Dikush mund të shtrojë pyetjen, si ka mundësi që çohen dhjetëra mijë shqiptarë në Shkup e demonstrojnë për një rast gjyqësor, për të cilin ndërkohë janë duke u shprehur gjykatat. 

Ç’duan shqiptarët vallë, të bëjnë gjyqësi prej demonstratave? T’i japin vendimet nga rruga? Ta ndikojnë drejtësinë me forcën e numrave?

Shqiptarët, nga ana tjetër, shfaqen tërësisht mosbesues ndaj gjyqësorit, e ndaj secilit pushtet tjetër në Maqedoni, po qe për atë punë. Rastin e koduar “Monstra” ata masivisht e denoncojnë si rast të montuar. Në fakt provat e paraqitura deri më tani për dënimin me burgim të përjetshëm të të akuzuarve shqiptarë duken të pamjaftueshme ose jo bindëse. Ose, kanë mjaftuar për të bindur gjykatat maqedonase, por jo atë pjesë të popullit që del të protestojë.

Në një shtet normal, gjykatat dhe institucionet e tjera shtetërore ndoshta do të duhet të gëzonin besim më të lartë. Edhe në këtë aspekt, Maqedonia sërish paraqitet si një shtet anormal. Në këtë kuptim duhet të lexohen protestat masive të 6 korrikut në Shkup, si shfaqje (për të kushedisatën herë) të mosbesimit, të dyshimit të thellë që kanë shqiptarët te shteti dhe pushteti maqedonas, të cilin nuk e shohin si shtetin e tyre. Është mosbesim i të njëjtit lloj me atë të viteve ’90 në Kosovë, ku shqiptarët vendosën të mos i çojnë masivisht fëmijët në shkollat e shtetit jugosllav, duke themeluar një rrjet paralel shkollash në bodrumet e shtëpive (ç’akt madhështor proteste – e ç’shembull vetadministrimi!). Në të dyja rastet, mosbesimi i shqiptarëve ndaj shtetit e pushteteve nuk lind vetvetiu nga fakti që janë shqiptarë (edhe pse ndoshta ndihmohet pak nga fakti se janë shqiptarë në shtete ku bariqendra etnike bie tjetërkund). Por, mosbesimi lind në radhë të parë nga e anasjella e vet, nga historia e gjatë (por jo e vjetër) e dyshimeve, e kundërshtimeve, e pengesave që vetë shtetet në fjalë kanë ushtruar ndaj shqiptarëve.

Mund të vërehet me të drejtë se analogjia e marrëdhënies së shqiptarëve të Maqedonisë me shtetin e atjeshëm me marrëdhënien e shqiptarëve të Kosovës me Jugosllavinë e Millosheviçit nuk qëndron. As Gruevski nuk është Millosheviç, as Maqedonia nuk është Jugosllavi, e as gjeopolitika botërore nuk ka të njëjtën qasje, kur vjen puna për çështjet e Ballkanit.

Por, ndryshimet janë vetëm rrethanore, dhe ndoshta përmasore (sasiore). Në fakt, Maqedonia e 12 viteve të fundit (pas konfliktit të brendshëm me shqiptarët), vazhdimisht e pa u ndalur e ka bërë të qartë mosbesimin e saj ndaj shqiptarëve, madje në mënyrë aktive.

13 vite më parë, më 5 korrik 2001, ndërkombëtarët arritën të ulin në tryezë palët ndërluftuese, nga një anë kryengritësit shqiptarë dhe nga ana tjetër përfaqësuesit e shtetit maqedonas, që ishin maqedonas etnikë. Nën presion palët u morën vesh për një kornizë që u nënshkrua në Ohër, në shtator të 2001.

Në këtë kornizë, shqiptarët heqin dorë nga pretendimet për zgjidhje territoriale të problemit etnik në Maqedoni, e njëkohësisht çarmatosen. Ndërsa shteti maqedonas merr zotime “perëndimoro-civilizuese” sa i përket përfshirjes, pranimit të gjuhës, mosdiskriminimit etj.

