjere. Komisioni i mandateve ka pergjegjesi gjithashtu.... Ky cubi e ka shlyer denimin dhe ka qen ne pun qeveriu keto 10 vjet, prandaj fajeson PeDeistat. Cfare thot LiGJA e Jo XHIBI ....a mund te jete ky deputet? Nese Jo te hapi rradhen se ja plot Mami a Edukatore Kopshti te nderuara.

Po tu lexosh keshtu si Puritane dhe ti pergjigjesh pejetjes se Albes ?  del se nuk duhet te kemi Parlament . Une kam thene qe edhe Shqiperi nuk kemi smileyhe e kam argumentuar Perse ! Po si pike referimi kam Kohe kur nuk mendohej per Krim e rahje ne Parlament .Kam thene per ate periudhe ku Gjembi i mderuar e kishte kuptuar se kishte " shtet or tie " smiley dhe mender prof Olsi e therriste "se diktatura or tie " 

Kur une bie shembuj nga Nanua dhe Berisha me ze e figure qe akuzojne njeri tjetrin si Krimnele , nje Grupim i tere e quajtur Parti ose PeDe ose PD-hi votonte Berishen .Cfare ka ketu per tu Habitur pervec VOTES .!

E nderuar Alba kete Parlament e nderon nje Krah i tere me Kriminel si ata qe thirren PD-hi smiley e c'beri ca kokrra qe u afishuan me kete rast ? 

Ne se je ne korent akoma nje MULLAH Formal ose Matrioshke e Berishes ben thirrje per Krime ose Revolta smiley deri me ... Per cfare Kriminelesh beni Fjale ?  Cfaree Udheheq kete force Politike qe akuzon per Krim ? 

Rasti konkret nuk ka perfunduar dhe si ne cdo Rast te tille ne e Barrosim Nusen e Kryetarit te Bashkise Kavajes , e Rrahim , e Perdhunojme dhe bejme te Deshtoje ...smiley

E kam qe "mos e shkrehni ne sup " si Pastrues e Moraliste te medHaNj me Doreheqje smiley

Une shoh te vetmen zgjidhje Reformen ne Gjyqaor dhe spastrimin e Shqipoerise nga Kriminelet e KLD qefalen Gerdecin dhe 21 Janarin , e te tjere ne Gjykata me te Ulta .Ne se do behet nje gje e tille nuk ka nevoje me per Derstiliste si ky rast .

Me shume dashtuni  e respekt 

Po tu lexosh keshtu si Puritane dhe ti pergjigjesh pejetjes se Albes ?  del se nuk duhet te kemi

Ketu me rri.Nashi pjetja tjater:  pse duhet PS te veje ne liste emra me precedente penale , kur pavaresisht se nuk jena edhe aq te bekum me njerez te mencem prape i kemi te pakten 140 vete qe te pakten s'kane qene ne burg per ne parlament?

Alba nje pjese e madhe e popullsise disi te afte per te garuar jane me precedente penal.....fatkeqesisht ...zhvillim lokal 23 vjecar

Po nuk jemi aq kriminele sa te mos kemi 140 vete pa precedente penale nashi mos ekzagjeroni kot.

Alba ...kemi Lulthimin krietar 2sh opozite me dosje shkeljesh financiare e 21 Janar me kufoma ne senduk, kemi Cunin e Sheqeres me likuidim fisi kundershtar Haklaj e qitpushkje para kryeKulles ndaj qutetareve udheheqes reale opozite. Ke 600 000 votues qe hudhim voten per nje Parti familjare Talibanesh si PEDe-ja. Kush del me cen te hapi krahun ...zgjidhje e thjeshte...fletrrufet i bonte Xhaxhi njehere e nje vakt....

Po flasim per PS qe supozohet apo supozohej se do rilindte vendin dhe qe duhej te kishte standarde te larta .

