JOHANESBURG - Shkrimtarja afrikano-jugore, Nadine Gordimer, fituese e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1991, u nda nga jeta dje në moshën 90-vjeçare, njoftoi familja e saj. 

“Gordimer vdiq në gjumë në shtëpinë e saj në Johanesburg”, - theksuan të afërmit në një komunikatë të publikuar nga zyra e avokatit të familjes. 

Lavditë e saj më të mëdha, kujtojnë fëmijët e saj, nuk ishin vetëm marrja e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1991, por gjithashtu dëshmia në një proces në vitin 1986 që kontribuoi në shpëtimin e jetës së 22 anëtarëve të ANC-së (Kongresi kombëtar afrikan) tashmë në pushtet, të gjithë të akuzuar për tradhti. 

Lindur më 20 nëntor 1923, shkrimtarja ishte vajza e imigrantëve hebrenj të ardhur në Evropë. Afrikano-jugorja, kishte refuzuar gjithmonë të largohej nga vendi i saj, madje edhe në orët më të errëta të aparteidit, regjimi i diskriminimit racial në vend nga viti 1948 deri në vitin 1994. 

Autore e 15 romaneve dhe shumë novelave, ajo shprehu dhimbjen e shoqërisë me një penë të matur dhe pa ndarje, me temë kryesore pasojat e regjimit diskriminues. 

(er.nu/BalkanWeb)

5 Komente

ngushellime familjes.

Afrikano-jugorja, kishte refuzuar gjithmonë të largohej nga vendi i saj, madje edhe në orët më të errëta të aparteidit, regjimi i diskriminimit racial në vend nga viti 1948 deri në vitin 1994.

nuk e kuptova mire kete,  se zonja  me duket e bardhe.. ndersa ''oret  me te erreta te apart'heidit''  ishin  por  popullsine me ngjyre, zezaket....

in occasione di un convegno sugli scrittori del Commonwealth, nel 1998, e di averle chiesto se avesse mai sofferto di persona a causa della discriminazione razziale allora esistente: «No», fu la sua risposta . Ma subito aggiunse: «No. O almeno ne ho sofferto così poco che non vale la pena di parlarne, in confronto a quello che è toccato ai neri. Però i miei libri per un po'sono stati messi al bando dalle autorità politiche, cosa molto sgradevole per qualsiasi scrittore» - Il Sole 24 Ore.

Ndoshta nuk e ke vene re se, nje fraze me lart citimit tend, zonja e bardhe eshte hebreje (i martuar edhe me hebre). Tani lidhje beji vete se je i zgjuar, plus vete je kulak lab i persekutuar qe ke jetuar ne vitet e errta te aparteidit, plus qe per ty (dhe per Stalker) kane qene vit akoma me te errta meqe si kinofile keni jetuar ne nje kinema, gjithnje me drite fikur, fillo filmi.

 

e lexova mer Tiku qe zonja eshte hebreje... por kembngul: apart'heidi ne Afriken e Jugut, ndante te bardhet nga zezaket!

ndersa per pjesen e biografise time them: "nuk jam borgjez, nuk jam revizionist (as kulak e (ish) i persekutuar), jam shqiptar!!"..smiley

ajo "i juaji jam, i shtetit jam" me eshte dukur batuta me e guximshme ne filmat shqiptare. smiley

po vertet, batute shume e guximshme per kohen! por kam pershtypjen qe autori me shume zgjuarsi e ka vene ne gojen e nje femije, prandaj edhe ka kaluar pa "u vene re".. kur thote nje femije "fjale te medhaja", zakonisht nuk merret dhe aq seriozisht, por qeshin te medhenjte..
nderkoh, greket e vjeter thone: "budallai (i marri) dhe femija thone te verteten!".smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).