U bënë 300 ditë të qeverisë së Kryeministrit Rama, por përballja me korrupsionin ka qenë aq e vakët sa vështirë të meritojë emrin “luftë”. Shqipëria vazhdon të jetë një shtet ku pasurimi korruptiv i një shtrese ish-qeveritarësh perceptohet me sy të lirë, por askush nuk vepron për ta ndëshkuar këtë korrupsion. Kjo është specifika e Shqipërisë sot. Dhe ndërsa statusi i pandëshkueshmërisë i disa politikanëve, zyrtarëve apo gjyqtarëve të pasuruar llahtarisht mbetet po aq i paprekshëm sa më parë, shpresa dhe besimi për një antikorrupsion të vërtetë, që do t’i rreshtonte të gjithë barabar para ligjit, po tretet me shpejtësi. Lajmet për hetimin e ndonjë mjeku, mësuesi apo infermieri për marrje ryshfeti, ngjallin vetëm qesëndi. Në fakt, tingëllojnë si një maskim me antikorrupsion të vogël paaftësinë për të luftuar korrupsionin e madh. Dhe askush nuk do të besojë te prokuroria dhe drejtësia dhe vullneti politik i qeverisë “Rama” për antikorrupsion, nëse në rrjetën e drejtësisë bien vetëm ca cironka të vogla ryshfetesh dhe jo peshkaqenët e korrupsionit 23-vjeçar që kanë gëlltitur miliona nga buxheti i shtetit më të varfër të Europës.

 

***

Peshku qelbet nga koka – është një thënie e vjetër. Edhe peshku i shtetit shqiptar është korruptuar nga koka, përpara se kalbëzimi të arrijnë te bishti. Dhe kokat janë presidentët, kryeministrat, ministrat e këtyre viteve që kanë bërë politika, kanë marrë vendime, kanë organizuar tenderë për punime dhe investime publike që më së shumti janë grabitur. Nuk është rastësi që dallgët e antikorrupsionit, në vende kur ekziston vullneti politik, si dhe sistemi i institucioneve për t’i ngritur këto dallgë përlajnë, para së gjithash, presidentë dhe ish-presidentë shtetesh, kryeministra dhe ish-kryeministra si Kohl në Gjermani, Sanader në Kroaci, Berluskoni në Itali. Atje fryma e ligjit dhe e barazisë para tij nuk lejon që të marrësh në hetuesi Zhan Valzhanin se ka vjedhur një copë bukë dhe të lësh pa hetuar e gjykuar politikanin, kryeministrin apo ministrin që vjedh miliona nga buxheti publik. Atje antikorrupsoni nuk hedh vetëm grepin për të kapur cironka, por edhe rrjetën e hekurt për të kapur peshkaqenët e korrupsionit.

 

***

Por, në Shqipëri, vazhdon të jetë ndryshe. Në Shqipëri vazhdon të triumfojë kulti i të plotfuqishmit që nuk pyet për ligj. Kush ka qenë në pushtet dhe ka vjedhur miliona i bëfshin mirë. Drejtësia nuk ka punë me ta. Vite më parë kur qe në opozitë, Sali Berisha sokëllinte kundër korrupsionit “të padrinos së drogës Fatos Nano”. Dhe betohej se me të ardhur në pushtet do ta çrrënjoste korrupsionin e socialistëve dhe në vend do të triumfonte drejtësia. Por sapo erdhi në pushtet, ky sharlatan i radhës, nuk bëri gjë tjetër veçse u kujdes për pasurimin e familjes dhe klanit të tij politik. Majekrahët e Berishës kundër “mamuthëve të korrupsionit socialist” ranë në surdinë dhe pas 8 vjetësh qeverisje me “duar të pastra”, Shqipëria u gjend edhe më e kalbur nga korrupsioni dhe allishverishet. “Antikorrupsioni” i Berishës rezultoi një tallje me shqiptarët dhe një gjethe fiku për hallatet e një korrupsioni edhe më galopant.

