Rrugët më të rëndësishme në Shqipëri dhe ato që rëndom thirren autostrada do të jenë me pagesë për përdoruesit në të ardhmen e afërt. Qeveria ka dërguar në Kuvend një draft që lejon dhënien me koncesion të këtyre rrugëve tek firmat private. Argumenti për koncesionin bazohet në pamjaftueshmërinë e fondeve publike për mirëmbajtjen e rrugëve dhe nevojën për menaxhim efikas (nga privati). Rruga e Kombit, Rruga Tiranë - Elbasan,  Tiranë - Durrës, Bypassi i Fierit, Bypassi i Vlorës dhe disa akse të tjerë përmenden si kandidatët e parë për koncesion privat dhe qarkullim me pagesë. Shembulli botëror jepet menjëherë si argument pro bërjes së rrugëve me pagesë por lihet jashtë fakti që në botë për cdo rrugë me pagesë ka të paktën 1 rrugë alternative pa pagesë, në mos 2 apo 3.

Gjithësesi, informacioni i deritanishëm është i padetajuar dhe nuk u jep përgjigje pyetjeve që do të ngriheshin mbi tarifat e përdorimit të rrugëve nga qytetarët, apo trajtimi i fermerëve, bizneseve të vogla, studentëve dhe buxhetorëve që i përdorin këto rrugë cdo ditë, si domosdoshmëri minimale për aktivitetin e tyre. As ndonjë informacion mbi fitimet që do të akumulojë koncesionari privat nuk prezantohet ende, fatkeqsisht.

 

 

86 Komente

Te jepen me pagese diten kur ato te quhen rruge te sigurta.

Nese do vazhdojne te jene ne kete gjendje sic jane asnje kacide dhe kjo eshte vjedhje e paster.

O njerez, mos ja lini LSI-se keto pune se ata e kane mendjen per te vjedh!

E ka bo Ben Ahmetaj kete draft

Hahaha jua rrasi rilindja, s'keni pa gje akoma tha. Hajt se shendet ju behet. Kushtojne lyerjet e fasadave dhe bredhjet neper Evrop. 

Dhe mos thuj se keshtu e ka dhe bota. Bota rruget qe paguhen nga taksat i ka free, rruget qe ndertohen qe ne fillim me pare borxh jane me pagese. 

Paguni dhe takse tjeter per makinen, per telefonin ... po pregatitet dhe nje simbas stileve te asaj pune. Sidoqofte, fajin e ka Saliu.smiley

Saliu e ka fajin, ai i beri rrugetsmileysmiley

a shtet bqmsh a.... Po edhe sikur ti beni me pagese, nuk ngrini dot nje korpus inxhinjeres, administratoresh e mirembajtesish per te mbajt koston ulet?

Pastaj ca alternative ka ai qe nuk ka pare per te pagu? a ka nje rruge dytsore te sigurte si alternative?

Kjo eshte vjedhje e paster mer legena!

LSI mer, jane duke punu per te investu paret  e mandatit qe shkoi.

Hagjinasto atje ke rruget.

Dakord, po nuk e merr hagjinasto i vetem vendimin.  Kjo eshte seriozisht e papranueshme. Nga pikpamja e demit le te hapin stacione peshe pergjat akseve, ku kamionet te peshohen me detyrim, aty te pagujne edhe nje $1 a 2 a 3. Edhe tonazhin e kontrollo edhe nje far takse e mbledh. Kete nuk e di perse nuk e bejne tani gjithsesi.

a ka nje rruge dytsore te sigurte si alternative?

Ka!

Kjo duket si matje pulsi se osht e pamundshme ti bosh me pages ato rrug. Sa trare duhen qe t'bllokohen hyrje daljet e ktyre rrugve aq t'mira qofshin.

Autostrada e droges me pagese ka qene.

Ngado qe kam kaluar neper superstrada ne Europe kam paguar takse si ceco. Pse Shqiperia te perbeje nje perjashtim? 

Ne Gjermani, asnje rruge nuk eshte me pagese, as ne Zvicer. Pse Shqiperia te beje nje perjashtim?

Ne Europe, rruga me pagese eshte rruge premium, qe do te thote se ka dhe rruge te tjera, me pak te shpejta por falas. Qe do te thote se qytetari ka opsionin te udhetoje edhe pa paguar, nese nuk ia mban xhepi, apo nuk i do rradakja e vet te paguaje. 

Ndersa ne Shqiperi, i bie qe udhetimi te behet vetem me pare, dhe kush nuk ka pare le te rrije sus, qe do ishte nje rast unik ne Europe.

E vetmja arsye qe s'ka pagese en Gjermani e Zvicer eshte se t'i mbajne leket nepermjet taksave shtese qe vendet e tjera s'i kane, e qe ne fakt eshte me e padrejte, sese paguajne dhe ata qe as nuk i shkelin ato rruge. kjo eshte me e drejte. Kjo, pervec faktit qe s'kuptoj me c'logjike e krahason ti Shqiperine me dy vendet me te pasura ne bote, njera mban parate e mafiozeve e tjetra zhvat popuj nepermjet kredish e modeleve te tjera mashtrimi te ligjeruar.

