Dhjetëra protestues janë plagosur në përleshjet me policinë në protestat e sotme në Shkup, të nisura kundër rasteve të montuara për shqiptarët dhe dënimit me burg të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë të Smilkovcit, sic raporton agjencia maqedonase e lajmeve, INA.

Situata është ndezur para gjykatës themelore Shkupi 1, kur protestuesit kanë gjuajtur disa gurë drejt gjykatës dhe se me këtë është nxitur edhe reagimi i njësiteve speciale policore. 

Protesta ka vijuar edhe më tutje dhe se policia ka përdorur gazë lotsjellës dhe topa me ujë kundër demonstruesve që janë tubuar para Bit Pazarit në Shkup. 

Në këtë pjesë po vijon përleshja e policisë me protestuesit dhe se janë djegur disa kontejnerë, ndërsa protestuesit janë shpërndarë edhe në pjesë tjera të rrugëve. 

Protesta nisi para faljes së namazit të xhumasë në Shkup, kur mbi 5 mijë qytetarë u drejtuan drejt gjykatës, për të shprehur revoltën lidhur me dënimin me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, që kishte ndodhur më 12 prill të 2012. 

Protesta ka nisur par Xhamisë së Jahja Pashës në Shkup, duke vazhduar me marshin protestues me thirrjet ““Ne nuk jemi teroristë, duam drejtësi”, “Jankullovska teroriste”, “Mijallkovska drzhava”, “UÇK”, “Stop Rasteve të Montuara” etj. (INA) 

Thirrja për protestën është shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa organizatorë të saj bëhet e ditur se janë aktivistë për të drejtat e njeriut me mbështetjen edhe të familjarëve të gjashtë shqiptarëve të dënuar me burg të përjetshëm. 

“Protesta thirret kundër rasteve të montuara, padrejtësisë, vrasjeve të pafajshme, maltretimeve familjare, urrejtjes etnike dhe fetare. O ju njerëz nuk është vetëm protestë, por është obligim kombëtar. Nëse nuk intervenojmë sot kur padrejtësia arriti kulmin, atëherë mos paçin gjumë sytë e frikacakëve”, thuhet në apelin për protestën të paralajmëruar për sot pas lutjeve të së premtes, nga ku siç thuhet marshi protestues nis nga qendra tregtare “Çairçanja” në Shkup. 

Por përkrahja për protestën ka ardhur nga shumë shoqata dhe asociacione në vend për mbrojtjen të drejtave të njeriut, nga organizata të shqiptarëve në diasporë, personalitete të ndryshme publike. 

Dënimi me burgim të përjetshëm 
Gjykata Themelore Shkupi 1 shqiptoi dënimet me burgim të përjetshëm për të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit. Por, vetëm njëri nga të akuzuarit Rami Sejdini është shpallur i pafajshëm. Trupi gjykues vendosi mbi bazën e aktakuzës së ngritur nga prokuroria për këtë rast të koduar “Monstra”, me ç`rast gjashtë shqiptarët akuzohen për vepër terroriste si autorë të kryerjes së krimit makabër që ndodhi më 12 prill 2012 në liqenin artificial Smilkovc në periferi të Shkupit, ku u vranë katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar maqedonas nga fshati Radishan i Shkupit. 

Procesi gjyqësor ka filluar më 20 dhjetor 2012, pas hetimeve disa mujore. Të dënuarit me burgim të përjetshëm janë: Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Haziri dhe Sami Luta. Por dy nga të dënuarit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq janë në burg në Prishtinë, ku janë të dënuar për armë pa leje dhe se procedura për esktradimin e tyre është në vijim e sipër.

16 Komente

Ky shtet nuk duhet te egzistoje.. Shkupin duhet ta marrin shqiptaret dhe te gjitha trojet historike shqiptare ti bashkohen Shqiperise.  

Eshte ironike se si ju qe ia fusni vrapit per gjera me te vogla, si ekonomia, jeni te paret qe beni thirrje per lufte e per marrje trojesh historike. Le me po te kishte plasur ndonje lufte. Do kishe hapur ndonje grope e do ishe futur vete brenda, po te mos kishe pasur mundesi te ikje nga syte kembet. lol

ik ore pirdhu andej

Ekeqja e shqiptareve te FYROM-it eshte se politikanet qe duhet te jene ne krye te ketyre protestave jane shume te percare. Cka po i duhen shqiptareve atje gjithe ato parti qe luftojne njera tjetren.

Problemi I Shqiptarve nuk jan Maqedonasit as Serbet e as Greket por jan vet lideret Shqiptare.

Po te kishim lider qe e don popullin dhe mendon per popull e atdhe e jo per interesa personale klanore do kishim punet shume me mire.

Te gjithe lideret per fat te keq nuk jan atdhetar dhe nuk qajn hallin per Shqiptare.

Po te rahej nje Serb ne Kosove do cohej e gjithe politika Serbe ne mbrojtje.

Me thirje islamike kan marr fund shqiptaret e maqedonis. Bota i kthen kurrizin in e new york minute. Vetem nga islamiket te rrin larg se nuk kan simpatin e askujt as te shiptarve te shqiperis. Te organizohen ne baz kombsie jo feje see do i bejn shum keq vetvetes

Kosovaret dhe Shqipet e maqedonise kure asnjehere nuk kishin perkrahje nga Shqipria.

Me shume pekrahje kishim nga Kroacia se nga Shqipria.

O gomar

Nuk eshte gomar ai... I perket minoritetit etnik turk ne Kosove. Gomar do ishte po te ishte shqiptar. Nuk eshte shqiptar, eshte Kosovar.

ashtu pra ne jemi tre kombe te ndryshme kosovar shqiptar iliridas

ne kem luftuare per kosove pavarsin e kosoves dhe te kosovarve

ilirida do luftoje per pavarsin e ilirides dhe iliridasve

shqiptret kane shpallure pavarsin me 1912 per shqiperin

camet do bejne luften per pavarsin e cameris

malsia e madhe do beje luften per pavarsin e malsis se madhe dhe per malsore

pra ne jemi shume kombe me shume fe dhe shume dialekte

Kto brockulla edhe nje turk i pire me 2 pare mend ne koke nuk i shkruan jo me nje shqipfoles.Hap historine e 9-vjecares,dhe informohu per rrenjet e kombit tend.

Po te ishte agai shqiptar do ta dinte qe shqiptaret e trevave te asaj qe quhet Kosove, kan luftuar dhe me luften e tyre kan bere te mundur pavaresine e Shqiperise, nje pavaresi qe kur u shpall perfshinte te gjith Shqiperine, edhe trevat e Ilirides, Gjakoves, Malcise, Dukagjinit, Llapit, Drenices etj etj. Nuk ka njeri me identitet kosovar.... ka kosovar serb, kosovar shqiptar, kosovar turk si agai, boshnjak etj.

E le nje te forte edhe ti, domethene vetem shqiptaret mund te jene gomere, turqit jo. Le te themi qe ky eshte gomar pa kombesi, ose me mire qe eshte gomar pavaresisht nga kombesia.  

argendis

Mos keqkupto, nje shqiptar po te shprehej ne ate menyre shprehej sepse eshte gomar. Kurse eshte normale per nje turk ose nje boshnjak te kosoves te shprehet ne ate menyre ketu ta kam.

Por dy nga të dënuarit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq janë në burg në Prishtinë, ku janë të dënuar për armë pa leje dhe se procedura për esktradimin e tyre është në vijim e sipër...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).