Me statistikat zyrtare të ISSH janë mbi 12 mijë pensionistë që marrin shpërblim për kontributin që kanë dhënë gjatë LDB për çlirimin e vendit. Personat që marrin këtë përfitim duhet të jenë minimumi 85 vjeç.

...Por shumë nga ata që e marrin këtë pension, kanë lindur në 1944...

Në një kohë që qeveria po ndërmerr një reformë në pensione me qëllim uljen e barrës që ajo ka krijuar në buxhetin e shtetit, vetë skema e pensioneve ka ende hapësira për t’u “pastruar” nga të ashtuquajtura pagesa të pamerituara. Shembull unik i abuzimit janë mbi 3 milionë dollarët që qeveria po i jep edhe këtë vit si shpërblime për veteranët e luftës së dytë botërore edhe pse kanë kaluar plot 70 vite që lufta ka mbaruar.

12 mijë veteranë

Me statistikat zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore janë mbi 12 mijë pensionistë që marrin shpërblim për kontributin që kanë dhënë gjatë luftës së dytë botërore për çlirimin e vendit. Por duke ndjekur logjikën e kohës, personat që marrin këtë përfitim duhet të jenë minimumi 85 vjeç. Nga ana tjetër të gjithë 85 vjeçarët që jetojnë brenda vendit nuk janë më pak se 16 mijë në total. Burimet nga ISSH pohojnë se, ka një situatë të qartë spekulimi me statusin e veteranit, po institucionet që e lëshojnë  këtë status janë jashtë varësisë së ISSH. Instituti kur merr  dëshminë është i detyruar të  nisë dëmshpërblimin. Të 12 mijë pensionistët që trajtohen si veteranë lufte duhet të kenë qenë të gjithë 15 vjeçarë  në1944.

Por çudia nuk mbaron këtu. Ka edhe 70 dhe 75 vjeçarë që trajtohen me këtë lloj pensioni që i bie që gjatë luftës të kenë qenë 0-5 vjeç. Ligji që i trajton ata është i vitit 1994 i mbështetur edhe në dy VKM. Sipas bazës ligjore të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, që luftuan kundër pushtuesve nazifashistë nga 7 prilli i vitit 1939, deri në ditën e çlirimit të Shqipërisë përfitojnë nga trajtimi i veteranit. Gjithashtu luftëtarët e inkuadruar në ato njësi të ushtrisë, luftuan jashtë kufijve të Atdheut deri më 09.05.1945. Kërkesa për të përfituar shpërblimin e veteranit të Luftës bëhet pranë Komisionit të ngritur në çdo rreth, me VKM, pranë degëve ushtarake. Kërkesa me dokumentacionin dhe mendimin e komisionit të rrethit, i përcillet komisionit të ngritur për këtë qëllim pranë Ministrisë së Mbrojtjes, i cili merr vendimin përfundimtar dhe një kopje e këtij vendimi i dërgohet Institutit të Sigurimeve Shoqërore për zbatim. Në këto kushte ISSH vetëm sa zbaton ligjin në fjalë duke qenë i vetëdijshëm që po paguan pensione false.

Falsifikimet, fatura 29 mln USD

Ditët e fundit burimet zyrtare në ISSH bënë me dije se, përmes procesit të dixhitalizimit dhe krijimit të bazës së të dhënave në sistemin e pensioneve është arritur të konstatohen 1454 pensione me datëlindje të falsifikuara, me një dëm prej 672 milionë lekësh, nga të cilat 77 pensione të dubluara me një dëm prej 67.1 milionë lekësh, për të cilat mësohet se janë përllogaritur dhe detyrimet janë në proces vjeljeje. Ndërsa në procesin e kontrollit të pagesave të pensioneve, janë konstatuar 745 raste të tërheqjes së pensioneve nga familjarët e të vdekurve, me një dëm prej 27 milionë lekësh, ku janë arkëtuar 17,1 milionë lekë. ISSH, në kuadër të miradministrimit të sistemit të sigurimeve shoqërore dhe shmangien e informalitetit në pagesat e pensioneve, në vite, ka nisur procesin e pastrimit të skemës, i cili konsiston në auditimin e pensioneve dhe përfitimeve të tjera, si dhe në informatizimin e proceseve të punës dhe dixhitalizimit të të dhënave. Përsa i përket ligjshmërisë së përfitimeve që iu lindin qytetarëve nga skema e sigurimeve shoqërore, është konstatuar një dëm ekonomik i konsiderueshëm, i cili llogaritet në rreth 2.9 miliardë lekë gjithsej.

21 Komente

Po mire sa eshte shperblimi mujor qe marin ish partizonet e mbetur akoma gjalle? Dini gje? 