 

***

Por Berisha i shkaktoi edhe një dëm tjetër të pallogaritshëm shqiptarëve, duke shkatërruar të gjithë sistemin që është i domosdoshëm për ta bërë luftën antikorrupsion një funksion organik të shtetit, pavarësisht axhendave apo vullnetit politik të qeverive dhe që vijnë e shkojnë. Berisha, me forma nga më të ndryshmet (nga korruptimi e deri te presioni i hapur), bëri zap institucionin e prokurorisë dhe gjykatat. Rrallë do të gjendet në historinë e Shqipërisë një qeveri si ajo e Sali Berishës që është përfshirë në superskandale dramatike si investimi i Rrugës Durrës-Kukës, Gërdeci apo edhe krime si 21 janari dhe askush nga qeveria të mos jetë prekur edhe një qime floku nga drejtësia. Kjo nuk është një rastësi, por rrjedhojë e kapjes së sistemit të drejtësisë nga ish-qeveria “Berisha”, të kapjes së atyre institucioneve dhe atyre njerëzve që edhe sot i telekomandon si robotë, ndërsa qahet se qeveria “Rama” po sulmon institucionet e “pavarura”! Edhe ndër shtetet më të korruptuara edhe pa asnjë qeveritar të lartë nën pranga?! Po ku ka nxitje më të madhe për korrupsion edhe më të madh se ky mjedis pandëshkueshmërie dhe kalbëzimi të “drejtësisë”?

 

***

Berisha nuk mund të mbijetonte kaq gjatë në pushtet dhe në politikë nëse nuk asgjësonte ato institucione hetimi dhe drejtësie që nuk njohin të gjithëpushtetshëm, por vetëm shtetasin që, kur shkel ligjin, përgjigjet para tij si edhe çdo qytetar tjetër. Madje kur shtetasi që ka shkelur ligjin duke bërë korrupsion është zyrtar i lartë, ministër apo kryeministër, e dënojnë edhe më ashpërsisht, sepse përveç shkeljes së ligjit, ka edhe një faj tjetër, ka shpërdoruar besimin publik. Po të ekzistonin këta prokurorë dhe gjykatës në Shqipëri, dikush do ta kish thirrur në hetuesi shtetasin Berisha për të dhënë shpjegime se si “rastisi” që hektarët e tokës së blerë nga vajza e tij në Porto Romano për llogari të Damir Fazlliç u përfshinë me një vendim qeverie si pjesë e një projekti për park energjetik, gjë që ia shumëfishoi vlerën duke i falur fitime të majme vajzës dhe mikut të tij të përfolur si mafioz? Rastësisht apo jo rastësisht, këtu kemi një konflikt të pastër interesi në një vendimmarrje qeverie, që asnjë organ i pavarur hetimi nuk mund ta neglizhonte. Për të mos folur pastaj për origjinën e milionave të përfshira në këto transaksione që janë një tjetër mesele që bie erë pastrimi parash.

 

***

Sa qe në pushtet, Berisha i obstruktoi hetimet ndaj korrupsionit të familjes dhe klanit të tij me kapje të prokurorëve dhe gjykatësve dhe aty ku kjo nuk funksionoi, me presione të hapura dhe brutale. Por ajo që nuk u bë në kohën e Berishës duhet të bëhet sot, kur ai nuk është më në pushtet. Është e vërtetë që qeveria “Rama” ndesh një pengesë të madhe që është, mungesa e një sistemi të pavarur drejtësie. Por ajo duhet të bëjë pa vonesë atë që i takon asaj. Të ridenoncojë në prokurori të gjithë dosjet e korrupsioneve, superskandaleve dhe krimeve (Rruga Durrës-Kukës, Gërdeci, 21 janari, Porto Romano etj.) të harruara apo pezulluara me “procedura ligjore” nga shërbëtorët e qeverisë së mëparshme në prokurori e gjykata. Dhe në rast se prokuroria nuk bën detyrën që i ka ngarkuar Kushtetuta për të hetuar dhe për të dërguar në bankën e kauzës korrupsionin dhe krimin, për të cilën edhe paguhet nga publiku, atëherë shumica e sotme ka të gjithë të drejtën të largojë të gjithë ata prokurorë që nuk bëjnë detyrën. Duke filluar edhe nga kryeprokurori Llalla. Dhe kështu duhet të ndodhë me të gjithë ata që institucionet e shtetit i kanë kthyer në bastione të një ish-qeverie të korruptuar. Pra kundër shtetit.

 

***

Koha nuk pret. Ose shumica dhe qeveria do të veprojnë me vendosmëri për vënien në funksionim të mekanizmit të drejtësisë që ndëshkon korrupsionin pa dallim (majtas, djathtas, lart e poshtë madje edhe në qendër po deshët) ose do të vijë momenti kur zhgënjimi do të jetë i pashmangshëm dhe antikorrupsioni i Rilindjes do të rezultojë një ritallje. Sepse Rilindja ka premtuar antikorrupsion. Se pa antikorrupsion nuk mund të ketë Rilindje të shtetit. Se mungesa e vullnetit për të luftuar korrupsionin e djeshëm nuk mund të ketë shkak tjetër veç korrupsionit të sotëm apo aspiratës për korrupsion. Është në instinktin e njerëzve të pakorruptuar ta neverisin dhe urrejnë korrupsionin, prandaj edhe ta luftojë. Qeveritarët e sotëm duhet të dëshmojnë me fakte se nuk u mungon ky instinkt. Vetëm korruptimi të pengon të luftosh korrupsionin. Qeveria “Rama” nuk ka rrugëdalje, ose do të luftojë korrupsionin ose do të damkoset edhe ajo me korrupsion! Rrugë të mesme nuk ka!

