76 Komente

3 - 2

Ku e kanë Flamurin shqiptar zviceranët në krah të fjamurit të tyre ?? Të paktën në sfond a në ndonjë mënyrë tjetër çfaqje në pictura smiley 

Xhordani të bëjë Gol , pa kush fiton ..i paftë hairin në skedina .

Do fitoje zvicra 2-0. Golat: Xhaka dhe Shaqiri.

Po fitoj Zvicra le ta hudh i shuk frongash nga Vatanet tona se mo shumë ka fitu prej nesh . I qime derri i ka ca qindmiljonshe me fronga smiley

Mos na kanë mar inat që kena Heq Zborin smiley

Pse s'kane vu foton e Xherdanit keta? 

Ne skedina kjo eshte 1/1..Helvetet s`kane shanse per fitore, ler qe kane kundra vete papa Franceskon smiley

Ramirez, Thiago silva, Dani Alves, Jo, Hulk, Luiz Gustavo te gjithe me nji te verdhe

Fiqo, pervec mbrojtesave qe i mungojne Belgjikes sot, edhe te tre mbrojtesat qe ka ne dispozicion i ka me nga nji te verdhe, e ke parasysh sa te shtrengum e kane litarin.

spektakel shqiptaret deri tashti, vetem goli po i mungo

Ky Shaqiri osht si moot i rras. Tamom si Mir Hima n'vaktit ( per ato qe e majn men) ...

une them qe  nje shqiptar ka per te bere gol sot!.smiley se kush nuk e di, por 1 shqiptar ben gol ne kete ndeshje,  eshte e sigurte..smiley
 

Zusi

kush eshte Zusi..?.smiley

Graham Zusi, futbollist profesionist, debuton per here te pare ne nje finale boterori.

suksese Zusit!

urime deshe te thoshe

Ec Messi aty!! 

hajde shaqiri, me i miri

car rasti ka humb babba

booo cer boni ky mer?

kush nuk shenon e peson. dy raste te pastra, sidomos ky i dyti, my god e pafalshme

Zvicra humbi 2 raste te pastra shenimi. E pafaleshme kjo e dyta.

Para ndeshjes isha i bindur per fitore te argjentinasve, por e paskesh patur gabim. Helvetet mesa duket dolen kocke e forte, s`eshte cudi qe pjesa e dyte te kete ndonje surprize..

Argjentina shume me lart,duket qe eshte kategori tjeter,Zvicra si do qe te shkoj botrorin e saj e beri,per me lart nuk ka ..

Svicra po e trajton Argjentinen me nenvlersim, se ndryshe nuk shpjegohet te humbesh dy raste te pastra sikur me qene rastet flete votimi qe ti sjellin sa here te kesh nevoje.

NUk prisja nje Argjentine te shperfytyruar ne ket fare feje. Mesi eshte nga me te dobetit ne fushe, po ashtu dhe di Maria, pjesen e pare i shpetoj portieri dhe Zoti + qe Xhaka eshte pa ndonje pervoje ne ndeshje te tilla, kishte rast te pafalshem per shenim. Gjithsesi te gjitha ekipet e medha ne grupe kane treguar shenja lodhje dhe deri - diku mendoj une jane te pamotivuar, e pakuptueshme kjo..

ore me duket sikur futbollistet e Argjentines i mbajne  me pahir ne kete Boteror..  vete futbollistet  duket sikur e kane me pertese, apo duan te ikin me pushime....

zvicres vetem dy gjujtje nga larg i duhen ne kete loje, se tani portieri Argjentines e ka diellin me ne sy, nji ence te lehte gjujti Gjerdani dhe portieri e priti me tre kohe.

Gono, degjo mua.. Shaqiri ose Mehmeti, ka per tua ngecur 1 gol argjentinasve  10 minutat e fundit..

Te gjitha ndeshjet e skuadrave te dala nga grupet kane qene te forta e te luftuara,edhe kjo njesoj si te tjerat,pastaj po nuk te doli goli dihet qe behet akoma me e veshtire. Zvicra e remujshme ne loje,me e rjedhshme loja e Argjentines,normale deri tani..pastaj dihet ne futboll jo gjithmon fiton me i miri.

te krosat me koke e paska gjithe lojen argjentina

po lujne me shkelma keto te argjentines, i kardhe veza

Shaqua shume oportunist, po mban top si  dreqi, nje fije e ndan nga pordhaclojtar..Shqipot jane te tille edhe sikur te jene ne krye te shtepise se bardhe..