Që prej asaj kohe, shqiptarët masivisht janë çarmatosur edhe me ndihmën e ish-komandantit Ali Ahmeti, prej kohësh dorë e djathtë e qeveritarëve maqedonas, sidomos e Gruevskit. Ndërkohë që shqiptarët janë çarmatosur, shteti maqedonas ka rirregulluar deri diku ushtrinë – roli i së cilës është përgjithësisht ceremonial në një shtet të vogël, i cili kryesisht mbrojtjen rreket ta përfitojë përmes flirtimeve të vazhdueshme e të alternuara me SHBA dhe me Rusinë. Por, theksi më i madh është vendosur në investimet në forcat policore – si duket në përputhje me parimin “armikun kryesor e kemi brenda”. Policia dhe facilitetet e saj janë institucioni i parë ku përplasen shqiptarët, të reduktuar në “problem të pazgjidhshëm, që duhet menaxhuar”.

Policimi i shqiptarëve është i ngjashëm me policimin që u bëhej fjala vjen afro-amerikanëve në periudhat e lavdishme të betejave të tyre për të drejta, në shekullin XX. Njësoj si afro-amerikanët, shqiptarët e Maqedonisë janë getoizuar. Në qytetet e mëdha, ku kanë jetuar gjatë shekujve në bashkësi me etni të tjera, si p.sh. në Shkup a Kumanovë, tendenca është që të krijohen geto rurale apo periferike me shqiptarë. Krijimi i komunave si Likova thjesht përjashton shqiptarët nga vendimmarrja në Kumanovë, e gradualisht i përqendron ata në Likovë (ku e paskan në dorë vetë pushtetin), ndërsa në Shkup, lagjet e varfra semirurale si Saraji e Gazi-Baba, janë kampet e destinuara për shqiptarët. Në një qytet mesatar për nga madhësia, siç është Shkupi, mjafton të vizitosh tregjet e perimeve për të parë dallimin. Në tregun e maqedonasve mbizotëron rregulli e kujdesi higjienik, ndërsa në tregun e shqiptarëve të duket sikur ke zbritur në Kandahar menjëherë pas bombardimeve. Varfëri, mjerim, pisllëk dhe çorganizim. E natyrisht që kjo pastaj shndërrohet në argument kulturor, shqiptarët s’dinë të bëjnë më shumë se kaq, ata janë inferiorë për nga gjeni e nga kultura, ja shihi mbrëmjeve tek dalin nëpër rrugë të Shkupit me “Mercedesa” të zinj e me varëse floriri, duke ndjekur nga pas jetën e natës që mezi e kultivojnë maqedonasit e kulturuar, të cilët mbeten gjithë kohës në arratisje prej shqiptarëve brutalë. Shkupi si “Queen”, shqiptarët si “50 Cent”.

Getoizimi i shqiptarëve ka edhe dimensione të tjera. P.sh., gjimnazi Zef Lush Marku, që historikisht ka qenë në qendër të Shkupit, tash është zhvendosur në periferi, se nxënësit shqiptarë s’kanë ç’lypin në Shkupin e “xhentrifikuar” (purifikuar nga shqiptarët në fakt). Të njëjtët nxënës që herë pas here bien viktimë e huliganëve të maskuar, që i rrahin nëpër autobusë. Universitetet e mira publike nuk kanë pse ofrojnë mësim në gjuhën shqipe, shqiptarët le të dynden në Tetovë apo në Kosovë e Shqipëri, e le të marrin ndonjë diplomë të blerë lirë, se s’u vlen gjë tjetër. Muzeu i Kongresit të Manastirit le të zhvendoset në katin e dytë, e në kat të parë le të shiten hidrosanitare, rubinete dhe pllaka majolike për banja. Regjistrimi i popullsisë, i kontestuar prej shqiptarëve në 2002-shin, nuk përsëritet as pas 12 vitesh, ndërkohë që normalja duhet të ishte çdo 10 vjet. Mijëra shqiptarë të paregjistruar vijojnë të jenë de facto apatridë, sidomos në Maqedoninë veriore e qendrore. Lista mund të vazhdojë gjatë, me fenomene që dëshmojnë thelbin e angazhimit shtetëror të Maqedonisë ndaj shqiptarëve që jetojnë aty.