Ishte per t'i kthyer nje pergjigje me rast konkret zoterise me siper qe e krahason Shqiperine me Europen duke perseritur argumentin pa forme qe thote  se "meqe keshtu e ka gjithe europa..." Pa, jam dakord qe nuk krahasoemi ne asnje nivel me Gjermani e Zvicer.

Mik, Shqiperia nuk ka rruge alternative, qe t'i beje akset me pagese. Ne rast se ndodh kjo, do jemi te vetmit ne Europe, e ndoshta ne bote qe nuk i leme qytetarit alternative te udhetoje pa futur doren ne xhep. Kjo rendon me shume mbi ate qe nuk ka. Nje tjeter manover neo-liberale nga nje Qeveri e votuar si Socialiste. Corap!

mire mor mire, ajo fasada te shqeteson ty, qe nuk jemi si te tjeret.

po rruget me cfare lekesh do behen???

apo do presim edhe 50 vjet sa te behen rruget alternative.

nuk behet kaq moral kur je 100 vjet prapa te tjereve, perkundrazi jep dicka nga xhepi te arrish te tjeret.

Pak a shuem ky ishte argumenti i Sales kur beri me gjithe shkeljet qe beri rrugen e kombit. Mileti thoshte dale nje here se duhet menu kjo pune, ai thoshte edhe florinjte e grave do shesim per ta bo. Tani po thuhet qe duhen standarde, pranaj do e veme kete takse edhe mos te humbim kohe kshu qe paguni se late nam, nderkohe qe ne po themi, avash nje here se duhet me na mush mendjen sa eshte kosto, sa po merr nga ato 20 leke qe pagujme per cdo liter nafte, sa duhet realisht per t'i mirembajt. Te gjitha pyetje legjitime e te arsyeshme me duken mua keto, kshu qe po ua dite pergjigjen, te lutem mi thuaj dhe mua. 

Ne rast se ndodh kjo, do jemi te vetmit ne Europe, e ndoshta ne bote qe nuk i leme qytetarit alternative te udhetoje pa futur doren ne xhep.

 te udhetosh pa futur doren ne xhep mund te ndodhe me aq sa shoh une vetem ne dy menyra:

1. si liza ne boten e cudirave, mund te udhetosh ne c'bote te duash mjaft te duash t'a imagjinosh ate

2. ne nje bote te organizuar mire, ne te cilen interesi nuk egziston e per rrjedhoje as xhepi si figure e mbajtjes se parave.

ne boten e sotme mund te mos paguash direkt kur hyn e del nga rruga, por do paguash indirekt ne forme takse qarkullimi a mirembajtje rruge. madje edhe ne formen e cdo lloj takse tjeter nese keto nuk perdoren per nje qellim te caktuar te komunikuar me pare por shihen thjesht si burime hyrese ne buxhetin e shtetit.

dakort me ty si llogjike, por edhe versioni 2 qe jep eshte prape si Liza ne boten e cudirave.

pasi ndergjegjesimi dhe organizimi jane si rruget alternative qe duan nja 50 vite te tjera te realizohen.

nese keshtu thua ti dhe shumica ashtu do ndodhe. kete e di edhe pakica qe na mban nen pushtet dhe shfrytezon percarjen e perbashket. 

por nese themi: kjo behet qe neser, e bejme qe neser. te gjithe me te cilet kam folur deri tani pak a shume keshtu si ti jane shprehur. atehere mua me mbetet vec te them: si te doni. smiley
 

Filan, ne i paguajme taksat e rruges, karburantin dhe nje fature ekstra per gjithe demet qe peson mjeti nga rruget e dobta dhe karburanti i pakontrolluar (serish nga shteti).

e kam fjalen qe qytetari detyrohet ta fuse doren ne xhep serish e serish. E shqeu ate te mjerin xhep shqiptari. Shpejt do filloje te paguaj direkt nga hundet.

ne kete sistem te ngritur ne kete menyre, keshtu do vazhdoje. per sa kohe suksesi matet me rritje te pervitshme fitimi, baza e piramides do varferohet gjithmone e me shume. i njejti problem eshte ne te gjitha vendet qe kane ngritur kete sistem, pavaresisht se simptomat e shfaqjes jane te ndryshme ne vende te ndryshme.

Ketej nga jam une ka rruge alternative pa paguar tollen, por aty te del prape. Se do I biesh me gjate, do paguash gas. Nje toll e arsyeshme diku te 2-3 mije leke te vjetra do ishte e pranueshme, pa u alarmuar kaq shume per dicka qe heret e vone, drejt asaj rruge eshte. 

