Dënimin me burg të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve në Shkup nuk e bëri drejtësia, por politika. Kështu shprehet shkrimtari Kim Mehmeti në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", lidhur me protestat që prej të premtes kanë mbërthyer Maqedoninë. Ai i bën një dush të ftohtë Tiranës e Prishtinës zyrtare, kur ju kujton se për shqiptarët në Maqedoni, duhet të kujdesen 'më shumë' se Erdogani, ose pak a shumë siç bën Beogradi për serbët. Publicisti përmend deshqiptarizimin e Shkupit si një ndër arsyet që ka çuar në trazimin e situatës në shtetin fqinj dhe thekson se padrejtësitë që u bëhen shqiptarëve atje kanë të bëjnë me shqiptarinë, e jo me përkatësinë fetare. Ai del haptas kundër 'mediatizimit' të flamujve të Hamasit e Palestinës, duke na kujtuar se mes protestuesve ka edhe provokues. 

 

Gjykata Themelore në Shkup shpalli fajtorë dhe dënoi me burg të përjetshëm gjashtë shqiptarë të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve dy vjet më parë. Realisht a ishin fajtore? 

Unë nuk dëgjova ndonjë argument që do më bindte se flet drejtësia, e jo politika. Por kam argument për të kundërtën. Si për shembull, argumentin se ata u shpallën fajtorë qysh para dy viteve, qysh atë ditë kur ministrja e Policisë, në krah të së cilës qëndronte edhe zëvendësi i saj shqiptar, me plot pompozitet, deklaroi se janë kapur një grup “terroristësh islamikë” dhe vrasësit e pesë viktimave te Liqeni Smillkovc në afërsi të Shkupit. Pra, ajo nuk tha se janë arrestuar të dyshuarit për terrorizëm e vrasje, por i shpalli të fajshëm pa arritur ata as te pragu i derës së gjykatës. Andaj si të mos e kesh përshtypjen se dënimin atyre ua ka caktuar politika, e jo gjyqi, si të mos dyshosh se ndoshta gjatë këtyre dy viteve sa zgjati procesi gjyqësor nuk janë peshuar faktet, por është kërkuar prokurori dhe gjykatësi i përshtatshëm që do e nënshkruajë dënimin që e kanë vendosur qarqet politike! Si t’i besosh një gjyqësori që në rastin e para ca viteve, të ashtuquajtur rasti i “Sopotit”, dënoi dhjetëra shqiptarë me gjithsej rreth dyqind vjet burg, e që pasi ata kaluan nga 7 vite në burg, të del në shesh e vërteta se procesi gjyqësor ka qenë i kurdisur nga qarqet politike e policore? Si të besosh se flet drejtësia, e jo politika, në rrethana kur prokurorja publike, në fjalën e saj të fundit, lexon “poezi” duket tre-guar se këta “te-rroristë” e kanë kryer këtë vepër makabre një ditë para festës orto-dokse, me qëllim që kështu t’u për-cjellin porosi maqedonasve se do ua zhdukin farën edhe fenë!? Vallë mund ta thotë këtë një prokuror publik serioz, në një vend multietnik e shumëfetar!? Posaçërisht kur akuzon pjesëtarët e një populli, që shenjë njohëse ka shqiponjën dykrenore, e cila shqiponjë është fole e çerekhënës myslimane dhe e kryqit të krishterë!? 

Pse është tensionuar situata në Shkup, pse erdhi deri në këtë pikë? 

