Është një sjellje e çdutitshme, por po ndodh në rrugët kryesore të qytetit, në mes të Kryeqytetit dhe të bën përshtypje sesi nuk bën përshtypje. Tani, kur thamë se i kishim parë të tëra. Vendparkimet anës rrugës zihen pambarimisht nga makina që shiten. Pikërisht këtu ku shiten këta mjete pa targa duhet të ndalonin minibuset që sjellin fëmijët nga shkollat. Në Botë për sigurinë e të vegjëlve nuk kursehet asgjë, ndërsa tek ne as mendja nuk shkon.

Minibusët ndalojnë në rrugë, duke bllokuar korsinë, dhe fëmijët lihen në rrugë, në mes të trafikut, sepse dikush ka vendosur ta bëjë Tiranën treg makinash të përdorura. Nëse rrotullohesh 360 gradë në këtë vend në unazë mund të numërosh dhjetra mjete pa targa, në shitje. Të thuash se nuk duken, janë të reklamuara. Atëherë, cila është sekma?

Të shesësh makina në vendparkimet publike, në një qytet që lëngon për vende parkimi. Si mund të ketë kuptim kjo?

31 Komente

Laje ooo Gzim !!!

Mu ne fakt po me boka pershtypje ai Lexusi me benzine...

Deputet, ose ndonjeri qe i ka rene bretku ne "pune".

I kane vu impiant gazi dore me nji...

Ketu s'i ben njeriu pershtypje qe shperthen tritoli ne mes te dites e ne mes te Tiranes si pardje, apo se behet deputet duke hyre nga dritarja e partise nje trafikant femrash..jo me keto gjera te vogla...

Jua kishin kap dhe 3 quna gjeme medhenj mer Left? smiley

Të shesësh makina në vendparkimet publike, në një qytet që lëngon për vende parkimi. Si mund të ketë kuptim kjo?

Ka kuptim si s'paska perderisa ne nje qytet që lëngon për vende parkimi i ka akoma vendet e parkimit pa pagese edhe perballe kryeministrise e institucioneve te tjera. 

Ku eshte llogjika p.sh. qe ky Lexusi me benzine te parkoje ne mes te Tiranes (duke zene dy vende parkimi) dhe pa pagese? 

Per mendimin tim te gjitha vendet e parkimit anes rrugeve kryesore te Tiranes duhen bere me pagese dhe me maximum qendrimi (p.sh. jo me shume se 2 ore) ndersa parkimet brenda lagjeve vetem per banoret. Keshtu eshte ketu dhe funksionon per bukuri. Vetem ne ate rast shqipot do ta marrin vesh qe te bie me lire te shesesh me njoftim ne gazete ose me ane te faqeve te internetit te dedikuara per ate pune ku vendos dhe gjithe fotot, te dhenat, etj. 

Qorro,

Ka plotesisht te drejte asterisk. Persa kohe nuk eshte me pagese parkimi apo i limitume ne kohe s'ke car i thu. Se si ato qe jane per shitje, ka edhe plot makina te parkuara qe nuk levizinin nga vendi prej vitesh (ke nje BMW te Selvia qe e shof ne po ate vend prej te pakten 4 vjetesh, poshte shpise se prindeve te mi ngjit me Prokurorine e Pergjithshme nje Range qe i jane shpu edhe gomat e nuk leviz ka kaq vjet). 

mjafton ta besh parkimin me pagese dhe iken vete ai.

 

sakte. smiley (tamam, asht fjale e urryer turke smiley )

Hahahahahaha
Me kujtoi aksionin e bashkise per te liruar stadiumin dinamo. Shume shpejte tregu u kthye por me traun e bashkise.
Jepi or taj tok e xanme

Para se me diskutu parkimin me leke:

Para disa kohesh pyeta per ligjin per motocikletat pa targa qe lejohen ne qarkullim.  Sipas peshkut te kuq qe pati miresine te pergjigjet, kishte nje ligj qe lejoka qarkullim e atyre me kubik te vogel (per habine time dhe shpresoj te te gjithe atyre qe s'jetojne ne memedhembje.)

A ka mundesi dikush te me sqaroje cili ligj lejon makina pa targa te shullohen ne diell ne vende publike?  Shastisja ime dhe shpresoj e te gjithe atyre qe s'jetojne ne memedhembje u falenderon paraprakisht. 

Para se me diskutu vendet e ndalimit te minibuseve, sigurine e femijeve, parkimi me leke si gjithe dynjaja se vende parkimi ne ket dynja nuk ka.  

 

" A ka mundesi dikush te me sqaroje cili ligj lejon makina pa targa te shullohen ne diell ne vende publike " ?

smiley

Ca te themi , mbase si mjafojne nje milion shuplakat , duhen dy milion mbase  per keto ligje smiley

smiley.  Dmth duhet me i rraf makinat pa targa? 

Tirana eshte bere si ajo lagjia legjendare ne H-kong qe kur e shemen nuk mbeti kameraman botnor pa e bo nje filmim. Duhet shujt e gjitha.

