Lufta ndaj krimit, të rrugës apo të organizuar, kërkon një bashkëpunim të të gjitha hallkave të drejtësisë, të cilat, nëse bashkërendojnë punën, mund të parandalojnë apo zbardhin ngjarje kriminale. Por, kohët e fundit, dy institucionet që operojnë në “emër të shtetit”, përkatësisht policia dhe prokuroria, nuk po gjejnë rrugën e përbashkët, të paktën për disa çështje të nxehta, të realizuara kohët e fundit. Sipas një vëzhgimi të thjeshtë, vetëm në javët e fundit, mund të regjistrohen të paktën 10 çështje që kanë nxitur përplasje mes këtyre institucioneve, të cilat përkthehen me punë të dobët në hetimin dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale. Madje, këto divergjenca kanë sjellë edhe moszbulimin e ngjarjeve të rënda, apo edhe me zvarritjen e kallëzimeve për dosjet e korrupsionit. Të dyja këto institucione akuzojnë indirekt njëri-tjetrin për “punë të dobët”. Por, në momentin që çështja zbardhet, secila mundohet që të marrë meritat. Kjo “luftë e ftohtë” deri më tani ka sjellë që kriminelë të rrezikshëm të mos arrestohen, apo edhe hetimet për çështje si vrasja e bankierit, Lazarati, apo serveri i tatimeve, të jetë në vendnumëro, duke krijuar vetëm letërkëmbime mes këtyre institucioneve. Duhet medoemos që policia dhe prokuroria t’i bashkojnë forcat, pasi shprehja “krimi është një hap para drejtësisë” tashmë nuk gjen më vend. Aktualisht, “krimi është disa hapa para drejtësisë”, e cila nuk po gjen metodat për ta luftuar. Shumë prej ngjarjeve të rënda kriminale vazhdojnë të mos zbardhen, kjo për faktin se hetimet në “teori” dhe “praktikë” lënë shumë për të dëshiruar. Gazeta Shqip ka bërë një vëzhgim për çështjet që kanë sjellë përplasjet mes policisë dhe prokurorisë, të cilat për hir të së vërtetës janë të shumta sesa rastet që po publikojmë më poshtë.

1. Baroni i drogës

Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kohë që po hetonte një grup kriminal që trafikonte droga të forta. Ky grup kishte dy baza, një në Fushë-Krujë dhe tjetrën në Prishtinë. Hetimet kishin nisur nga informacionet e drejtësisë amerikane, ndërsa u urdhërua edhe nisja e operacionit për kapjen e të dyshuarve. Policia ekzekutoi disa urdhra të prokurorëve, por operacioni për arrestimin e kreut të kësaj organizate, Gëzim Çela, pësoi rrjedhje. Dikush spiunoi policinë, çka solli edhe arratisjen e “baronit”, i cili vazhdon që të jetë në liri. Më vonë, prokuroria tha se i kishte dhënë policisë koordinatat e sakta të vendndodhjes së Çelës, por në momentin që agjentët shkuan në vendqëndrimin e tij, ata nuk e gjetën.

2. Lazarati

Operacioni për ndërhyrjen në fshatin e Lazaratit ka qenë një nga më të suksesshmit e policisë shqiptare. Prej gati 20 vitesh, askush nuk kishte ndërhyrë në këtë fshat, i cili konsiderohej me të drejtë si “republika e hashashit”. Policia arrestoi dhe shoqëroi dhjetëra persona, ndërsa gjatë operacionit akuzoi rëndë prokurorinë se nuk kishte çuar grupe hetimi për të dokumentuar ngjarjet kriminale. Megjithëse janë vënë nën akuzë mbi 35 persona, sërish policia thotë se akuza nuk ka dokumentuar të gjitha provat e saj, të cilat ishin “sheshit”. Policia e Shtetit akuzoi publikisht edhe kreun e kësaj komune, Dasho Aliko, për pjesëmarrje në grup kriminal, vrasje në tentativë, por hetimet ndaj këtij personi vazhdojnë të jenë “në ajër”. Disa lazaratas janë arrestuar me të tilla akuza, ndërsa Aliko po hetohet ende në gjendje të lirë.