Tek marrin pesnsion deputete pasi lene Detyren dhe nje Varg Hajdutesh e kriminelesh te ndeshkuar pas Lufte si heronj antikomuniste smiley  dhe mbi te gjitha e te gjithave  kur do marrin pension edhe Saliu me Jozefinen si Deputete smiley , koncepti per pensionin duhet shtrire edhe per simpatizantet e Luftes kunder Nazi-fashizmit dhe bashkepunetoreve te te lindurve ne keto Familje qe u rreshtuan ne krah te Luftetareve dhe qe u jane vrare pjestare te familjeve.

Ky termi "simpatizant" pershkruan dike qe vete nuk ka zene difek me dore por qe ka qene me mendje e me zemer me luften e per kete taksapaguesit I kane borxh pension?

Nashti me "simpathises " i PD-hit ze vend Pune dhe Ambasador .Mbush dhe zhepat me Dollaro amerikano si antikomunist e kunder Pensioneve te ish Veteraneve dhe simpatizanteve te tyre .

Aheraj po te ngrije pak koken te kendoni Rreshtat e Vekes ....

Keni bere Lufte po sot Rinia po ben nje Lufte edhe  me te Madhe po Nderton vendin ...

 Nashti , Pa gje nuk do mbeteshin dhe mbeturinat e Nazi-Fashizmit .Mezi e shkaterruan Vendin smiley

Lufta ka 70 vjet qe ka mbaruar, veteranet i bie te jene mbi 80 vjec, nese quhen veterane dhe ata qe kane qene 10 vjec kur mbaroi lufta sa jete gjate paskan qene keto veteranet???

Sepse ka dhe veterane te punes. smiley

keto lloj manipulimesh te kujtojne Greqine, ku p.sh ne nje ishull me rreth 3-4mije banore merrnin pension nga bashkia/shteti rreth 1500 banore me "aftesi te kufizuar", te regjistruar si te verbër..smiley

Ní̱sos átoma me provlí̱mata órasi̱s

Ose sic e perktheu xhaxhi Guglli: Ishulli i te verberve! Nuk ka cudi sic ka ishuj lezikesh (Lezbo), ishull Kosi, etj ka dhe te te verberve smiley

Fallsifikime te tilla, ndodhin ne tere boten, prandaj dhe shteti ka organe auditimi qe bejne kontrrollin e brendeshem te regjistrave, dhe kur shihen shkelje, fillon verifikimi edhe ne natyre, ku organi tjeter i krimit financiar (nepermjet njesise se saj) sheh personin ne fjale, survejon personin, shtepine, aktivitetin, dhe nxjerr nje konkluzion per kete person. Konkluzion qe mund te te çoje para gjyqit per denim ose vetem heqje te perfitimit te padrejte. Ne konkluzion futen shum faktore, shihen te ardhurat e tjera, shihet si jeton, ben aktivitet tjeter te piset, mashtron, apo jeton vetem ne saje te ketij fallsifikimi, dhe kur shihet se nuk ka te ardhura te tjera, por jeton vetem ne saje te ketij perfitimi, i terhiqet vetem vemendja dhe i shkeputet perfitimi i padrejte. Personi ne fjale kalon tek asistenca sociale ose tek sigurimet shoqerore per nje pension minimal. 

Me llogjiken e ketij fendyellit qe nemeron tespijet dhe mba nikun  Xhelal Agasmiley e  qe eshte hazer xhevap "per ironi te modhe mer jahu " kunder Partizaneve , duhet me kujtu se Luftrat e antikomunisteve balliste kane maru bashke me te Partizaneve . Keta po zgerdhihen duke na Pire Gjakun e marre Para me Grushte dhe keta te tjeret nuk duhet sepse Llogaria i nxjerr mbi 80 vjec smiley

Po i herojt tane Kombetar trimat Ballisto-Zogiste ..Te dhjer po Krenar sa vjec i bie te jene  ?

Ka Logjike antikorrupsion dhe duhen analizuar nje per nje por ketu askush nuk mund te flase pa NJOHUR permbajtjen e Ligjit .

Dihet qe nje qeveri MOSTRASH Hileqare , Bandite e Megahajdute e Klanit Berisha krijoi diferenca artificiale per te vene njera kunder tjetres Forca Politike te Historise . Nje nga dallimet kryesore eshte dhe kjo e "lemoshave " , ku Pjesa e Luanit u shkon krimineleve bashkepunetore me nazi-fashizmin !

Kjo po , duhet rregulluar qe te mos kete perplasje e diferenca te dallueshme , nese po pranojme se ne kete IDE e praktike  ka pasur nje " sens pajtimi " nepernjet lekut !

Pa nga Pordhet e Dallkaukeve Xhaelga qe mend duan sa me lidh "oshkurin e brekeve " e te tjerat "para " jemi deri ne fyt !