Shaqo i cpoi

Bravo Zvicra!

Po mbahet fort!

Forca cuna!

Shaqua u lodh, ngeli duke share. Behrami bishe ama akoma vrapon. 

Gjynah zvicra

Wow cfare shanci

 

Zvicra s'dorezohet

Bravo Zvicra!

I bie Hollandes te qerroje morrat-funderrinat e Argjentines!

Ka filluar te na shpifet futbolli mbeten duke u perlotur futbollistet. Me ate legenin kristiano ronaldo e kompani nga pas. Kane qene me burreror me pare futbolli. Tani ngjajne si cupelina. Sikur ca u be. U eliminove nga boterori pune e madhe fort. Nuk fitojne dot te gjithe , nje do ta ngreje kupen.
Futbollista feminor

Nashti jane me agresive or qun. Sjane aq femeror jo. 

kete Argjentine do ta  sistemoj Hollanda ne gjysemfinale!    keta jane kot fare.. as team nuk jane, as fit, asnje kualitet nuk kane,  pervec Messit...   

po me 1 Messi nuk vjen behari, jooo. keta edhe deri ketu, dhe  shume fare hecen..

Gjynah, te shkonte me penallti te pakten.

ikni tani ju fshtaret e zvicer merrni lopet i kullosni ...smiley smiley smiley

 

 

Gjynah Zvicra, ndeshje e shkelqyer. Shaqiri eshte teper i shpifur. Pordhac. Po kur ju fry arbitrit se i zuri rruegn?! Ne fund u perpoq te qaje po nuk i dilte kokrra e lotit. Hipokrit.

Cfare budallalleqesh flet o mavri.

Per Shaqirin tere komentatoret po thoshin ishte me i miri i Zvicres.

Shaqiri u vra pjesen e dyte dhe kjo e ngadalesoi pak.

Po natyrisht qe pordhac do te duket se eshte shqiptare,se po te ishte ndonje argjentinas,italian do te thoshe kishte te drejte qe ti bertase arbitrit.

Ah more cmirezinj,ju erren syte kur shikoni shqiptarin nga Gjilani te krahasohet me Mesin.

Xhemajlit nuk i falet qe nuk shenoi me porte bosh.

Xhemajli mire qe se futi  ate gol,  po u tremb kur erdhi topi prape,  kerceu nga frika  dhe e nxorri jashte me kerci, mavria..smiley

ah Xhemajl Xhemajl,  thyefsh qafen ne ndonje kanajl,   thirren zviceranet..smiley

Skish faj Xhemali atje e kish keq pozicionin e kembes.

i iku cerekfinalja per shalesh zviceronve

zvic zvic

dolen gjithanej artikujt me shaqirin sot...I thokan xhuxhi magjik zvicat smiley

PROUD TO BE KOSOVAR

Fiffa dhe zvicra ka frike nga Kosova. Po te pranohej Kosova ne UEFA dhe Fiffa gjithe Kosovaret do len zvicren dhe do luajne per Kosoven. Kosoves do i bashkangjitej edhe Lorik Cana dhe keshtu Kosova do kishte nje ekip shume te forte ne Evrope.

Bravo Shaqiri, Mehmeti, Xhaka, Xhemajli, Behrami ja zbardhet fytyren Kosoves.

Kosovar Forever

ooo ag -- shume mire kan lujt djemt edhe shume mire se ja zbardhen faqen Kosoves. 

Du me dit pse FIFA ka frike nga Kosova? A po thu vetem per shkak te kombtares se Zvicres? Mos enderro he burre se ka emigranta sa te duash ne Zvicer e kudo ne europe qe vec presin me lujt. 

A mos ndoshta keta shqiptaret e Zvicres lojtare te kalibrit te larte qe krejt fati i futbollit ne Kosove varet prej tyre. Leji keto budalliqe shqiptaresh.

O klluf! Ik e shkruj me ndonje forum euleshrash apo unmiksash e mos na caj trapin!

