Tradita e kulturës orientale, ngrihet në sipërfaqe duke u prezantuar në kinemanë më të bukur estetike nga regjizori modern korean Kim Ki - duk. ‘’Spring, Summer, Fall, Winter and Spring again’’, përmbledh brënda një filmi me pesë tabllo, esencen e filozofisë orientale : Harmonia tokësore e njeriut në raport me shoqërinë, natyrën dhe ligjin, mund të arrihet nëpërmjet ripërteritjes delikate por të mundimshme, të trupit, shpirtit dhe mëndjes.

Ashtu sic thekson dhe filozofi francez Foucault në një prej diskursve te tij mbi këndvështrimin krahasimor të pushtetet që rrjedhin nga besimi Pastoratit dhe besimi në Lindjen e Largët, Konfucianizmit apo llojet e tjera në Orient, keto te fundit kanë një ndikim që e projektojnë në nivelin e rendit shoqëror, e jo vetëm individual :

‘’Pastorati  synon thelbësisht një shenjestër që gjendet në të përtejmen dhe ndërhyn këtu poshtë vetëm në varësi të kësaj të përtejme, ndërsa konfucianizmi luan kryesisht një rol tokësor. Konfucianizmi synon një forcim të përgjithshëm të korpusit shoqëror nëpërmjet një tërsie rregullash të përgjithshme që vendosen ndaj individëve, ndërkohë që pastorati vendos marrdhënie të individualizuara bindjeje ndërmjet pastoratit dhe tufës së tij’’ ( atë c’ka besimi i krishterë na ka mësuar nëpërmjet pasojave që kanë ardhur gjatë gjithë historinë se njerëzimit )
 

Episodet janë të ndara në katër kohë stinore që rrjedhin në mënyrë ciklike, në dekada të ndryshme. Secila prej tyre përfaqëson një etapë të udhës së jetës të një murgu të ardhshëm budist. Perkatesisht pesë të tilla : fëmijëria, adoloshenca, rinia, mosha e mesme , dhe ajo e vjetër.
 

Jemi në pranverë, realiteti nis me hapjen një dere brenda një tempulli pranë një liqeni të qetë mes maleve të thella të Koresë së Jugut. Imazhet e para, janë të zhveshura, pa asnjë element njerëzor, por një përzierje e natyrës autentike me krijime artificiale. Eshtë pikërisht ajo që Deleuze e quan imazh - impuls : një sfond tërësisht i pastër që të con në nxitje të mëtejshme.
Një djale i vogel që jeton bashkë me një asket mësues brënda atij tempulli , duke iu bindur detyrimeve që ky i fundit i vë për t’i ndjekur. Gjatë rrugës nëpër natyrën pyjore dhe kodrave shkëmbore, sheh më kureshtjen e një fëmije gjallesat rreth e qark. Vendos të luajë me to, duke i lidhur mbas trupit të tre gjallesave (një gjarpëri, një bretkose dhe një peshku) një gurickë të vogël, por që i vështirsonte ecjen. Të nesërmen, mësuesi vendos t’i lidhë mbas trupit një gur të madh, që duhet ta tërheqë deri në kodrat ku kishte lidhur gjallesat. Nëse gjallesat kanë mbijetuar, atëherë do clirohej prej gurit që i lodhte trupin. Nëse ato nuk kishin mundur të mbijetonin, do mbante gjatë tërë jetës peshën e një guri në zemër. Djali sheh që gjarpëri nuk kishte mundur dot t’ja dilte, e shëmbet në ngashërim prej dhimbjes.

Vera vjen në kohë disi më moderne, djali tashmë adoloshent, mirëpret në manastir një grua dhe të bijën e saj , për të strehuar dhe rehatuar këtë të fundit, meqë e priste një perjudhë rehabilitimi. Ata dashurohen , jetojnë pasionin e tyre për një kohë të shkurtër, por kur murgu vihet në dijeni për këtë, vendos ta kthejë vajzën në qytet, duke paralajmëruar se epshi të con në dëshirën për pushtet, dhe etja për pushtet në vrasje. Djali vendos të braktis mësimet me mjeshtrin dhe largohet nga manastiri për të ndjekur vajzën.

