Ka autorë francezë, emrat e të cilëve në botën anglishtfolëse dalin në mënyrë të përhershme në listat e romaneve më të mirë të të gjitha kohërave; Volteri, Floberi dhe Prusti … herë-herë edhe Dymai e Hygoi. Mirëpo, kur vjen puna te letërsia e periudhës së pasluftës, ndodh ndryshe. Edhe lexuesi më i ethshëm shpesh rropatet për të përmendur qoftë dhe një autor të vetëm francez që t’i ketë pëlqyer.Franca dikur ka pasur një kulturë letrare të madhe, dhe shumica e francezëve ashtu mendojnë edhe sot. Mirëpo, në është kështu, përse shitja e librave të tyre nuk ecën mirë në botën anglishtfolëse? E kemi ne gabim, apo ata? Dhe si ndodh që francezët vetë të lexojnë aq shumë libra të përkthyer prej anglishtes e prej gjuhësh të tjera? Këto janë pyetje që ngjallin mendime. Francezët krenohen pa masë me traditat e veta letrare, është llogaritur se në vendin e tyre, çmimet që jepen për librat, kapin shifrën tejet të madhe, 2000. Dhe, nëse dikush i fajëson shkrimtarët e sotëm francezë si elitarë, të mbyllur në vetvete apo tej mase intelektualistë, me siguri do të ngjallte valë zemërimi. Por fakti është fakt. Me përjashtim mbase të Michel Houellebecq-ut, cili romancier francez ia ka dalë mbanë në tregun anglofon? Madje edhe fituesi i çmimit “Nobel” 2008, Jean-Marie Le Clezio është pothuajse i panjohur në botën anglishtfolëse.

Dhjetë më të mirët

Rrjeti elektronik “Dhjetë më të mirët” fton shkrimtarë të mirënjohur anglezë të shprehen për librat më të pëlqyer prej tyre. Duke i dhënë librit të parë 10 pikë, të dytit 9 pikë, e kështu me radhë, bëhet e mundur të dalë lista e më të mirëve. Dhjetë më të mirët e të gjitha kohëve: “Madamë Bovari” i Floberit: i dyti Dhjetë më të mirët e shek. XX: “Në kërkim të kohës së humbur” i Prustit: i treti Dhjetë më të mirët e shek. XIX: “Kandidi i Volterit” dhe “Lidhje të rrezikshme” i Laclos-it: i dhjeti Dhjetë më të mirët nga autorë të gjallë: autorë francezë nuk ka.
Përllogaritjet janë bërë nga listat e paraqitura prej 152 shkrimtarëve në vitin 2013. Dhe sa për zakonet e shprehitë franceze, mjafton të shohim lexuesit e mirënjohur në metronë e Parisit. Nga një vrojtim imi, natyrisht joshkencor, në Linjën 1 nga La Defense, doli një shumicë absolute katër me një në të mirë të romaneve nga letërsia amerikane e britanike.

Zhgënjim i dukshëm për romancierët francezë

“Më dhemb në shpirt, vërtet më dhemb në shpirt e vuaj, sepse agjentët anglosaksonë po e shpërfillin troç tregun e librit francez,” më thotë Christophe Ono-dit-Biot. Ono-dit-Biot sapo ka fituar njërin nga çmimet letrare më prestigjioze të vendit, Grand Prix du Roman de l’Academie Française për romanin e tij Plonger. Deri tani ka bërë emër me pesë libra, por pa ndofarë jehone nga Mbretëria e Bashkuar ose Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“Problemi ynë është imazhi. Në SHBA jemi të famshëm për dekonstrukcionizëm francez etj. Ata mendojnë se jemi tej mase intelektualistë. Gjykojnë se e kemi mendjen vetëm te teoria dhe nuk dimë të rrëfejmë letrarisht, por jo, ne dimë të rrëfejmë!”  I njëjti refren nga të gjithë bashkëbiseduesit e mi shkrimtarë. Të gjithë janë emra të mirënjohur në Francë; Marie Darrieussecq, Nelly Alard, Philippe Labro, por as edhe një syresh nuk është botuar me njëfarë suksesi në Mbretërinë e Bashkuar ose në SHBA. 

