Me anë të deputetit Oerd Bylykbashi, Partia Demokratike denoncoi edhe një herë tjetër atë që sipas saj është një fushatë spastrimi i administratës nga ana e mazhorancës qeverisëse. 

Sot, Ministrja e Mbrojtjes ka paralajmëruar spastrimin e ri në administratë, i planifikuar nga dyshja Rama-Meta, pas marrjes së statusit të vendit kandidat. 70 nëpunës civilë janë thirrur sot në Ministrinë e Mbrojtjes ku u është kërkuar të japin dorëheqjen, ose të kalojnë në listë pritje. Fushata e re e spastrimit në administratë ishte denoncuar nga Partia Demokratike e cila ka shprehur publikisht dyshimet e saj dhe këtë ua ka bërë të ditur edhe ndërkombëtarëve.

Ne i kërkojmë sot qeverisë dhe dyshes Rama-Meta, të heqin dorë menjëherë nga ky plan i turpshëm i spastrimit të ri në administratë. Skenari i krijimit të vendeve për militantët e partisë dhe i largimit të profesionistëve të fundit që kanë mbetur, është i frikshëm për një vend që ka marrë statusin e kandidatit, dhe ky skenar do të përballet me protestën më të fortë qytetare.

Partia Demokratike i kërkon Bashkimit Europian të dërgojë menjëherë një mision monitorimi për të parë nga afër krimin e qeverisë me administratën, me asetin më të cmuar publik në rrugën e integrimit europian.

6 Komente

Lefto tani fillon pastrimi I vertete nga pislleku qe krijoi saluku. Nese do te keni aftesi organizative per ti mbajtur afer plehrat qe largohen mire, ndryshe do ti bashkohen 

LSI-se. Ti me dukesh pleher e qendrueshme dhe per kete te pergezoje. Por vetem me nje plher si ty, sado e piset qofte, nuk mbushen kazanet e salukut.

O kuazi di gje nga behet ky prifti?

Pleherqt si ty e meritojne te rrine pa pune e te presin spastrimin e radhes me endje qe te fillojne pune, o militant i gjore
 

o militant i gjore

 

smiley    smiley Po cpune kam une me fillu pune ne shtet. Une nuk mund te bohem si ty, qen ambasadash, qe mbasi te perzejne kthehesh neper rruget e Tirones dhe leh gjithe diten se vetem kete gje di te besh. 
 

dhe i largimit të profesionistëve të fundit që kanë mbetur

me administratën, asetin më të cmuar publik në rrugën e integrimit europian

 

smiley

Do përballet me protestën më të fortë qytetare ?

Me lot...lol

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).