Dervishi thotë se janë 3000 patenta të hequra në pak kohë për mos respektim semafori çka ka bërë që nga këshillues skuadra e policisë rrugore të kthehet në ndëshkuese.

Përdorimi i rrugës në Shqipëri e veçanërisht në kryeqytet mbetet ende një sfidë ndërmjet këmbësorëve, shoferëve si dhe policisë rrugore. Sfida mbetet se kush respekton rregullat e qarkullimit rrugorë?

Kush ndëshkon abuzuesit dhe si mund të bashkëjetohet për të mos penguar askënd dhe të kemi pasoja sa më minimale. Për komandantin e trafikut rrugorë në kryeqytet, Ervin Dervishi, paçka faktit se është bërë shumë punë problemet janë ende prezent dhe armë më e fortë mbetet kultura personale dhe edukata e përdorimit të rrugës.

"Fatkeqësisht edukata rrugore e drejtuesve tanë mungon ose neglizhohet, me qëllim sepse masat sensibilizuese kanë qenë të vazhdueshme dhe masat ndëshkuese gjithashtu dhe shohim përsëri që neglizhohet siç janë respektimi i vizave të bardha për këmbësoret të cilët në perceptimin qytetar dhe të turistëve që vijnë për sezon turistik, përbën një imazh të keq për sjelljen dhe edukatën tonë qytetare." tha Dervishi.

Dervishi thotë se janë 3000 patenta të hequra në pak kohë për mos respektim semafori çka ka bërë që nga këshillues skuadra e policisë rrugore të kthehet në ndëshkuese.

"Për pjesën e semaforëve të kuq, edhe pse është e frikshme dhe unë nuk dua të mburrem me statistika të frikshme. Vetëm në 6 mujofshin e parë që ne mbyllëm janë 3 mijë leje qarkullimi te pezulluara për semafor të kuq në Tiranë duke krahasuar me vitin e shkuar është një krahasim i frikshëm. Janë vetëm 300 leje te pezulluara vitin e kaluar." tha Dervishi.

Por masat nuk kanë munguar as për drejtuesit e motoçikletave ku janë 11 mijë masa ndëshkuese në periudhën Janar-Qershor 2014. Kur për çdo shkelje të konstatuar drejtuesit e mjeteve marin gjobë, jo në pak raste janë këmbësorët që përdorin rrugën pa patur asnjë kujdes për vetën dhe rrezikojnë të kthehen në burim aksidenti. 

Kur kemi hyrë në sezonin veror dhe trafiku është lehtësuar disi në kryeqytet, fluksi i automjeteve prej disa fundjavash ka ngarkuar autostradën duke bërë që jo pak qytetarë të shprehin shqetësim. Në këto kushte apeli i policisë rrugore është të shmangen oraret e pikut dhe të përdoren rrugët alternative.

"Drejtuesit e automjeteve të mos përdorin një orar fiks në orën 8 me 9 ose 9 me 10-të në një orar ku të gjithë dalin dhe nisen për plazh të vendosin prioritete orareve me të hershme ose më të vona, të përdoren rrugët alternative." u shpreh Dervishi.

Për të menaxhuar trafikun e zonave të plazhit, komisariati rrugor i kryeqytetit ka vendosur të spostoj drejt Kavajës, Durrësit dhe Gjirit të Lalzit mbi 12 autopatrulla.

13 Komente

gjithe shqipot duhen kaluar ne ri-provim patente - besoj qe 25% e kalojn provimin

Vetem ndershkimi i sjell ne vete shqipot se per sensibilizim se rruajn shume.

Kjo me duket mire, jo vetem ndeshkimi por dhe keshillimi, si dhe anasjelltas, keshillim, dhe po nuk ndigjove, ndeshkim. 

Mire bejne qe i ndeshkojne drejtuesit e mjeteve kur shkelin regullat, por ka dhe raste kur polici mund te abuzoje. Ne cdo rast ndeshkimet per shkelje te regullave duhet dokumentuar ndryshe abuzivizmi i shtetit mund te mare permasa te frikeshme. Jo me larg se 10 dite me pare, brenda ne Tirane nje polic me ndaloi dhe me akuzoi se kisha kaluar me semafor te kuq; gje qe nuk ishte e vertete. Shyqyr qe nuk e zgjati shume se mund te me kishte gjobitur apo hequr patenten. Mirpo, duke mos patur nje filmim kush ka te drejte? Prandaj neper semafore duhen vendosur kamera ku te dokumentohen te gjitha shkeljet dhe vetem me fakte duhen ndeshkuar drejtuesit e mjeteve.

hiqen 3 mijë patenta në 6 muaj

Sa mire, dihet qe shumica e aksidenteve, jane bere nga drejtues, te moshave te reja, qe ose i kane blere, ose i kane marre patentat, kundrejt nje shume parrash  nendore!

 Prap ky problem eshte ( ose i ngelet) policise, 3 mije patenta te heqme, tregon edhe punen e keqe te kontrollit rrugor ne te kaluaren  por edhe punen e mire te rrugoreve, qe perdorin rruget tona, pa piken e rregullave dhe frikes!, duke shkaktuar keshtu me 10 viktima ne rruge! !

Zoti komandant na rrufsh trapin. 70% e atyre qe kane shkuar ne gjykate administrative i kane fituar gjyqet dhe ju eshte kthyer patenta, qe dmth qe jua hiqni kot. Masat i keni shume jo-proporcionale, kapni viktima qe kane pire nje teke (po fiks nje teke) dhe jua hiqni nga 6 muaj nderkohe qe "trimat" e pushtetit vazhdojne te bejne sic benin trimat e sales. Trafiku ne Tirane nuk ka asnje lloj permiresimi dhe nje pjese e policeve te rinj qe kane filluar ne qarkullim jane komplet hajvane. Ju hiqni njerezve patentat dhe pa u fut fare me te kuqe, gje qe provohet edhe nga kamerat ne kryqezim, bejne ankese zyrtare te ty si komandant leshi qe je, dhe marrin nga ty pergjigje qe ju eshte heq patenta me te drejte. Shko ore pirdhu megjithe policine tende te trafikut

Nja 5 i njoh une qe jua kane heq Patenten , prap gjithe diten neper Tirone me makine qarkullojne e cdo fundjave ne plazh.

Po si udhetojne pa patente Brado, ketu me te pa polici qe udheton pa patente, hap krahun dhe per 5 minuta te vjen karro-treci dhe ta çon makinen ne depanazh, ku duhet te paguash koston e karrotrecit, plus gjoba qe te ve polici. 

Po dakord mo Pjero por ketu akoma nuk ka arritur teknologjia si atje qe Polici nderkohe qe ti i jep makines te shikoje nese ti ke patente apo jo smiley

Minimumi qe mund te themi eshte se ndeshkimet jane selektive. Ne Tirane shef cdo dite njerez qe i thyejne RENDE rregullat e qarkullimit ne sy te policeve dhe polici as nuk i ndalon. Vazhdon nje lufte psikologjike midis "te forteve te trafikut" dhe policeve qe te paret e fitojne gjithmone. Polici kur shef nje njeri qe i shkel rende rregullat ne sy tij nuk guxon ta ndaloje se mendon "kushedi kush eshte ky, c'me duhet te grricem me te". Ama po pa nje qe sillet si i urte dhe si ne faj se ka bere nje shkelje te vogel, ja merr shpirtin, sepse i duhet te ndeshkoje per te nxjerre qeveria statistika.

VETEM SHOW

feja Shqiptarit eshte leku 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).