Hesht. Në qosh
të pyllit nuk ndjej
fjalë që thuhen
njerëzore; por ndjej
fjalë më të reja
që pëshpërisin pikëla gjethesh
te largëta.
Dëgjo. Bie shi
nga retë e shpupurisura.
Bie ndër bruka
t'njelmëta e t'rreshkura
bie ndër pisha
luspake e të dëndura,
bie mbi mërsinat
hyjnore,
mbi gjineshtrat e shndritëshme
dëndur me lule
mbi dëllinjat shpeshtake
me rrushka erëmirë,
bie mbi fytyrat tona
prej pylli,
bie mbi duart tona
lakuriqe,
mbi veshjet tona
të holla,
mbi të bardhat mendime
që shpirti i çel
të reja,
mbi përrallën e bukur
që dje
të gënjeu, qe sot më gënjen,
o Hermiona.
...
E ndjen? Shiu rrokulliset
mbi gjethnajën
vetmitare
me një krakëllimë që zgjat
e loz në ajër
me degët e gjetheve
të rralla, më pak t'rralla.
Dëgjo. I gjegjet
dënesjes me këngën
e gjinkallave
që dënesja e erës së jugut
nuk e hesht
dhe as qielli i përhimtë.
Edhe pisha
ka nje tingull, e dëllinja
tjetër tingull, e gjineshtra
një tjetër akoma, instrumenta
të ndryshme
ndër gishta të pafund.
E të zhytur
gjendemi në shpirtin e pyllit,
drungjashëm prej jetës së tij;
dhe fytyra jote rrezëlluese
është njomur nga shiu,
si një gjethe,
e flokët e tu
bien aromë si
gjineshtrat rrezëlluese,
o krijesë tokësore
që emrin ke
Hermiona.
...
Dëgjo, dëgjo. Akordi
i gjinkallave lozanjare
pak nga pak
meket
humbet nën dënesjen
qe rritet;
por një këngë aty bashkohet
më e ngjirur
që nga poshtë ngrihet
nga e lagështa hije e skajshme.
Më e fshehtë, më e mekur,
zbutet, shuhet.
Vetëm një notë
ende dridhet, shuhet,
ritingëllon, dridhet, shuhet
Nuk ndjehet zëri i detit.
Sapo dëgjohet mbi degën e gjethtë
tek zhaurin
shiu i argjendtë
që piklon,
zhaurima që përhapet
ndër degët me gjethe
të shumta, më pak t'shumta.
Dëgjo.
Bija e ajrit
nuk bëzan; por bija
e pellgjeve atje tej,
bretkoca,
nën hijen më të dendur këndon,
kushedi ku, kushedi ku!
Dhe bie shi mbi qerpikët e tu
Hermiona.
...
Bie shi mbi qerpikët e tu të zinj
sa dukesh sikur qan
por nga kënaqësia; jo e bardhë
por thuajse e blertë,
ngjan të kesh dalë prej shkëlboze.
Dhe e gjith' jeta jonë është fllad
dhe erëmirë,
zemra n'gjoks eshte si pjeshka
e pavjelur,
ndër qepalla sytë
janë si rrembe uji në lëndina,
dhëmbët në hojëzat
janë si bajame të pabëra.
E shëtisim nëpër driza
këtu bashkë, këtu veç
(dhe forza e barit t'egër
na bashkon thembrat
gjunjët na i ngatërron)
kushedi ku, kushedi ku!
Dhe bie shi mbi fytyrat tona
prej pylli
bie mbi duart tona
lakuriqe,
mbi veshjet tona
të holla,
mbi të bardhat mendime
që shpirti i çel
të reja,
mbi përrallën e bukur
që dje
më gënjeu, qe sot të gënjen,
o Hermiona.

 

Gabriele D'Annunzio

La pioggia nel pineto

Taci. Su le soglie
del bosco non odo
parole che dici
umane; ma odo
parole più nuove
che parlano gocciole e foglie
lontane.
Ascolta. Piove
dalle nuvole sparse.
Piove su le tamerici
salmastre ed arse,
piove su i pini
scagliosi ed irti,
piove su i mirti
divini,
su le ginestre fulgenti
di fiori accolti,
su i ginepri folti
di coccole aulenti,
piove su i nostri volti
silvani,
piove su le nostre mani
ignude,
su i nostri vestimenti
leggieri,
su i freschi pensieri
che l'anima schiude
novella,
su la favola bella
che ieri
t'illuse, che oggi m'illude,
o Ermione.

