Kombëtarja shqiptare ka pësuar një rënie të lehtë në listën zyrtare të renditjes së FIFA-s. Kuqezinjtë e De Biazit pas dy humbjeve dhe një fitoreje në miqësoret ndaj Rumanisë, Hungarisë dhe San Marino ka zbritur në vend të 67-të me 444 pikë. 

Ndërkohë, një muaj më parë, Shqipëria numëronte 494 pikë. Kjo bën që tekniku italian De Biazi t’u japë më shumë rëndësi përgatitjeve dhe testeve miqësore, të cilat nuk duhet t’i humbë, por t’i fitojë, që të marrë një renditje pozitive në FIFA. Pikët më të shumta Shqipëria i pati marrë në vitin 2013. 

Kujtojmë që renditjen më të mirë Shqipëria e ka arritur në korrik 2013, kur renditej në vend të 37- të. Kurse pozicionin më të keq e arriti në prill 2014, në vend të 70-të. Për sa u përket kundërshtarëve të grupit eliminator, Armenia mban vendin e 41-të, ndërsa Serbia është përmirësuar duke u renditur në vend të 31-të. 

12 Komente

Shteti shqiptar, duhet tu siguroje kushte brezit te ri, femijve. Jo vetem sipas statistikave, por edhe siç duket ne realitet, fushat e futbollit, kane qene me te shumte ne numer ne kohen e socializmit se tani. Pa u siguruar kushte femijve dhe brezit te ri, Shqiperia do kete regres, dhe te vetmit futbolliste qe do therasi ne kombetare, do jene ata nga jashte. 

Nji status na e japin, nji na e heqin . Nuk ma mo uje pilafi . Kush osht shqiptar i vertete, greve urije para nderteses kryesore te FIFA-s ( where ever that is) !!!

Gono, te rejat nga Mynihu.... papritur Filip Lahm dha dorehqjen nga Die Mannschaft (Kombetarja).. gjermanet jane pak te shokuar nga ky vendim i Lahm.. dhe tjetra, biletat per te pare Bajernin sezonin qe vjen jane shitur... Allianz Arena ausverkauft!.smiley

Pakez e habitshme... e kuptoj per 2018, por 2016 nuk eshte larg dhe Lahm nuk ka vuajtur me demtime.

Gjithashtu, si nuk eshte diskutuar Bate-Skenderbeu? BATE eshte skuader e mire... dhe mbase kesaj rradhe Skenderbeu shkon ne grupet e EL.

po, gjermanet jane befasuar nga ky vendim i Lahm.. eshte lajmi kryesor sot ne Gjermani.  sidoqofte,  ben sens  doreheqja e tij,  sepse  e le kombetaren  si kapiten dhe kampion i Botes!  motivim tjeter nuk ka.

Nuk diksutohet Skenderbeu,se eshte ekip i Bodes.

Kupton apo jo?

Bate Borisov nje ekip shume i forte qe mundi edhe Bayernin ne fushen e tyre.

Korcaret i moren barazim ne Bjellorusi dhe kane shance reale qe te kalojne turin.

Por cte besh,nuk eshte Flamurtari ose ekipet e Tiranes,prandaj nuk e vendos njeri si lajm ne kete blog.

po ja fut kot tashi.. se edhe Flamurtari  edhe Laci e kaluan turin e pare, paraeleminator dhe nuk u hap ndonje teme kutu.. dhe mire bene se eshte ende heret e jane disa ture paraeleminatore deri sa te kalojne, dhe nese kalojne ne EL

e njejta vlen edhe per Skenderbeun.. morri nje rezulatat shume te mire ne Bjellorusi ndaj nje ekipi shume te forte.. por teme  e diskutime do  te meritonte nese e mund Borisov javen tjeter e kualifikohet..  nhk thosh kot gjyshi im: " vemi te lumi pa xathemi".smiley  euforia e parakoshme eshte e demshme.smiley

tom Korcasmiley

O korento, mos u nxef o vlla! Di gjo ku o neshja? Po qe ne Tirone do shkoje e do boj tifozllik per Korcen ene per ty. Biles kesaj rradhe do adaptojme ene kongen 

"Bulevardi Bates ...." smiley

Paskan shpetuar paq nga ndonje predhe, se qe te shkosh ne brusi duhet te fligh mbi ukraine.

cfare kombetare katastrof

cfare lige katastrof 

programe femijesh non-ekzistent 

armando duka forever 

Shqiptaret si pasardhes te pellazgeve jane te paret qe kane zbuluar futbollin. Ne kohen antike shqiptaret kishin ekipin me te forte ne planet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).