Cik si fataliste kjo perqajsa, o ti konsumatori i 7-upit.  Nderkohe qe heperhe njecke ligj i vockel edhe mund te bej pakez pune.  

kam fillu ta boj bananen smuthi me luleshtrydhe... dhe icik alkol....smuudh.

bijte e eterve e kane per zemer dinamitin, do thosh Lefti.

Holy fucking shit. I erdhi funi botes. Shyqyr qe s'na bje rruga nga Ukraina se do kishim ik per lesh.

I gjithe faji eshte ne radhe te pare i kryetareve te bashkise qe ne vite kane udhehequr Tiranen dhe qytetet e medha tona. Per hir te s`vertetes nuk di ndonje ligj qe ndalon parkimin ne vende publike per makinat me e pa targa. Gjithashtu eshte nje ligj i pashkruar qe lejon te fortet te Tiranes te parkojne si e ku te duan, te gjithe e dime kete fakt dhe asnjeri s`e ngre zerin madje dhe ministri i brendshem qe e ka direkt ne varesine e tij edhe drejtorine e qarkullimit rrugor, pos kesaj edhe drejtoria qe mbulon problemin ne fjale ne Bashkine e Tiranes. Rreth nje viti a dy me pare ne lajmet e mediave zuri nje vend te dukshem kryebashkiaku i nje prej vendeve baltike (s`me kujtohet cili me saktesi), zoteria ne fjale doli vete me tank duke shkaterruar makina te shtrenjta, BMW e Audi (shihni ne ytube) dhe asgje s`e gjeti. Une nuk po them te dale Luli me autoblinde dhe Edi me tank por duhet patjeter nje mareveshje midis tyre per hir te qytetareve dhe ne fund te fundit per hir te ligjit qe e kane detyrim. 

Po targat pse ia heqin ? Aty nuk transferohet targa me sa di une. Poshte pallatit te pleqve te mij ishin nja 5-6 te braktisme me targa. Une i kom nja 4 cope ne garazh se iau vjellhajdutem para nja dy vjetve me vllain. Dhe ketu ku jetoj une nuk je i detyru me mbajt targa te parakolpi para. Gjithe rrethet e Shqiperise i kemi te perfaqesume. Targat e vjetra, te bardha me flamur.

Targat ju hiqen per arsyen se ata blihen te perdorura jashte shtetit dhe dergohen serish ne vendet nga kane ardhur, eshte nje rrjet i tere qe meret me kto pune, targat dergon nga kane ardhur tek ish pronaret e tyre ne menyre qe ata te jene ne rregull me ligjet e tyre, + qe paguajne me pak e vogelsira te tjera ne dukje. Italia psh eshte nga vendet mizerje dhe Gjermania sigurisht perfiton mjaft nga vendet e lindjes dhe Shqiperia, kur them perfiton, them per segmente te caktuara duhet. Keta tanet deomos se jane perfshire me mafien e makinave te perdorura s`do mend e pastaj ne rrime e bejme sehir me shijen e hidhur se na shkoj vota dem por per pak caste sepse disa sa shohin Salen e harrojne dhe problemin mesiper..smiley

Aty ben pune vetem drejtesia ala-"fight club"

Nuk eshte puna ti besh ato vende me pagese, se jo te gjitha vendet behen me pagese, por ka nje rregull, qe makina pa targe, nuk lejohet ne publik, ne rruge. Mund ta mbash ne oborrin e shtepise (si kendej ne perendim), ne nje cep te fshehur publik, por jo ne rruge. Biles as ne parkinget e supermarketeve nuk lejohet. Makinat pa targa, si kendej ne perendim, futen neper garazhde nentokesore, garazhde private te rrethuara, neper oborre, por jo ne rruge. Ketu, po ta pa policia makinen pa targa, ne rruge te parkuar apo ne hecje, therret karrotrecin dhe ta çojne ne depanazh. 

Makinat per shitje parkohen ne vende qe te bien ne sy nga bleresit e mundshem si edhe ketej po jo neper vende anes rruges ku nuk lejohet ta parkosh makinen aty me jave apo muaj, ndoshta aty lejohet prandaj edhe pamjet.

E ka fajin bashkia dhe policia , sa te mos funksionojne ato te dyja nuk eshte cudi qe edhe lopet dhe vicat te rradhiten pas makines per shitje

popull shkerdat...

pse mer qenkena shkerdhata ne? ketu eshte dicka mes nje biznesi qe shet makina dhe pushtetit qe i siguron vendin kundrejt nje ryshfeti. ca lidhje ka populli ketu? mendon qe nje person i thjeshte e le dot keshtu makinen ne nje parking publik per dite me rradhe pa e levizur?

sa ka shku golfi 4 ihere...

12 vjec

nuk ka pse na shqetson fakti qe dikush i ka vene leter"shitet" e dikus jo,...te gjitha makinat shiten. eshte kohe krize

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).