Maqedonasit kanë gjetur një “zgjidhje” të mirë për problemin, që është kapja e politikanëve shqiptarë në Maqedoni. Gjithçka që kanë bërë e kanë bërë me miratimin e BDI-së së Ali Ahmetit, dhe me kundërshtimin impotent të PDSH-së së Menduh Thaçit. Dy muaj para zgjedhjeve, Ali Ahmeti doli në opozitë dhe Menduh Thaçi u afrua me Gruevskin. Shqiptarët masivisht votuan Ahmetin, se menduan që ndryshoi. Por menjëherë pas zgjedhjeve, Ahmeti shkoi prapë në qeveri e Thaçi sërish në opozitë. Gjithçka si më përpara, me një Gruevski të palëkundshëm, e me një komunitet shqiptar të papërfaqësuar në hallet e tyre të mëdha. Në kushte të tilla, është e vlefshme të lexohet interpretimi i Kim Mehmetit, i cili komentoi për demonstratat e 6 korrikut se, pasi u janë uzurpuar institucionet publike dhe arsimore nga BDI-ja partnere e Gruevskit, pasi u janë uzurpuar sheshet nga përmendoret nacionaliste serbe e maqedonase, thuajse e vetmja agorë prej nga mund të nisë diçka, mbetet xhamia, problemi është se cilët faktorë e kontrollojnë atë çka nis që prej andej?

Kjo bëhet edhe më interesante po të shohësh se sa shumë xhami të reja ndërtohen në fshatrat e lagjet e shqiptarëve – me ndihmë nga shteti – krahasuar me numrin e munguar të shkollave e fabrikave. Projekt i vjetër ky i reduktimit të shqiptarëve në njerëz me fe e pa komb, projekt i përmendur shumë shpesh prej Çubrilloviçit e këndej…

Në kushte të tilla, shqiptarët e Maqedonisë nuk mund të mos protestojnë. Ata jo vetëm që kanë të drejtën të protestojnë e të demonstrojnë, por kanë edhe detyrën për ta bërë një gjë të tillë. Aparteidi dhe diskriminimi i ushtruar aktivisht ndaj tyre nuk mund të mbulohet prej deklaratave të bashkëpunëtorëve shqiptarë të Gruevskit, që në këtë rast shërbejnë veçse si “token albanian”, paralel me “token blackmen”.

Po ashtu, është e rëndësishme që politika e Shqipërisë dhe e Kosovës, si vende që u takon të kujdesen për shqiptarët, të lidhen drejtpërsëdrejti me ta e jo përmes filtrave të BDI-së e PDSH-së. Shqipëria e Kosova do të duhet të zbatonte një program të gjerë komunikimi të drejtpërdrejtë në të gjitha komunat ku jetojnë shqiptarët, të ndihte në organizimin e tyre politik e të investonte në emancipimin e tyre kulturor – në vend që të bëjnë thirrje të zbrazëta për qetësim. Nëse Maqedonia shihet si një çështje që i përket thjesht politikës së jashtme, atëherë Shqipëria e Kosova mund të ndodhë që shumë shpejt të gjenden përballë një situate të ngjashme me 1998-‘99. 

36 Komente

kjo ceshtje zgjidhet vetem sic e zgjidhi rusia me krimene.  shtetet artificiale,karagjoze te tipit sllavodonia duhet te marrin fund.  ajo duhet te ndahet midis shqiperise dhe bullgarise.

endrrat  multi-kulte kane kohe qe kane mbaruar.   vetem shqiptaret nuk e kane kuptuar akoma.

Eshte shurdhuese heshtja politike e Tiranes per shqiptaret e Maqedonise, si para, si pas zgjedhjeve 2013. Ka ngelur ne meshire te facebook-izmave renegate te Majkos e ndonje tjetri te ngjashem.

Fjala e Majkos me pelqeu Xhibo, pse e quan renegate. 

Sepse shtetet prononcohen zyrtarisht o Pan Pjer, jo nga kafja e lagjes apo nga Facebook-u. 

