Sidomos emigrantet qe jetonje ne kontinente vec Evropes dhe nuk e kane aq te lehte te udhetojne, si e perballoni kur ndiheni "te permalluar"?

89 Komente

Une per vete dal ne bahçe dhe kpus naj kokerr domate smiley

Kushedi ça thojn me vete te shkretat smiley

Ke bahcen tende, e? Sa mire. 

Kur kam qene larg...Merrja avionin dhe hop....shtepi e embla shtepi!! smiley

Te ishte aq e lehte, mire do ishte, po s'behet gjithmone. 

Nje shetitje mund te te ndihmoj! smiley Nese e mban mendjen pas apo te fillosh te shohesh foto..degjosh kenge...etj etj....thjesht shton mallin dhe eshte me keq...smiley

Une kam pas pa nje web cam nga Sky Tower. 

Gjithsesi, qetesohu se ktu e ke vendlindjen, edhe ktu ke per ta pas edhe kur te vish. 

Degjo kenge popullore ne youtube dhe mbaj nje shami dore per te fshire lotet. smiley

Hah... For real... :'( 

Me then te drejten ne fillim edhe na digjte malli per vendlindjen edhe per njerezit me teper kuptohet, tashi qe u "regjem" dhe kan kalu 15 vjet na djeg malli serish per njerezit po jo dhe aq per vendlindjen sa te marrim shami e te qajme , sespe psikologjikisht dhe nga shume faktore jetike , vendi ku jetojme vetvetiu na eshte imponuar si 'home"- shtepi

mungesa e rrethit familjar eshte nje brenge qe nuk sherohet dhe fatkeqsisht do t'a vuajme deri ne fund .

Sa per menyren e perballimit te ketij malli dhe ndarje largesie, cdo vere ose do shkoj vete t'i shoh ne Shqiperi ose do me vijne prindet ketu.

Kete vere kam mamane ne Toronto per 3 muaj. gjysma e te keqes.

Po merre dhe vjehren mer jo vetem mamane. smiley

Po ja nisa mor dokumentat dreqit edhe me insurance , edhe nuk ja dhane vizen , nuk i beri letrat ashtu si  e porosita une , hall i modh me t'porosit nusja  smiley

Po mer po, mami e paska marre vizen, vjehra jo. 

Po ka nuse Elbasani qe te doje vjehren? Asnje per be. smiley

Ndersa mamat e nuseve vdesin per dhenduret. Nje zot e di perse . smiley

dhe nje zgjidhje e mire tjeter, kam lidh stacionet televizive shqiptare dhe te vish per kafe te une zere se je ne Shqiperi , bile shohim dhe diasporen , kshu pra halle halle kjo dynja , halli hallit emigrantit shume i  ngja smiley

Po si e ke bere kete me stacionet televizive shqiptare? Nuk e kam qejf te madh televizorin, dhe kam aq vjet jashte, qe ne moshe te vogel, sa s'kam ide se si eshte televizioni shqiptar sot. Ideja e permallimit ka te bej me teper sic the me familjen, por dhe me vendin, i cili sido problematik, eshte vendi jot, ndihesh i lire, vetja jote. Sado vjet qe te jetosh ne "kurbet", ka gjithmone gjera qe te duken te huaja dhe te merzitshem.

E kane qendren ne Ny. Albatv. po te nis nr me mp

Rrofsh smiley

i kam pas thene vetes: vendlindja ime eshte gjithesia, keshtu qe vendi ku ndodhesh eshte gjithashtu vendlindje. smiley

" Te permalluar " 

Fjale e modhe kjo por jo per te gjithe kategorite , 300 deri ne 1500 $  bojne biletat e avioneve per ta shuar " permallimin " , kjo p-er kategorine e kerrnaceve , pastaj per ata qe vuajne denime te gjata jashte vendit " permallimi " eshte fjale e gjetur.

Me duket se nuk e kuptova mire se c'do te thuash. 

Ca jane keto permallime kshu??!! Sjemi ne vitin e pare jashte vendlindjes. As nuk permallohem hic. 

Te lumte, por nuk pyeta nese TI personalisht permallohesh. Pyeta kedo qe ndihet ashtu se si e perballon.

Integrohu aty ku je. Koha ben te veten pastaj. E fundit fare, shko me shpesh ose kthehu. 

Mund te jesh i integruar dhe i permalluar ne te njejten kohe, njera gje nuk anullon tjetren. Te kthehem ose te shkoj me shpesh, mire e ke, nuk me kishte kaluar fare nga mendja!