Francezët lexojnë shumë më tepër libra të përkthyer se anglezët

Madje edhe për Marc Levy-n, librat me bëma romantike të të cilit janë shitur në më se 40 milionë kopje në mbarë botën, dhe sipas librit të parë të të cilit Sikur të ishte e vërtetë u bë filmi i Hollivudit Tamam si në parajsë, qëndrimi i botuesve anglezë e amerikanë është thellësisht indinjues. “Botuesit britanikë mund t’i paraqesim në karikaturë si njerëz me mendjen top që, po qe francez, libri nuk ka mundësi të ecë në tregun e Mbretërisë së Bashkuar”, thotë ai.

Përjashtime nga rregulli

Romane franceze, që kanë pasur lexues në Mbretërinë e Bashkuar kohët e fundit. “Atomised”, Michel Houellebecq: Rrëfim i diskutueshëm i autorit për dy vëllezër. “HHhH”, Lauren Binet: Hibrid novator roman-histori, rrëfim për kreun nazist Reinhard Heydrich.
“Suite Française”, Irene Nemirovsky: roman i Luftës II Botërore i botuar pas vdekjes, pasqyron pushtimin nazist të Francës më 1940. “Unë shpesh e them me shaka, që e vetmja mënyrë për t’u botuar në Britani, kur je francez, është të hiqesh sikur je spanjoll. Po të kesh qenë bestseller në Francë, e ke të vdekur që nuk hyn në Mbretërinë e Bashkuar. “Sa për botuesit në SHBA, ata janë të bindur se, me lexuesin e mundshëm 350 milionësh dhe me trupën e madhe të shkrimtarëve amerikanë, kanë siguruar mbulimin e të gjitha zhanreve dhe të gjitha stileve. Pse të vrasin mendjen më shumë?” Edhe kostot dhe vështirësitë e përkthimit letrar kanë të bëjnë me këtë problem. Sikundër ka të bëjë edhe fakti se tregu anglofon i librit është tepër i begatë, kështu që kërkesa për vepra të huaja është e kufizuar. Disa autorë francezë e shohin me sy kritik këtë “vetëkënaqësi” anglosaksone. “Këtu në Francë, 45 për qind e romaneve të shitura janë përkthime nga gjuhë të huaja. Te ju kjo shifër është te 3 për qind”, thotë Darrieussecq, fituesi i çmimit “Medicis” të këtij viti me “Il Faut Beacoup Aimer Les Hommes”. “Ndërkaq, kjo shifër dëshmon se ne francezët jemi kureshtarë për të njohur kulturat dhe popujt e tjerë. Edhe ju duhet të bëheni kureshtarë, duhet të jeni më të hapur”, thotë ai.  “Por a mos kemi këtu edhe ndonjë problem tjetër, a mos vetë librat francezë nuk janë aq tërheqës? David Rey, që administron librarinë Atout Livre në Parisin lindor, jep një gjykim me interes. Ndryshe nga kolegët e tij, ai i njeh të dy tregjet e librit, anglezin dhe francezin, mbasi ka jetuar për një periudhë në Londër. Krahasimet që bën ai, nuk flasin në të mirë të librit francez. “Librat që ofron tregu këtu janë shumë të ndryshëm nga ata të Mbretërisë së Bashkuar. Librat francezë janë të stërholluar, intelektualistë-elitistë. Dhe shpesh libraritë ndjellin druajtje e frikë. Njerëzit e zakonshëm tremben nga kultura e librit në tërësi”, thotë ai.

