I pari me Kupën e Botës, Shkodran Mustafi.

104 Komente

Bravo, suksese te metejshme Mustafit i cili eshte e ardhmja e Gjermanise multietnike smiley

Ky duhet te falenderoje Armand Duken qe nuk e pranoi ne kombetaren shqiptare se do ishte katandis si Lorik Cana qe shet ndeshjet. smiley

sipas nje interviste te tijes, dilte qe ai vete nuk e kishte zgjedhur shqiperine. kryesisht per faktin qe gjermania nuk e lejon duble nacionalitetin. pra ne itali (apo diku tjeter ne kampionatet europiane perendimore) ai do te konsiderohej si lojtar ekstra komunotar, dhe te cilet jane jo me shume se TRE, per çdo ekip. pra i veshtiresohej gjetja e nje ekipi pak a shume te forte dhe qe paguan pak a shume mire.

duke qene gjerman, pra, ai nuk futet tek kjo perllogaritje.

ndersa Cana nuk kishte asnje shanc te luante per Francen (nuk ka pasur kurre kerkesen e tyre). sepse ne postin e tij (ne ate kohe luante ne mesfushe), franca kishte kandidate shume me cilesore. bile Cana e ka marre nenshtetesine franceze pasi kishte zgjedhur te luante per shqiperine.

 

ps: gjithashtu per ate: Cana qe shet ndeshjet, te jesh ne france ti denohesh nga ligji (po nuk pate fakte qe e provojne diçka te tille). pra duhet te mendohesh mire para se ta shkruash publikisht.

nuk i pelqen cana ketij cunit te janullatosit se eshte nacionalist,e prandaj perpiqen ta denigrojnesmiley

Te gezojne gjithe shkodranet!!!

Shkodra-Tetove-Gjermani, merr vesht...

Cfare ndryshimi ka ndermjet ketij dhe Shaqirit e te tjereve qe luajne per Zvicren urrehen nga Shqiptaret?

ata nuk jane kampion Bote..smiley  ndryshim subtil, por  esencial..smiley

Dakort, ke te drejte per kete ndryshimin e vogel esencial. Po perpara se te merrnin kupen e quajti ndokush tradhetar?

lexo postin tim me lart. se e shpjegon edhe kete ndryshimin e vockel.

Profilo, e lexova postimin tend me siper.. lere, se nuk i di mire keto pune..

kemi lojtar ne  Kombetare  qe ka edhe nacionalitetin gjerman.. Mergim Mavraj.smiley  ky bile ka pas lozur edhe me kombetaren e te rinjve te Gjermanise dikur.   donte te luante per Gjermanine.. priti e priti,  por nuk e grumbulluan,  keshtu qe vendosi te luaj per Shqiperine.

je i sigurte qe ka nacionalitetin gjerman ? gjithashtu je i sigurte qe te te gjitha landet gjermane zbatohet i njejti ligj sa i perket nacionalitetit. 

po po, Mavraj e ka nacionalitetin gjerman..  kete te landeve nuk e di. 

e me qe ra llafi, Gjermania e vendosi perfundimisht nacionalitetin e dyfishte!

te gjithe ata qe luajne per shqiperine, edhe mavraj, dalin me nacionalitet shqiptar tek faqet e klubeve te tyre dhe Wikipedia. 

kjo i pengon disa qe kur jane te rinj, te mos luajne per shqiperine. eshte tjeter te jesh gjerman ne treg te punes, e tjeter te jesh shqiptar.

vetem Tare dhe bravo i qofte, i ka mbledh shqiptaret ne itali. te tjeret (si shqiptare) e kane shume veshtire te ruajne vendin ne ekip te pare. dhe te gjejne ekip tjeter pas mbarimit te kontrates. 

Dmth paska ardhur te luaje per Shqiperine ngaqe s'cau dot te kombetarja Gjermane, e jo se ju be vone per patriotizem.

eshte fare normal. 

te ishte gjerman nuk do rrinte ne kategori te dyte sot, por do kish gjet nje klub tjeter te kategorise se pare, pra do fitonte me shume leke.

edhe ti dhe une, nuk shkojme ne shqiperi se humbim me shume sa i perket karieres qe bejme ketej.

patriozmi po ashtu eshte çeshtje tjeter. mavraj apo ata qe luajne me zvicren apo çdokush emigrant tjeter eshte me patriot sesa ata qe jetojne ne shqiperi. 

kur je miserable ose jeton si i tille, nuk ka si te jesh patriot. se e shet bythen per nje centim. patriotizmi fillon kur i ke zgjidh pak a shume hallet kryesore te jetes, pra i ke dhene nje fare drejtimi jetes tende.

po gjembi keshtu eshte!  

normalisht,  FSHF  po te kishte njefar  krenarie,  nuk duhej ta pranonte Mavraj ne Kombetare!   sepse ky eshte ftuar disa here.. nuk refuzonte, por thoshte do mendohem.. ne te njejten kohe negocionte me gjermanet, bile  atyre ua bente si  tip ''shantazhi''..   shiko, vendosni shpejt  per mua se  me kerkon edhe Shqiperia..  kur e pa qe nuk kishin  me ndermend gjermanet ta therrisnin ne Kombetaren e tyre, vendosi per Shqiperine.