Alba, Ky tipi ka Lind e Rilind shume para 2013. Duhet te mesohemi me ndonje skandal here pas here pa e djeg vendin. Rilindjen ndoshta ka pas njerez dhe e kan besu, une per vete kom Gezu rrezimin e Cunit te Sheqeres i mbetur vetem mes Qelbesiras

Korigjohu Alba , nuk po flasim por po flasin pikerisht me te ndyret e ketij kombi!Po flet .....Ristani ! E njeh ndopake moj ?

Para gjumit ta bene mo ?

E di po duket se edhe rilindasit  kane ristanet e tyre...

Lexo me poshte kur them shan i dh ..te permj...!

Alba po hyj per here te Fundit dhe ..naten e pafsh endrra me Gjermane qe fitojne ...Kupen smiley

Shqiperia eshte 99% e ndotur nga nje Kriminel Ordiner , Maskara , Intrigant dhe Percares si Berisha .Strategjia e Afrimit rreth Vetes e te Inkriminuarve dhe Krimi ne teresi e shpuri Vendin ne Gati Lufte Civile ne 97 ..98

.Nuk ka kellqe Shqiperia , as Inteligjence me kocke te perballoje nje Strategji te Tille te Krimit qe kercenoi e aplikoi parimin "O me mua o pa pune pa buke " Kete beri Berisha dhe e shoqeroi me nje zallamahi e makine MUTI nga te gjitha kategorite me "se diktatura zotrie " nga mengjezi ne darke 24 /24 deri ne Histeri Kolektive .E leshoi nje popull kater milionesh Rrugeve me c'te munde te siguroje Mbijetesen duke krijuar Kasta HAJDUTESH Milioneresh rreth vetes deri me Deformimin Moral te Familjes se tij dhe deklaroi papike skrupulli  Po po ta them une tye.Femijete mi jane Miulionere " ne vend qe ti Hetonte !

Cfare i di ti Njerzit e thjeshte kur shikojne se i PARI Tyre Vjedh,Grabit , Vret , shet dhe Trafikon Njerez Toka , Ajer e Det per Karrike ..dhe nuk i hyn GJEMB ne kembe ? Perkundrazi paraqitet si Model Udheheqje ? 

Se paku ose minimalja edhe ky Rast eshte  nje Grope MUTI Morale qe hapi e la mbrapa i ky me Jozefpercken mbi Njerzit .

Dhe  une i qendroj ketij krahu Politik ne Pozite se me duket qe Gradualisht deri Tani , eshte ne rruge te nmbare ne Qerimin e Piust te Krimit Berisha .Rast pas rasti dhe ky Rast eshte ne Fokus mendoj , por biseden desheroja ta kuptonim me GJERE sesa nje shikim Llampaxhijsh a kllufesh te Tredhurish mendore njeqind nikesh !

Naten !

ata pak qe jane normal e pa precedente penale moj alba, nuk e marrin persiper t'i hyjne politikes, ne dac ta  mendosh keshtu. Nje qe eshte normal apo 'morally ok' ne ate katrahure, zgjedh te shohe punet e veta ose largohet fare. S'ia vlen, shancet per te bere dicka jane te vogla, mileti eshte shtremberuar keq sa s'ka zot qe i ben derman.

Ecje rrugeve te Tiranes, nje nervozitet gjindja perreth teje (per te mos thene te tjerat) mendoje me vete: ama kryetar i ketyre eshte bere PSja, Rama?

Seriozisht, kushdo njeri me sadopak parime, eshte hero te merret me ate vend.

Nje qe eshte normal apo 'morally ok' ne ate katrahure, zgjedh te shohe punet e veta ose largohet fare.

Kjo eshte e keqja .kur te ndercmit refuzojne te merren me politike ndeshkimi eshte se do qeverisen nga hajdutet tha..

Statistike nga INSTAT?
 