Librat francezë jo kurdoherë bëhen me pamje tërheqëse

Dhe, në krahasim me Mbretërinë e Bashkuar, ka mungesa të dukshme në disa zhanre, libra popullorë historikë, libra shkencorë-popullorë, biografi, libra humoristikë, botime për sportin. “Botimet jashtë letërsisë artistike janë me karakter tepër akademik. U ngjajnë disertacioneve universitare. Na mungon aftësia dhe shkathtësia e popullarizimit, që keni ju”, thotë Rey. Për autorin amerikan të sagave romantike Douglas Kennedy, i cili jeton me periudha në Paris dhe është jashtëzakonisht i njohur në Francë, krijimtaria franceze e romanit nuk e ka marrë veten nga eksperimentimet e periudhës së pasluftës. “Arsyeja përse librat e mi kanë fituar popullaritet në Francë është se unë harmonizoj një stil të kuptueshëm me vrojtime të thella në atë që mund të quhet ‘mënyra si jetojmë tani’. Dhe ka kërkesë shumë të madhe për atë që krijoj unë”, thotë ai. “Kjo tingëllon në njëfarë mënyre si ironi, sepse qenë pikërisht francezët ata që shpikën romanin social në shekullin XIX. Mirëpo, mbas Luftës II Botërore, ajo traditë humbi. Në vend të tij, ata trajtuan “nouveau roman”, romanin e ideve, i cili me dashje ishte mjaft i vështirë. “Dhe tani, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA është fare normale të shkruash për ‘gjendjen në Amerikë’ ose për ‘gjendjen në Britani’, këtu askush nuk vepron kështu.

 

BBC News, (përktheu Abdurrahim Myftiu)

44 Komente

Ketu nuk eshte per tu merakosur, se barbaret me gjuhen e tyre barbare, nuk marrin vesh nga letersia elitare. 

Pjer Thomas, ne pergjithesi i pelqej komentet tuaja dhe per sa i perket pergjigjes se "mosperdorimi i makinave ne qytet" ishte nje pergjigje e sakte dhe realiste (jo sikur hajvanet tane ne shqiperi dhe rajonin ballkanik qe i bejne leket hekra dhe tavernesmiley) por (dhe e deklaron dhe vete se qenke brryl ne gjuhet e huajasmiley) nuk mund te konsiderosh anglishten si gjuhe te varfer qe te sfidoje frëngjishten ne letersi. Nqs lexon tekstin, biblotekari qe njeh te dy tregjet e librit e shpjegon teper mire problemin. Kulturat gjermane (ose barbare qe i kosideron ti) jane me 'pragmatike' 'realiste' dhe 'te vetedijshem per rrethanat ku gjinden' kurse kulturat "latine" (ne ket rast mund te fus dhe greket e shqiparet pavaresisht se ne nuk kemi letersi pothuajse fare) jane me 'imagjinare' 'mitike' dhe 'fantaziste'. kete e shprehin ne ekonomi, politike, jeten e perditshme dhe sigurisht edhe ne letersi! dhe per ket diference flet biblotekari duke u bazuar ne librat e ri dhe temat qe trajtojne autoret francez dhe anglez (amerikan dhe australiane gjithashtu).

Lexuesi sot kerkon ngjarje qe lidhet me jeten aktuale dhe autoret francez nuk mungojne te shkruajne per jeten aktuale por illustrimi i librave eshte imagjinare sepse lexuesi francez preferon te humbe ne nje bote fantastike duke ju shmangur problemeve te perditshme kurse lexuesi verior (anglez, german, suedez...) me ane te realizmit kerkon autokritiken qe te gjeje rrugen me te mire per te ardhmen e tij. Kete e shikon dhe tek autoret belgj sikur TIN-TIN ose kuifje liber te cilin nqs e lexon kur je i vogel eksploron boten (cartoons per femije) por nqs e lexon ne moshe te rritur kupton kolonializmin dhe pasojat e tij (edukohesh). Ke shembuj te tjere si luiza ne boten e çudirave, pipi çorape gjata, robinson cruzo-gulliver's travels. Jane te paket autore francez qe shruajne keq mbi napoleonin i cili ka vrare 10X sa hitleri per te njejtat qellime. Ne USA librat qe shiten me shume jane ata qe nxjerrin skandalet e ushtrise amerikane p.sh., ne france nuk ke sukses nqs shkruan nje auto-kritike civile. Autori fr qe ka sukses ne angli nuk ka dhe aq ne france.