FSHF  po te kishte njefar  krenarie,  nuk duhej ta pranonte Mavraj ne Kombetare! 

Juve e njihni sportin me mire po mua s'me duket se jemi ne ate nivel te kemi aq krenari e t'i themi jo. Apo "te dh... por krenare"?

nuk eshte pune krenarie po LEKU (interesi ose bisnesi). fshf i thrret keta lojtaret qe luajne e bile kane lindur jashte, se ka me shanse te fitoje ndonje loje, se me lojtaret shqiptare. dhe sa me shume loje fiton aq me shume ngjitet ne listen klasifikuese te FIFA-s e aq me shume pare merr prej tyre. se fifa eshte si europa, ndan pare, per çdo federate futbolli. (si vatikani mnjf)

merr vesh, behet per pare muhabeti dhe jo per krenari. se me koken qe ka ai kryetari i federates, po te ishte ndryshe, nuk te fuste ne ekip pa i puth doren. si papes.

po nuk po flasim per ndonje talent te papare apo  yll bote ketu ,gjembi.. si  ky Mavraj ka plot.

ku plot ?

o belul nuk e kuptove postim tim  mesa shof. 

e zgjidha enigmen per vete. nuk eshte dynenshtetesia qe perben problem, por ajo qe ti konsiderohesh si shqiptar ne tregun nderkombetar te futbollit. dhe kaq.

asnje nuk do te dije me nenshtetesite e dyta e te treta te tuat (po lujte me kombetaren konsiderohesh shqiptar njehere e pergjithnje). dhe shqiptaret nuk i mban njeri akoma per burra me vlere ne futboll dhe me gjere.

s'gjen me klub te hajrit. po s'pate ndonje Tare si drejtor.

Po car flet o profili-jot amon? 

Mos mahej per tradite ne futboll Liberia? E pra kjo nuk e pengoi aspak Weah te ishte nje nga sulmuesit me te mire ne bote e te luante per klube te medha. Po ashtu ke nje liste shume te gjate me lojtare shume te mire ne vite qe nuk kane marre kurre pjese ne nje Boteror se luanin me kombetare te dobta. Hughes, Gigs dhe Bale si uellsiane, George Best nuk arriti kurre ta bashkonte Kombetaren e Irlandes (vete luante per Irlanden e Veriut), etj.

Prandaj boll me keto teori se te pengon Kombetarja te kesh sukses. Po te jesh i zoti s'i rruhet askujt se car kombesie ke. Berisha eshte titullar te Lazio se e meriton dhe jo se eshte Tare. Cana ka qene kapiten te O.M. dhe u be kapiten mas pak muajsh qe shkoi te Sunderland. Tares bravo i qofte qe di te gjeje lojtare cilesore per Lazio-n. Berisha u ble fare lire se askush nuk e njihte ne Itali, kurse tani kerkohet nga shume klube te rendesishme.

weah ishte si Cana (mesa me kujtohet), kur ka zgjedh ekip kombetar nuk kishte letrat akoma. 

por eshte e vertete edhe ajo qe thu ti, qe keta nuk e ndjejne veten lojtare kalibri te madh, prandaj dhe zgjedhin te luajne me te huajt. luajne me shqiperine kur nuk i fton ndonje kombetare e huaj. pra kur s'kane çfare humbin.

mos harrojme gjithashtu qe kane lindur jashte shumica dhe as shqipen se dine mire. jane shqiptare prej familjes me shume. 

femijte e atyre qe njoh une ketej qe kane lindur ketu apo ardhur te vegjel dhe bere shkollen fillore ketej, flasin me njeri-tjetrin ne frengjisht, flasin shqip pa aksent (si robote) dhe jane shqiptare prej prinderve, se vete nuk u bie ne mend shqiperia fare. as per pushime s'duan te shkojne.

çfare me kerku prej tyre. 

O Profil, e paske qejf berjen corbe te gjonave. Une Weah ta permena si rast te nje lojtari qe mori topin e arte dhe lujti me klube te medha pavaresisht se vinte nga nje vend qe nuk kishte tradite (pra te hodha poshte teorine tende se te deklaruarit si shqiptar i demton karrieren).