Rikthehet në vjeshtë, tashmë rreth të tridhjetave, me peshën e aktit të vrasjes së gruas së tij për shkaqe të një tradhëtie. Dështon në përpjekjet për t’i dhënë fund jetës, dhe si pasojë e këtij veprimi mjeshtri i tij e rreh dhunshëm gjersa bie në pavetëdije, për ta kthyer sërish në udhën që kishte ndalur prej disa vitesh. E ul atë në një kuvertë, dhe i cakton një detyrë, duke ngjyer bishtin e maces brenda një tasi më bojë, për të punuar një shkrim të quajtur në anglisht Heart Sutra, dhe që literalisht zbërthehet ‘’Zemra e përkryerjes së urtësisë së tejkaluar’’. Mbasi e përfundon, disa hetues të cilët e prisnin, e arrestojnë për ta larguar prej aty. I mbetur sërish vetëm, murgu i vjetër vetëdigjet mbi një varkë që lundronte në liqen.
Dimri vjen i acartë, me liqenin e akullt dhe më natyrën e bardhë. Vjen dhe me një nënë , e cila shfaqet një natë në manastir me fëmijën e saj të mitur. Në përpjekje për tu arratisur duke lënë fëmijën e saj aty, rrëshket në akullin e liqenit dhe trupi i ngrin brenda.
Djali, tashmë murgu i ri, i bërë burrë, përpiqet të ringrejë manastirin e vjetër, vendos të ngjitet në malin më të lartë , me statujën e Budës mbas vetes, dhe me peshën e një guri të madh që e tërheq deri lart, si formë vetë - disiplinuese, e në të njëjtën kohë si ndëshkim i sjelljes së tij të shkuar më gjallesat, gjatë pranverës së fëmijërisë. 

Përgjatë viteve, kthehemi tek stina e pare  me asketin e vjetër dhe nxënësin e ri, fëmijën që nëna e braktisi në dimër. I vogli shkon të mbledh barërat në kodrat shkëmbore, luan më peshkun, bretkosën dhe gjarprin. Merr guricka dhe kënaqet duke ia mbytur gojën. Njëlloj si njëherë e një kohë në një pranverë të kaluar.

Është rikthimi i përjetshëm, i cili pohon kaq heshtur së rrugët përgjatë stinëve, janë të mundimshme, ciklohen dhe rikthehen, për t’ja nisur sërish prej një pranvere delikate. Natyrshëm nëse kujtojmë sadopak Siddharthën e Herman Hesse –s , i gjejmë të dy së bashku të inkorporuar në pasazhet e librit : ‘’Më është dashur të përjetoj kaq shumë marrëzi, vese, pikëllime, kaq shumë përzierje dhe zhgënjime. Më është dashur të përjetojë dëshpërimin, të zhytem në thellësitë më të mëdha të mendjes, në mendimet e vetvrasjes, në mënyrë që të rigjeja në fund hijeshinë dhe mirënjohjen.’’

36 Komente

... Pastoratit ...

??? smiley

Ne Lindjen e Larget nuk ekziston vetem konfucianizmi, eshte edhe Lao Tse, qe eshte pak a shume nje lloj "pastorati" oriental. Kurse "pastorat" tamam i Orientit te Larget eshte budizmi.

Sa per filmin as hyjne fare miqte e zhardines Foucault dhe Deleuze, vetem pune mode, asgje tjeter. Ky film, pothuajse fetar (religjioz, per ata qe lexojne Foucault dhe Deleuze), eshte krejt ndryshe nga filmat e zakonshem te autorit qe jane shume te dhunshem, kriminale, depresive, maniakale, seksuale etj (nga ata qe i pelqejne Stalker). Tek keta filma po, mund te hyje Foucault dhe Deleuze.

 

Parashtrimi bera ne pjesen e pare jo domosdoshmerisht duhet te kete lidhje me ndonje filozofi te caktuar te autoreve qe permenda. Permjendja e tyre ishte e domosdoshme per efekt citimi.

Eshte e vertet qe filmi ne fjale eshte i llojit sui generis per kinemane e Kim Ki duk, por tek une paraqet interes. Qofte ky nje film fetar apo jo, une esencen e kesaj forme besimi e shoh tamam te inkorporuar ne rend shoqeror. 

Ti shif çfar te dush se keshtu eshte moda, tani jemi ne demokraci, e gjithsekushi shef çfardo ka qef, tip gallate me nje fjale.

Por fakti eshte qe çdo forme besimi tradicionale eshte e incorporuar ne rend shoqeror, biles nuk do te kishte shoqeri njerzore pa fe te incorporuarsmiley ne Pastoritetsmiley.

Konkretisht rendi shoqeror i Lindjes se Larget eshte rezultat i mesimeve te Konfucit, Lao Tse-se dhe Budes (Kina, se Korea dhe Japonia kane edhe nje gje tjeter).

 

Sa bukur kur demokracia perkufizohet edhe nga te tilla kritere, per pak do te te shpallja pishtar te mendimit te lire. 