Nje gjuhe zhvillohet fale letersise. Si ti, dhe iliret konsideronin veten inferior (barbare) dhe perdornin alfabetin grek,shkaku pse greqia na ka vjedhur gjith kulturen e historine, kurse nje prift gjerman kerkoj perkthimin e bibles ne gjuhe barbare dhe plasi revolicioni i gjuheve smiley

Nuk di te them per autoret fr. vs. angl. Por ndryshimin mes dy boteve ne shkrim, shkurt m'a jepnin edhe keto dy pohime, nje per secilen kulture:

“Ndërkaq, kjo shifër dëshmon se ne francezët jemi kureshtarë për të njohur kulturat dhe popujt e tjerë.

Njerëzit e zakonshëm tremben nga kultura e librit në tërësi”

 

4th July dite historike. Franca pagoi sa frengu gjelin.

                                                                                       Monda (grandioze me kete shprehje)

 

Po, por neve na lodhi Franca, e majti fort deri minuten e 15, plus qe ... 

                                                                                        Agroni TR

 

Franca nuk u lodh dhe aq shume sot, shenje qe fronsezet i kane premisat me ec deri ne fund, pse jo me i degjeneru edhe dojçat ...

                                                                                         Al bano

 

nje 'moonshine' imi (sorry): nese egziston si i tille, kompleksi i fr. ndaj angl. eshte gabim, nuk duhet te jete, s'ka perse. Dimensioni i tyre nuk shkon paralel me ate angl. Ata (dimensionet) jane te ndryshem dhe s'duhet te kerkojne krahasim.

Nuk ka kompleks freng ne realitet, ka vetem deshperim per humbje superioriteti, la grandeur de la France. Cfar eshte aristokrate, e zgjedhur, e rafinuar, fisnike etj ne kulturen evropjane eshte e markes franceze, ndersa pjesa banale, vulgare, pop, barbare, pirate etj eshte anglosaksone si prejardhje (prej ketej edhe titulli "Rreziku anglo-sakson per ...").

Dhe ky deshperim ka nje date si fillese qe paraqitet si ngazellim kombetar dhe nderkombetar: 14 July (qe Franca e pagoi sa frengu gjelin). Imagjino sikur tani ne evropianet te kishim nje kulture stil Luigj XXXVII, do ja kishim kaluar edhe rafinimit te Orientit te Larget, do te ishim Oksidenti i Aferm.

(dy idete nuk jane te mijat, jane te vjedhura, une i kam montuar dhe zbukuruar me tej, dmth i kam luigjizuar dhe karamanjollizuar).  

Nuk ka kompleks freng ne realitet, ka vetem deshperim per humbje superioriteti, la grandeur de la France

Dhe ky deshperim ka nje date si fillese qe paraqitet si ngazellim kombetar dhe nderkombetar: 14 July ...

s'besoj se e ke seriozisht 

July 21 nuk e kam seriozisht me ty, e kam seriozisht me July 14 ...

 

te uroj shendet

bau, bau

 

Shum problem shqetesues ky i kesaj teme! Si na lene rehat Zilet tona, ...per te degjuar cokanet e anglosaksoneve ?
Intelektualizem i shkalles shum te larte.Problem shqetesues ky , kur virtualiteti ka perfshire edhe .. ..sexin jo me gjinite e tjera! E gjen anglezi ca ka shkruar frengu , duke lexuar mbi iPad edhe duke bere cicin ne banje.I merr idete dhe pjesen e ujit e le ...te rrjedhe ....per tu dhembur edhe ca ne shpirt frankofoneve ...!

... se Rreziku anglo-sakson per Shqiperine zotrie ...

 

Te perkthesh nje liber nga frengjishtja e pasur ne anglishten barbare, nuk del gje,  dhe krejt e kunderta ndodh kur perkthen nje liber anglisht (qe eshte gjuhe rrugesh) ne frengjisht. Anglishtja eshte nje gjuhe e thjeshte, mund ta mesojne shum shpejte edhe kalamajte e kopshtit. 