3. Vrasja e Santos

Ekzekutimi i bankierit Artan Santo në një nga zonat më të populluara dhe të vëzhguara të Tiranës vazhdon të jetë pa autor. Prokuroria dhe policia ende nuk kanë gjetur prova për autorët e mundshëm, ndërsa mes këtyre institucioneve ka pasur edhe fërkime gjatë javëve të fundit. Akuza thotë se policia nuk ka vepruar për të arrestuar autorët, që u larguan në sytë e disa efektivëve, ndërsa policia replikon duke i dërguar akuzës dy të dyshuar. Pas shumë ditësh, këta të dyshuar lirohen dhe hetimet kthehen në pikën zero, ndërsa prokuroria i dërgon policisë dosjen “për zbulim”. Akuza i ka quajtur provat e policisë si qesharake dhe jo të vërteta, madje edhe mënyrën e arrestimit të dy të dyshuarve, që u cilësua i paligjshëm.

4. Gjin Gjoni

Hetimet për gjyqtarin Gjin Gjoni vijojnë në Prokurorinë e Elbasanit. Në fakt, hetimet ndaj anëtarit të KLD-së janë kryer paralelisht nga disa institucione. Së fundmi, edhe Policia e Shtetit tha se ka dërguar një kallëzim penal për këtë subjekt. Por, prokuroria thotë se në materialet e policisë nuk ka asnjë gjë të re, vetëm evidentimi i fakteve të nxjerra nga ILDKPKI-ja. Policia pretendon se ka gjetur prova se gjyqtari ka bërë pastrim parash, ndërsa një akuzë e tillë ende nuk është verifikuar nga grupi hetimor.

5. Korrupsioni

Policia e Shtetit, por edhe Ministria e Brendshme, kanë dërguar në prokurori dhjetëra kallëzime ndaj ish-drejtuesve për akuzën e korrupsionit. Madje, abuzime ka pasur me tenderët e reklamave, uniformave, tenderët e karburanteve, të karroatrecëve etj. Fakt është se vetëm një pjesë shumë e vogël e këtyre kallëzime janë zbardhur nga prokuroria, e cila, sipas policisë, po vazhdon të zvarrisë këto çështje, që mbahen në duart e hetuesve për muaj me radhë.

6. Ekspertët e aksidenteve

Disa javë më parë, prokuroria u ankua zyrtarisht te Policia e Shtetit, por edhe te Ministria e Brendshme, për heqjen e ekspertëve për aksidentet rrugore. Aktualisht, ekspertët shtetërorë janë “shkrirë” dhe në vendngjarje shkojnë ekspertët privatë. Por, një gjë e tillë, ka rritur së tepërmi kostot e prokurorisë për të hetuar aksidentet, aq më tepër që privatët jo gjithmonë pranojnë të bëjnë të tilla ekspertimeve. Mësohet se Prokuroria e Tiranës, por edhe akuza qendrore, janë ankuar zyrtarisht te Policia e Shtetit për këtë situatë, ndërsa edhe ministri i Brendshëm është vënë në dijeni për këta ekspertë. Deri më tani vazhdon e njëjta situatë, ku prokuroria ka shumë vështirësi në aksidentet, ku në vendngjarje nuk shkojnë më këta ekspertë, por OPGJ-të fotografojnë vendin dhe më pas bëhet ekspertimit, por kësaj here “virtualisht”. Një gjë e tillë mund të sjellë edhe diskutime për rezultatin final, ku më të fituarit mund të jenë shkaktarët e këtyre aksidenteve.