Enderuat Alba ..Realisht i ndjeri Azem Hajdari tha .. Ne shqiperi kane qene 

Nje miljon Hajdute 

Nje mi9ljon sigurimsa 

Nje miljone Komuniste

Po shtoj une 

Nje miljone ca kemi IKUR .smiley Ke te zgjedhin smiley

Nuk eshte shume shaka ne analize , po te mendosh se si eshte Bombarduar ai popull me topa Bajgash nga JozefPercka dhe  Berisha me shoke .Ke akoma Lope e Mjaullima me "se diktatira me e eger ne Planet , ne gjithe Historine e njerizimit " Pra cfare kerkon nga nje Popull i shtypyr i vrare i bajgosur dhe i peshtyre ne surrat nga qeneria per 25 VJET ?  Cfare kerkon nga nje Doktrine qe ne themel te saj ka " Pasurohuni me cdo mjet e ruge " Dhe kete e kane quajtur Udheheqje Demokratesh ? 

Te duket Kollaj shprehja e gjithe Popujve te Botes 

" Mos i nxirr djajte nga shishja se po dolen nuk krhehen me ." Ja kaq tha dhe Deviroli qe kuptoi se cfare Pefaqesonte Shqiperia e Berishes ! 

Une prape me  shume respekt per tye po te perseris nga Kultura dymijevjecare !

Qe ne burim zur ujet o Karafil / se po u be Lume nuk mbahet me !

 

Vecanerisht per Ju i Lebetitur po ta perseris !

Ndoka per mua eshte Cilesor kur mendon qe ne Parlament jane Ristani dhe Strazimiri smiley  .

Ndoka mund te jet cilesor por ne profesion te lire. Cthote komisioni i verifikimit te mandateve per ket rast? Sa per Cunin e Sheqeres e Ristanin e Mediun e Imamim i dina vet mor zotni. Kto jan raste te kota zallamahie. Kush del me cen te vazhdoje profesionin e lire, thot i Lebetitmi, se kto pun kshu e kan e ky Kingu a Kungulli nuk eshte as i pari as i funit. 

 Sa per Cunin e Sheqeres e Ristanin e Mediun e Imamim i dina vet mor zotni..smiley

Per kaq e kam dhe une .Biles ti vure nje raport 4 me 1 ,Une kisha 2 me 1 Cfare kerkojn nga ky Ndoka smiley 

Shan m...ka...!Arben Ristani flet per kete kur u kap me paret e korrupsionit , u fut brenda ne burg dhe aty ....e di vet c'hoqi gjersa pagoi dhe ckishte vjedhur ! Ky qe vodhi edhe portofolin e shokut ne hotel ! Ky pleh te mos delte pa kushdo te fliste per kete tjetrin te cilit nuk ja kam ndjere bilahite!
Pse duhet te habitemi nga ky rast kur nuk na ka bere habi vjedhja e 200 milion eurove nga rruga e kombit dhe qe burrgut i shpetoi vetem ne saj te kombinacioneve zvarritese te njerzve te salikusarit ne institutin e akuzes ?kush na ka bere demin me te madh e te gjithanshem ky apo ky qe ngrefet te behet ...kryeminister ?
Ja keta ...jane te nershmit e kesaj ...KASBAJE ! Maskarenjte e ..." Nershmerise madhe ...!"

Nuk po meret vesh ketu? Po diskutojme nje parlamentar qe qenka denuar nga drejtesia italiane dhe ka kryer denimin apo diskutojme Ristanin qe edhe ne ka vjedhur votat s`ka kryer asnje denim te dhene nga drejtesia shqiptare. Ristani s`ka qene kurre i pandehur pavaresisht se gjithe bota e pa se c'u mundua te beje (meqense e keni merak te madh).
Duke vendosur njerez te tille kandidate ne lista per deputete e tjera poste te larta, partite kryesore politike s`bejne gje tjeter vecse balancojne njera - tjetren.

Nese do i hidhni nje sy parlamentin do vereni se nga 140 merhumet gati gjysma jane te panjohur ne publikun e gjere dhe jane aty per njemije e nje arsye vetem per ideale jo. Eshte fakt qe e dine te gjithe se aq shume deshironte Edi Rama te behej kryeminister sa ra ne shtrat dhe fjeti me kedo qe kishte nje perqindje fare te vogel mundesie ta bente te lumtur ne endrren e tij tashme te realizuar per te, por nje zhgjenderr e madhe dhe per vete socialistet e thjeshte dhe njerezine e ndershme anetare te PS..Me vjen keq qe diskutohet PD dhe njerzit e saje kur tjeter kush e meriton te jete nen sater...Syte ne balle i kemi te gjithe dhe po shohim, vetem ca syreshe injorante jo qe mundohen e bejne politike te madhe pertej atlantikut ne temat absurde te ketij blogu kuqalash!

