Zakonisht kafete ne fundjave ketu pihen me telefonata. Une jam armik i telefonatave. Ndjek te zakonshmen. Dal vete i dyte, une dhe adashi im, Hekurani. Ze kafenene ne 20 Ave 72 St. Italiane eshte nga rrenja, po mehalla ime e mbush. Jemi shume shpirt. Shume jemi. Kjo me sa kam numeruar une. Ka dhe me shume qe nuk duan te numerohen. Po per mua nuk ka gajle, jam i vetenumeruar. 
Ze nje tavoline shkatarraqe, nga ato te fshehurat pas syri ne oborrin prapa dhe porosis veglat. Ma kane mesuar. M'i sjellin te dyja dhe shpejt. Nje kafe ekspres dhe nje xhin. Te treten e kam gati, cigaren. I zgjas nje bisede me adashin tim. Hekuranin. Flet ai, degjoj une. Pyes une, pergjigjet ai.
Me gjen dhe ketu mehalla. I pranoj me dashamiresi. Me shajne se pse nuk u kisha telefonuar qe isha i lire. U kerkoj fajle per mosvemendjen time dhe i therras Anes, kamarieres ukrainase te marre porosite e tyre.
Ana dicka ka mesuar me shume se mehalla ime. Me drejtohet ne rusishte me mjaft komplimente, великий писатель. Mehalla shqyen syte. Sa iken ajo me zene per gjunjesh. " Ore qen, e paske zene?!". Ndjek timen. U lodha duke u treguar te sinqerten.
Nuk zgjat shume urimi i miresjellte. Eshte koha e ceshtjeve kombetare. Fillon politika. Nderrohen qeverite. Qortohet kushtetuta.
Me pas vjen mburrja. Secili mburret per siten e vet. 
Faza e trete eshte interesimi per mehallen. Germojne me radhe te tera vrimat e njeri-tjetrit. Nuk ka breke te mbuloje bythen. Eshte dhe hymnizimi i fisit nga vijne.
Une degjoj i lagesht. Ligavec. Here pas here nderroj cigaret. Tund koken kot dhe qesh si qiri i ngrire. Ana hyn e del dhe qesh nder vete. I buzeqesh mehalles tere huq. Kuqen te zinjte. Ndonjeri i ka dhe duart e gjata. Pune e madhe. Ana eshte vajze qe pranon fjalen e turpte, po mbrohet me turpin.
Ne fund fare kujtohen te me pyesin mua nese punoj, a jo.
"Jo," - u them une fare uje.
"Po pse nuk telefonove nje dite me pare se pata nje rast te mire tek puna ime". "Edhe une......" . Vazhdon mehalla dhe te me qortoje dhe te me terheqe vemendjen.
Une jam uje. Uje pa kripe. Tund koken dhe pi cigare. Ana vjen te marre porosine e radhes dhe pagesen. Mehalla eshte fuqizuar. Ketu une nuk marr persiper levizjet e mimikes. Natyral. Ngrihem ngeshem dhe dal ne rruge. Cigaren qe me varet ne buze kam kohe ta djeg deri tek shkallet e shtepise sime.
Ne fundjaven tjeter mesoj nga Ana se te mehalles sime ishin shamatosur.

Nju Jork, Korrik 2014

33 Komente

Sh bukur peshku kuq.

Paska rene kriza dhe andej nga ju...Papunesi eee smiley

Cudi, s`paskan vene autorin..

Ne New York keshtu????? 

Derisa banon ne N Y keshtu duhet te jete, se paku tek te dhenat e tij keshtu ka shkruar..N Y a L A gjejeni ju amerikanet  smiley

C'rendesi ka qyteti. Merre ate kafenene dhe vendose aty afer ku jeto dhe ja ku ke everyday albanians ! Me bast qe njoni nga ata te mehalles i ka thone nji dite Anes : Hudhi i gelboqe ke kafja filonit se osht shkerdhate. Aresyeja ?  U bo bytha atijt me ble makine te re fringo !

Ne fjalet privatisht, te nji komentatori sportiv te TV ne fillim te '90 : Do me i njoft shqiptaret ?

a) Hypi ne post.

b) Boji me pare' .

c) Coji jashte shtetit.

"Po pse nuk me telefonove nje dite me pare se pata nje rast te mire te puna ime "smiley

Bashkatdhetaret te ndihmojne deri sa je me keq se ato, se po i barazove dhe ruje zot i kalove , te mehalles fillojne shamatosjen ... FACT !!!