Odi? La pioggia cade
su la solitaria
verdura
con un crepitío che dura
e varia nell'aria
secondo le fronde
più rade, men rade.
Ascolta. Risponde
al pianto il canto
delle cicale
che il pianto australe
non impaura,
nè il ciel cinerino.
E il pino
ha un suono, e il mirto
altro suono, e il ginepro
altro ancóra, stromenti
diversi
sotto innumerevoli dita.
E immersi
noi siam nello spirto
silvestre,
d'arborea vita viventi;
e il tuo volto ebro
è molle di pioggia
come una foglia,
e le tue chiome
auliscono come
le chiare ginestre,
o creatura terrestre
che hai nome
Ermione.

Ascolta, ascolta. L'accordo
delle aeree cicale
a poco a poco
più sordo
si fa sotto il pianto
che cresce;
ma un canto vi si mesce
più roco
che di laggiù sale,
dall'umida ombra remota.
Più sordo e più fioco
s'allenta, si spegne.
Sola una nota
ancor trema, si spegne,
risorge, trema, si spegne.
Non s'ode voce del mare.
Or s'ode su tutta la fronda
crosciare
l'argentea pioggia
che monda,
il croscio che varia
secondo la fronda
più folta, men folta.
Ascolta.
La figlia dell'aria
è muta; ma la figlia
del limo lontana,
la rana,
canta nell'ombra più fonda,
chi sa dove, chi sa dove!
E piove su le tue ciglia,
Ermione.

Piove su le tue ciglia nere
sìche par tu pianga
ma di piacere; non bianca
ma quasi fatta virente,
par da scorza tu esca.
E tutta la vita è in noi fresca
aulente,
il cuor nel petto è come pesca
intatta,
tra le pàlpebre gli occhi
son come polle tra l'erbe,
i denti negli alvèoli
son come mandorle acerbe.
E andiam di fratta in fratta,
or congiunti or disciolti
(e il verde vigor rude
ci allaccia i mallèoli
c'intrica i ginocchi)
chi sa dove, chi sa dove!
E piove su i nostri vólti
silvani,
piove su le nostre mani
ignude,
su i nostri vestimenti
leggieri,
su i freschi pensieri
che l'anima schiude
novella,
su la favola bella
che ieri
m'illuse, che oggi t'illude,
o Ermione.

7 Komente

Faleminderit Monda, prisja nje italishtfolese ta publikonte dhe nepermjet publikimit te verente shqiperimin korrekt ose jo...Gjithsesi D`Anunzzio edhe per shqipot e amerikanizuar s`besoj te "rrahe" keq smiley

Sipas meje e ke bere mire, edhe pse aty-ketu eshte disi e pasakte (ndoshta me qellim, nuk e di), si:

Hesht. Në qosh
të pyllit nuk ndjej
fjalë që thuhen
njerëzore

Taci. Su le soglie
del bosco non odo
parole che dici
umane;

"Soglia" nuk eshte qosh, pervec se eshte ne shumes, si edhe fjalet qe thuhen jane fjalet e Hermiones e jo fjale ne pergjithesi (nuk degjoj/ndiej fjalet qe thua).

Ose: 

mbi të bardhat mendime
që shpirti i çel
të reja,
mbi përrallën e bukur

su i freschi pensieri
che l'anima schiude
novella,
su la favola bella

Mendimet jane te fresketa, te njoma, e jo te bardha, per shume arsye tekstuale. Kurse "novella", nese e merr si mbiemer, eshte ne njejes dhe femerore ("i pensieri" jane ne shumes, mashkullore), keshtu qe "novella" bie dakort me "l'anima" dhe jo me "i pensieri". E po keshtu edhe ne disa vende te tjera. 

Ah, po, edhe: "krakellijne" korbat ("crepitío" eshte kercitje, si ajo e zjarrit per shembull, ose e shiut ne kete rast).

Poezia me siper eshte e veshtire ne perkthim jo prej fjaleve te perdorura, por prej tingujve, kurse atmosferen me duket sikur e ke arritur me nje spontanitet te levdueshem. Urime, dhe ne te tjera!