Sa per Lorikun ja fut krejt kot. Ai ka shku qe kalama ne Zvicerr dhe ka pashaporte zvicerriane (ka edhe pashaporte franceze me sa di). Kur ka zgjedh te luaje per Shqiperine kishte 3 vjet te PSG. Pra zgjedhja e Lorikut ishte nje zgjedhje zemre. Sic ishte edhe ajo e shume te tjerve. Basha i hyri nje kalvari disa vjecar derisa arriti te luante per Shqiperine sepse Zvicrra s'donte ta lejonte (kish luajte me ekipet e moshave atje). Kace gjithashtu po perballet me nje presion te papare nga maskarenjte ne Greqi qe duan t'i prishin karrieren sepse zgjodhi Shqiperine.

Dhe nderkohe qe ketyre cunave shumica e gomerve nuk u dine as emrat, per ata qe e tradhtojne kete KOMB rrine e thurrin elozhe. MAJMUNLLIK PA KUFI

Te kalojme te pjesa dyte e komentit tat. Te me flisje per nai ven qe s'e njof ene do ta kisha nai hezitim me te kundershtu. Po ne 20 vjet ne France kam njoft aq shume shqiptare me origjine nga trevat shqiptare jashte R.SH. sa nuk kam asnje hezitim te ta hedh poshte ate qe thua. Te pakten 90% e femijeve te shqiptarve qe kam njoft dhe qe kane lind ne France, ndihen SHQIPTARE ne rradhe te pare. Nje pjese e tyre kane shku edhe per te luftu per clirimin e Kosoves. Eshte e vertete qe per kollajllik midis tyre flasin frengjisht si gjuha qe me shume perdorin ne jeten e perditshme, por edhe shqipen e flasin shume mire dhe me aksentin e prinderve te tyre. Sa per pushimet a do nje liste te miqve te mi qe kane ble edhe shpi ne Durres e Vlore.

Po ti me sa duket i njifke shqiptaret e Frances nepermjet Leonardes.

 

Zvicra nuk eshte Europe, prandaj.

tek e drejta e punesimit, kane ligje speciale me duket, pra edhe pse s'jane ne europe, konsiderohen njesoj si komunotaret e tjere. 

ndryshe Napoli nuk do kishte dy apo me teper zvicerane ne ekip.

Ti je 20 vjet mbrapa me duket. Limiti i ekstrakomunitareve ka qy m'kohe te Saviçeviçit qe s'aplikohet, me arsyetimin se ekipet e futbollit jane korporata biznesi nga ku limitet pengojne tregtine dhe konkurrencen e lire.

smiley

ah dakort, prandaj eshte dhi futbolli, sidomos ai i ekipeve kombetare qe s'arrijne dot te kene njembedhjete lojtare te nje niveli.

po nuk kuptova se çfare ndryshimi ka atehere, nje qe luan per gjermanine dhe nje tjeter per zvicren, sa i perket tradhetise.

O profil, vraje mendjen mos me bej te shpjegoj humorin se i humbet vlera.

Kush e thote se Shaqiri dhe cunat e Zvicres urrehehn nga shqiptaret? Une, pervec ndonje kokrre jo fort te ndritur, nuk kam degjuar asnje njeri te arsyeshem t'i urreje. Perkundrazi.

Jo vetem tifozet ne Shqiperi, po edhe ketu ke sa te duash. Nuk kam kohe te kerkoj per temat ketu.

Ja nje shembull.

Ose kjo

E gjeta nje teme te fresket.

nga kosovaret neper rrjetet sociale shahen rrende.

shqiptaret e shqiperise nuk e rrujne per kombetaren. shohin milan - inter po te jete te njejten dite me nje ndeshje te kombetares. stadiumin e mbushin kosovaret, jo shqiptaret.

Qorro urrejtje eshte fjale e madhe dhe e pamerituar (nuk vlejne aq sa te ngjallin ndjenja te tilla se ca tipa qe dine me i ra topit ngelen) po PERBUZJE te perjetshme patjeter. 

Po nese degjon njerez qe nuk e bejne dot dallimin midis KOMBETARES dhe nje klubi futbolli car pret. 

TURP eshte qendrimi i ca robve si puna jote qe kete dallim e bejne. Biles per ty eshte dopio TURP. Me le te te bej nje pyetje. Pse erdhe ti nga Amerika? Pa dash te hy ne detaje nuk besoj se ka pike dyshimi qe atje do fitoje me shume dhe do beje nje jete shume me te rehatshme se c'ben ketu. Me qe te njof dhe e di arsyen po e jap edhe pergjigjen vete (ku i dihet edhe s'te le modestia ta thush se kshu qorr modest je ti). Erdhe se mendon se me vlerat qe ke mund ta besh dicka te mire per kete vend dhe te japesh nje kontribut sado modest qe robt minimalisht te degjojne nje rob te hajrit kur ndezin tv (kjo persa i perket profilit tend publik). 