Je komplet gabim Blendo. Vendi fqinj Greku, autostraden qe lidh te gjithe veriun (te pakten) e ka me pagese. Kroacia e Sllovenia po ashtu. Eshte ne llogjiken ekonomike elementare qe ai/ajo qe e perdor kete facilitet duhet te paguaje per mirembajtjen e saj dhe jo te paguaje indirekt ai fukarai qe ndoshta asnjehere nuk do ti bie rasti te kaloje ne ate autostrade. Edhe Italia nje pjese te autostradave i ka me pagese. Po ti nuk ke faj kur e vendos krahasimin tek Gjermania se ne ne fakt vijme te dytet pas saj per nivelin ekonomik. lol

Fakti qe ne Gjermani nuk paguajne ne menyre direkte eshte se pjesa me e madhe e popullsise i shfrytezon keto facilitete ne menyre te shpeshte, por ne Shqiperi ku nje pjese e mire e popullsise nuk levizin fare nga zona ku banojne se nuk kane para eshte kriminale qe te mirembash keto autostrada edhe nga taksat e tyre. 

Po mo shok po ke nje rruge alternative, me te ngushte e me te gjate, po e ke akoma. Nese krahas ketyre akseve rregullohen e behen te kalueshme akset e vjetra, ok jam edhe une. Ne thelb perderisa paguajme takse qarkullimi, shteti duhet te te ofroje nje rruge pa pagese. Versionet me te mira, te jene me pagese pastaj. 

Nje gje tjeter qe eshte shume me te futme eshte pagesa per keto kalimin. Propozimi per rrugen e kombit eshte mbi 10 mije leke te vjetra. Tani kalimi i tunelit ne Mal e Zi, qe eshte ndertuar komplet me fonde private me c'me kane thene te pakten, eshte 5 Euro. Tani si mund te jete 8-9 euro kalimi ne Kalimash, kur koston  per ndertim publiku e ka paguar tashme vete!?!?!

dy mundesi ka, ose taksa me te larta ose pagese rruge. une per vete preferoj pagesen e rruges per cdo kalim sepse nuk kane pse te ndahen shpenzimet ne menyre te barabarte midis atyre qe e perdorin rrugen perdite dhe mua fjala vjen qe shkoj ne elbasan nje here ne tre vjet

Jam dakord ne parim, por duhet te kete nje rruge funksionale alternative sepse une paguaj 18 e me shume leke te reja per cdo liter nafte qe blej, si takse qarkullimi.

Verejtjen tjeter prap e kam me cmimin, jo me konceptin. Kur paguan 5 Euro ne Mal te Zi, takse kjo e vendosur nga firma qe ka bere tunelin e Tivarit/Barit dhe ato pjese te rruges qe e lidhin me rrjetin rrugor dhe sherben per te mbuluar koston e ndertimit, plus fitimin, plus mirembajtjen, nuk ka sens te tarifohet 8 apo 10 Euro vetem per mirembajtjen e Kalimashit. 

kur te thot cuni brukselit: standarti evropian ka kosto evropiane. doni evrop ju? urdheroni evrop.

Ne fakt 2.5 Euro paguan ne mal te zi per ate tunelin, qe meqe ra llafi eshte i vetmi tunel ne europe pervec tunelit te kalimashit qe ka nje tabele "Dobrodosli i tunel Sozina" smiley 

E paskan ul dhe cmimin. Ka shtet anej o, pavaresisht se katnarlliku eshte omniprezent si ktu te ne. Kam kalu atje sapo eshte hap para nja 5 vjetesh dhe sikur me eshte fiksu qe bote 5 Euro. Po mbase kam lon 5 euro gjithsej me dy kalimet vajtje ardhe e me eshte fiksu gabimisht 5-a. 

per nje shtet te varfer e me njerez te varfer si shqiperia, e vetmja menyre menaxhimi e llogjikshme dhe eficente eshte vendosja e pageses qe ne ndertimin e rruges, nje pagese te vogel ps(100 lek), pagese e cila do zgjaste shume vite, por 100 lek eshte e perballueshme per qytetarin por edhe shteti do mblidhte para nese koha e pageses fillonte qe ne fillim te vepres.

 

Perderisa kursej 5 deri ne 10 mije leke nafte nese perdor rrugen e re dhe jo te vjetren, si dhe amortizim te makines, jam dakord te behet me pagese qe kjo cilesi te vazhdoje, por vetem nese cmimi eshte i perballueshem per te gjithe, tek 200-300 leke te reja, dhe puna e mirembajtjes te jete e kontrolluar me korrektesi. Nese une pesoj gje sepse rruga s'eshte mirembajtur, duhet te demshperblehem nje me nje nga ai privati, duhet te mbaje pergjegjesi me nje te hedhur te shpejte ne gjyq, e jo te sorollatem.