Sa per besimin, sigurisht qe e gjejme kudo te inkorporuar ne nivel rendi shoqeror, por nese kristianizmi ne perendim eshte munduar te vendoset si pushtet ndaj individit ne forme individuale, qofte dhe ne teknikat e tij (kurimi, larja e mekateve etj etj), konfucianizmi,budizmi, Lao tse percohen ne shoqeri nepermjet nje teresie rregullash qe kerkon te forcoje unitetit si nje e tere. Krishterimi ka pasoja individualizese, ndersa konfucianizmi jo. 

Romi, a ma ke pa gjo Zhardinen?

 

Kur thua Zhardinen , per cfare e ke fjalen?

S'besoj se shkruesi i referohet filozofise se Deleuze ne pergjithesi, thjesht perdor terminologjine specifike e krijuar nga Deleuze ne studimin e tij mbi kinemane "Kinema 1 dhe 2".

Megjithate une do e klasifikoja si imazh-kohe, por kjo varet nga interpretimi qe i ben shkruesi rolit te natures ne formimin e "figures".

Megjithate une do e klasifikoja si imazh-kohe, por kjo varet nga interpretimi qe i ben shkruesi rolit te natures ne formimin e "figures".

Cfar do te thote kjo fraze, perveç faktit qe edhe ti e paske lexuar Deleuze, Foucalt dhe Derrida?

Mos or burre pse duhet me ndjek moden duke shkruajtur gjera pa kuptim ose te interpretueshme sipas qefit, vetem se kshu shkruan edhe Deleuze, Foucault dhe Derrida? Keta mendimtare jane kufoma e Perendimit, kurse filmi ka nje thjeshtesi dhe freski qe nuk ekziston me ne Perendim.

 

Teoria e Deleuze mbi kinemane bazohet mbi filozofine e Bergson (mbi perceptimin si forme te kujteses) dhe s'ka shume te perbashketa me Foucault ose Derrida. Per ta shpjeguar ne menyre te thjeshtuar, cdo eksperience e shikuesit te filmit trajtohet si kujtim. Qellimi i regjizorit do ishte te ndertoje pamjen (frame, image) ne menyre te tille qe te ndikoje ne menyren sesi shikuesi do kujtoje pamjet e meparshme pas nje intervali kohe, sekonde, minuti, ore etj. Ne kete menyre kuptimi krijohet nga perballja me kujtimin (kujtimet) qe kryhet ne mendjen e shikuesit.

Deleuze i ndan pamjet ne dy kategori te medha, imazh-levizje, me nje duzine formash te ndermjetme dhe imazh-kohe. Imazh-kohe do ishte kur regjizori i hollon aq shume lidhjet mes shenjave (skena) dhe/ose linjave narrative (skenari) sa shikuesi mbetet vetem me perceptime vizuale ose degjimore. Ne kete menyre shkikuesi eshte i detyruar te interpretoje (te lidhi simbolet) nga "jashte" filmit duke idhene atij nje kuptim me te gjere nga ajo qe ndodh ne film. Pervec "Pranvere......" te Kim ki duk do permendja edhe "Tree of life" te Malick si nje perdorim te sukseshem te idese.

PS: Sa per informacion, Kim Ki duk ka studjuar ne France dhe e ka thene qe i njeh idete e Deleuze mbi kinemane. Citimi i tij nuk eshte sa me shit mend, por ka lidhje me temen.

E paske sterholl e bere terkuze me çeshtje pothuajse teknike.

Per mu nuk ka shume rendesi nese Kimi ka zbatuar teorine e Deleuze (aq me teper qe te njohesh teorine, nuk do te thote ta zbatosh pa tjeter). Edhe sikur te jete keshtu, problemi qe ngre eshte se nuk ka shkrime pretenduese qe nuk rrine pa permend Deleuze, Focault, Derrida, Barthes (prandaj i rreshtova, megjithse pa lidhje me njeri tjetrin per teori filmi). Jane bere si klasiket e M-L ne vakti, gje qe prap nuk perben problem. Problem eshte stili i tyre hermetik, shkrimet qe i permendin te bejne me dhimbje koke, nuk kupton asgje, derstile, se Deleuze zotrie.

Finisterre e ka kuptuar çfar du me thene, shife linkun video qe ajo ka sjelle, te kuptosh se Deleuze zotrie permend edhe nje emer shenjtori te krishtere si origjine e gjithe fanepsjeve skizofrenike postmoderne.