Pjer kam pershtypjen , ngaqe nuk e meson dot anglishten dhe prandaj i thua gjuhe barbare, duhet ta dish zoti Thomai qe c'do gjuhe eshte pasuri e cmuar e planetit ku jetojme

po te kishte buton "like" do prishja tastieren duke shtypur 100x at buton sepse me kujtove gjuhen tone dhe mbijetesen e saj mes dy perandorive te medhaja! smiley

Megjithse nuk e di anglishten Zeqo, ngaiher çoku flas me nonji ketu qe flet vetem anglisht, dhe shoh qe eshte gjuhe qe kapet shpejt. Eshte e vetmja gjuhe ne bote qe eshte shume e thjeshte, gjuhe rruge. 

Shume e sakte, mua psh me duken shume te veshtira per ti mesuar si frengjishten apo gjermanishten, por pse ti mesoj fundi fundit , nuk me duhen, po dite anglishten merresh vesh kudo qe te jesh.

Natyrisht, edhe mua me duhet ta prefeksionoje pak anglishten, se kuptoj vetem disa shprehje, sa per te gjetur nje adrese, sa per te shkuar tek stacioni i trenit smiley

Pse me trena levizni aty ne evrope mo? Nuk keni makina personale?

Vetem budallenjt levizin me makina brenda qytetit, une perdor urbanin dhe tramin. Makina eshte kur shkon per pazar ne supermaket dhe ne ndonje qytet tjeter. 

Varet dhe cfar qyteti je dhe ne cfare orari Pjer.

Anglishtja eshte gjuhe e shekspirit o pjer . nese di ate s'te hyn ne pune asnje gjuhe tjater.

Nese e flisni mire ate gjuhe por beni perpjekje ta flisni shume mire, atehere duhet te perdoresh fjalen perfeksion o Pjer...Do Zoti e te pakten flet gjuhen e flandres..smiley

Gjuha e Flandres pk, eshte nje filial i shqipes, veç gramatiken e kane te lehte si anglishtja. 

Pjer kam pare ate "Salamandra" ne flamish dhe kuptoja me shume se gjysmen vetem nga afrimiteti me anglishten. Leqe ata perdorin me shume terma anglisht se gazetaret shqiptare smiley

Keta ketu, e kane Angline, si ne shqiptaret Italine. Kopjues te dritares ne perendim smiley

Shiten autoret franceze por nuk jane gje... Nje qe lexova une para disa kohesh qe kishte bere buje ne France para nje 10 vitesh me nje roman 15 franga a dicka e tille. Dobet francezet, te krahasosh romane te tille psh me romane te anglishtes ose spanjishtes smiley

PO 

“Sa për botuesit në SHBA, ata janë të bindur se, me lexuesin e mundshëm 350 milionësh dhe me trupën e madhe të shkrimtarëve amerikanë, kanë siguruar mbulimin e të gjitha zhanreve dhe të gjitha stileve. Pse të vrasin mendjen më shumë?”

 

Me gati 10 miljon kilometra katrore siperfaqe, me te gjitha zhanret dhe te gjitha stilet e jetes, motit, peizazheve apo rracave, amerikanet i kane rene shkurt : vetem 30% e tyre zoterojne nje pasaporte (dhe vetem 1/5 udheton jasht shtetit)

 

ps: E keni pare "The Village" ? Per Ameriqine e ka Shyamalan-i, per ke ta kete tjeter ? smiley

Sic thote dhe artikulli, mbase librat franceze nuk jane me aq terheqese.

qe 'librat franceze' nuk jane më aq terheqes, kjo eshte e sigurt; por qe edhe literatura e sotme anglo-saksone nuk eshte me terheqese se ajo franceze, edhe kjo eshte eshte po aq e sigurt

Qe literatura e shkrujt ne anglisht eshte me terheqese kjo eshte e qarte, madje kete shpjegon edhe artikulli; vete francezet nuk preferojne literaturen moderne franceze por librat e PERKTHYER.

Nuk eshte ndonje gje e madhe, se sot letersia eshte per konsum te shpejte, lexim ne plazhe apo trena. Me teper sherben per mpirje truri se hapje horizonti.