Kjo sigurisht nuk do te thote qe kushdo nuk vjen te jetoje ne Shqiperi eshte me i keq se ty se njeriu pa diskutim qe duhet te ndihet mire me veten ne rradhe te pare. POR ketyre nuk po i thote njeri hajde tani, per hater te kombesise, te luani me Lacin apo me Bylisin. Jo mer jo luani ku te doni dhe shkofshi sa me lart ne karrierat tuaja ne klube, por KOMB, e pra edhe KOMBETARE, njeriu ka vetem NJE. Nese keta ndihen me mire duke lujte per Gjermanine, Zvicrren, Belgjiken, Gerrqine, etj atehere keta thjesht nuk ndihen me shqiptare. 

Me duket me Shaqon e kane inatin kur luajten Kundra Shqiperise dhe beri gol. I think. lol 

Asnje ndryshim gjembac! Biles ky eshte me keq se ky nuk kishte probleme burokratike si disa lojtare te Zvicrres, qe per te lujte me Shqiperine duhet te merrej aprovim i FIFA-s (rasti i Berhamit ne mos gaboj). Ky u dyzua deri ne fund dhe pastaj zgjodhi Gjermanine megjithese askush (pervec Low) nuk e donte aty. As lojtaret, as tifozet, as gazetaret per te cilet ishte nje lojtar skarco te cilin s'e kish dash kurre asnje klub gjerman. Fakti eshte eshte qe te gjithe kishin te drejte se demtimi i tij e shpetoi Gjermanine. Sa luante ai ne krah te djathte Gjermania fuste uje nga ai krah (dhe s'kishte si ndodhte ndryshe se ai eshte qendermbrojtes e jo lojtar krahu). Kalimi atje i Lahm solli ndryshim kolosal.

Po varja ketyre detajeve teknike. Problemi kryesor me kete eshte se ky tani do behet nje "shembull" qe do duan ta ndjekin shume te tjere dhe kjo do demtoje kombetaren tone. Ndryshe nga ai palaco, Januzaj, qe e beri stolin grope. Ai ishte shembulli i nje lojtari qe shkon ne nje kombetare qe e urrejne dhe deshton kur ju dha mundesia. Tani te ngrohe stolin ose te shkoje te luaje per ate kombetaren e Euleshit.

Sa per keto shqiponjat me duar, kjo eshte nje tallje ekuivalente me ato te Kreshnik Xhelit. Te jeni te bindur qe askujt nuk i plas ne Gjermani per kete. As qe mund te krahasohet fama dhe dashuria qe kane ne Bosnje per lojtaret qe e cuan Bosnjen ne Boteror, me famen e ketij pavaresisht se u shpall kampion bote. Ky tani do te perfitoje dhe te kapi nai cope fame ne trevat shqiptare. Duke pas parasysh ndjenjen e inferioritetit qe karakterizon shumicen tone, me siguri ky tani do behet hero knej nga anet tona. E tregon qarte edhe ky titull ABSURD.

Po kjo nuk perben asnje dyshim qe ai ngelet thjesht nje TRADHTAR qe vuri famen momentale para kombit te tij.

 

ky e ka emrin Shkodran mer..jo Shqiptar

ej, prej ktij jan nxef shkodranet eee? Po ene ghanaianet jon mo cool se ne, se nuk I pa kush ta djegin meqe boateng lu me jermonin

Shkodranet jane nxef se talentin e kemi, pse mos kemi dhe fitoret. 

Poshte Duka qe ka maje kalit me shume se merhumi me matufin marre se bashku.

po ky osht ka kosova zpo ka shkodra, meqe ra llafi

emrin e ka shkodran. vete eshte nga maqedonia me origjine.

ore mire ky Shkodrani,  po paskerkemi edhe dhenderrushin kampion bote.. gezim i dyfishte!.smiley

sipas komenteve nuk eshte shqiptare gruaj e tij. veç emri djalit (njerit prej binjakeve) Luan ngaterron.

grua shqiptare (kosovare) ka portieri i dyte i Machesterit (united). te pakten nga emri dhe mbiemri.