7. Ligji për Byronë

Disa ditë më parë, me një shkresë drejtuar Kuvendit të Republikës, ku dhe po diskutohet ligji për Byronë Kombëtare të Hetimit, Prokurori i Përgjithshëm e cilëson në kundërshtim me Kushtetutën të drejtën e policisë për të kryer filmime ambientale apo përgjime, pa marrë më parë miratimin në prokurori. “Kjo strukturë duhet të varet jo vetëm nga ministri, por edhe nga Prokurori i Përgjithshëm. Formulimi krijon përplasje me kuadrin ligjor në fuqi”, ka evidentuar Adriatik Llalla. Megjithatë, në të njëjtin komision, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha se “Policia e Shtetit varet nga ligji dhe jo nga ministri dhe as nga ministria”. Prokuroria thotë se: “Mënyra e kërkimit, marrjes dhe administrimit të provave në procesin penal nga subjektet e procedimit përfshi këtu edhe policinë gjyqësore të Policisë së Shtetit, janë të parashikuara aktualisht në Kodin e Procedurës Penale dhe nuk mund të rregullohen me një ligj të Policisë së Shtetit”. Akuza është kundër edhe nenit që “policia mund të përdorë edhe bashkëpunimin e fshehtë me individë, regjistrimin me kamera në mjedise publike dhe private, vëzhgimin në mënyrë të fshehte të personave dhe mjediseve, si dhe pajisjet gjurmuese të vendndodhjes”. Sipas saj, një gjë e tillë bie ndesh edhe me Kushtetutën, pasi regjistrimi me kamera në ambiente private nuk mund të kryhet pa autorizim/vendim gjyqësor apo në rastet e flagrancës pa autorizim të prokurorit.

8. Serveri i Tatimeve

Prej muajsh, prokuroria vazhdon të hetojë ndërhyrjet në serverin e tatimeve. Madje, në fillim të këtyre hetimeve policia ndaloi edhe ish-shefin e IT-së, Rinald Riska. Prokuroria e cilësoi këtë ndalim të paligjshëm dhe urdhëroi lirimin e tij. Më pas, akuza dhe policia janë përplasur disa herë për provat e mbledhura, aq sa kjo çështje vazhdon të mos ketë të pandehur, por vetëm dy çështje që hetohen paralelisht.

9. 21 janari & Gërdeci

Mazhoranca aktuale ka kërkuar që këto dy çështje të rihetohen. Por, prokuroria ka hapur vetëm disa fragmente të 21 Janarit, siç është edhe vrasja e pazbardhur e Aleks Nikës, apo edhe veprimet e policisë me demonstruesit. Akuza, pas rihapjes, duke shfrytëzuar hapësirat ligjore, e dërgoi çështjen “për zbulim”, ndërkohë që së fundmi policia ka kallëzuar penalisht ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, dhe Agron Kuliçaj. Ndërkohë, për Gërdecin, asnjë hetim i ri.

10. Ekstradimet

Çështje e nxehtë për prokurorinë dhe policinë janë edhe personat që arrestohen për llogari të autoriteteve të huaja. Muajt e fundit është konstatuar se shumë prej këtyre personave janë liruar, si në Shqipëri ashtu edhe në vendet ku janë akuzuar. Megjithatë, kjo pikë i afron më shumë këto institucione, të cilat janë vënë kundër gjykatave, që arrijnë që të lirojnë në masë personat më të kërkuar në vendet perëndimore.

11 Komente

21 Janari eshte me i thjeshte per tu Hetuar e percaktuar Pergjegjesite ...

Grupi i Zjarrit ??

Ketu fillon. Perse duhej KY ? Eshte paragjykuar te hapet Zjarr ! Perse ? Cfare situate Ligjore ( Info zyrtare nga Shik , Polici , Prokurori ) disponon Garda qe ka marre Urdhrin per Gruop Zjarri ... Ne cilat Raste ngrihet e vepron KY ? 

Ka qelluar me nisiative ?

Perse ? si vepron Ky Grup ( per mua ne kuader te Krimit masiv qe ka kryer Min e Brendeshme ) me Urdher  apo me Nisiative ?

Ku eshte Pokolli  i Komandes ku analizohen  ata qe kane Hapur ZJARR dhe cfare masash ka marre ? 

Dhe pa pike veshtiresie do dale qe Berisha e ka paragjykuar ne Kuadrin e "do Ju shkul dhenbe e dhemballe " e mbeshtetur ngaFilosoFia Dylqinje Topalli "Birisha bani gabim qe nuk ju dha nga nje Plumb Ballit Ju socialisteve " Kane  shfrytezuar Postin per Idete kriminale duke perfshire dhe Vartesin e tij ish Min e Brendshem .Komanda Zjarr ka vetem nje argument e nje Qender ...

Berisha me Altoparlantet e tij !

Lalla si gjithnje merret me Gezhojat ...

Xake a e mban mend shkakun e 21 janarit?Pse protestuan njerezit?