 

filmi eshte i mire, ndersa horizonti i romines i ngushte per t'a sjelle ate te plote me fjale ne nje artikull.

filmi pershkruan kalimin e njeriut nga truri tek zemra. murgu i vjeter ne film e edukoi femijen me tru dhe djali i rritur nuk ishte ne gjendje te shihte me zemer. kjo e coi ate ne braktisjen e plakut per nje femer, qe nga ana e saj e braktisi djaloshin per t'u vrare me pas nga xhelozia prej ketij te fundit. ngjarja dhe pesha e fajit coi ne vetedjegien e murgut plak, pasi ai kuptoi se menyra e tij e te edukuarit nuk ishte ajo qe ai kishte besuar se ishte.

djaloshi pas vuajtjes se denimit rikthehet ne tempull per te rigjetur zemren qe ai kishte lene pas dore nga mesimet e trurit te plakut. jo me kot statuja e budes qe ai ngjit ne mal si zgjidhja e problemeve eshte buda ne gjinine femerore. kjo pasi rendom ndienja (zemra) i atribuohet me theksuar gjinise femerore, ndersa mendimi (truri) asaj mashkullore. 

ketu calon se pari mesazhi i filmit sipas meje. eshte e vertete qe shpirti pa mendime eshte qellimi final i qenies njerezore, por - dhe ketu qendron problemi - shpirti nuk njeh gjini. se dyti skenari calon tek atribuimi a priori i te keqes njerezore femijes si dicka e natyrshme ne formen e vullnetit per te luajtur ne menyre makabre me qeniet e tjera. te keqen femija mund t'a thithe vetem duke e perjetuar nga ambjenti perreth. (njerezit nuk lindin te keqinj, por bejne veprime te keqia nisur nga te menduarit horizontngushte, qe ngjizet ne nje ambjent horizontngushte) nese murgu i ri do ishte kthjelluar shpirterisht, nuk do i kishte lene mundesine femijes te ndrydhte shpirtin feminor me mendime dhune "per qejf" ndaj qenieve te tjera.

 

eshte e vertete qe shpirti pa mendime eshte qellimi final i qenies njerezore

smileysmileysmiley

njerezit nuk lindin te keqinj, por bejne veprime te keqia nisur nga te menduarit horizontngushte, qe ngjizet ne nje ambjent horizontngushte

Po eshte vete ky film shembull i kundert per teorine e Rusoit, dhe me pas kopjuar nga Marksi ("njerzit nuk lindin te keqij"), ku femija rritet ne nje ambjent perfekt, i pa ndikuar nga shoqeria, i edukuar nga mjeshtri, qe njerzit lindin te keqij. Dmth edhe ne ishullin e Robinson Kruzose, edhe Maugli ne xhungel, me tu dukur ne horizont Zhardina, ja lypim me mesazhe personale. Ky eshte mekati origjinal. E ke ne zemer te keqen, dhe prej andej duhet ta nxjerresh.

Kete lloj muhabetesh New-Age fshehin prirjen moderne marksiste-rusoiste (filosofet franceze te para revolucionit) per te shkaterruar Pastoritetinsmiley.

Komunistsmiley

 

Filanfisteku nuk mora persiper ta sjell ate te plote ne nje artikull, por te them te drejten as kohe ta botoj ne format libri nuk kam.

Per pjesen tjeter preferoj mos t'i pegjigjem,persa kohe eshte opinioni yt mbi filmin.

edhe une nuk thashe se e more kete persiper. thjesht per te plotesuar, pa kurrfare vleresimi, artikullin e shkruar nga ti u pergjigja.

nese do me lejoje edhe nje plotesim: shpirti eshte nje per te gjithe. ky nuk eshte opinioni im por pershkrimi i natyres njerezore me fjale. nese do e mbaje parasysh kete, do t'u shpetoje shume grackave te trurit, pasojat e te cilave pershkruhen edhe ne film. smiley

Plotesimi yt eshte i mirepranushem, por gje te re nuk me solli.( flas ne opinion, pavaresisht se nuk bie dakort me pohimin tend, aq me teper kur thua qe gracka ben truri (?!?!, ketu legjitimove cdo mendje djallezore apo kriminale per tu perjashtuar nga pergjegjesite e trurit) Gjithsesi une e shoh pak me pertej se kaq, dhe fjalet nuk do mjaftonin per tu kuptuar plotesisht. 