Po, e paska grun nga Polonia e Lushnjes.smiley

Klose ja ka vone emrin cunit Luan se eshte fan i Luan Krasniqit. Po gazra-taret tane menune se o mo e bindshme qe ta martonin me nje shqiptare.

lol o burra ti bejme te gjithe shqiptare keta qe fituan kupen. 

ky shkodrani te pakten e mban veten vete per shqiptar. mjafto dhe shiko foton lart. 

te tjeret pastaj nuk mund t'i dime. ka plot te ky blog qe flasin shqip si gjuhe te vetme dhe nuk jane shqiptare, dmth nuk ndjehen te tille. 

Ja dhe sukses tjeter ne 300 ditet e para. smiley

Kosova po mund ta kishte nje kombtare te fuqishme...

Shqypnia...jo dhe aq

Pa le se cfare Kombetare do kishin Arbereshet ..e Argjentines smiley

Nga keta llogjekosasit qe po shqyhen kush eshte me shume Urra -Patriot pa lene mo  Urra -Specialistet (  i paskan fshre smiley ) e Mustafes Pash Shkodranit  , kush  e shpjegon pe tamami cfare do me thene Shqiptar ne ekipin e Futbollit te Gjermanise  ..?

Te jesh shqiptar ne kombetaren gjermane do te thote te dalesh nje selfie me Merkel dhe t'i drejtosh nje pershendetje Kreshnik Spahiut, O E! O E!

Na bohet qefi qe eshte nje shqiptar por kjo nuk do te thote qe eshte ndonje gje e mire  Dihet historikisht  qe shqiptaret kane qene te dalluar per te luftuar dhe sakrifikuar per te tjeret dhe jo per vedi, per vendin e vet. .mire per Mustafen por jo per Shqiperine. smiley

Shqiptar  paskerka qene dhe ai qe i ka dhene doren e fundit me leter xumpara kupes se botes.he he he , te bien tupanat. edhe biletashitesi i Luvrit eshte shqiptar. he he he

pse ke vizitu luvrin keshtu ? 

Cte keqe ju ka bere Shkodran Mustafi o snobat e PPU-se?

Apo se pozoi me Kupen e Botes ne dore si shqiptar?

Te pakten ai e mban veten per shqiptar jo si funderrinat Nini dhe Kone qe thone jemi greke.

S'ju kam degjuar ndonjehere te shani keta  ne kete forum,por i viheni nga prapa kujtdo qe ben ndonje gjest patriotik sado te vogel.

Urime Shkodran Mustafi!

Na bere krenare!

shume mire qe shkodrani nga gostivari e mban veten  per shqiptar!   jo per gje po ka ca shkodrane ketu ne blog qe qe anojne me shume nga mali i zismiley

shume keq qe luan per nje ekip te huaj,megjithese ka plot rrethana lehtesuese.

ajo qe nuk u pelqen multi-kulteve te blogut me sa duket eshte qe pse nuk e ka bere emrin jurgen!   si jurgenat e integruar te elbasanit apo te lacitsmiley

Une kujtoja se ishte turk, kur e ndigjoja, tani po e marr vesh qe qenka shqiptar. 

Po c'beri turk e c'beri shqipetar. Nje race jane o Pierre. 600 vjet nen perandorine Otomane e kane bo punen e tyre apo jo? I thone mbi 15 breza.

Jane  diku tek 30 breza

po para perandorise osmane nen cilin kemi qene dhe sa breza i bie ?

turk me emrin shkodran ?

po me gjete nje te jap 1000 € (qe s'do ti fitosh kurre nga libri qe ke botu). perdor googlen qe ta kesh me te lehte punen. 

O file diletanti,

Bastet mjeshtri i ve vetem me vere te vjeter. 

kush nga kto te peshkut doli me makin per te festu fitoren e jermonit? jo per gjo,...eee smiley

Kenaqesi eshte ta shikosh, po kuptohet pa vajtur ne ekstrem se bere si karnavale me flamujt e vendeve te tjera.

Shembulli i Gjermanise eshte qe te kesh futboll duhet te kesh kampionat ne vend, e lojtare, e trainiere, klasat sportive dhe ekipet zinxhir qe dikur i kishim e qe nxirrnin talente plot, te kesh terene sportive dhe stadiume e pastaj pas nje 10 vjetesh te presesh per rezultate dinjitoze.

Me lojtar shqiptar te mare hua neper bote nuk behet kombetare.

Urime dhe nje here per fitusit, e meritonin.

...qe dikur i kishim e qe nxirrnin talente plot...

Cfare rezultati arriten ne futboll keto talentet tona?

Se mua me kujtoheshe se hanim dru nga cdo ekip,brenda e jashte, dhe vetem njehere morem nje barazim ne Poloni dhe fituam ketu me Belgjiken.
Ato talente qe permend ti duhej te kalonin te pakten fazen e grupit ne kohe eleminatoresh,qe asnjehere nuk ndodhi dhe gjithmone perfundonim te fundit ne grup me 1 ose 0 pike.