Nese ka njeri me te felliqur, me te paskrupullt, me kriminel, me maskara se Ristani ma thuaj. Te ndryshosh rezultatin e zgjedhjeve dhe ta besh kete instrument te pabesueshem per votuesit eshte me shume se te vjedhesh, te vrasesh, apo te perdhunosh. Pra duhet te jesh Ristan per ta bere kete. Nese kerkon te etiketosh ndonje frymor per maskaralleqe thuaji - Ik more Ristan i dreqit. 

E kush po e mohon per Ristanin? Nje nder shkaqet e humbjes se PD ishte dhe arsyea se ne liste kishte shume si ky birbo, por nga ana tjeter duhet te pranoni se ju te PS keni me shume se kater - pese te tille deputete qe kane qene barbone rruge e jane ngritur ne saje te krimit..Te gjithe i dime emrat e tyre dhe asnjeri s`flet nga frika!

E kam gabim une apo Ristani ka qene i denuar gjithashtu per korrupsion?

Mos e shani dhe aq shume, ka qene avokat i Ilir Hoxhes smiley

shume prekese.

Gjithnje eshte veshtire te marrin vesh ata, qe veshet e syte nuk i kane mire ...!

Amoralja ne gjithe kete histori eshte se PD qe denancon,eshte ajo qe i ka perdorur per interesa elektorale per 20 vjet,personin ne fjale perfshire.PS zgjodhi ta luftoje PD me armet e saja,qe per mu jo vetm ishte gabim,po nje faj i rende.

Kam 20 qe vjedh votat per ju (PD), - citohen te kene thene keto lloj figurash,- tash du me i vjedh per vete.

me duket normal llogjikimi i tyre. pse per ty si duhet te jete e drejta ?. voten t'ja japin dikujt qe nuk do te merret me politike ?

ka ne france plot deputete qe jane denuar, dhe qe jane rizgjedhur pas denimit te tyre. pra populli i zones tyre elektorale nuk i ka gjykuar me syrin e gjykates, por te tijin. 

Je ne vete o burre, s`krahasohet Franca me kurvat politike ne Shqiperi. Kastriot Islami nje figure gati emblematike e partise socialiste papritur nje dite te bukur gdhihet demokrat, po keshtu dhe Dritan Prifti , Gjovalin Kadeli, Asllan vulehumburi e shume te tjere kryetare bashkishe e komunash. Kjo or mik eshte te shtrydhesh ne maksimum siset e lopes Shqiperi ( shume qumesht paskesh patur smiley) Mesazhi qe ata japin per mua eshte fare i qarte, atje ku ka para eshte dhe partia ime. Kush ja q** robt popullit, mjaft qe ne te kemi vetura te shtrenjta, pushime ne Karaibe apo bileta ne Marakana..Vari hejbet, keta monstra asgje s`bejne te pallogaritur e ne ketu i nxjerrim syte njeri - tjetrit!

une nuk kam qellim me te nxjerr syte. se ti ka nxjerre zoti perpara. jam duke u mundu me te sjell driten. 

po te them qe politikanent e shqiperise jane si te gjithe botes, ne proporcion me vendin tone. pra aq sa ndryshon futbollisti i huaj me tonin, aq sa ndryshon ti me nje te huaj, po aq ndryshon edhe politikani qe te prezanton me te huajin. as me shume e as me pak.

a po kupton ?

Aha, keshtu si po thua do te duhet nje revolucion i ri, e meqe tetori eshte para nesh urdheroni e ta bejme tovarish profil uljanov smiley

nuk ka bere populli asnjehere revolucion. aq me teper ai shqiptar.