 

Nese je integruar plotesisht dhe prape ke nje si tip boshlliku qe te ngacmon e ste le rehat psikologjikisht dhe shpirterisht kthimi eshte zgjidhja! Para lumturise shpirterore nuk vihet asgje. Jeta eshte e shkurter!

Ke shume te drejte, dhe eshte nje mendim qe me ngacmon shpesh. Por detyra perpara familjes nuk me lejon te marr nje vendim egoistik.

Egoist. Mos formo fjale te reja tani lol. Luan tenis ? Te ben telef, te shkund mire. Ta heq dhe stresin e mallin gjithashtu. Provoje smiley 

Kam bere vetem 2 vjet shkolle ne shqiperi, s'e kam te fort gramatiken. Po mendova se "egoist" perdoret vetem per personin. Jo, nuk luj tenis, luj futboll.

Kur nuk malloset Idrizi qe jetoi nje jete atje , ti me 2 klase shif cben, cudi smiley just kidding Idrizo, mos gjuj smiley

Kush eshte Idrizi? Edhe une cuditem por e kam familjen andej tani, jane kthyer dhe keshtu qe vitet e fundit po me vjen verdalle ky malli.

Eshte nje antar I nderuar ketu. Po ti me verte qe qenke rast I rralle ama. Ti thua 2 klase shkolle ke bere atje, ke ardh 8 vjec ketej nga USA supozoj, e cfare te mungon ty ?? Ti as kujtime tamam ske qe prej andej, as shoqeri asgje. Te rritesh, shkollohesh, punesohesh ketej e te mungoje nje pjese e jetes qe ti ske qene aware fare .., Cudi e madhe. Smthg is strange. Me duket si ke bere llogarite mire. 

Jo jo, s'e shpjegova mire. Kam ikur shume i vogel nga shqiperia po, por per 12 vitet e para kam jetuar ne nje vend fqinj te Shqiperise dhe shkoja shume shpesh. Pastaj, me vone kur u rrita erdha ketu ne Amerike, po pa familjen, ata u kthyhen. 

Na sqaro icik per cilin aspekt te vndlindjes permallohesh me shume qi te nihmojme.

per zhulin  e plehrat?

per korrupsionin ?

per krimin e kudondodhshem?

 

Haha! I kam ndermend te gjitha ato qe thua, por nuk ka vend ne kete bote qe nuk i ka keto probleme ne shkalle te ndryshme. Edhe ketu ne Amerike ka korrupsion, edhe krim te dhunshem, ndoshta jo shume plehra. Permallimi ka me teper te bej me familjen, por edhe me vet vendin dhe gjithe kulturen e tij me te cilen jemi te familjarizuar. 

boj Skype... smiley

/mos nigjo ato qe te thone hyp avionit se ta kan me hile...

Ashtu e, me hile thua?Kam bo skype, por jane edhe oret sprapthi! 

Nashti, kam ble I benc me e ngra te dankindonati. E parkoj njit njit me bencat vllazEn te diaspores. Marr kafen, ulem ne tavoline e filloj te lavderoj veten e shaj dynjane.

NJ state of mind? smiley

une per vete kam ik 30 vjec dhe vizitova 3 jave shqiperine pas 17 vjetesh....malli prap nuk u shua ......mbase po te vish me i ri ......

Besoj se vetem nese lind ne nje vend ose shkon ne moshe teper te vogel, nuk e ndjen "divorcin" me atdheun. Nese ke kaluar vitet me formues te jetes atje, sidomor kur emigron ne nje vend te larget qe s'ka pothuajse asgje te perbashket me vendin tend, e ndjen gjithmone ndarjen. Sa here kam shkuar, ne vend se te me dali pak malli, me behet me i egert, edhe perse e kam pranuar qe nuk mund te kthehem dhe te jetoj atje, te pakten jo akoma per nje kohe te gjate.

hall i modh eshte me thon te drejten... kur rri anej me muj te tere me shpifet... vi e rrij ketej me muj te tere, me shpifet akoma me shume... cikli i te shpifmes nuk ka fun. Shyqyr qe kena det e bic-valli thuj, si anej ene kenej.

Deti ketej na 'Murica, ne anen ku jetoj une ma shpif, nuk e shof dot me sy. Jam rritur prane detit mesdhetar dhe s'ka gje ne bote qe te krahasohet me te, me mungon teper shume.

Po mire e ke, kur iken, je i huaj per gjithmone, i huaj ketej, dhe i huaj kur kthehesh sepse vendi ka ndryshuar pa te pritur ty! Pastaj ndihem cike sikur vendasit nuk is shikojne me shume dashuri ata qe jetojne jashte.

po mir mer, tutu icik me tutje... smiley

Se shpejti, perseri, vetem nje gallon benzine larg...