Kosovar jane vetem ashkalinjte, egjiptianet e 0.1% e tjere (as serbet "e integruar" s'ta pranojne si term). SHQIPTARI s'deformohet dot ne vetem "kosovar", "lab", "cam" etj. Krahinat jane krahina, kurse KOMBI eshte vetem NJE. Vetem vemiet pa identitet kerkojne te shpikin kombin "kosovar"

Po ti asnje lidhje nuk e ke me Kosoven se nuk ka ne Kosove gomere qe te bejne ngaterresen midis shqiptarve te Kosoves dhe atyre te Ilirides. Ti me siguri je ndonje qelbesire nga Shqiperia zyrtare qe do te ndjellesh urrejtje per shqiptaret e Kosoves me postimet e tua. 

 

Me duket ke pak nevoje per mall Lazarati qe te qetesohesh.

S'ka mo u dogj. Po ti si goce capkene qe je me siguri mendo se e dogjen per ta rilindur. smiley

6 nga 8 e thyen qafen e u kthyen ne shpi. 1 qeka demtu e zorr se lu me. 1 tjeter nuk duket te jete ne planet e trajnerit.

Te pakten kete boteror nuk do shofim me tradhtare qe na bejne gazi i botes. 

 

smileysmileysmileysmiley

Po ca tradhtaresh dhe ti. Ku ka ekip futbolli Shqiperia aman. Ulu me kembe ne toke e shifi gjerat me mire dhe me kthjelltesi dhe do shohec - ska tradhti burra!

O Llastice, kete po them edhe une qe ne nuk po kemi dot ekip te hajrit sepse nje pjese e me te afteve ikin e luajne per kombetare te tjera. Kishte edhe Il mundo deportivo nje artikull ku thuhej se nese shqiptaret do luanin per Shqiperine ne do kishim nje kombetare cilesore ne boteror. 

Shif si luajti Bosnja, qe padiskutim meritote te ishte ne 1/8, me nje ekip plot "emigrante". Apo edhe Amerika, qe lojtaret kryesore i ka thjesht me "origjine" ose gjys-origjine amerikane. Ai Green qe beri golin dje kish luajtur me ekipet e moshave ne Gjermani. Po kshu edhe 8 te tjere ishin "gjermane".

Bosnja s'ka as 20 vjet shtet dhe neshjen e pare e ka bere ne Tirane ku eshte rraf. Amerika deri para pak kohesh tallej me futbollin. Pra pse keta shkojne e luajne me kombetaret e tyre kurse keta palacot refuzojne. 

Shaqirit ne 2002-in kane qene duke ja perzene familjen nga Zvicra se gjykohej se kushtet ne Kosove ishin qe ata te ktheheshin. Sot ai luan per ate shtet qe pa talentin INDIVIDUAL do e shifte si nje refugjat te rendomte dhe do votonin nje here ne tre jave qe ta perzenin. Ky jo vetem luan per ta por edhe shenon dy here kunder Shqiperise. 

Sa per termin "tradhtar" e kam te huazuar nga trajneri i Brazilit, Scolari. Ai kshu e quajti Diego Costen kur ky vendosi te luaje me Spanjen sepse Scolari s'e kish thirr kurre. E kur ta perdori trajneri i Brazilit qe historikisht ka pas hall kujt t'ia prishte e kujt t'ia dreqte, aq shume lojtare ka, s'kemi s'i mos e themi ne qe ngelem duke enderru te shofim Shqiperine ne nje kompeticion te rendesishem.

Sinqerisht si nuk e kuptoni qe duke i thurr elozhe ketyre dhe duke i uru suksese me ekipet e tjera promovoni nje fenomen negativ dhe inkurajoni plot te tjere qe te braktisin Shqiperine. Si mund te behet tifo per nje rob si Gjergji Kone qe ka lind ne Tirane, shko e nderro emrin ne Greqi e na lu per Greqine. Sipas logjikes tuaj i bie qe Ergys Kace qe zgjodhi Shqiperine dhe qe ata plehrat po i shkaterrojne karrieren nga inati, qenka budalla. 

E di si eshte puna ketij veni nuk kane c'i duhen njerzit qe jane shqiptare nga halli. 

shume e vertete po ta shofesh nga kendveshtrimi qe e ke paraqit ti

Parimisht ke te drejte, praktikisht le te shpresojme pas 4 vjetesh te kete ndryshim, organizim serioz nga federata e Futbollit, apo si e quani ju atje. 

Shume kot ja fut me kete "tradhetare". Gjithsesi ju futbotlldashesit (por jo futbollluajtes) i dini me mire keto pune.
 