Sado që tingëllon e pabesueshme - posaçërisht kur ke parasysh se shqiptarët e këtushëm kanë përfaqësuesit e tyre në institucionet më të larta shtetërore - ka vite që shqiptarët e Maqedonisë ndjehen të papërfaqësuar. Dhe ata ndjehen të tillë ngaqë partiakët e këtushëm shqiptarë, të mirën e vet personale, e barazuan me atë të popullit. Dhe Maqedonia ku jetojnë ata me të vërtetë është si parajsë: ajo atyre u ofron makina të shtrenjta, pasurim të ngutshëm! Por, Maqedonia ku jeton populli është krejt ndryshe: ajo është e dhunshme ndaj shqiptarëve, është provokuese, ajo ua merr atyre të gjitha që do, duke mos u ofruar asgjë, ajo e deshqiptarizon Shkupin, e getoizon rininë shqiptare, ndërton institucione shtetërore që duhet ta mbrojnë shtetin nga shqiptarët, e jo t’u shërbejnë edhe shqiptarëve, mbase duke i konsideruar ata si rrezik të përhershëm të brendshëm… Deri te shpërthimi i mllefit të rinisë shkupjane, si edhe asaj mbarëshqiptare në Maqedoni, erdhi ngaqë atyre ua vranë më të vlefshmen që kanë: Maqedonia atyre ua vrau shpresën. Në atë vrasje morën pjesë edhe ata që atë ua rikthyen në vitin 2001. Mbase shqiptarët e këtushëm kurrë nuk mund ta paramendonin se atyre që ua dhanë fëmijët e vet që të rreshtohen nën emblemën e madhërishme të UÇK-së, e të cilëve pastaj ua dhanë edhe besimin politik, do vinin në këtë pozitë ku janë sot: të jenë vasalë të sunduesit maqedonas. Dhe është shumë e rrezikshme kur një rinie ia vret shpresën, ngaqë me një “atentat” të tillë, atë jo vetëm që e ke lënë pa të sotmen, por ia ke harxhuar edhe të ardhmen. Andaj ajo rini e ndjen veten të papërfaqësuar nga askush. Ndjehet si e tillë ngaqë ata që duhet ta përfaqësojnë, ta mbrojnë, i rrëfejnë për të mirat që do i sjellë anëtarësimi në NATO e BE, duke dashur kështu t’i mbulojnë të këqijat që na ndodhin sot e që morën hov gjatë dhjetë viteve të fundit. 

Kush a çfarë i shtyn disa protestues të bëjnë thirrje islamike dhe të mbajnë flamuj të Palestinës dhe Hamasit në duar? 

Kjo më është bërë pyetje e lodhshme, mbase shkaku se edhe kur është qëllimmirë, e mbulon thelbin e problemit: padrejtësitë që u bëhen shqiptarëve të këtushëm kanë të bëjnë me shqiptarinë, e jo me përkatësinë fetare. Çdo shqiptar që gjurmon përgjigjen e kësaj pyetjeje, paraprakisht duhet t’ia shpjegojë vetvetes se çdo të thotë të mos jesh i mbrojtur dhe i përfaqësuar denjësisht nga askush, se sa e vështirë është të mbrosh kombëtaren në një shoqëri ku çdo gjë është në shitje, përfshi edhe shqiptarinë, në një shtet ku je i rrethuar nga manipuluesit e të gjitha ngjyrave, e ku aq më shumë, të manipulojnë edhe partitë që shtiren se të mbrojnë, ku luajnë me ndjenjat e tua kombëtare e fetare edhe institucionet e shtetit, që duhet të të mbrojnë. Mos mendoni se nuk e di që jetojmë në kohë kur misionarët e të gjitha sekteve fetare kanë dalë në “peshkim” dhe bëjnë çmos që ta shtojnë “kopenë” e besimtarëve të vet. Mos mendoni se nuk e di se ç’ndodh kur feja bëhet shërbëtore e politikës. Por ka diçka që unë nuk e di pse ndodh ashtu: pse ne nuk bëjmë çmos që këtë rini të mrekullueshme ta mbrojmë nga manipulimet!? Dhe si mund të jemi aq të pamoralshëm e të kërkojmë përgjegjësi nga i pambrojturi, nga viktima, e jo nga keqbërësit që thirren në emër të popullit, duke i shitur të gjitha që ka ai popull!? Më thoni çfarë kanë bërë Tirana e Prishtina zyrtare që ta shpëtojnë këtë rini nga manipulimet!? Gjer më tani, Prishtina e Tirana zyrtare, edhe ambasadorët që kanë dërguar në Shkup, të kanë lënë përshtypjen se janë “tepricë teknologjike”, që s’kanë pasur ku t’i çojnë më larg se këtu. Mos mendoni se jetoj me iluzionin se nuk ka shqiptarë myslimanë, të cilët më parë do flijoheshin për ta rrëzuar regjimin e ndonjë shteti arab, se sa ta ndihmonin vëllain e vet shqiptar të krishterë. Por gjithashtu, nuk jam as aq i verbër sa të mos e shoh se me çfarë entuziazmi disa media shqiptare i hulumtojnë fotografitë me flamujt arab, madje duke i marrë edhe ato nga protestat e mëparshme dhe që me ato foto t’i ilustrojnë tekstet me mbitituj: “Kush proteston këtu, arabët apo shqiptarët”. Dhe pyes: Në emër të cilës shqiptarie e bëjnë këtë!? Pyes: Si nuk i bren ndërgjegjja për lëndimin që u shkaktojnë mijëra të rinjve që paguajnë çmim të lartë pse janë shqiptarë, e jo pse janë myslimanë! Dhe mos vallë është dikush në media shqiptare që beson se qarqet e këtushme policore rrinë duarkryq e nuk kanë provokuesit e tyre që rreshtohen mes protestuesve!? Pse nuk vjen ndonjëri nga Tirana apo Prishtina të ndihmojë në organizmin e këtyre protestave, por vetëm na gjykoni nga larg! Pse merren me zbërthimin e problemit të shqiptarëve të Maqedonisë edhe ata që shumë vonë dëgjuan se këtu jetojnë edhe shqiptarë, e të cilët edhe sot na emërojnë si maqedonas!? Shkurt e shqip: ka pasur e do ketë shqiptarë që duan dhe bëhen grekë, italianë, turq e arabë…, por duke pasur parasysh kushtet në të cilat ajo vepron, duke e ditur se partitë e këtushme shqiptare qëmoti lozin me ndjenjat kombëtare e fetare të shqiptarëve të këtushëm vetëm për marrë sa më shumë vota, atëherë rinia e këtushme shqiptare mund të quhet rini heroike! Mund të emërohet si e tillë, sepse të mbrosh kombëtaren në një shtet ku as qeni nuk e di se cilin ka pronar, në një shtet ku partia shqiptare në pushtet t’i ka zaptuar të gjitha - duke filluar nga mediat, institucionet kulturore, arsimore...- do të thotë se je rini që e ke kuptuar se të është rrezikuar shqiptaria e jo feja, se je rini që e ke të qartë se duke mbrojtur shqiptarinë, i mbron të gjitha veçoritë që e përbëjnë vëllazërinë shqiptare. Dhe kjo rini mund të mbrohet nga të gjithë, edhe atë pa ndihmën e askujt. Por ajo rini e ka të pamundur të mbrohet nga qarqet shqiptare, që aq lehtësisht heqin dorë prej saj, duke e emëruar si joshqiptare! 