Pimp e burgaxhi, por pimp e burgxhiu i jone, dmth i partise, tha.smiley

behuni te lire o njerez,jepjani Qezarit majtas e djathtas e mos lepini jo ps e pd,te gjithe filo ppsh jane

Imagjinoni dosjet qe ka Berisha per te vetet nese dalin nga vathet. Ndoka e beri gafen qe ate qe kishte premtu nuk embajti fjalen. Urdhero nashi.

Kjo me Ndoken eshte prove per te pare reagimin ndaj skemes se perdorur.

Gjozit nga fisi hajn i Qobajve i ka hyre tmerri nese nje dite te bukur mund t`i dale ndonje gje e ngjashme, per sa kohe qe eshte duke punu kunder Lul Bashes.

Dhe ky Ndoka qenka dhe antikomunist i vjeter, qe ka rraf Strazimirin antikomunist, e qe paska kalu me te majten e Edvin Kristaq Rames qe ka rraf 5 gra.

 

Sa imoral jane shqiptaret pa perjashtim...ore e zeza eshte e zeze, e bardha e bardhe. Krimineli eshte kriminel i djathte apo i majte, dhe ky Ndoka ka qene kriminel me te djathten e eshte kriminel me te majten. Mund te thoni eshte kriminel, por eshte kriminel qe sjell votat tek ana jone, por jo te beni debat se paska qene i atyre me pare. Me kete llogjike, ata te PD e kane ber nje cope drejtori dhe aq. Ju te majtet e keni ber deputet qe rrifet ne parlament, ben ligje per te gjithe shqiptaret, voton buxhetin...a mos valle e majta e ka ngritur ne piedestal kriminelin, pasi ky eshte nje nder shuuuuume te tille nga e majta ne parlament!

Artikullin e lexova dje, por kur njera pale thote keshtu e pala tjeter ashtu, s'ke ç'te thuash. Keta mirren me biografite e njerzeve akoma, nderkoh qe duhej te mirreshin me idete qe sjell depudeti. 

fiks. un do ta falja kete ndoken nese do legalizonte prostitucionin psh. do e falja dhe ramen per kokainen qe pi nese do legalizonte drogat, por jo. keta bejne si te moralshem, si te kulluar, njeri viktime e drejtesise italiane tjetri rilindas me 3000 euro ne banke. ketu qendron problemi. tek tallja. ky popull i duron te gjitha por talljen jo. pervec atyre qe i lepijne b... lala gjonit sigurisht.

Rilindje me dy parti n'qeveri dhe me 1 milion shuplaka te papuna, e megjithate mazallah se gjen dot nje dore njerezish pa precedente penale per administraten dhe parlamentaret e vet.

Ky po qe qenka hall mbi halle. Para ketij halli, 7 golat kunder Brazilit dhe neuroza e Heretikut s'jane gje hic. 

smiley

Posht qeverija!

Si ka pas qene ai skeci: Po ky qe e vodhi a ka nai faj?

Bone cbone, nejten pak pa gjume dhe e kthyn temen ne beauty contest midis Ristanit dhe Ndokes. Na letra aty, me fotografi.

Deputet i mazhorances se Rilindur nje trafikant femrash, gjeja me normale per nje qeveri e cila drejtohet nga nje Kur.ar!

Rilindje per kriminelet!

trafikant femrash thote trapi. a thu se femrat qe prostituohen jane pula qorre. kurverimi eshte zanati me i vjeter jo kot.

te paskan heq nga ambasada dhe qeke kthy ne shtepi, he lefti ? 

ueee lefti,  po ku ke humb mer , na paske ardhur dhe ne shqiperi..

normal o vlla lacjan tjetri. tani ca na plasi per ket ndoken????  ky eshte i pademshem , keti je i fut nje shkelm burgut dhe u zgjidh problemi, ca ka me thon , qe sjom marr me femra e droge??? po tom doshi? po paulini qe bo vertikalen ps-pd sa here i do trapi  

nje shenim me do trapi Trademark Naim Cili , aka henri cili.

po tfortet e pd gjithanej neper shqiperi??? 

tani pasi e kemi then dhe sterthene, shqiperine e qeverisin bandat, PS, PD dhe kokrra e kv LSI.  keta te PS jane me te hajrit per kete popull , i kane dy norma qytetare shoqerore si pjese e formimit te tyre familjaro-shoqeror. 

ne thelb jane banda. keshtu qe mos u cuditni as nga ndokajt e as nga vrasjet e "bankiereve" . 