...te jete e kontrolluar me korrektesi

 

si ishte ai modeli i zhvatjes se ligjeruar?

kontrolli me korrektesi eshte i pamundur. me mire eshte: beje dicka me ndergjegje, qe te mos jete nevoja per kontroll. nese le hapesire per kontroll, korrektesia ka marre fund. keshtu qe menyrat e mira te transportit jane rrjedhoje e organizimit te mire te shoqerise. dhe shoqeria e sotme, jo vetem ne shqiperi, vetem e mireorganizuar nuk eshte. prandaj mire do ishte te merreshim me mireorganizimin e shoqerise para sa te merreshim me rrjedhojat e tij.

E para, nese une e hedh ne gjyq privatin per cdo demtim te shendetit tim apo te makines te shkaktuar nga rruga qe ai s'ka mirembajtur, e nese ky privat s'eshte i lidhur me qeveritare e gjykates per t'i bere bisht drejtesise ne gjyq, ai do ta mirembaje si cecua qe t'i bjere me lire se sa demshperblimi im apo se humbja e licenses. 

Sa per mashtrimet e atyre vendeve, nisin qe nga perdorimi i kompanive te tyre per te zhvatur pasurite natyrore te vendeve si Shqiperia, pa paguar taksa fare e pa realizuar investimet sic kane premtuar, shih keta te kromit, naftes e CEZin, e deri tek manipulimi i kursit te kembimit te monedhave. Bie Europa ne krize, rritet vlera e Euros ne vende si Shqiperia, ndersa e dollarit nuk ndryshon, qe do te thote se s'ka rene leku, nderkohe qe vete euroja ne fakt e humb vleren me monedha te tjera te medha si paundi apo dollari. Bankat tona jane te gjitha me banka meme ne Europe dhe me te hyre Europa ne borxh, shqiptaret i paguajne kredite e shtepive me shtrenjte, dhe ato para shkojne ne Europe ne vend qe te rrine ne Shqiperi, etj, etj. Per sa kohe kane ne dore telat e ekonomise boterore, sigurisht qe do t'i levizin ne favorin e vet pa pyetur se sa u bien ne qafe vendeve te vogla qe jane te varura e s'kane c'bejne. Pa permendur pastaj keto borxhet gjigante ne te cilat i fusin vendet si tonat nepermjet kredive me EBRD, FMN, BB e ca ka tjeter. Jane zhvates te lire sepse s'ka kush t'ua fusi gjembat ne kembe.

E treta, asgje nuk behet me ndergjegje, por vetem per leverdi dhe nga detyrimi.

e para, ti kujton se firma private qe do marre me koncesion mirembajtjen e rrugeve mund (si opsion) te mos jete e lidhur me qeveritare e gjykates?

e dyta, i njejti mashtrim ndodh nga pushtetaret (te tre format e pushtetit) me popullin.

e treta, fjalia e fundit ishte diagnoze e gjendjes apo bindje personale?

te papergjegjshmin, vetem kontrolli dhe lenia e pasojes ne dere, e ben te mendoje, e ti therrasi mendjes.

 

papergjegjshmerine e pakices nuk eshte e nevojshme t'a vuaje gjate shumica derisa te jete ne gjendje te kontrolloje pakicen e t'i lere pasojen ne dere per t'i thirrur mendjes.

me mire shumica nuk e le pakicen te coje ne mendje papergjegjshmerine.

nuk ndahet papergjeshmeria ne shumice apo pakice.

cdo shtet ngre mekanizma kontrolli dhe ndeshkueshmerie perkundrejt te papergjegjshmit, shumice apo pakice qofshin ata.

ndeshkimi me shembuj ndergjegjeson gjithe shoqerine.

egzistenca e prones private dhe shtetit si kontrollues i saj eshte sot per sot papergjegjshmeria me pasojat me te renda per shoqerine njerezore. urdhero e ndergjegjesoje shoqerine te kontrolloje shtetin dhe vetveten. mundesisht me ndeshkime sa me te lehta.  

Bravo Rama kjo eshte sistemi si duhet mbajture rruget. Ne gjithe Evropen duhet paguar. Shqiptaret duan gjithe free nuk ka pa lek me. Ka kaluar koha e komunizmit.

Tarifa minimale duhet te jete 5 euro dhe per Kosovare duhet te jete 10 euro.

e pse kshu, e prish dyfish ai qe vje nga Kosova?

Berisha donte te bente kete gje dhe cuditerisht,te gjithe ata qe sot jane ne anen e pageses ishin kunder,me aresyetimin se rruga eshte ndertuar me para publike.

Nga sa shohim Rama po vazhdon me perpikmeri cdo gje qe Berisha kish ndermend te bente ose e beri.Edhe Fazllici tani eshte burre i mire.

Sic duket akoma vazhdojne tifozlleqet partiake.

Personalisht kam qene qe rruget te jene me pagese si dje kur ishte Berisha KM edhe sot qe eshte Rama.