Po OIDRISO, merr pension kapterrllëku, spiuni nëpër dritare...

oh sa kam qesh me kete fjalen "fendyell", kisha shume e shume vite pa e degjuar nga njeri kete fjale, aq sa e kisha humbur shpresen qe mund ta degjoja ndonjehere nga dikush...nuk e di si e perdorni juve por une e kam degjuar nga gjyshja ime qe e perdorte per gjilperen e madhe me te cilen qepen dysheke apo thase apo nuk e di, gjera te medha dhe te trasha...por nuk e dija qe mund te perdoret kaq bukur edhe per te cilesuar nje person. Nuk e di se cfare sinonimi mund ti gjejme ne kete rast, mund te jete psh. trap?, kokebosh? koqe kandari? oh me fal ta rregulloj: kokerr kandari. Ja keshtu....Rrofsh

Ne fakt te lindurit pas 44 - es duhet te marrin te gjithe pension , e cfare ishin nja 190 pushtues Italion dhe nja 67 Gjermon para diktatures se  Enver Pederastit ?
 

100% dakord

 

Te gjithe ata qe jane  qeare me Enverin sidomos niprit smiley  e dine se si eshte e verteta .dhe ketu duhet me qene me shume se 100% dakort ! Pse mos me qene ?

Pa merak se do fillojne te marrin pension edhe te lindurit ne '50.
 

Edhe kete e beri Erjon #Rilindje Veliaj? Ua hoqi pensionin veteraneve te lindur ne 1944-en?

Keto jane bravo cunat e dikurshem me pak fjale debatikasit

"statistikat zyrtare të ISSH"...

Shtetari shqiptar, qe ne gjeneze, eshte i zgjedhur ne falsifikime dhe manipulime.

Ai perdor teknika dhe taktika makiaveliste 'qe njerezit e thjeshte ti mbaje te kenaqur, pasive dhe me deshiren qe ti perdore per te luftuar nen komanden e tij, sundon me forcen e kercenimt dhe te mashtrimit, premtues, besnik dhe i pabese vetem qe kjo te rrise fuqine e tij por pa u urryer. 

Veterani i sotem mik/votues eshte armiku i neserm

Qytetaret trajtohen e jane viktima te politikes, ne kete kuptim, ata nuk lejohen qe te permiresojne fatin e tyre dhe te vendit te tyre. 

Te arsimuarit qe kane arsimin e larte, universitar dhe pasuniversitar,  dhe qe jane me mireinformuar, nuk shohin as shans as privilegj qe te sillen si kompetente e te pergjegjshem, dhe edhe kur marrin iniciative per te njohur thelbin e gjerave,  dorezohen sapo vjen kriza e radhes.  

Protagonistet jane vetem ca sharlatane te pasur ne inate, mellf e para. 

" Pike e shoh te pandershme qe shteti te merret me veteranet , pensionistet edhe PAK, ne nje kohe kur asnje person drejtues nuk mban pergjegjesi dhe nuk pergjigjet per falsifkimet e pranuara, te bera, te mireditura prej atij. Sa kohe qe nje minister, drejtor apo cdo lloj funksionari nuk ka derdhur pasurine e tij per te zvogeluar demin e bere cdo gje eshte e pandershme. 

Pikerisht per kete "te vjen turp qe je shqiptar".
 

Shume e shemtuar!! Ne shqiperi nuk ekzistojne vetem veteranet por edhe pas-ardhesit e tyre,tesera si pas-ardhes i veteranve te luftes behet brenda dites,nuk ka nevoje per verifikime te medha,pasi veteranet e njohin shume mire njer-tjetrin po ashtu njohin edhe familjaret e tyre, paguhet nje detyrin vjetor prej 2.000 lekesh te vjeter ne vit,e te jep te drejten e abonimit ne revisten mujore "Kushtim Brezash",sigurisht nga ky status nuk perfitohet asnje lloj shperblimi financiar. 

Morpo le tua heqin dhe kush ka përfituar padrejtësisht le ti kthejë .Në se ka hak , le të mdëshkohet më tej . Nga 1000 lekë të vjetra e 5 kile mollë ,për 5 Main përfitonin në atë Kohë . Bën Hesap me këta " veteran[t" antikomunistë ,që nuk kanë kasaforta në shtëpi  tua nxënë paratë që kanë marrë nga Shqipëria që trashëguan prej veteran[ve të Vërtetë ! Për të mos fol për qindra privilegje e Përfitime ekonomike e sociale q[ Ju krijoi satrapi Berisha !

Puna është se të vjen Turp që je Shqiptar me këta paçavuret e shtresave artificiale të krijuara për Politikë nga kryepërçarësi sali Qenef berisha . Në mënyrë përbuzëse trajtoi këtë shtresë , sepse regjimi tij nuk mbështetej në Fakte e Kontiribute Historike por në Presione Politike Përçarëse duke kundërvënë një Palë Kundër Tjetrës që atij Bajraktari Intrigant i siguronin kënbë karrikeje .

Bën Hesap  Regjim i ktheu pronat familjes së ZOGUT ??? pa Ju njohur asnjë të Drejtë këtyre veteraneve të luftës e të Punës 50 Vjeçare .

Këtu  të ndërhyjnë "puritanët " e Velisë , në këtë Difernecim e jo në mënyrë të njëanëshme .Ju dilte e tepronte Sali Qëni për "drejtësi "

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).