Tirana dhe Prishtina zyrtare kanë shprehur kritika ndaj protestës që nisi prej së premtes në Shkup, çfarë prisni ju prej dy qeverive? 

Mund të them se kësaj radhe Tirana zyrtare ka reaguar kënaqshëm. Ndërkaq, qeveria në detyrë e Thaçit, apo e kryeministrit që publikisht premtoi se do jetë “gardian” i shqiptarëve të Maqedonisë, ka reaguar njësoj sikur të bëhej fjalë për protestat në ndonjë shtet të Lindjes së Mesme. Pastaj duhet thënë troç e shqip, e të mos shtiremi se nuk i kuptojmë e nuk i shohim gjërat: Tirana dhe Prishtina duhet të bëjnë dallim ndërmjet asaj ç’është mbrojtje e popullit, nga mbrojtja e interesit të elitave të këtushme partiake shqiptare, e për të cilat elita në Maqedoni është parajsë që atyre ua ofron të gjitha, e popullit shqiptar nuk i jep thuajse asgjë! Pra, duhet thënë hapur se kanë kaluar kohët kur Prishtina e Tirana zyrtare shtireshin se nuk e dinë se bashkëfajtorë për këtë pozitë mjerane të shqiptarëve të këtushëm janë edhe kryesuesit e partive shqiptare në Maqedoni! Andaj këto protesta të rinisë shkupjane përcjellin edhe një porosi që do duhet ta lexonin direkt Tirana e Prishtina zyrtare! E ajo porosi ka edhe këtë përmbajtje: mos na bëni të ndjehemi se më shumë për ne kujdeset kryeministri i Turqisë, Erdogan, se sa ju! Si dhe porosinë: mos i legjitimoni injorantët tanë politikë e miqtë tuaj, me të cilët hani dreka e darka, duke menduar se nuk e dimë se me ata nuk ju lidh brenga për popullin, por bizneset e përbashkëta që keni me ta. Andaj, mendoj se Tirana e Prishtina duhet më në fund të vendosin se a do vihen në mbrojtje të popullit, apo në mbrojtje të elitave të këtushme partiake shqiptare, me të cilat shumë nga politikanët në Shqipëri e Kosovë nuk i lidh interesi i popullit, po thellësia e xhepit. 

BDI-ja, e cila është pjesë e Qeverisë së Maqedonisë, përmes një komunikate me shkrim, ka shprehur shqetësimin për zhvillimet në Shkup dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen. Çfarë ka në dorë dhe çfarë duhet të bëjë vetë BDI si pjesë e qeverisë? 