Edhe nga bie ky?

mua sme ka marre malli per vendlindjen aq shume, vetem per njerzit e shpise me qan shpirtin, dhe shoqerine, dhe noi kafe qe pishim perdite lol. zgjidhje se di, kur kam mundesi flas sa me gjate ne skype me njerezit e shpise, kur mbarojne llafet, e leme hapur kameren.
 

Po pra, kuptohet qe aty eshte halli. Tek dashuria per familjen, dhe per lidhjet shoqerore qe jane krejt ndryshe. 

une kur ndihem i permalluar e kam gjetur,  ulem nja 2-3 ore te mira ne jutub dhe degjoj kenget e Ylli Bakes..smiley   si edhe te ketij tipit tjeter, Ylli Baka to be, dmth..smiley  

te kenaqet shpirti  me keto kenge,  sikur lehtesohem!.smiley

Në fakt Belulo ke kap një "veçori " . Ajo që na Lidh është kënga ! Dhe këngët e mallit vijnë si NJËSH !

laj fustanen e tim zot

herë me ujë e her me lot ...

shajme Salen

hajde te peshku, pastaj shif e bej ...

Do me kaloj thua, pasi t'shof peshkun? Ja ta shohim.

varet si te merr, mund te te kaloje ose ...

smiley

+1

problem eshte besoj per ju te matane atlantikut,se gercka dhe italija zere se jane ne shqiperi.

gjej ndonje dashnore ose grua shqiptare ne se mashkull dhe kunderta ne je femer.     se ca gjera gjithmone do thuhen shqipsmiley.

Knej nga jam une shqiptaret jane me teper te Maqedonise apo Kosoves dhe kane ardhur heret, para se te hapesh kufiri per ne te tjeret. Keshtu qe jane amerikanizuar pothuajse kompletisht, shume me zor qe flasin shqip. Edhe u ngjajne teper shume ne slellje amerikano-italjanve, i kam inat :/

Frekuento ndonje lokal shqiposh ku gatuhet pace,/pilaf, ku sherbehet dhalle, boze dhe  gjera te tilla qe te kujtojne memedheun. Prape do te mungoje ajri ndotur, zhurmat, plehrat, jeta e shkujdesur dhe kaotike shqiptare dhe plot gjera te tjera, te vogla, qe mbushin perditshmerine ketu, pa permend familjen, te afermit qe jane te pazevendesueshem.

Do jesh me noi michigan se ktej nga jam un ka nga te gjitha llojet.

Po gjej nje burre Shqiptar dhe perm-allohu gjithe kohes smiley

Jam cun ore!

ahhh...ketu nuk te ndihmoj dot smiley

Adriano more djale, shih per bileta te lira ne internet, bleji 6 muaj deri 1 vit perpara, i ke te lira dhe çmallesh me Shqiperine. 

Sa per pyetjen e temes, te gjithe ne emigrantet, ndihemi te dyzuar, kur jemi ketu ne perendim, na merr malli per Shqiperine, duam te vijme 1 ore e me pare, dhe kur vijme aty, pas ca ditesh a javesh, na merr malli per ketu, shtepine ne perendim.

eshte status tjeter ky i emigrantit, dyzimi eshte pjese perberese, s'ke rruge tjeter. Pranoje dhe gjej menyra per ta zbutur, si psh grup social perkatesie, apo te tjera sic edhe sugjerojne ketu etj etj.

E kam pranu si realitet, por nuk kam gjetur akome menyra efetkive ta zbus. Kur e diskutoj  me familjen qe jeton ne Shqiperi, i ze ankthi se mos bej ndonje gabim e kthehem, dhe fillojne me t'egzazgjeruar c'do te keqe. 

ti paske hall se qenke vetem, atehere...

Kujdes me keto pyetje se jemi bere me zemer nga malli qe na pervelon shpirtin! Ne do ta mallkosh tjetrin thuaj.. U ndavsh perse gjalli nga njerezit e tu!  Ky e ka emrin Emigracion . 

Marr ne telefon te afermit qe jetojne aty, mundohem te rikujtoj momentet e bukura qe kam kaluar ne femijeri, natyren, malet hijerende, eren e pishave, te plepave dhe me radhe. Me kishte marre malli kete vit dhe planifikoja te shkoja por tani nuk do mundem... smiley

Me vjen keq. Edhe une e kisha plan por nuk mundem; kam 3 vjet pa e takuar familjen.