32 Komente

 Dhe askush nuk do të besojë te prokuroria dhe drejtësia dhe vullneti politik i qeverisë “Rama” për antikorrupsion, nëse në rrjetën e drejtësisë bien vetëm ca cironka të vogla ryshfetesh dhe jo peshkaqenët e korrupsionit 23-vjeçar që kanë gëlltitur miliona nga buxheti i shtetit më të varfër të Europës.

Prokuroria e ke menien ku me gjet nanje peshk te vogel, cironke me i hedh grepin mer plak, se perndryshe peshku i modh i ka hudh grepin prokurorise.

Shqiperia e ka marre rrugen e mootit me kohe e me vaft, jane formu kastat. Kush eshte ne fund te piramides e ka gjithnje te futur, gjithnje nen kercenim per nje vend pune te keqpaguar.

Nje kerkim te shpejte me ctrl+f ne artikullin ne te cilin Stefani ankohet pse vazhdon akoma korrupsioni ne qeverisjen Rama + Meta:

- Rama permendet 5 here, nga te cilat te 5ta heret i adresohet qeverise ne pergjithesi (qeveria Rama) jo personit.

- Meta, ndryshe nga artikujt e tjere te tij, ketu permendet 0 here

- Berisha permendet 11 here, nga te cilat vetem 1 here adresuar qeverise se tij

Mu te 15kaci, Tore-Thimi-Baci, Andreaaaa.

P.S. O admin, tipa si Stefani Peshku ka plot, mos u lodh kot...kenge ka qene dhe kjo, pakez e modifikuar lol

hahaha - po mir o rob ti gjeja e pare qe ben ne cdo artikull eshte krahasimi PS/PD? 

Jo bre je skic. Ajo qe desha te them eshte qe ky (Stefani) po i kerkon llogari qeverise Rama-Meta per mosluftimin e korruspionit duke u masturbuar me Berishen...pak a shume si t'i kerkosh llogari qeverise Obama per mardheniet aktuale me Izraelin duke thene "Bushi e sulmoi kot Irakun", dmth pa lidhje. 

Ose qe ta kuptosh me mire, si i Lebetitmi dhe Kuazimondo qe sa here s'i ngrihet n'krevat vijne ne Peshk dhe shajne "salukun" dhe "frymorin" ...dmth eshte ceshtje fiksmi dhe militantizmi paralizues, gje e cila mund te jete cdo gje pervec koment/analize politike.

po joooo mer xhib - pse ben psikoanaliza? mgjths mund te kesh te drejte deri diku sa i perket ketij Stefanit. 

merre thjesht fare: Ramameta tha "do luftojme korrupsionin" (meta duke nenqesh), atehere pse mos ti kerkojm llogari? Bujrum luftoje, hapini ato qitapet e prokurorise dhe filloni punen me berishrat. Kaq, ska nevoje ta lexosh aq thelle, me te ngritura e pa te ngritura. Ajo puna e birishes eshte trash kaq shume sa ty te duket sikur njerzit jane bere me fiksime edhe ske faj.

Xhibo, ti ndoshta edhe me njef por te siguroj qe i Lebetitmi e ka ngref gjithe kohes...ka edhe Legjenda.

Te kthehemi tek kelyshat e Cunit te Sheqeres, Xhibo, qe thon pse e mbani ne goje Cunin e Sheqeres e Xthenin.....Xhibo ti ose je budalla ose maskara...Cuni i Sheqeres sipas te Lebetitmit eshte ende ne pushtet ekonomik, policor, presidencial dhe ene kur boni gjasme sikur e leshoji kryesine e PeDit po prap ai i terheq fijet.

Dikush ankohet per Enver Hoxhen e dikush per Ahmet Zogun...pse kelyshat e Cunit te Sheqeres kan ende kaq debolese per Liderin???? Jane te gjithe Goxhaj....ja ku jeni katandis o shpirtera te fendur.

"shpirtera te fendur" eshte e mire si kunj lebetitso, te tjerat hidhi n'kosh se jane thjesht fenda.