Mema Shqiperi, si nje shqiponje qe mbron zogjte e saj te rrezuar nga foleja, reagon ashper per situaten e shqiptareve ne Maqedoni nepermjet nje komenti jozyrtar te Majkos ne Facebook. Nese situata pershkallezohet me tej, pritet nje koment ne Twitter shoqeruar me nje sere pikcuditjesh. Mund te shkojme deri aty sa t'i bejme dislike faqeve maqedonase ne Facebook - thuhet se i ka thene gjaknxehti Brace nje shokut te vet me sms pas dreke. 

Po mir o Xhibo mire, me ty jam por ti e di qe shteti yne leviz si breshka. Dhe politikane qe nuk e durojne kete ngathtesi, shprehen ne faqet e tyre, si e vetmja menyre per t'iu ndigjuar zeri. 

 Është mosbesim i të njëjtit lloj me atë të viteve ’90 në Kosovë, ku shqiptarët vendosën të mos i çojnë masivisht fëmijët në shkollat e shtetit jugosllav, duke themeluar një rrjet paralel shkollash në bodrumet e shtëpive (ç’akt madhështor proteste – e ç’shembull vetadministrimi!)

rezultat i ketij shembulli vetadministrimi eshte nje brez komplet analfabet me papunesi 75%.

Ne Maqedoni shqiptaret shtypen e dhunohen, e vetemja e drejte qe u njihet eshte TURQIZIMI DHE ARABIZIMI I TYRE!!!!  E njejta gje ne Prevesheve ku me paret e Serbise lejohet Hoxha me pro-islamist-turk-arab i kosoves te shkoje dhe te bej propagande fetare anti-kombetare! 

Ne Kosove shqiptaret vazhdojne te jene qytetare te dores te dyte karshi serbeve te Kosoves te mbrojtur nga Serbia dhe nga ata qe kontrollojne Kosoven sot EULESHI! Islamizmi i financuar me para serbe dhe me perkrahje turke po ben kerdine!!!

Ne Shqiperi shqiptaret shtypen dhe u mohoet cdo e drejte themelore... pa pune dhe pa mbeshtetje sociale apo e politikave kombetare e shtetit shqiptar. Pakicat etnike dhe kombetare si grekofilet kan vite qe bejne dhe vazhdojne te bejne kerdine aty ku shqiptaret nuk ju kan asnje BORXH!

Shtetet shqiptare jan te kontrolluara komplet nga te huajt.... Ne dem te Shqiptareve! Vriten deputete, gjykates, bankiere, politikan, agjente te sherbimeve te fshehta e ASKUSH NUK GJENDET APO DENOHET! 

Berisha, Rama, Meta dhjesin gjak nga antishqiptaret qe kontrollojne sot Tiranen. Shqipetaret kan ngel pa asnje institucion shteteror ose shoqate kombetare te afte per te mbrojtur interesat e shqipetareve! 

Te gjitha keto i di shume mire paria e Tiranes, media dhe nje pjese e mire e intelektualeve ne Tirane por askush nuk organizohet per ti bere balle ketyre sfidave qe ne te ardhmen vetem do te behen edhe me te veshtira, nga frika se mos duken anti-europian e anti-amerikan. Proeuropianizmi dhe proamerikanizmi nuk jan te mire deri ne vdekje!! Cdo gej ka kufi, edhe miku i vertete duket ne dite te veshtire.

 

smiley ne shqiperi e bejne ligjin greket shteti jone  i ka var breket qe ne kohen e zogut.

Siç duket shqiptarët në Shqipëri e Kosovë janë shumë të zënë me futbollin këto ditë...nuk kanë kohë të merren probleme të shqiptarëve në Shkup e Tetovë....

Cfare konkretisht ishte e padrejte ne vendimin e gjykates ?te gjitha gazetat thone qe protestojne vendimin e gjykates por jo pse vendimi i gjykates ishte i gabuar.

Kush eshte denuar nga ata qe rrahen femij shqiptar? Para ketyre vrasjeve kishte dhune te paimagjinueshme kunder shqiptareve nga qindra njerez te maskuar duke rrahur femij shkollash e duke ushtruar dhune ne lagje shqiptaresh. Kur te denohen ata mbas ketyre sulmeve dhe ata qe i kan urdheruar dhe drejtuar le te denohen shqiptare per shtypje pleshtash.