P.S

Nuk eshte cudi qe kur te nenshkruhet marreveshja e detit me Greqine,qe do te jete identike me ate qe firmosi Berisha,te harrohet ai 300 km2 nga komentuesit qe benin si patriote me Muslym Pashajin.

dhe cuditerisht,te gjithe ata qe sot jane ne anen e pageses ishin kunder,me aresyetimin se rruga eshte ndertuar me para publike.

Kush jane keta, se mua me duket sikur te gjithe po mbajne te njetin qendrim. Leket po kerkohen per mirembajtjen, jo per te shly koston e ndertimit. Varet c'diskutim po bohet. Psh une jam shume dakord nese heqin 20 lekshin per liter dhe vene takse te madh per kalim per te shly koston e rruges. Po te paguj sa qimet e kokes per mirembajtje kur realisht kosto nuk eshte aq, mua me duket vjedhje, e keshtu s'kam si ta pranoj.  

i shtohet dhe kjo listes se idiotsive te fansave te lala gjonit
kunder shqiperia 1 euro- pro qera e perjetshme 1 euro
kunder mbetjeve - pro armeve kimike
cfare jete te peshtire qe bejne. u jep lek per makjato lala gjoni dhe rrine gjithe diten ne internet duke milituar.

Edhe një qoshe Litari lënë jashtë Varrit nga babasqapi i " se ne ndërtojmë rrugë zotrie " për të zënë peng Shqiptarët Edhe një kryemashtrim i pAdiuneve " Shqipëria po ndryshon " E ku ka në Botë ndërtime të tilla rrugësh që shfrytohen pa Pagesë ? Ku ka rrugë që mirmbahen pa Pagesa nga shfrytëzuesit ?

. Shqiptarët duhet të mos harrojnë dhe besoj  tani e kanë kuptuar se çfarë janë Tralaltë me makina me Ngjyra e rrota të mBëdha që festonin me fjamurin e PD-hit para Kryemashtruesit " se ne bajmë rrugën e Kombit  e  hapim tunele zotrie " Janë po ata ...dosat tipike të oruellit që në çdo kohë e në çdo fushë që do çfaqen ,për aq sa të dominojnë Buriet e Përparimit jashtë Logjikës së pari ekonomike !

Dhe analët si gjithnjë do vijnë "pas Pilafit " me kritika dhe Gjetje smiley   Ku janë rrugët dytsore zotrie ...

Dytsore ?

Në asnjë vemd të Botës nuk ka të tilla . Është e kundërta Janë primaret ( ekzistueset pa pagesë ) që kanë nxitur më pas Dytsoret me Pagesë për zhvillime të mëtejshme .Kaq gjë dhe një fëmijë e Kupton që këtu nuk ka Normalitet por një fantashkencë Shefqetërish e llamPaxhijsh me Pushtet të kufomës berishiste që qelb akoma smiley

hahahaha ua rrasi Rilndja *102* ...dhe hajt kërko të ecësh përpara me këtë tufë LlamPaxhijsh !

nuk ka asnje gje te cuditshme ketu  se rruget konsumohen,  pastaj  faktoret atmosferike: nxehte, ftohte, bore, ngrica etj, i prishin  rruget, keshtu qe  duhen mirembajtur.. dhe mirembajta  e rrugeve kushton  goxha leke!

por me kujtohet  para ca vitesh kur foli  ish ministri i transportit , i ndjeri Olldashi,  per mundesine  qe rruget te behen me pagese,  ketu te peshku, ca e ca,  cfare nuk thane, kundra kuptohet..   kurse sot, po ca nga keta  e konsiderojne veprim te rregullt nga qeveria  qe autostradat, tunelet etj  te  behen me pagese..smiley  bile  me nje babaxhanllek  karakteristik   te  thote:  ''po ça ka ketu  per tu habitur,  gjithe bota me pagese i ka, shume normale kjo''.smiley

http://www.peshkupauje.com/2011/11/rresh...

Jeni i sakte Belul Gjenomadhi smiley

Jo shume i sakte Belul. Atehere behej fjale per te taksuar vetem nje rruge. Bile me duket Majko filloi te mbledhe taksa per te, por pastaj doli tuneli me Italine... Kurse tani po flitet per te taksu te gjitha apo shume rruge, nderkohe qe taksat per to jane mbledh e vazhdojne te mblidhen.  Pak a shume si ajo e qethmja e perditeshme e cinezeve prej skafisteve. 

Kurse do ishte cudi te ndodhte ndryshe me ushtaret e partise. Do ishte sikur larg qofte Amerika te rrifte 5-0 Hollanden.smiley

..muhabet koti,e parealizueshme!! Edhe falas ta japin,nuk di kush e merr persiper,ndonje si CEZ edhe mundet.

Mos e akuzoni kot qeverine. Ia kerkoi Evropa me instistim kete pune, kur biseduan per statusin. Krimin dhe drejtesine e munguar e presim, po rruget duhet t'i beni me taksa menjehere, sic i kemi ne - i kish thene Evropa. E degjoi vete sheme kuazi berberi kete bisede.