Do e përsëris atë që prej moti më është bërë e mërzitshme, por nuk mund të trilloj shpjegim tjetër. Pra, do e them se ndonjëherë kam përshtypjen se ne shqiptarët e Maqedonisë nuk zgjedhim përfaqësuesit tanë politikë, por vëzhgues të cilët kanë për obligim të monitorojnë situatën e këtushme politike dhe për ata të informojnë diplomatët e huaj dhe Tiranën e Prishtinën zyrtare. Si dhe të dalin me deklarata nëpërmjet të cilave do u japin këshilla shqiptarëve të këtushëm që të mos bien pre e provokimeve, që të jenë të durueshëm!? Por, pa treguar kush janë provokuesit e mbase duke harruar se ata i provokon ky regjim, pjesë e të cilit është edhe BDI-ja. Ky regjim i provokon shqiptarët e këtushëm me deshqiptarizimin e Shkupit, me getoizimin e rinisë shqiptare, me harxhimin e buxhetit të shtetit që e mbushin edhe shqiptarët, për t’u ngritur përmendore Car Dushanëve...! Kështu që shtrohet pyetja logjike: kush në këtë shtet, duhet t’i mbrojë shqiptarët nga provokimet që ia bëjnë institucionet e shtetit, si për shembull; policia që të shpallë fajtorë ende pa arritur i akuzuari te godina e gjykatës! Ata nuk shpjegojnë se pse policia e këtushme, me aq vullnet përdor bomba lotsjellëse e shokuese kundër protestuesve shqiptarë, por nuk duket askund kur, për shembull, digjen e shkatërrohen pronat e shqiptarëve në lagjen “Gjorçe Petrov” të Shkupit!? E në ndërkohë, protestuesit shqiptarë nuk shkatërrojnë pronat e asnjë pronari me identitet tjetër etnik, por shpalosin mllefin e tyre ndaj institucioneve të shtetit! 

Kujt i shërbejnë trazirat në Maqedoni, trazirat mes shqiptarëve dhe maqedonasve? 

Të merremi vesh e ta kemi të qartë: shqiptarët Maqe-donisë nuk kanë mosmarrëveshje me ata që vetveten e quajnë maqedonas, por me një regjim me të cilin edhe një pjesë e vetë maqedonasve nuk janë të kënaqur. Pastaj ta kemi të qartë edhe këtë: ne e dimë se këto protesta për shumëçka i shkojnë për shtat këtij regjimi, në mos për hiçgjë, tjetër atëherë që ta tremb popullin maqedonas nga “rreziku shqiptar”. Por shqiptarët nuk kanë kohë të presin që maqedonasit të vetëdijesohen e ta kuptojnë se nga Maqedonia nuk do mbetet as shkronja “M” në emrin e saj, nëse ajo nuk do jetë e pranueshme edhe për shqiptarët. Më në fund, ka diçka që e dinë shqiptarët, por siç duket ende nuk e kanë kuptuar një pjesë e elitave maqedonase, si edhe vasalët e tyre shqiptarë në qeveri: se nëse protestat e rinisë shqiptare në Maqedoni do vazhdojnë me këtë intensitet, shumë shpejt policia maqedonase do mbetet pa bomba lotsjellëse e shokuese dhe do shihet qartë ajo që nuk e kanë kuptuar pushte-tarët e sotëm të këtij shteti që kalbet nga brenda: se edhe sikur të gjithë maqedonasit të veshin uni-formën policore, ata nuk do mjaftojnë që ta heshtin zërin e kësaj rinie! 

Ju keni thënë: “Një popull matet në mënyrën se si e ruan boshtin kurrizor, për shembull sa mbrohen shqiptarët në: Shkup, Bujanoc, Manastir, Çamëri... Shkupi ishte i yni. Tashmë, gjithnjë e më shumë s’na takon neve. Ndërsa, deshqiptarizimi i Shkupit nuk është një koncept i ri, që pas luftërave ballkanike filloi spastrimi i këtij qyteti”. A është një mesazh për politikanët?