Kjo nuk i jep pergjigje pyetjes se per cfare jane denuar keta shqiptare dhe pse denimi ndaj tyre eshte i padrejte.

Menjëherë pas vrasjes, u kapën ca banorë të zonës aty, duke përfshirë dhe ca gra. Të gjithë kishin alibi që kanë qenë në vende të tjera kur është bërë vrasja, dhe nuk ka asnjë provë që të thojë që ata kanë kryer vrasjen. Por faji nuk mund të lihet jetim. Dikush duhet të dënohet për atë vrasje, e kështu që dënuan ca fshatarë të shkretë. Vrasja shumë mirë mund të jetë bërë nga persona të X etnie për shkaqe të ndryshme, dhe mund të jenë dhe vetë sllavë ata që kanë kryer vrasjen, por ç'rëndësi ka. Problemi është se për çdo gjë që ndodh aty, duhet të kapen ca shqiptarë e o të burgosen o të vriten. Ndoshta e mban mend sesi ndodhte në Kosovë apo në Gjermaninë naziste...

nuk zgjidhet me mire duke e apeluar duke kerkuar gjykates prokurore  asnjeanes nderkombetare apo duke e cuar ne strasburg?

Ksaj i thone ndryshe futja pordhes gri sallate!

Logjika jote eshte e njejte me ate talebaneve te sales ne 14 shtator 1998 te cilet e shpallen vrasesin nga rruga pavaresisht se gjykata gjeti vrases te tjeret.

Nuk me intereson te jap pergjigje ndaj nje verberie te tille qe nuk shikon realitetin tash e 100 vite ne kete rajon!! Mua nuk me intereson fare se cfare mendojne serbet, greket apo serbofilet dhe grekofilet apo cfare llogarie i kerkojne ata shqiptareve apo mua personalisht! Ajo qe them une ka lidhje vetem me te sqaruarit te ndergjegjies time si shqiptar. 

bej pak pushim se nuk mbeti ndera e vatanit ne dore tende.

E mir do bej pushim une, po edhe ti cplodhu pak nga gjith ky duf antishqiptar qe ke.

Maqedonia eshte i vetmi vend ne Europe, qe i ka lene nje pjese te popullates se vet, pa karte identiteti dhe pa pashaporte. Shqiptare autoktone, banues qysh nga koha e para Jezu Krishtit e deri tani, jetojne pa identitet ne trojet e tyre. Une habitem se si e lejon EU kete maskarade. 

Gjeja me e rendsishme qe i intereson si BE dhe SHBA persa i perket rajonit tone, eshte qetsia, ruajtja e stabilitetit. nga kjo varet dhe ekonomia dhe integrimi. populli shqiptar dhe maqedonas duhet te gjejne gjuhen e perbashket dhe tu besojne nje sistemi te ndershem gjygjesor se rrug tjeter NUK ka. Nuk zgjidhet asgje me protesta dhe me rremuje. nuk e di si eshte vleresuar gjygjsori i maqedonis po me keq se ai i shqiperis nuk besoj te jet. 

 

Po flet kodra pas bregut. Realiteti është ndryshe nga dëshirat e BE-së e SHBA-së dhe nuk do të shfarosemi për interesat e BE-së. U bënë vite shtypje në FYROM, dikur nuk mban më kupa e nuk vlen shumë fjala e BE-së që e dimë mirë se çfarë mendon për shqiptarët. 

Ka rruge tjeter , te ndahet "maqedonia"

Ku eshte nena shqiperi? Ndoshta Rama po ben viziten e radhes ne ndonje vend europian per te promovuar imazhin...

Shkrim leshi. Qe e interpreton keq realitetin. Fakti eshte qe nuk ka maqedoni. Shqiptaret nuk jane te gdhendur jane mase e madhe injorante per fat tejmase te keq. Opozita e menduh thacit eshte zero. i vetmi i hajrit eshte aliu . Nuk eshte perfekt por gjerat po i shtyn nga kahu i duhur.
Ali ahmeti orientime kombetare europiane. Thaci eshte bastard. Te tjeret jane te pafuqishem ose te mbaruar. Eshte keq te presesh shume nga ali ahmeti. Pasi ai kaq mundesi ka. Ne fakt ai duhet mbeshtetur dhe keshilluar drejt. Nuk eshte e lehte te trajtosh gruevskin e mbeshtetur fuqimisht nga Serbia.
Ne hapesiren tone kombetare, si politikan kombetar dhe qe bejne sadopak vepra pozitive per Shqiptaret, do te vleresoja albin kurtin, ali ahmetin dhe edi ramen. Te tjeret jane hajdut, kontrabandist,bastarde e tmerresisht legena.