Talente ka pasur Jugosllavia ,jo Shqiperia.

shqiperia s'ka kushte, po talent ka me shume se sllavet. ja me keta shqiptaret sot kete po tregojme, qe kemi talent me shume nga te gjithe, ne kushte OPTIMALE stervitore. (deri ne vitet 1800, kohen e bajronit, kishim mercenaret me te mire ne bote, dhe me te shtrenjtet ne tregun ushtarak, kete shekull do kemi talentet me te medhaja ne futboll, se futbolli sot ka zevendesuar luften dikur)

ajo qe na mungon ne eshte PROFESIONALIZMI. dhe futbolli nuk eshte me loje me top, po PROFESION ! 

jugosllavia kishte pishina, fusha baskebolli, dhe terrene atletike e stadiume gjigande qe ne ate kohe (kane organizuar olimpiaden ne sarajevo). neve mbetem me stadiumet qe ndertoi italiani.

dale mo se na doli edhe nje tjeter  ''shqiptar''  kampion bote... trajneri i kombetares gjermane, Low paskerka nje vella ne Kosove.. Ismet Kryeziu,  ja thone..smiley

Tepke njelloj bre..ahahahahahaha

keta qethen te i njejti berber..smiley

Nuk besoj se eshte Low-i autentik asnjeri aty, ....pa kemishe te zezesmiley

Talente ka pasur Jugosllavia ,jo Shqiperia.smiley

Degjo ti Rrot mulliri  me acdc1 qe s;tu mbyll goja njehere e nuk the nje fjale me mend .Na dhjeve dhe Alflavene se ke vene A te paren .Te pakten HURI vinte me xyz smiley

Cfare mendimi keni nderuar ( rp ) Shen per ekipin Shqiptar .

" Pashe nje ekip te TALENTUAR ne nje vend me Tre Milione Banore qe u ndesh me nje Ekip qe ka Tre milione Futbolliste "

Nuk e di ne se e kuptove qe flitet per Futbollin Shqiptar te Gatuar ne Shqiperi .Po besoj deri ketu kupton , nuk je aq i Trashe 

Ps ..Shen nuk eshte tituj shenjtoresh " shen Toma "  qe bente cudira , eshte emri i ish Trajnerit te Kampiones se Botes Gjermanise Perendimore ! Per qejf tat ka dhe HelMUT perpara smiley

 Pashe nje ekip te TALENTUAR ne nje vend me Tre Milione Banore qe u ndesh me nje Ekip qe ka Tre milione Futbolliste "

Po kur na munden 8-0 cfare tha zoteria?smiley

Tashti po qe burre ky Mustafi e perla kupen dhe e co ne Shkoder. Merkel po e desh back le te luje gishtin fort. Ne fund te fundit, pasardhesit e Teutes jemi.

Maj men po shifsha ne avion i here gjith serialin "Rome", dhe Pompei thote " keshtu i munda ata ne luftrat ilirike"... madherfaker thash!!!! Mas kaq* brezash akoma nuk na ka dale inati.

* Sa breza i bine cuna? 

gomen gati nese e kam gabim, meqe me te degjuar, rekording e humbjes e kemi me hungarine, 12-0? smiley

Pastaj nder vite*, turqi, bullgari, finlande, belgjike, moldav, rusi i kemi zen me dacka. (Ketu ben perjashtim gjini kumeshtit qe na ka rrahur historikisht, por edhe ketyre besoj ja kemi lene vete meqe kane qene baza e rilindjes sone)

Jermenin e kemi lene historikisht nje gol para meqe na kish ato leket borxh...

*Nuk llogariten vitet ku cmimi i ndeshjes barazohej me nje benc te perdor. 

Partizani - Petrolul i Ploeshtit 5 :O Honvedit Hune 4 me zero ,  dhe .....Finale me arbiter e mori Rusi ne Spartakiaden e ushtrive qe mundi partizanin me sa mbaj mend 2 me 1 , a Nje me xero !

kemi raf edhe PAOKUN e Kines !

Perjashtoj barazimet me "arbiter me Ajaks dhe Anderleht ! Me futbolliste Shqiptare !

Nuk ma do mendja qe te kete thene qe pame nje vend me Pese tituj Botrori me Kryetalentin e Futbollit qe nuk donim ta turperonim me shume se 7 me1..