Ne shqipot jemi me ADHD si komb, ne biseda e kemi veshtire ti permbahemi ceshtjes ne fjale dhe hapemi si vaji n'lakra, e juve tipat mili(dele)tante mundoheni ta perdorni kete sindrome ne cdo ceshtje qe diskutohet per ta lidhur gomarin po tek fiksimi juaj (berisha ose rama, sipas krahut). S'ka thene kush se s'duhet folur per Berishen, por ai s'ka si te jete kryefjala e bisedes per qeverisjen e RaMetes, se kesisoj vetvetiu anullohet Rilindja, 1milionshuplakshi i zgjedhjeve te 203-es, etj. 

Ike ha ca makarona tani se mbase te ngrihet pakez me teper, truri, se i ke gjithe komentet ne Peshk me tre fjale kyce, sikur te ishe robot i bere me pune vullnetare: cuni, sheqeres, goxhaj smiley

Zhibi, ju jeni produkt i Berishizmit, dhe flisni me gojen e Cunit te Sheqeres... ai merret me ke i ngrefet e ke Jo. Po cer ke mo Toc Kuklle qe merresh se kush e ka posht e kush e ka lart...Jo per gjo po merresh ene me ate te Lebetitmit .... A do me e pa si e ka i Lebetitmi? Hec e ma shif po sbohen kto muhabete ne publik...se kena ene zonja ne ket domain e na ofendohen. Bohuni njereZ, ju kom thon 100 her ...per vete e Jo per mu. 

 

Dmth ti dashke te ma tregosh mua por vetem po te sigurohesh qe s'ta shef ndonje femer? smiley

Relaks mer ca ke qe u preke, une vec nga militantizmi te shava.

... sec po bisedonin, Toren ta fejonin , Andrea

Mu ke Vetsherbimi, Baci, Torja, Thimi ... dhe ke Embeltorja Thimi, Baci, Torja ... Andrea.

-E Vjollca sa thyve sot ?

- Kater ...

- Tete motra jote .....................smiley

http://www.youtube.com/watch?v=GT1tiYUBjaw

 

smiley

Bukur, me pelqeu. Eshte e vertete se populli pret drejtesi, por se kur do filloje Drejtesia te levize, kjo akoma nuk dihet. 

I rru trapin Stefani Likes .

Nga Andrea Stefani.

smileysmileysmiley

Ky dashka ti rrasi te gjithe brenda. Kismeti i NN te mbeteroje. smiley

Ata qe menojne se korrupsioni do te ndeshkohet ndonjehere ne shqiperi i bien legenit kot.

Deri diku e nderuar Alba je me te Drejte .Ke fut te tepert "ndeshkohet " ne vend te Spastrohet ..Varu hejbet ketyre Stefaneve . Anale si ata mund te kene qene Bartesit kryesore te Bacilit Korrupsion ..kKakarisin si puna e Pules !

Por ke te drejte edhe pse nuk sqarohen drejt Pyetjet themelore ....

Per se duhet Luftuar ..Per Cfare...Ne dobi te Kujt ..? jane nje Mbeshtetje e fuqishme ne "ironine " Teper Serioze tuajen .

Eshte nje situate qe perseritet nga Ali Asllani shume eger ..Gjeti nje zgjidhje ne nje Kohe kur Gjembi ka konstauar se "kishte shtet or tie " ..dhe Erdhen Barbaret e sali Qenef berishes ...dhe ja ku JEMI .smiley Ky sistem mos ti vije askujt , hidhshem eshte i pandashem me Korrupsioni Lind bashke me te dhe eshte pjese e pandare tij . Nje semundje e Domsdoshme .Po e le , kjo semundje Zhvillohet dhe shfaqet sic eshte shfaqur me sindromen Kanceroze Sali Sheqere Berisha .

Ja pse shoqeria eshte e semure Rende .

Por une jam me ate qe Duhet dhe eshte Plotesisht e Mundur te NDESHKOHET ose Operohet Sepse bacili eshte zbuluar ..Bacili Berisha me  "kulturen e mosndeshkimit " rezultoi si vatra me shendetshme e Korrupsionit deri aty sa qe eshte shtrire ne cdo Qelize .

Mentalitei dhe Praktikat e Klanit Megahajdut Berisha e kan bere meQELLIM .Pikerisht ky Qellim duhet zbuluar sa me thelle dhe duhet te Ndeshkohet .

Ndryshe Shqiperia do semuret per VDEKJE pa Sherim

Berisha eshte kellire po hedhja e te gjitha fajeve atij nuk eshte e drejte.ne fakt shfrytezohet nga te tjeret per te hequr vemendjen nga vetja.Psh si e ka ngritur Ilir Rexhep Meta me nje rroge zyrtare sa te nje pjatalaresi ne berlin nje vile me te madhe nga ajo e Tom Cruise?