Autori shkrimit ngre me te drejte ceshtjen e mos-perfaqesimit te Shqiptareve ne shtetin Maqedon. Ky eshte thelbi....kur nuk ndjehesh i perfaqesuar logjikisht ngre dyshime mbi vendimet e gjykatave te nje rregjimi qe shihet si i jashtem e Jo i barasvlershem.

faji mbetet kopil por Shqiptaret ne Maqedoni duhet te unifikohen si faktor se as Kosova e as Shqypnia si ndihmon dot kur Shqiptaret e tjere jan ne qeveriun Maqedons. 

 

Autori shkrimit ngre me te drejte ceshtjen e mos-perfaqesimit te Shqiptareve ne shtetin Maqedon

Ministri i drejtesise adnan jashari eshte shqiptar...

Bravo Alba, ene zv-brendshem mund te jet Shqiptar gje qe ka pak rendesi. Nuk ka kuptim ndarja e Shqipeve ne opozite pozite per hit te pushtetit kur ata duhet te unifikohen ne nje grupim shqiptar e te behen perfaqesues te Shqiptareve ne Maqedoni. Te morin palloshin tone (borxh ca muj )e ti mesoje si bllokohen reformat ne menyre paqe sore ose me 21 janar...por smund te rrin ne qeverie kur poplli nuk e shikon ket qeveri si te tyre.

Nuk ka pasur moment me te mire per shqiptaret qe te marrin ne dore frenat e pushtetit ne Maqedoni. Tani qe shqiptaret kane nje mbeshtetje te fuqishme nga Amerika dhe vende te tjera te perendimit. Por si gjithmone, edhe kete here, e treguan se nuk dine te bejne politike, nuk jane te mprehte, dhe nuk dine te marrin ose te pakten te ndajne pushtetin me maqedonasit.

Ne kohen e Turqise, ishin thjeshte servile te turkut, nuk e nuhaten rrenien e perandorise osmane, dhe perfunduam keq ne Konferencen e Ambasadoreve. Ne luften e dyte boterore, nuk ishin te afte te formonin nje front te fuqishem kunder gjermanit pa ndihmen e jugosllaveve,  ne kohen e miloshoviqit ia dolen mbane vetem me ndihmen e Amerikes dhe Anglise, dhe tani, nuk po dine ta luajne politiken por ja lane ne dore adoleshenteve ne rruge.

 

keta me banderola islamike nuk jane adoleshente... shtytjet financiale qe kane per qellim te cojne ne nje mentalitet  dhe interes anti kombetar duhen qerruar sa me shpejt, dhe me fuqine e plote qe disponojne Shqiperia e Kosova.

Shqiperia duhet te reagoj smiley harova qe Shqiperia nuk ka reaguar kure per Shqiptare smiley

qe jane te mbaruar keta qeveritaret legena qe kemi e dime.  edhe qe nuk kane pike ndjenje kombetare e dime,por nje llaf mor te q.d.te teme pse nuk e thua??   mire grekve e serbeve nuk u flet dot se u vene bolet ne bige,por as sllavo-bullgareve te leshit !   paskan qene te gjithe soji i albes me numrasmiley

Varjani politikes se e dime shume mire qe pa presion popullor nuk e rru. I fut nje deklarate sa me thene dhe vazhdon vazhdimi (kete fjale secili mund ta zevendesoje me ate qe i duket me e pershtatshme nder : vjedhje, abuzim, pergjumje, moskokcarje). Hajdeni neser te protestojme ne ora 6 te Piramida qe ta kuptoje edhe Rama se cfare eshte me verte "tradhti kombetare".

Shkupi si “Queen”, shqiptarët si “50 Cent

smiley smiley

Subjekt i islamoradikalizuar thuaj smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).