Le qe ti nashi pa le per ke ekip Kooperative mollois smiley Se nuk eshte kot  qe Vucidoli feston per fitoren e Jermenit 

Nje kuriozitet per ty .

parandeshjes i kishin pyet se " cfare aromash preferonin kur Gromesinin " qe tu zgjidhnin dhe lloin e Pijes freskuese .

Isha prapa Bekenbauerit .... tha ....Hajde shale Hajde ...smiley Dhe thone qe nuk i preferonim shalet e bukura se qene Kapitaliste smiley

Flij tani dhe mos ba rokanis kot me 8 me zero Ate vit kooperativa e Vucidolit per Tropojen doli Kampion ne spartakiaden e rrethit ne futboll .Mundi Kernajen 3 me nje .

Gjej kush i beri Golat per Vucidolin !

paske qene  i kudondodhur si forrest gump smiley

Kush shtien e kush merr gjahun,tha xha Bako.

Shaqiri ishte shqiptari qe spikati ne rang turneu,ky prek kupen e botes.

Ne nje shtepi ne Laberi, nje nuse e re, duke fshire dyshemene me fshese, i shpeton nje fenducke. "Kush e beri?!" u hodh gjithe tersellime burri namusqar. Vjehrra e nuses duke e pare poziten e veshtire, hidhet si ne faj: "Une e bera, biro, jam plake dhe coku me shpetojne ndonjehere". I biri i jep nje karamele e i thote: "Mos u merzit neno, edhe ben vaki!". Tani, nusja duke fshire shtepine, ja zuri kenges: "Eh ç´vete ne shtepine tene, kush e ben fenden, e kush e merr gjene!" smiley

Nuk dmth gje fare. Mbase Shaqo meqe spikati me shume si individ do kete me shume oferta per tu blere nga clube me prestigjioze. Aty eshte paraja $$$$ dhe fama. 

lum si futbollistet, jo vetem qe fusin miljonat ne xhep, por fusin dhe miletin ne sherr smiley 

Budallejte bejne sherr dhe shajne nga Nona ..Te mencmit  Tallen dhe Inatosin idiotet smiley

ça gallate ka ketu, e masin atdhetarizmen dhe nacionalizmen me topin e futbollit. atdhetarizma e nacionalizma maten me top por jo ate te futbollit,eshte nje tjeter top.

e çuditshme eshte se si ndihen rehat keta intelektualet ne nje vend si shqiperia, sot !!!

nuk eshte pune patriotizmi, por kur e ke emrin shkodran dhe mbiemrin mustafi, te ka damkos baba ose fati si i huaj qe ne djep, edhe pse ai djali flet me mire gjermanisht sesa shqip. pra eshte me shume gjerman sesa shqiptar, te pakten fonetisht. 

pra edhe te doje ai, vete gjermanet e konsiderojne te huaj, jo te tyren. dhe vetem kjo duhet ta shtynte te luante per shqiperine. 

s'ka fare lidhje patriotizmi, por me teper le destin

kjo pra eshte intervista qe i referohem une me lart kur flas per letrat e ketij.

A do donit të luanit për ngjyrat e kombit tuaj, nëse ju kërkohet?

 

Nuk është ide e keqe, përkundrazi, është një ëndërr për mua dhe një dëshirë edhe e prindërve të mi për të përfaqësuar ngjyrat e kombit shqiptar. Një vështirësi është se unë tani vazhdoj shkollën në Gjermani dhe nuk jam shumë i qartë për të ardhmen. Ende nuk e kam vendosur nëse do luaj për Shqipërinë, apo për Gjermaninë. Asgjë deri tani nuk dihet dhe nuk është vendosur. Gjithsesi, dëshira është që të luaj me ekipin e parë të Shqipërisë dhe ta përfaqësoj atë me dinjitet, por duhet të jem realist dhe të mendoj për familjen time. Nëse nuk do të më hapen probleme sa i përket dokumentacioneve, atëherë me shumë dëshirë do të doja të luaja për Shqipërinë.

Analfabetizmi ne vitet 90 e mbrapa eshte shtuar shume

Ky eshte lindur ne gjermani .esht prodhim komplet i futbollit gjerman i akademive  te futbollit per kalamaj i trajnereve ekipeve te moshave gjermane.nese do vendoste te luante per shqiperine mire edhe keshtu prape mire .shqiperise nuk i ka borxh asgje.nese nuk do te kishte kete talent do te ishte nje emigrant i zakonshem si gjithe te tjeret per te cilet kombi  as e can bythen fare bile i perbuz megjithese po te mos ishte per dullarot e tyre do hante nje mut te madh te madh me garuzhde druri. 