Per cfare te duhet Shkaku ? Shkaku eshte Majmuni qe u shndrrua ne njeri dhe pas ' 92 qe beri te zgjuar te beje pejetje me mejtim te mendjes dhe Alben me zamete smiley

Ne nuk jemi Prokurore por po te isha shkakun e Vrasjeve do e Gjeja tek regjimi Megahajdut , i Megakorruptuar , Arrogant e Kriminal i Berishes . Ti si gjithnje e gjen tek emrat e Ilir hajdutit dhe nuk mund te jete ndryshe nga llafazane Politike gjasme Puritane .

Me sa mba mend dhe ti Iliri Ju nenshtrua nje porcesi Gjyqesor te Porositur nga Po regjimi Kleptokrat I Berishes ! Dengela ben tani qe " i Vrau Rama "..pse nuk arrestohet Iliri ? se  Vrasesi Berisha nuk qelloi me Pistolete .vetem urdher per ZJARR dha !

Ja nje gjo e fresket fare, ka ndodh para nje muaji, vrasja e Santos.

http://www.lapsi.al/lajme/2014/07/21/vid...

E forta eshte se Salla Operative ishte bosh, dikush i kishte telefonuar policit qe ishte ne krye te detyres "se e kerkonte shefi i modh". Salla operative ishte pa njeri, per rrjedhoj nuk ngrihet asnji postobllok per kapjen e doreseve. 

Kjo bie shume ere, perzotin!

 

Aty duhet nje dore e forte, qe te vere rregull kudo. Perndryshe keshtu do zvarriten shum çeshtje dhe padrejtesia do triumfoje mbi drejtesine. 

Aty pikerisht duhet nje DORE jo e Forte ne kuptimin "te shkul dhembe e dhemballe " Aty ka nevoje te Spastrohet tereni nga teorite e Halimrave te Supes dhe Ulerimat politike te Starzinireve .

Ka nevoje te ngrihet Prokuroria ne Pergjegjshmerine e Detyres ndaj Ligjit . Aty prokuroret pa pike droje duhen Cilesuar si ' marifetcij " servile dhe "te perdorur "nga Pushteti . Dhe pikerisht ketu duhet te filloje Reforma tek Pergjegjesia dhe Koha .Ato te nxjerrin ne se je i Paafte apo i "perdorur " ne se je i afte ..nuk ankohesh por Zbaton Ligjin !

Por pikerisht keto Kundershton Musteqe Dordoleci Politik me emer te Modh mer jahu ..President Nioshanlliu se Korobocka e Saliut !

Shikoni akuzat qe ben Halimi Supes ...? Asnje fjale per Ceshtje te zvarritura ..vetem Rama do te kape Shtetin ? Ballafaqojeni me qendrimin ndaj Ceshtjes Lazarati parullen Mitingashe te matrapazeve te PD-hit .." Shqiperia ne Proteste kunder Droges "

Ne se do te behej Kjo nga Prokuroria do dilte Plotesisht Zbuluar edhe Vatha e Fundit e Shkaterruesve te Shtetit e Shoqerise ..qendra e Korrupsionit Shqiptar me aq mund e Instaluar ng Berisha .......Gjyqsori .

Policia eshte fare Zbuluar ne se shkel Ligjin ne Krahasim me prokurorine dhe matrapazet e Gjyqeve . Kunderveniet ndaj saj jane Bllofe e cfrytezohen Politikisht per "buken e gojes " 

Vrasja e Santos , Policia e mori vesh e fundit , ose e dinte me perpara qe do e vrisnin. Ekspertet e aksidenteve , ish barinj . Ekstradimet , shume nga te Punesuarit e Rilindjes ne Polici  nuk e dinin cfare dot te thote " Ekstradim "  .  21 Janari, pyesni Liken  smiley

Ne vrasjen e Santos hetimi ka bere perparime.deri tani policia ka zbuluar se vrasesit santon nuk e kishin aspak xhan.

Do e kene bere per ekuiliber me qe pokuroria e kishte xhan Gezim Celen

Ministri i te perbrendshmeve te Salihut deklaroi se..." vrasje e depudetit Xhindi,
shum shpejt po zbardhet ... ! " Bilez, ahere nuk ishte tamam gjytyrim
Ju, Alba , sigurisht ...nuk e keni degjuar ...?

Ca flet ky shkrimi, per Teletubbies?

Didi... Llalla.... Tinky-Winky

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).