Mgjths s'keni faj, e keni harruar qe s'e keni per here te pare (apo te dyte) qe e diskutoni kete teme ne Peshk lol

Kur Berisha deshironte te bente te njejten gje, argumenti im qe pro, dhe perseri mbetet pro.

Sic shkruan dhe Swed me lart, ai qe e perdor me shume nje rruge duhet te paguaj me shume per mirembajtjen e asaj rrugeje. Keto jane pothuajse koncepte bazike.

Gjithashtu, argumenti qe ne rast se rruga ndertohet me taksa, atehere nuk ka tollone, eshte perseri i pavertete. Ne shumicen e vendeve, rruget paguhen nga taksat e perseri kane tollone. Rruget zakonisht ndertohen me taksa, pasi fitimi i nje rrugeje te re nuk mbetet vetem tek perdoruersit por tek vendi ne pergjithesi fal uljeve te pengesave per tregti e me gjere.

Disa shkruajne qe te varferit do mbeten ne nje vend, dicka unike per shqiperine. Ky argument nuk eshte shume i bindshem. E para, sepse te varferit zakonisht nuk kane makine por perdorin mjete publike si autobuzi. E dyta, sepse ngasja e makines nuk eshte nje e drejte njerezore por nje aktivitet me kosto: kostoja e makines, naftes, siguracionit, mirembajtjes. Rruga eshte nje kosto tjeter mbi keto. Sic nuk mund te themi qe te varferit me makine (per mua i varfer do te thote te pakten pa makine), meqenese nuk kane para, nuk ka pse te paguajne siguracion, ashtu nuk mund te themi qe te varferit nuk ka pse te paguajne per mirembajtje rrugesh/tollona kur i perdorin ato.

Ne rast se mund te behej nje argument i sinqert i tille per te varferit, atehere shumicat e sistemeve te metrove ne per bote duhet te ishin falas pasi perdoren me shume nga njerez te varfer.

Argumenti i rruges alternative eshte gjithashtu komplet i kote. Nuk ka kuptim ne rast se qeveriu, qe ka veshtirsi te mbaj rrugen kryesore (kjo kudo ne bote, jo vetem ne shqiperi), tani te detyrohet te mbaj nje rruge dytesore. Gjithashtu ekzistenca e rruges dytesore eshte komplet konfliktuale nga ana e qeverise: nga nje ane duhet te mbaj ne nje form te mire pasi aksidentet kane kosto njerezore dhe ekonomike ne rast se rruga nuk mbahet mire, nga ana tjeter nuk mund ta lejoj rrugen dytesore te jete konkurruese me rrugen kryesore.

 

Dhe meqenese rruget mund te jene me para, perseri nje shofer shqiptar fiton nga kjo pune pasi kostoja e kohes, amortizimit, naftes, rrezikut se rruges se vjeter > kostos se tollonit.

ene te pasurit perdorin mjete publike, ene te varferit kan makina....

sa simplistik qe je mer kaur...

Taksat e rruges already paguhen. Apo i shkojne atij te poshtrit Sali?

Si thote njoni ne vaktit, keto kane borxh te mbajne radhe per ... me ia fut partia. Asgjo s'ka ndryshu, vec manallit. smiley

Të gjithe Lopet që bëjnë  muuuuu Berisha kërkonte të bënte të njëjtën gjë ...janë kryemashtrues .

Rruga nuk kishte dhe nuk do të ketë edhe ( nuk e di sa kohë ) efektivitet ekonomik .Për këtë Taksë  që Mullahu Sali Hajduti i si për çdo gjë mendon e Ligjëronte VJEDHJE në bashkëpunim qoftë si Trafik nme ndërkombëtarë për karrike , qoftë nga Patriotë -Hajdutë  nga të dy krahët e Kufirit që do i jepnin Pjesën fmiljes

Është e kotë të përsëritësh si ndonjë  që mba mënd ç, ka thënë sh Stalin  për rrugët vitin 2011 smiley Të bësh pyetje  që " duhet taksuar apo jo " smiley .Sot dhe që në fillim kur u hodh ky propozim kishte pikpamje "teknike " për vlerën dhe kohën e aplikimit , jo per domosdoshmërinë e pagesës .

I  vetmi Spekullator qe Urra - Patrioti Sali Birirsha ai që habitisej sh Dylqinjë si   "ja kishte çarë mes për mes kodrat "  Dhe patjetër euforikët e shumëdijshëm ose Pipzat e babasqapit , që komentojnë sikur kanë shpik rrotën smiley

I vetmi argument i asaj Kohe , Të mos hapeshin HALE në ekonomi që më Vonë do vinin në Normalitet pa asnjë nëdyshje si gjithë Bota ..por me shpenzime e sforco në dëm të Ekonomisë qe la pas përveç vuvuzelëve shpirtërorë edhe nje GROPË Haleje Financiare që duhet PASTRUAR .