eshte prodhim i talentit te vet (ne futboll ngaqe ka leke me shume se kudo tjeter, konkurenca eshte e tmershme, nga miliona te licensuar vetem nje grusht futbollistash behen profesioniste dhe akoma me pak perfundojne ne ekipin kombetar te nje vendi te huaj, aq me teper kur flasim per gjermanine, vend me tradite ne futboll). dmth ne shkolle pregatiten mijera vete, po vetem nje perfundon qe e shohim ne TV. pra se ka shkolla meriten po talenti i tij kryesisht. 

dhe nuk te ben lindja ne gjermani gjerman. se do ishin bere çifutet me kohe po te qe ashtu. 

sipas teje ata qe bejne shkollat e dipllomat jashte, dmth pregatiten, behen automatikisht te huaj nga ky fakt ?

dhe nuk te ben lindja ne gjermani gjerman.

njerezit jane qenie shoqerore o bablok nuk te bejne genet gjerman por rritja ne shoqerine e kulturen gjermane.merr nje gjerman foshnje e lere te rritet ne tropoje psh ai do behet mu si ata.merr nje foshnje tropojane e lere te rritet ne gjermani ai do behet si gjermanet.

nuk u bene pra gje çifutet gjermane megjithese shoqeroheshin me ta (gjate 1 mije vjetesh).

foshja tropojane po tropojane do jet edhe ne gjermani, aq me shume po ta shoqerosh bashke me prinderit e saj. kur foshnja te martohet me vendasin e pare, atehere eshte drugu mesele. e kur te martohen po me vendas gjithnje (shtate breza duhen thoshte gjyshja ime) atehere vetem behet e huaj.

se ndryshe me teorine tende do ishim te tere turq ne sot, nga 5 shekuj pushtimi otoman. duhet te martohesh me ta shtate breza rresht te behesh turk apo gjerman a kupton ndrikull ?

shtate breza duhen thoshte gjyshja ime)

Gjyshja jote nuk eshte autoriteti absolut qe duhet marre si pike referimi per keto ceshtje.per ndonje recipe byreku apo comleku mbase .

mundohu t'i kapesh metaforat ne nje shkrim (edhe ajo shprehja se sa kohe i duhet te behet katunarit qytetar po me shtete breza eshte, dmth kjo 7 duhet te ket lidhje me mentalitetin popullor, nuk eshte kot. dhe eksperienca eshte nena e shkencave). shtate breza duhen ta zbardhesh zezakun. pra mos te kete me asnje shenje, si floket me rixa te atij mbrojtesit brazialian psh (nuk i ka tjetri akoma shtate brezat martese me vetem te bardhe. i bardhe eshte tjetri po floket i ka me rixa dhe syt kaf, ka pra shenja zezaku akoma)

ta dheshe shembullin me çifutet, çfare te duhet tjeter gje shkencore ? 

ia fut kot.nga genet te gjithe grupet etnike jane njesoj.ndryshimi eshte ne ambientin ku ata rriten.

kjo eshte teoria sotme, e gatuar qe tu pershtatet te gjithve (politikisht korrekt). kur vjen puna te lopet apo qente, po tjeter gje, asnjeri (nga shencetaret) nuk e merr me si te mireqene. 

zbatojne tjeter program.

ps; sigurisht qe ndryshimet ne race, nga ambienti kane ardhur, ndryshe ariun e bardhe do ta gjenim edhe ne ekuator, por jane dashur mijera vjet jetese ne vetmi qe te behen. 

se do ishin bere te zi ndryshe te bardhet ne afriken e jugut qe u bene shekuj qe jetojne atje.

nuk do te kishte kete talent do te ishte nje emigrant i zakonshem si gjithe te tjeret per te cilet kombi  as e can bythen fare bile i perbuz smiley

Thua ta kete mare vesh analfabeti injorant me flamur francez smiley 

ju pergjigja vetem rreshtit te pare te postit te saj (merita e shtetit dhe lindja), i cili eshte ne kontradikte me pjesen tjeter ku perzien talentin individual qe s'ka lidhje me te paren. 

bile bile kur nje i huaj futet ne ekipin gjerman, tregon se ka me talent se gjermanet vete. pra nuk e ka edukimi nga shteti dhe as e qena gjerman. s'eshte ai gje gjerman as nga baba dhe as nga nena. 

hiç ka pas fatin qe lindi atje, apo thjesht rastesi. te kish lind ne france do te qe bere po ai futbollist, po ashtu ne belgjike, zvicer apo çdo shtet qe ka kushte te njejta me keto vende.

nuk behet ne shqiperi se nuk ka kushte profesionale.

vetem ti debili e mburr shqiperine, te justifikosh veten. profesionalisht ne shqiperi je ne kafe, s'ka vend tjeter.

heretik po e mar kte. smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).