Ne fakt familjen e kam ketu, doja thjesht te shkoja sepse me kishte marre malli per vendin... Imagjinoj te jete e veshtire te jetosh aq larg nga te dashurit tuaj. Megjithate, mos u merzit, mendo per kur do t'i takosh...

Hapin tv diten e enjte , degjojne emershuarin si flet dhe ...ikin edhe disa km me tutje vendqendrimit...Perballohet, perballohet...Duke u dhene kembeve me tutje !

Cfare programi ka tvja te enjten? Kush eshte emershuari?

grave, per ç'program behet fjale dhe ku, ne ke kanal. 

Une ulem e degjoj kenge popullore e labe. Marr ne tel mamane e i them te me tregoje ndonje recete te thjesht gatimi.

....une kur me kap mallli shume mundohem te gjej salen apo edin apo meten  etj si keta duke dhon intervistsa dhe me iken mallli per i here.....ne at moment me duke vetja i qut qe jetoj larg....

Dihet parrulla: "merr ilaçet!", ose: "ze dashnore!".

 

Po 1/2 te kesaj kshille e kam realizu po s'po bohet gjo akoma. C'fare ilacesh jane kto?

Per sa kohe do ti kesh prinderit ne Shqiperi malli do te te mundoje, edhe kur ti mundohesh te behesh i forte prap thyhesh para loteve te nenes. Ndryshe kur ata jetojne me ty ose nuk jetojne me. Sa per miq dhe shoke, gjerat kane ndryshuar edhe atje. Njerzit kane punet e tyre ose kane levizur. Eshte e vertete qe neve na ka ngelur ora qe ne momentin qe u larguam.....

Ashtu sic e the, koha ka ngrire dhe distanca te ben te harrosh te keqijat dhe te idealizosh te mirat

Po sa vjec je ti?

Jam ne late twenties/early thirties.

Mbase pa lidhje kjo,se eshte puna si ta shuash mallin,po une kam nja tre vjet pa shkuar ne Shqiperi dhe sme merr malli per asgje aty.do shkoj tani jo qe te shoh prinderit,po qe te me shohin ata mua,se helbete evlat dhe i ka marre malli.nuk e di,po mua me merr malli menjehere per Kinen dhe ato pak dite qe rri ne Shqiperi dhe mezi pres te kthehem.Kinezerimi im eshte nje proces i perfunduar tashme.po pse ndodhi eshte muhabeti,pse vendi yt te behet kaq i padashur.Te jete thjesht per ca plehra ne rruge,apo pleherzimi ne ate vend ka shkuar me thelle.

Te merr malli per albanien? pike se pari ty mer cun te duhet te gjesh nje psikiater familjar aty ku je qe te konsultohesh.

Po pse kaq radikal ti? Avash se sado keq te jete, s'mundesh te urresh vendlindjen.

.Kinezerimi im eshte nje proces i perfunduar tashme

po emrin si e ke vene??

間あまり良く

ajo qe ke shkruajtur nuk besoj se eshte mao ce dunsmiley

Akoma me këtë Tiranën që bo Pëjetje me mejtim të mëndjes smiley

M`pikon loti n`tokè me ran
mos harro atè ditè moj nanè
n`ditè Bajrami, n`e ditè gezimi
mora rrugen e mergimit.

Sot skam gezim as nuk kam gas,
as prej malit smuj te flas,
prandaj jam ulè e po t`shkruaj
djali yte prej dheut te huaj

Te tregoj nané pernjemend
asgjè sèsht ne vendin tem
qysh kam ardhè ketu mallkoi veten
merzia po m`shkatrron jeten.

Ketu hana rri e fsheht
ketu qielli èsht i errtè
as dielli nuk jap ndriqim
s`èsht si aj dielli i vendit tim.

Ket lulve sju vjen errè
ketu s`ka vjesht as s`ka pranver
ka veq dimen e vapè te shkret
mos me mujt nji natè me fjet.

Ktu ska qef veq gjum e punè
pamirsi me shum zullum
ketu jan njerzit si bagetia
nga nje javè nuk shkojn te shpia.

Tash nanè shum nuk po te shkruaj
djali yte prej dheut t`huaj
se her te duash me m`kujtue
puthe dheun qe me ka rrit mua

Aha pas 24 vjeteve one way emigrim permallohesh me lehte me macen pas 10 ore pune sesa te shkon menja per ate vendin "skene krimi" qe ikem. 

dalim nji xhiro nga lumi a liqeni, pimë një kafe me komshijen, dhe na kalon.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).