Unë nuk dua që Tirana e Prishtina zyrtare, neve shqiptarëve jashtë kufijve të dy “Shqipërive” tona, të na konsiderojnë si adoleshentë që duhen mbajtur përdore që të mos rrëzohen, as si pengje për t’i kushtëzuar shtetet fqinje. Pra, unë nuk dua që Tirana e Prishtina zyrtare, ndaj nesh të sillen si ndaj filialeve të tyre politike, apo siç i keqpërdor Beogradi serbët e Kosovës, duke i lënë në duart e banditëve partiakë. Por gjithashtu, nuk dua që Tirana të sillet ndaj nesh si ndaj një fshati të humbur, të lënë në duart e kryeplakut, që nuk di të shkojë më larg se sa te mullinxhiu. Pra, dua që mëmëdheu im të dëshmohet si ombrellë që do bëjë fllad për të gjithë shqiptarinë. Të jetosh si popull i ndarë në shumë shtete nuk do të thotë të ndërtosh shumë shoqëri shqiptare, në të cilat do flitet shqip, por nuk do mendohet shqip, ku do flitet e njëjta gjuhë, por do duhen “përkthyes” ndërkombëtarë që do na ndihmojnë t’i përcaktojmë interesat tona mbarëkombëtare. Po sipas meje, një popull, forcën e boshtit të vet etnik nuk e dëshmon vetëm nëpërmjet qëndrueshmërisë së qendrave etnike, por mbi të gjitha, nëpërmjet kujdesit ndaj “periferisë” së vet. Boshti kurrizor i shqiptarisë nuk matet vetëm me atë se sa mirëmbahen muzetë në Tiranë e Prishtinë, por sa kujdes tregohet për Muzeun e Alfabetit në Manastir, të cilin huliganët maqedonas e demolojnë sa herë që u kujtohet, me atë sa investohet në arsimimin e kulturën e shqiptarëve të Malit të Zi, të Luginës së Preshevës…. Dhe të kthehem sërish te politikanët e Beogradit: për shumëçka unë nuk dua që Tirana e Prishtina zyrtare të sillen ndaj nesh si të ishim pengje të tyre, apo ashtu siç i keqpërdor Beogradi zyrtar serbet e Kosovës, por duhet pranuar se kur bëhet fjalë për atë se si mbrohen “periferitë” etnike, ka shumëçka që politikanët tanë duhet ta mësojnë nga ata serbë. Në mos më shumë, le të mësojnë si të mos ndjehesh inferior ndaj politikanëve të shteteve fqinje ku jetojnë shqiptarët, edhe atë duke u betuar nga dhjetë herë në ditë se janë rojtarë të stabilitetit rajonal, thuajse ne jemi rojtarë të vetëm të atij stabiliteti. 

11 Komente

Kim, Mehmet Shehu ka thene : q..ni grate se do na mbysin jevgjit!

Shkurt, behuni shumice demografike.

Ene u thoni atyre qunave qe dalin me flamuj jeshil qe jane duke punu kunder shqiptareve kur lidhin fene me lirite.

Kurse ti je burre zotni.

Ja do bej dhe nje shtese ketu duke cituar :

Ju bëj thirrje autoriteteve të Maqedonisë të heqin dorë nga dhuna policore dhe sa më shpejt të trajtojnë me transparencë dhe përgjegjësi të plotë protestën e ligjshme të të rinjve shqiptarë.

Kete e ka thene ai qe vrau me 21 Janar ne mes te Tiranes 4 vete me gjak te ftohte, vrau 4 shqiptare.

Turp qe Tirana e Prishtina zyrtare dhe jo e tille rrine squk. 

"Ene u thoni atyre qunave qe dalin me flamuj jeshil qe jane duke punu kunder shqiptareve kur lidhin fene me lirite."

Keta jane ata qe perdhosin bustin e atij shqiptarit te mocem, Skernderbeut. Keta jane ata qe ne proteste dalin me banderola "kalifat", "islami do pushtoje boten, etj.

Ketyre dhe mesuesve te tyre qe sponsorizohen nga shkiet u duhen prere koqet!

Do e bejne me duket nje proteste dhe ne Shqiperi.

Na mbyten sharlatanet.

turqia reagon per shqiptaret myslimane,greqia per ortodokset!  po ky m*t shteti shqiptar pse ekziston!!!

Mire me pelqeu. Veç Kim-i duhet te kuptoje se Albania dhe Kosova rrijne si mbi gjemba para EU, se keq te nderhyjne pak si shume e keq te mos nderhyjne fare. 

Ky me kujtoi ato shtangistet qe thojshin na jepni trajtim botnor se ndryshe u bome greke! smiley

dafukattaheah! 

..................se ndryshe u bome greke!

.....ose Kryeminister! smiley

pse duhet ti perkrahim ne shqiptaret e Maqedonise kur jane te bindur 100% se Allahu do ti ndihmoje

 

smiley

ca gjera qe degjojme s'i dija keshtu.

duhet lexuar me patjeter!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).