Pershendetje!

Doja te dija neqoftese ka ndonje njeri qe punon, apo qe ka punuar ne "call center" italiane ne Tirane. Cili eshte mendimi juaj per ambientin e punes, rrogen dhe tipin e punes? Une kam 9 vjet qe jetoj ne Itali por pas pak mendoj te kthehem ne Shqiperi dhe me duket (tani per tani te pakten) nje ide e mire qe te punoj ne ndonje nga keta call center. Duke pare ne disa site ne internet kerkojne shpesh operator por me intereson ne vecanti opinioni i dikujt qe punon per Facile.it ose sostariffe.it...

PS: A marrin operator edhe pa eksperience ne kete fushe por duke patur nje italishte te perkryer?

4 Komente

Po, marrin pa pervoje pune dhe madje edhe pa italishte te perkryer. Mjedisi i punes eshte i ashper, sepse secili rri ose iken ne baze te kontratave qe lidh, por s'eshte se eshte si tek Tutta la vita davanti, sigurisht.

Te marrin, te punojne dy tre jave, nuk te paguajn edhe detyrohesh te largohesh.

 

Po mir po, rroga jepet nje here ne muaj, nqs ti iken pas vetem 2 ose 3 javesh eshte normale qe te mos paguain....apo e kam gabim?

Une njoh shume qe punojne atje. Per te paguar, paguajne. Por rroga aty varet nga suksesi me kontrata, dhe s'me duket se ka te beje vetem aftesia e te folurit italisht mire, edhe pse ajo ndihmon shume, sigurisht. Megjithate, ki parasysh qe s'jane vende pune per te bere leke, por per te jetuar. Ata qe dalin mire, jetojne si dikush qe ka nje pune pak mbi mesataren e tregut, por jo pune qe te thuash se eshte vertet e mire.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).