 

smiley

a) Hypi ne post.

b) Boji me pare' .

c) Coji jashte shtetit.

Cilesi te karakterit shqiptar.

a} Po hypi ne post  nuk zbret me nga posti.  

b) Po u bo me pare, fillon dhe shet pordh.

c) Po iku jashte shtetit, harron te ktheje koken mbrapa! 

smiley

Ne fakt me beri pershtypjepirja e duhanit ne nje lokal ne NY  si aedhe "futja e duarve".  Mu duken me shume si percepimi i njerit qe nul ka dale kurre nga Shqiperia.

Qenke e re ne NY..smiley

E re,  just fresh from the boat.

"Ne fund fare kujtohen te me pyesin mua nese punoj , a jo. " Jo," - u them une fare uje "Po pse nuk telefonove nje dite me pare se pata nje rast te mire tek puna ime". " Edhe une......" .Vazhdon mehalla dhe te me qortoje , dhe te me terheqe vemendjen."

-kjo eshte tipike e shqiptareve kudo ne bote.... pasi marrin vesh qe ske pune, genjejne ose mburren kot sikur vertet kishin ne dore per te te ndihmuar, po nuk e dinin..smiley. - po si ske thene o burre i dheut, thote.. kisha kete e ate rast... dhe shton si babaxhan: nejse, iku kjo.. mend per here tjeter thuaj...smiley

Shenime te rastesishme qe nuk ishin keq por qe do dilnin me bukur me ndonje dialog pikant, si ato qe zhvillohen ne biseda miqesh ne tavoline. 

smiley

Pjer, ne po presim me padurim te lexojme kujtimet me dialoge pikante nga vizita juaj e fundit nje mujoreshe ne Shqiperi. U be kohe qe keni ardhur, leri nje dite pamjen e serialeve braziljane dhe na sillni kujtimet e shkruara.

E dashur, jam duke e shkruar, ka nje stil dhe forme tjeter nga ato te parat, dhe po vonohet pakez per shkak te angazhimeve te mia ne fushen e manaxhimit te nje futbollisti qe po e ndihmoj te integrohet ketu, dhe kjo gje po me ha kohen. 

Pse po e nderron stilin, Pjer?

Mos me thuaj qe tani po behesh dhe agjent sporti! Je bere menaxher i Jonuzajt?
 

Pjeri eshte i vjeter ne kete fushe, ai ka qene shume mik me Haxhi Ballgjinin...Ka licensen e UEFA=s per extrakomunitaret..smiley

Paska harruar pyetjen "je beqar apo i martuar" dhe "sa para merr / sa e ke rrogen", pyetje keto si per ty, nqs je i ri ne tavoline, apo per ate/ata/ato.

P.S. Peshkuq, pyete pak autorin per kuziozitet, me google translate apo me tastiere e ka shtypur kete "великий писатель"? Ishalla jo me google image se do i kete bere egoja xing smiley

Xhibo, mos bej sikur s`kupton pasi si i shkolluar ne kohe te merhumit ke bere rusisht qe c`ke me te..smiley
 

 

Vallai s'mbaj mend gje hic nga shkolla, s'me pelqente hic si gjuhe, e mesoja permendesh vetem sa per noten.

Keto fjalet rusisht te shkrimit i gugllova per kuriozitet se ca kuptimin kishin, por me shume isha kurioz te di se si teknikisht i ka shtypur/hedhur autori ne shkrim ato fjale, meqe duket se e ka gjykuar detaj te rendesishem, jo vetem komplimentin per shkrimtar te madh/mire qe i ka bere Ana, por dhe faktin qe ai di rusisht, persa llaet rusisht i ka shkruar dhe me alfabet rus. Per mendimin tim si lexues amator, kerciste ky detaj, nuk shkonte ne shkrim, me perjashtim qe audienca e shkrimit te kene qene shqiptaro-ruset e Odeses dhe jo ne te tjeret smiley