Pastaj,  kur eshte prodhuar ndonje veper e madhe ne socializem?

ne fakt, nga eksperienca jone (shqiptare flas, se shqip po flasim ketu), vetem ne socializem eshte prodhuar "ndonje veper e madhe". Ajo e Kadarese per shembull smiley

Nuk kan qene ndonjehere autoret franceze shume terheqes, psh edhe Hygoi qe mbahet si shkrimtari me i madh francez eshte nje patriot qe shkruan per nje realitet francez... pra nuk eshte universal. E ka kete problem Franca, ne vend qe te promovohet me vlera universale, perpiqet qe te promovoj nje univers franko-centrik.

ne fakt, nese ka patur nje vlere te padiskutueshme literatura franceze (dhe kultura e saj ne pergjithesi), ka qene universaliteti. Dhe pikerisht, sa me patriotike, nacionale te jete nje veper arti, aq me universale eshte. nejse

Jo kur ajo qe percillet si vlere nuk ka te bej me patriotizmin ose kombin, por me nje kombesi te vecante. Nejse 

Lere se kush po jep mend se cfare duhet te beje Franca ne fushen e keltyres .smiley

Shkoni more se nuk kuptoni gje nga Franca, biles as Shoku Enver nuk kishte kuptuar gje, as Misto Treska dhe as Kadare konviktori.

Ohu sa duhet per te kuptuar Francen. Franca e vertete eshte e fshehte, fshihet se i vjen turp te dale rrugeve per te prishur kalldremet e per tja hedhur guret kokes se policise ne Gare de Lyon.

Kukamçefti ka filluar ne 14 te Kollozhegut.

 

Oh là là.

Anglezet nuk  lexojne librat e francezeve sepse eshte ceshtje kulture. Anglezet kane kulturen e tyre dhe "perandoria ku dielli nuk perendon kurre" eshte akoma e ngjitur shume fort ne mentalitetin e anglezeve. Ata qe lexojne libra ne Angli kane plot c'te lexojne nga autore angleze si dhe ata nga Amerika dhe Commonwealth-i. Nuk i vjen rradha francezeve. Nuk iu duhet as Hugoi e as keta rrembythjet e tjere franceze te shekullit te 21.

Te vetmen gje qe duan anglezet nga francezet eshte nje "croissant" ne " Pret-a-manger" dhe jane ne rregull me Francen si edhe ca pushime ne Nice dhe ne Saint Tropez. Se kjo eshte epoka e anglo-saksoneve or tije.

Biles dhe francezet vete, te shquar per ushqimin e tyre te shendetshem dhe plot shije (perjashtuar ate tartar-in qe une nuk e honeps dot) nuk kane gjetur akoma nje fjale frengjisht per ...

"Le Pudding".

 

"Autoret franceze" eshte atu ku ndalohet se lexuari ky artikull...

Intelektualet franceze sot jetojne ne kullat e tyre te fildishta dhe s'e kane as haberin fare se c'ndodh ne France. Gjendja e tyre ngjan me shume me romanin Dekameroni. Ata s'e shohin fare si po degjeneron Franca, qe po behet Algjeri para syve te tyre. Per ta kjo s'ka rendesi, vetem idete e tyre madheshtore dhe te perjetshme kane rendesi. C'ka letersia franceze sot te denje per te lexuar? Une kam jetuar ne France dhe flas frengjisht rrjedhshem.

Intelektualet franceze sot jane nje grup qe lexojne njeri-tjetrin dhe i bejne komplimente njeri-tjetrit. Eshte megjithmend nje situate perverse dhe shume narcize. Kadare ne fakt eshte shume i famshem ne France. E njihnin kur isha atje, dhe kam folur me shume profesore. Ai shkruan ate llojin e perrallave magjepsese me mbret dhe pa lidhje me realitetin (Kronike ne gur) qe hipnotizon intelektualet franceze. Aq me teper qe fiset barbare qe shqyrton Kadare ndodhen ne zemer te Evropes.

Franca eshte ajo qe eshte tashi, nuk e ndryshojme dot.

Ate llaf mos e thuj ti.po te marre keshilltare shqiptare nga ata  qe i japin mend gjithe dynjase ajo do te shpetoje nga dekadenca e humnera ku eshte vithisursmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).