"Hesht. Ne qosh te pyllit nuk ndjej..." E vertete, ne gjuhen origjinale eshte ne shumes e emri "soglie" mund te zevendesohet me emrin "buzeve", "aneve" etj. - "nuk ndjej fjale qe thuhen... Verejtje e sakte. Nje gabim qe nuk me falet. - po ashtu edhe per "te bardhat mendime", qe zevendesohet me mbiemrin "te fresket". - kam perdorur foljen "krakellin", pasi me dukej sikur i shkonte shume pejsazhit qe D'Annunzio pershkruan me  persosmeri, por duke pare ne Fjalorin e Gjuhes se Sotme Shqipe, ke plotesisht te drejte. Duhet te gjej nje folje tjeter qe i mbetet besnik tekstit origjinal. Nuk dua te justifikohem, po poezine e kam perkthyer rreth oreve 3.30 - 5.30 te mengjesit dhe natyrisht nuk e kam redaktuar apo pare me pas. Faleminderit shume per verejtjet. Do te ishte jo vetem interesante, por edhe me vlere per mua qe ne te ardhmen te me jepje ndonje mendim rreth disa perkthimeve te tjera.

Ciao smiley

Brenda mundesive patjeter. Me nje kusht ama: qe te mos sjellesh ne Peshk doren e pare te perkthimit, ne menyre qe une te mund ta ndiej veten lexues te privilegjuar e jo argat redaktimi smiley.

Shifni t'ju tregoj nje te forte per il Vate ne kohen kur ishte i pari i qeverise se Republikes se Fiumes (ha ha ha, i pari shtet, per me teper fashist, qe njohu zyrtarisht Bashkimin Sovjetik).

Meqe duhej te mblidhte rraqet per te lene Fiumen me turp, deri edhe vete Italine kishte kunder, per te shpetuar namuzin, grumbulloi shoket trima te armeve dhe u tha se vendimin per tu larguar, me lufte apo pa lufte, do te ja linin fatit ne dore, do te hidhnin short me nje monedhe ("kok a pile").

Shifni sa te zgjut jane poetet kur jane edhe luftetare trima atdhetar:

Para se te hidhte monedhen ne ajer, kopili nuk tha se zgjodhi "koke" apo "pile" per te luftuar apo jo. Hodhi monedhen ne ajer, e priti ne dore, hapi pellemben, e pa çfar ishte, dhe me deshperim tha:

- Cfar tersi, duhet te largohemi pa luftuar!

 

Perkthim i bukur! urime! per mua nuk perkthehet fjala, por mendimi, dhe sidomos tingellima. mos e vrit shume mendjen per fjalet por ndiq instiktin dhe....shpirtin. Nese di italisht, kjo poezi ka prodhuar tek ty nje simfoni tingujsh nga renia e shiut ne pyllin me pisha...provoje ta ndjesh se brendshmi kete simfoni dhe mos e vrit shume mendjen per fjalet....Ne vitet e rinise mesoja italisht nga nje profesor qe kishte mbaruar ne Itali per letersi italiane. Ne programin qe ndertoi ai per mua benin pjese shume poete italiane te periudhave te ndryshme qe nga Dante, Carducci, Pascoli, e deri te Eugenio Montal. Me vinte te lexoja dhe mesoja permendesh poezite e tyre, i recitoja. Ai nuk interesohej fare per perkthimin ne shqip, por une si axhami qe isha perpiqesha ti perktheja dhe i hidhja ne leter, me deshiren dhe zellin per te mos humbur asnje fjale nga perkthimi...ha,ha...sa me qeshet tani me kete naivitet. Doja ti tregoja profesorit se i dija te gjitha fjalet. Nje dite me vuri te perkthej nje poezi te Carduccit: Pianto antico. Perkthimi im ishte nje disaster...Nuk mund ta marresh me mend se sa here me del ne ender kjo poezi dhe per sa vite me ka munduar. Sa e thjeshte si poezi, sa fjale te thjeshta, por perkthimi me dilte gjithmone aguridhe...mungonte mesazhi im shpirteror. Per telepati, edhe mbreme duke shetitur qenin u mundova te gjej ndonje variant me te mire per ndonje pasazh te kesaj poezie dhe qesha me veten....

Edhe njehere urime! perkthimi i poezise i ben mire shpirtit, te ben me te holle dhe me te ndjeshem, me te pasur, te ndryshon jeten, me shume ty se sa atyre qe e lexojne. Faleminderit

kushedi sa fantastike do te kishte qene, ti vije perballe Gabriele D´Annunzio dhe Bertolt Brecht, ose ti leje te banonin ne nje apartament, si dy studente qe ndajne qerane. smiley

kushedi se sa ndeshje poetike kishte per te patur mes njeri-tjetrit, dhe komshinjte qe i bien me bisht fshese tavanit, per tu kujtuar atyre te dyve, se komshinjte duhet te flejne gjume, pasi neser heret do te nisen per pune. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).