E vleresoj mungesen tende te vleresimit, dhe ky vleresim eshte ne vetvete. smiley Ja qe e paskam kendin e veshtrimit me te gjere sa mendove.

me rradhe:

e reja nuk egziston. egziston e plota dhe ajo cfare te pengon t'a perjetosh ate. smiley

truri nuk eshte ne gjendje te perceptoje plotesisht shpirtin. dhe ky eshte problemi i shumices se njerezve. sepse kujtojne se truri eshte vetem ana pozitive e tij, ndersa ana negative nuk eshte tru, llogjike. ne fakt llogjika eshte si pozitivja, si negativja e te menduarit. une nuk legjitimoj as pozitiven e trurit, jo me negativen, nese kjo (pozitivja) nuk legjitimohet nga ndienja.

nese mungesa e vleresimit do ishte vleresim, c'kuptim do kishte? ketu po ngaterrohesh, ose po me ngaterron duke mos me bere te qarte ate qe do te thuash. gjithsesi fakti qe sheh mungesen e vleresimit si gjeresi kendveshtrimi mua me tregon qe nuk kapesh fort pas trurit dhe qe do arrish me shpejt tek e plota.

ne lidhje me grackat e trurit tani: ishte dashuri ajo qe beri djaloshi me vajzen ne film?

Komenti ketu u zevendesua me ate me siper

me thuaj njehere te lutem si e sheh ti dhe pastaj te them une a mendova dhe nese po, cfare. smiley

Nuk kam ndonje interes- deshire  te ta shpjegoj, te jem e sinqerte. 

ok. s'prish pune. smiley

Lene mos e pyt harmonine e orientaleve me token dhe shoqerine.

Keta qe po e shkaterrojne planetin ne ritme te papara ne historine e njerezimit na japin leksione harmonie... 

Ne fakt ti ke te drejte, sepse filmi pikerisht ne vend qe te shfaqë harmonine, jep leksione harmonie (nderkohe qe misioni i kinematografise eshte gjithshka, vetem dhenie leksionesh JO). Ose edhe më sakt: filmi veçse shet imazhe (ose edhe me sakte: pamje) qetesie (me demek shekullore), qe nuk jane veçse nje shumatore klishesh dhe simbolesh naive. Akademizem i "imazhit te bukur" - thene ndryshe

ps: Kim Ki Duk-un u be vite qe e kemi denoncuar si formalist te keq  smiley

Akoma dhe sot e kujtoj gjumin qe kam bere ne kinema duke pare kete film. Nje paqe me veten, qe s'e kam provuar me smiley .

Tani cfare bere? Fjete apo pe filmin? 

 gjumin qe kam bere ne kinema duke pare kete film

 

smiley

Fjeta, me se shumti. Hera-heres zgjohesha mbi ndonje pejzazh, lule qershie gjithandej, si edhe ndonje fraze qe aty per aty dukej shume e mencur, por sapo nisja te thellohesha me zinte gjumi prape.

Awww smiley

Sidoqofte Fin ky film e ka nje merite, te beri te flasesh normal dhe kuptueshem, jo si zakonisht fraza hermetike Deleuze, Foucalt, Derrida, ose ndonje lehje Godard qe qeni eshte autori dhe autori eshte qeni persa qeni eshte superior nga autori atehere edhe autori ngrihet ne nivelin e qenit, e keshtu me tej ne pakufishmerine e konceptimit fluid te figure kohes inoxsidabel dhe hapsires formidabel.

 

Ky recituesi i Majakovskit qe ke linkuar, me keto qe ka thene, kaq sa ka thene (hiq kontestin sepse video eshte 1 minute), eshte vetem nje snob i sallonit mondan te logia P due dei amici di Lui Filipi. Nuk di çfar flet, eshte si pune e Stalkerit ose Deleuze ose Godard, thuj ndonje gje interesante qe te eksitohen hormonet e sinjora Bertinit. Neqoftese di çfar flet, atehere qeka nje koqe maskarai qe nuk e ka shokun. I meriton nja 20 vjet ne kapanon me drite te fikur me zorret zbrazur ne erresire ta hane morrat dhe leshi i batanijes qe bente te kruheshin edhe vete dhite qe kishin kontribuar per leshin. Pastaj ka dinjitet te flase perseri keto maskaralleqe qe thote.

 

Ky filmi vec te qeteson. Ka pamje shume te bukura. Kaq, back to reality. 

Jo moj vajze se duhet te njohesh pak kulturen e Lindjes se Larget.

Aty gjerat duken si kartolina te bukura tip Svicre ose liqejte e Lures, po ne fakt kane nje thellesi me te madhe se kastraveclleqet moderne perendimore. Duhet njohur kodi i interpretimit.

 

Ku dreqin qe arti ktuja?

U fol mbi artin. Dreqin e gjen tjeterkund.

ç'ka, jo keq. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).