Xhibi, ti leme brockullat, verej me keqardhje se gati te gjitheve na eshte bere mendja politike..S`ka lidhje mor mik, zoteria qe e ka shkruar ka hedhur ne leter ate c`ka ndjen, ka konceptin e tij per gjerat qe e rrethojne, nuk m'u lut mua ta hedh ne peshku, madje as qe njihemi. Une e hasa dikund dhe e solla pa leje gje qe i kerkoj ndjese, por s`me pelqen snobizmi. Ideja qe ne forumet dhe rrjetet sociale si PPU s`e anetaret e tij jane kokat e shkences, artit e kultures eshte nje dokerr e madhe qe askush s`e beson dhe nga te gjithe ne. Po e braktisin PPU=ne per shume arsye objektive Xhib, nder keta arsye eshte edhe snobimi qe te gjithe e marrin letersine si barcalete. Nese jeta eshte treguar e padrejte me shume prej nesh, letersia ne fund te fundit e ka mbushur ne njefare mase ate boshllek, flas letersia artistike e jo ajo brockullitese politike Xhib, jo kjo letersi qe ne bejme perdite, nje letersi qe degjeneron ne fyerja e sharje nga e per te gjithe ne..Se fundmi Xhib satira eshte e bukur, ironia akoma me e mire por ka nje handikap, nese kalohet masa behet banale deri ne neveri. Pasdite te mbare i dashur Xhib!

Ti mund te kesh te drejte ne shume gjera qe thua, por s'e di c'lidhje kane me komentin tim; shpresoj thjesht ta kesh shfrytezuar per te thene ato qe kishe ndermend te thoje, me c'rast s'ka problem.

Une s'aludova gje per politike ne kete shkrim, dhe besoj e shpjegova mjaft mire (dhe gjate) kuriozitetin tim (per te shkruarin ne alfabet rusisht), dhashe dhe mendimin tim per ate koment, se blogu publik i ka dhe mendimet/komentet, s'eshte tabele emulacioni apo shtylle rruge ku afishohen shkrimet/lajmet.

Flm, darke te mbare dhe ty, dhe flm qe e solle, pavaresisht si e qysh smiley

 

do me u duk me kulture.

prandaj ka postuar edhe kete tregim. 

francezet thone : kultura eshte si reçeli, sa me pak kemi aq me shume e shperndajme. 

xhibi me siguri ka qene ai qe i ka thene autorit " Ore qen , e paske zene ?! " teka shikonte Anen tere lakmi.

Si perfundim, duall autori apo jo?

Sigurisht! Thnx adminit te radhes smiley

E nxorren me ne fund. smiley

nje uje pa kripe me shume tym duhani, alkool dhe kafe (t'i mungojne instrumentat e rende thua?) qe bo si kull (cool) kur ngrihet ngeshem e qesendis mehallen. 

SHI VERE NE MANHATAN

Ka zene nje shi vere e rete barsa po shkrehen tere qejf.
Befashi e kendshme e veres kjo ne Manhatan.
Njerez te gjendur ne rruge (jane shume ) vrapojne ne strehen qe kane prane.
Ose ne shitoren me te afert ku qeshet nje kinez per nje cader njeperdorimeshe..

Cifutet, nuk kane merak se u laget uniforma ushtarake e fese.
Nxjerrin nga xhepat , a cantat qeska plastmasi te bera gati me kohe e i vene ne koke
Grate mbrojne paruket,
Burrat mbrojne kapelet.

Shrydhja e gjirit te zagushte te reve pushon ca minuta me pas.
Ata qe u mbeshteten pas streheve nxitojne ne rrugen e tyre me syte nga semaforet.
Ata qe blene cadrat tek kinezi " 99 cent " kerkojne t 'i hedhin ne koshin me te afert.
Cifutet vijojne rrugen kokeulur duke u gjunjur para cdo centi qe shiu sapo e ka lare.

H Miraka

Ka te drejte xhibi, eshte e qarte si drite e diellit qe autori eshte komunist, agjent rus, ndoshta jugosllav.  Dmth eshte velikij agent.

Tani se fundi del qarte qe eshte edhe fundamentalist mysliman, kunder Izraelit. Ose ose eshte i MOSAD-it qe hiqet sikur eshte kunder çifuteve per te terhequr vemendjen per çeshtjen hebreje.

 

Cifutet vijojne rrugen kokeulur duke u gjunjur para cdo centi qe shiu sapo e ka lare shiu.

Aty maje tashi mitralozin dhe sharroji t'gjithe cifut' e mutit! 

Ne jemi me ter' men milet i frikshem nga marrinat qe mbajme ne kokat tona! 

Shikoja finalen me ca shqipo te tjere, dhe gjysma rrinte, rrinte, ke Hitleri i shkonte goja, dhe ke nipat e tij qe do i bojshin sapu' argjentinasit! 

Popull mo alla-alla se ne, nuk e bo nona! 

 

+1

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).