Dhe mbi të gjitha duhet denoncur  kjo HILE ndyësirash si Kryemashtrusi Berisha Mos Spekullo me ato që Huazon e Bën me paratë e Botës si Hua dhe i shet për Trafik Influence , duke u lënë në kurriz shqiptarëve Falmujt e banderolat !

po bicikletat, do pagujne tarife?

Djema, per momentin, me ate gjendje qe jane autostradat, nuk mund te behen me pagese, tunelet edhe po. Disa vende perendimore e lindore, (si Zwicra, Austria, Sllovenia) e kane me vinjet/abone javore, 2-javore, 1 mujore, 3-mujore, 6-mujore, 1 vjeçare, ndersa disa shtete te tjera (si Franca, Kroacia) e kane me pagese hyrse apo dalse (tiket/bilet ne automat apo kolibja e punonjesit) , ndersa disa shtete te tjera (si Belgie, Gjermany, Holland) nuk kane asnjeren nga keto, por shoferet paguajne taksen vjetore te qarkullimit mbi bazen e llojit te motorrit e makines. Psh nje makine e vogel ketu paguan nga 200-300 euro taksen vjetore ndersa nje furristrad paguan nga 300-500 euro ne vit. 

Gjermania dhe Belgjika kane ndermend te fusin pagesen e rruges, por eshte akoma ne diskutim, thuhet se nga 2016 mund te fillojne edhe keto dy vende ta bejne me vinjet/abone qe e blen tek pikat e karburantit per automjetet e huaja, jo vendase. 

Po ne mezi e bem ate rrugen e kombit e keto superstradat. Do merziten kosovaret e nuk do vine me per pushime ne durres. Terhiqe nga te duash, batanija eshte e shkurter...

Edhe pala kosovare po e diskutonte ta bente me pagese vitin tjeter. Po ata kishin alamet autostrade, me gjith parametrat europiane. 

E pe vete ti Pjer? Ne po presim me padurim shkrimet e tua per viziten e fundit dhe shume te gjate ne Shqiperi.

Edhe pakez e dashur. 

Un do te thosha qe, para se te vene rruget me pagese, le te ulin cmimin e naftes.Pastaj kush me siguron mua qe ato para te mbledhura do perdoren per rruget? Psh ketu ne itali autostradat paguhen dhe rruget jane cope cope.

Pastaj kush me siguron mua qe ato para te mbledhura do perdoren per rruget?

Askush. U mblodhen taksa per rrugen e kombit gjate qeverise Majko e s'dihet nga perfunduan. U zhduken miliona euro kur Basha ishte Minister Transporti dhe asgje s'i ndodhi. Albanistan.

atehere i bie bathoristet te lirojne tiranen e te kthehen ne bathore , dhe ata qe kane zon bathoren te kthehen ne kukes

Me njerez te papune do paguhet rruga ? apo me studente me borxhe ?

gje qe s'behet , nje jave dhe do t'i shkatrrojne nga inati , nuk behen petllat me uje

   Historia thote se kur nje qeveri jona hedh nje ide, ajo sherben sa per te nxit ata qe jane kryesisht pro qeverise, se ku duhet ta perqendrrojne "debatin". Ne europe ka nga te dyja opsionet dhe funksionojne te dyja. Problemi yne nuk jane opsionet e ndertimit apo mirmbajtjes, ne rastin konkret te rrugeve, jo. Problemi rreal qe kemi eshte kontrrolli per punen e bere.                                                                                                                Kush do te mbaje PERGJEGJESI PER PUNE E BERE , si per rrugen e bere ashtu dhe per mirmbajtjen qe duhet bere. Jam kurioz te shoh se sa do te ndryshoje ky koncesion nga ata te famshmit qe dha saliu. 

Le te ndertoje privati rruge me xhepin e vet te mira dhe te sigurta se ja jap une leket pa problem... por privati ne hqiperi, qofte shqiptar qofte i huaj nuk ndertoi rruge, rruget u ndertuan nga xhepi i shqyer i shqiptareve dhe absolutisht nuk duhet paguar per to. Mirembajtja te behet nga buxheti i shtetit. Privati nqs do te perfitoj para nga kalimi i automjeteve ne ate rruge ta blej rrugen me koston qe e ndertuan shqiptaret! Perndryshe fuck off!

Asnje sipermares serioz nuk e merr persiper. Nuk ka volum qarkullimi ne Shqiperi; duhet taksa e kalimit te jete goxha e larte qe te dalesh me fitim. Edhe 2-3milje leke te vjetra do ishte e paperballueshme per hyrje ne Tirane p.sh. per dike qe e ben perdite/vazhdimisht rrugen. Me te ik 10% e rroges vetem me taksen e rruges. 