Shikoni te ruani koken e te organizoheni per tu mbrojtur si shoqeri, fis, kolege , komshij etj  pasi trendi i rrezikshem eshte me ju bo buk per krimin.  

hajdut ishte ne moshe te re, edhe Ali Tepelena qe u be PASHA me vone dhe themeloi shtetin e pare shqiptar. 

pse çfare do behesh ne ato male gerxhe gerxhe, shkencetar mor Dalip ?

e di kur do te ket rrezik te vertete per shqiperine, diten kur do te behen njerezit, politikanet atje, si europianet ketej. pra diten kur keta do te dalin nga bankat e shkolles dhe jo nga horlliku ordiner shqiptar.

sepse do ta shesin shqiperine per dy lek te qelbeta te te huajt. keta banditet kane me karakter (shembulli i Ali Pashes) se kerkojne nga jeta, me shume se nje rroge nenpunesi.

 

si dreqin e genjeni veten qe eshte ok ti besosh shtepine nje hajduti?

Ore a ka qene i juji ky hajduti ? Po apo jo? Nese Po, minimumi mbyllni gojen dhe shterngoni sumen.

ja dhe debati me nje cobano-komunist. ka qen i juJi la-Le. rri si m... nashi. E krijo direkt pershtypjen katundari. Kritiko ne thot, osh me krahun tjeter se z'bon la-Le. Ka maru ai muhabet.

po te jap fakte historike me ali pashen ti me thua genjej veten, per kundra argument. 

nuk te ka vjedh gje ty ai hajduti (ta zeme se eshte i tille) por i ka vjedh italise. shqiptaret kane qene bandite historikisht ose mercenare qe benin lufte per venedikun apo kedo tjeter me PAGESE. 

nuk prodhon/te gje shqiperia me vetem male, pra nuk kish asnje mundesi tjeter ZHVILLIMI. a kuptoni o derra njerez. po pse ju debilet, si kujtoni se jane zhvillu te tjeret, tu mbjell patate ? pa VJEDH hiç te tjeret ?

po pse sot çfare bejne me keto lufterat gjithandej ? po e bejne me prapagande, si partizane te drejtave nderkombetare, gje qe genjen vetem (ju) debilat e naivet.

ps: dhe debil nuk ta them per sharje, por per ilustrim. pra me i dhen ton komentit, qe ta kuptosh me mire, ndoshta.

po te jap fakte historike me ali pashen 

smiley 

pse qesh o grek ?

Qesh se je me naivi ne kete blog, dukesh fare kerthi, tashti qe s`ka portokalli dhe al pazar te ndek ty..

smiley smiley smiley
 

PS
Jam shqipo o kok oqeee

te isha naiv do jetoja me ty ne shqiperi. dhe do prisja te me jepte pune rama me berishen me shoket e tyre.

nuk prodhon/te gje shqiperia me vetem male, pra nuk kish asnje mundesi tjeter ZHVILLIMI. a kuptoni o derra njerez. po pse ju debilet, si kujtoni se jane zhvillu te tjeret, tu mbjell patate ? pa VJEDH hiç te tjeret ?

Pika Frances qe mban brenda akoma algjeriane smiley  smiley smiley 

langaraq njeri, i paafte te dialogosh. 

dhe franca mban algjeriane dhe s'ka si mos t'i mbaje, se i ka vjedh 150 vjet dhe i vjedh akoma. nga e gjen franca gazin, si mendon ti plehra ?

po arin nga e gjenin mbreterit e frances, pa pasur miniera ari ne france ?

smiley smiley smiley smiley smiley

po ne a kemi nafte dhe miniera? pak me pare me the nuk prodhojme asgje

Mos ja ver veshin, zoteria (dyshoj se eshte i tille) eshte fare axhami, naiv dhe leshko smiley

kemi po nuk na hyjne ne pune, pikerisht se nuk dime apo kemi kushte prodhimi. lendet e para u duhen te huajve, te afteve te prodhojne.