Jo ,qe ta qush tjetrin tradhtare, duhet qe ai te kete qene piksepari shqiptre. Keta s'jane ndjere naj here shqiptare, Kane preferu te bajne merecenarin per interesat e veta. Pune e tyne, mu m'erdhi keq per Zvicren, po skishte t' bante me pranine e shqiptareve aty.

Po dhe peshku per "tradhetaret" merr fryme.smiley

Jo o Pjeter ky eshte paradoksi. Ata e thone qe jane shqiptare, biles kerkonin mbeshtetjen e komunitetit shqiptar ne Zvicer kur do lunin me ne. 

Dje Blerim Destani doli ne Top Channel per te na tregu se kish shku hone m'Brazil me mbeshet shqiptaret e Zvicres dhe se sa shume ishin merzit ata. Kurse ketu degjo perdite neper tv se sa krenare qekemi ne se kane bere gola ata ne boteror. 

I degjute fishkellimat e tifozeve braziliane sa here kapte topin Diego Costa? Dhe po flasim per neshje me Kilin, Hollanden apo Australine, pra pa pike lidhje me Brazilin.

Duhet me i dhone fun kesaj ndjenjes se inferioritetit pa kufi se lam nom.

nuk eshte me u nis nga ca bone tifozat e Brazilit, por ne qoftese llogjika qendron atehere nuk ka rendesi me mar shembuj, se funi funit pse do krahasohemi ne me Brazilin, cer jane braziljont kshu?

nuk e vuna re po e fishkellyn gjermont Klinsamnin? po ganezet e fishkellyn Boatengun?

Klinsmani shkon si bos atje...Nuk eshte e nejta gje. Kurse ne Zvicer babai i Shaqirit dhe ndoshta Shaqiri vete jan perballur me sllogane politike te tipit "Jo shqiptareve"... ne shtetin ndoshta me racist ne europe.

aha, te njejtin fat slloganesh kishte edhe Diego Kosta ne Spanje? se ai ishte shembulli fillestar.

 

Jo s'kishte te njejtin fat sepse ska shkuar si emigrant dhe i poshteruar ne atdheun qe perfaqeson dhe qe e konsideron edhe sot e kesaj dite si emigrant, dhe bashke me te e gjith bota.

atehere ti qendrojme parimit e jo shembujve.
 

Lizander, une s'kam degjuar njeri t'i thote tradhetar Donald Suxhos. Ti ke degjuar gje?

Ozil sikur s'luan me Turqine, Podolski s'luan me Polonine, Boateng (njeri) jo me Ganen, Balotelli jo me Ganen, etj. etj.

Njerez pa identitet. Te luaj nje njeri qe ndihet shqiptar per Zvicren eshte turp!

Ja dhe rrefimi i "tradhetarit" Xhaka:

...Ai ka shtuar se babai i tij Ragipi e kishte kontaktuar FSHF-në dhe i kishte ofruar djemtë e tij të luanin me Shqipërinë, por kishte marrë një pergjigje se “djemtë e tij ishin akoma të vegjel, do presim sa të rriten edhe pak” ka rrëfyer ai.

“Pas kësaj, Shqipëria s’kishte bërë asnjë hap deri në momentin kur Ottmar Hitzfeld vendosi të më merrte në Kombëtaren e madhe edhepse isha vetëm 18-vjeç, më grumbulloi. Në atë moment, gjithçka mori fund, sepse i kisha thënë “PO” Zvicrës dhe s’mund të bëja më mbrapa. Fjala e dhënë është diçka që s’mund të kthehet, sidomos sepse Hitzfeld për mua është vërtetë një xhentëlmen”, përfundoi Xhaka. /Telegrafi/...

 

Nejse sipas Lizandrit,keta duhej te luanin per Shqiperine qe nuk ka investuar asnje cent per ta.Se ne fakt te ishte per Shqiperine,keta sot do te ishin duke shitur dru ne qytet qe te siguronin buken e gojes dhe nuk do te ishin debutante ne Kupen e Botes.

Eshte njesoj sikur Ballotelli tu thote prinderve qe e rriten dhe e bene ky qe eshte sot,nuk do te rri me juve por do te rri me ata qe me linden!!!!

Shqiperia dhe shqiptaret kane te drejte te ofendohen nga plehara si Pirro Dhima dhe Mirela Manjani,apo Panajot Kone qe merren me politike antishqiptare,jo me cunat e Zvicres,Shkodran Mustafin apo Junuzajn,ku Shqiperia nuk ka investuar asnje cent dhe keta jane ambasadoret e saj ne bote.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).