 

Nuk e di a ke qene ndonjehere ne New York City

Po Gjembi. $40-$50 i bie mesatarja per passin (transponder) mujor me sa di. Po ta besh llogarine me rrogen mesatare i bie noshta 1% e rroges??? Plus ne NY ka nje sistem transiti shume eficent, si metro ashtu dhe trenat e komuter.

Dhe se fundmi, per tu futur ne NY ka edhe rruge alternative pa toll. Kete e them me bindje pasi kam kaluar vete smiley

Po me, nga jersey city ngjithesh ne kanada, zbret ne bronx dhe vazhdon per manhattan smiley

Nga Queens swed, 4 minuta shtese smiley Se nuk te le Google maps tashi ta tregon sa minuta humb e perfiton per cdo alternative.

 

Po ata qe jetojne ne NJ? Vec Queensborough bridge eshte pa pagese. 4 minuta shtese?!

Nejse se po futemi ne debate pa lidhje. Ceshtja eshte per pagesen ne Shqiperi.

Ke fillu vjen me lezet tani , për ata që nuk kanë njohuri smiley..Se Amerika zotrie ...smiley

Kështu po dhe qeverisë Amerikane i Lehtësohet Info nga individët që kanë në mënd të kalojnë nga Queeensborough ..për me taku Xhibolen ! Djhe ndihma shpërblehet me sa kemi nigju smiley

Nuk jetoj ne ate zone, nuk e di, por nga eksperienca ime ne pergjithesi ka rruge alternative.

Sic e thashe ne NY ka alternativa te tjera transporti (treni) plus kostoja eshte e perballueshme. Qe ti bjeri kostoja  udhetarit ne Tirane proporcionalisht sa i bie atij ne NYC, duhet qe passi mujor per hyrje ne Tirane te jete 500 leke te vjetra ne muaj smiley

E kuptova smiley

Ore janë në rregull këta apo jo. Na morën shpirtin me taksa të drejt përdrejta e të tërthorta. U bë kjo puna, ça halli ka shteti, zgjidhja futi duart në xhep shqiptarëve. Apo s'kanë një arrogancë prej fshatarësh, do bëhet kshu se du unë.

Taksirati juaj. Me c'kam vene re inkompetence e madhe ne qeverisje. Metoda bjeri shkurt, kryesisht ne dem te qytetareve. 

Çfarë na ra e s'e hoqëm. Tek celularët taksa, na kishin shtuar tek makinat taksën e shëndetit, tani kjo. Shyqyr që erdhën me moton "më pak taksa".

Prit prit , akoma s'keni pare gje , deshet Rilindje , Rilindje moret , hyrja ne shtetin e Ksamilit 1 mije leke smiley

Diskutimi per rruget Brad, po behet ne shum shtete. Shum qeveri duan te krrejne smiley diçka edhe nga ky aset. 

Si mund te ndodhe kjo Pjero ne kushtet e autostradave tona , ku s'merret vesh ku eshte dalja apo ku eshte hyrja.

Heheee.

Kollaj ajo pune Brad.

Cdo 20 kilometra mbyll rrugen me ca goma te vjetra dhe lejon kalim vetem per nje makine.

Prane atyre gomave ve dhe dy police barkderra me tabele ne dore, qe te kerkojne nenen dhe babane po kalove, dhe ja ... Cdo gje ne rregull.

Ne Vlore para ca viteve, ne molin ku vjen drageti nga Italia, kishin ngulur policet nje tabele "Ndalim Kalimi" ne drejtim te portit. Vinin te shkretet "turiste" me makina nga Italia, ball per balle me policin.

-Po nga te kalojme ?, pyesnin ata policin. Eshte det nga te gjitha anet...

-Nuk e di une vllai im, thote polici, ke shkel tabelen, Hidhu 5000 leke.

Per te grabitur para jemi marifetxhinj te medhenj, e gjen zgjidhjen menjehere policia..

Dini gje sa do te jete taksa per te kaluar rrugen e Kombit? Sipas nje studimi te bere ne kohen e salukut nga ministria e Olldashit taksa per nje automjet tip veture deri ne 5 vendeshe duhej te ishte jo me pak se 5 euro. Pa i hyre llogaritjeve, mua kjo me duket e larte dhe kam shume besim qe qeveria e sotme do ta vendose steken aty tek 2-2.5 Euro, pasi dihet qe diferencen saluku e desh per oborrin e tij.

Hec atu rilindja! Rruget me pagese, vetem per efekte mirembajtjeje... 
 

Kur kalon nga queeensborough brige për në NY smiley ....në kohë Dimri , vetëm makinat që qëndrojnë ndezur në gatishmëri për të ndërhyrë në rats Bore , karburanti që harxhojnë pa PUNË besoj është më i madh se Buxheti Vjetor i Shqipërisë . Le më pastaj të llogaritësh dhe Kripën që hedh Gjëmbi në të gjithë sipërfaqen për të evituar ngrirjet smiley

Po hiqniu këtyre krahasimeve me shtete të tjera paçi të Madhin GJËMB smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).