por une nuk e kisha ketu fjalen, kur te permenda minierat. kush i hapi minierat dhe naften ne shqiperi, ne apo italiani ? kujt i hynin ne pune fillimisht ?

po degjoj keshillen e peshkut te kuq dhe nuk po ta ve me veshin se po flet pa lidhje.

te shtofte rama rrogen funksionar blogesh. dhe nderro pseudonimin se te ishe me vertet edison, nuk do ishe ne shqiperi tu bo politike, po diku tjeter tu bo shkence.

e di pse degradon debati deri te: osh ok me ta rujt shpin hajduti? sepse nuk keni lidhje me realitetin. nuk jeni te zotet e vetes. nuk keni kaluar veshtiresi. ju mban lala-gjoni  dhe keni vetem teori. po nuk u fut praktika  gjith jetes do thuash: vetem debilet nuk ja besojne shtepine hajdutit.

lala gjoni (borxhet e huaja per momentin) te mban ty atje, ku jeton dhe nuk prodhon asgje. 

çfare di ti te besh ? çfare zanati ke ?

vazhdoj masterin ne angli per vrasje. pasi ta marr do behem deputet.
te larten e kam bere ne itali per vjedhje
te mesmen ne greqi per lypes
8 vjecaren e mora me leke ne dore

po ky eshte edukimi po nuk the çfare di te prodhosh aktualisht ? kush te paguan dhe per çfare paguhesh ?

shet qepe ne trotuar apo punon me ndonje zyre. 

a hy edhe ky tipi ne sukseset e 300 diteve te para te qeverise smiley

PD e ka provokuar PS duke u bere shkak qe deputeti me kartele kriminale i PS te rrahe deputetin kokeshpulle te PD, qe pastaj kjo te perdorej si tape per shishen e shampanjes qe do hapet me rastin e 300 ditorit te Rilindjes.

Por ama PD sabotatorja i beri hesapet pa hanxhine; tapat e saj do shperthehen nga grykat e topave te topeve te Rilindjes!

Sic tha dhe vete Kryeministri, sistemi i Brahove dhe Beqirajve do cmontoje me elegance dhe precizion sistemin e Gateve dhe Gjonajve.

ça gallate ka ne atdhe, aty nga 2005 nje shoku i klases (trafikant malli ) emerohet shfe rendi ne gjirokaster

dilte nje xhiro tek rruga nacionale e kapte nja 5 kg mall (ngaq i njifte makinat qe trasportonin) u jepte policave nga nje vije dhe gjith qyteti rrinte sust; mos beni gek thoshin ''trimat''  e gjinokastres se u ka dhe shef ''Andrea'' mall policave e te ngordhin ne dru

ne fakt para se te vinte pd ne pushtet ky bente nje univ privat ne kohen  ps dhe ''punonte'' pa i ren njeri ne qaf

keta te pd ja nxjerrin te palarat tani ketija mo? ....

Qeveri trafikantesh e prostitutash, ku KM le koqen e namit duke share ne Parlament a ne dreka darka private e publike kushdo qe i cenon interesat e tij apo mediave te tij (rasti Krasta per ata qe jane out).

Por sic thuhet, cdo popull miraton qeverine e tij : ta gezoni Rilindjen e trafikanteve

Ndoka paska amnizi te felle, s'e mbaka mend hic qe e paska apeluar denimin ne Itali. 

Po dhe Rama/PS qe s'reagon s'mban mend hic, ka harruar dhe tufat me lule.

Ri-pimp-lindje smiley

Prokuroria e mori kaseten per ti regjistru film porno siper. Me vone i kontaktoi Ndoka dhe tha qe mund ti ndihte IRL.

Maxhoranca rama meta nuk ka si reagon per faktin qe ka futur ne parlament nje trafikant femrash pasi nuk ka asnje pike morali dhe i kujton gjithe shqiptaret si puna e tyre

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).