Futet ne burg ai me ate buzeqeshje te pafajshme smiley

Jep direktiva te rendesishme si:rritja e punesimit do te rrise mireqenien.me shume pune me shume buke per popullinsmiley

populli e voton, kush jemi na qe te gjykojme ate mencurine teper te thelle te popullit shqiptar..

Sa shum ju desh ketij Stefanit per ta pohuar se nga i vjen era peshkut ...!

Andrea o trim, mos shko te besh analistin ne AS Tv, sepse bosi i atij televizioni i detyrohet shtetit nje shume prej 90 milione usd duke mashtruar te gjithe institucionet ne Shqiperi dhe qe une besoj se tek ai duhet kerkuar dhe vrasja e Santos. Perendia me ndjehte per kete te fundit !

Mos me thuaj qe shkon per hater meqe moderatori i emisionit eshte burri i Ministres se Kultures.

He, qe mos me dale nga mendja : sot Ministra e Kultures, Sidorela, ne analizen e 300 diteve leshoi nje mbrockull publike qe poshteroi Kryetarin e Akademise se Shkencave, nje arkeolog 24 karat, lidhur me problemet e arkeologjise ne Apoloni.

Une nuk te besoj. Je bere si Nazarko i madh.

P.S. Meqe eshte fjala per peshqit e medhenj e qe peshku qelbet nga koka : di gje cfare po behet me hetimin e privatizimit te famshem 900 milione usd?

...pas cdo shkrimi ne pergj te gjithe komentojne me tallje me cinizem etj etj....po ca te bojne keta gazetaret o vlla....e ka fajin sistemi  thone pushtetaret....sa me shume shkrime te tilla mire bojne ...(mgjthse meten asjne se pemend qe ai eshte kap gjalle fare...e kane frike apo harrojne???!!!)...te pakten media duhet te gjuj fort ne ket drejtim...

 

Media ne kete drejtim sidomos Analetr e lloit " Ne na duhet te Luftojmë Korrupsionin " janë mbjellsit e Korrupsionit Real.

Nuk ka punë media përveçse të informojë .Në se dëshërojnë këta sumsat me kalem le të Investigojnë e as të mos çorodisin Miletin me formula Bajate as të mos dëngëlisin si të zgjuar me Udhëzime e tregim rrugësh si kallauzë fshati .

Miedia mund të denoncojë me fakte jo me emisione të Fevzi uturalut me tralala zura një Galë !

Media deri më sot ka qenë FIXI për këtë Lloj Problemi . Ndërsa këtu kemi Gjëmbin që i zbulon rrënjlët dhe babain Korripsionit edhe me një Foto smiley Çfarë pret Media ?

Alba e nderuar ..Bëhet fjalë për frazën tuaj nuk bëhet fjalë më se di Gjëmbi të zbulojë të Korruptuatit apo jo .smiley Gjëmbi është Gjëmb dhe dihet përse vlen . Bëhet fjalë për një Strategj itë Mbrojtur në praktikë  me xhandarë , badiguardë , me Ligje e me Gjyqsor si "Kultura e Mosndëshkimit " që na propogandonte Përç Zogu si xgjuarsi e Berishës sepse " kemi vuajtur nga kjo në Komunizëm "smiley

  ? Po pse çfarë i di njerzit ? Subjekt tregimesh me sek partie Komuniste ?

Dhe që të jesh rehat edhe me Kulturën tënde për hedhjen e Fajit Kryehajdutit dhe Kryearkitektit të Korrupsionit ja dhe një tjetër nga Kultura Dymijë Vjeçare Botërore .

Në se mbretit i vjen mirë të hedhë një VEZË në gurmaz

Ushtria prapa tij 1000 PULA në shtiza përplas ..

Ps ..se mos e ngatrron Safet Berishën me Sali Berishën , dhe këtu ke të drejtë .Nuk ka faj Saliu !

Di gje njeri c'behet me Llotarine Kombetare? Para dy vjeteve kryeministri i tanishem deklaronte kete, madje i conte letra dhe kancelarit te Austrise. Po tani c'behet, apo Samir Mane beri adetin nderkohe?

Po me lojrat e fatit qe u mbyllen me buje te madhe c'u be?

Ja e sheh...... e xëbuloi dhe një Korrupsion Gjëmbi smiley Tipike e mdiave të sumsave me Kalem .Le të rrjedhë çeliku ..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).