Hetimet për lejet e ndërtimit, të dhëna nga Këshilli i Rregullimit të Territorit dhe të miratuara nga kryetari i komunës, tashmë i  arrestuar, tregojnë se zyrtarët kanë qenë në dijeni se po shkelnin ligjin. Sipas prokurorisë, historia e disa prej këtyre lejeve nisin qysh në vitin 2004, kur komuna Rrushbull ka miratuar leje, të cilat janë shfuqizuar më pas nga KRRTRSH-ja. Janë të paktën 4 leje ndërtimi, të dhëna në këtë periudhë të cilët rezultojnë të kenë qenë në kundërshtim me ligjin, pasi në këtë zonë u ndaluan ndërtimet me vendim të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit.

Por pavarësisht këtij fakti, zyrtarët e komunës Rrashbull i kanë përsëritur këto leje ndërtimi në të njëjtin vend përgjatë vitit 2011, duke shkelur kështu vendimin e KRRTRSH-së, e cila kishte urdhëruar që në këtë zonë të mos kryhej asnjë ndërtim, pasi zona do t’i nënshtrohej studimit urbanistik. Shkelja e përsëritur e ligjit nga ish-zyrtarët e komunës Rrushbull është konfirmuar për Prokurorinë e Durrësit edhe nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, e cila ka vënë në dispozicion të hetimit të gjithë praktikën e ndjekur nga komuna për lejet e ndërtimit të dhëna qysh në vitin 2004. Sipas përgjigjes zyrtare të këtij institucioni dhënë prokurorisë rezulton se në vitin 2005, KRRTRSH kishte shfuqizuar 4 leje ndërtimi të dhëna vetëm një vit më parë nga komuna Rrashbull. “Zyrtarët e komunës Rrashbull kanë qenë në dijeni se në zonën ku kanë dhënë lejet e ndërtimit ishte e ndaluar të jepeshin leje ndërtimi. Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit (KRRTSH) i ka shfuqizuar komunës Rrashbull disa vendime për leje ndërtimi në atë zonë, të dhëna në një periudhë të mëparshme, krahasuar me ato që janë nën hetim”, thanë burime të prokurorisë.

Referuar korrespondencës me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit në datën 7 shkurt të vitit 2014, ky institucion informon prokurorinë se zona ku janë dhënë lejet e ndërtimit ka qenë objekt studimi, sipas një vendimi që KRRTSH-ja ka marrë vë vitin 2005. “Në këtë zonë në zbatim të akteve të mësipërme KRRTSH me vendimin Nr. 16 datë 07.05.2005, për shkak se disa vendime të KRRT- së Komunës Rashbull, nuk ishin marrë në përputhje me aktet e mësipërme ka revokuar disa vendime për leje sheshi dhe leje ndërtimi”,-thuhet në përgjigjen e shkresën që Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit i dërgon Prokurorisë së Durrësit, duke specifikuar edhe vendimet përkatëse. Por sipas prokurorisë këto janë vetëm 4 nga lejet që zyrtarët e komunës Rrashbull kanë dhënë në kundërshtim me ligjin, pasi nga hetimet e deritanishme janë konstatuar të paktën 16 objekte në ndërtim, të gjitha në zonën e plazhit, ku sipas ligjit ndërtimet janë të ndaluar. Për shkeljet e dyshuara, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për pesë zyrtarë, përfshi edhe kryetarin e komunës Rrashbull, Hysen Gashi si dhe katër zyrtarë të tjerë. Krahas hetimit për shpërdorim detyre, prokuroria e Durrësit ka nisur edhe hetimin e pasurive të së dyshuarve, një procedurë kjo që ndiqet në rastet e hetimit të zyrtarëve të dyshuar për shpërdorim detyre me pasoja ekonomike, siç është edhe rasti në fjalë. Sipas burimeve të prokurorisë mësohet se nga hetimet e deritanishme ka dyshime se zyrtarët mund të kenë përfituar nga dhënia e lejeve të ndërtimit dhe për këtë arsye do të hetohet gjithë pasuria e tyre që nga koha e marrjes së detyrave pranë komunës Rrashbull.

Hetimet për këtë çështje nisën në fund të vitit të shkuar kur policia e qytetit bregdetar u njoftua një një pallat në zonën e plazhit po ndërtonte një kat pa leje. Por nga hetimet rezultoi se pallati në fjalë kishte nisur ndërtimin pa marrë ende lejen e ndërtimit nga KRRT-ja e komunës Rrashbull, e cila ka dalë me vendim pasi ndërtimi kishte nisur në këtë zonë. Gjatë hetimeve për çështjen prokuroria zbuloi se janë të paktën 16 leje ndërtimi të miratuara nga KRRT-ja e kësaj komune, të cilat janë në kundërshtim me ligjin, pasi janë dhënë në një zonë ku nuk janë të lejuara ndërtimet.

 

Zyrtarët e arrestuar:

Hysen Gashi, Kryetar i Komunës Rrashbull (kryetar i KRRT) – arrest me burg
Viktor Ndreka, Drejtues i Njësisë së Urbanistikës – arrest me burg
Vasil Gjoni, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull – arrest me burg
Indrit Hamiti, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull – arrest me burg
Sabri Troci, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull – arrest me burg

 

Po hetohen në gjendje të lire

Erifili Theollari, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull – detyrim paraqitje
Nevjana Isufi, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull – detyrim paraqitje
Fatjon Aliaj, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull – detyrim paraqitje

8 Komente

Po si mund ti lihen ne dore administrimi i teritorit njerezve te papergjegjshem, njerezve me IQ negative? Nuk eshte faji i tyre qe kane lindur ashtu, por faji i politikes qe i jep kopetenca te tilla pushtetit lokal, ose me mire me thone pushtet kotit qe te vetmen gje qe bejne eshte te vjedhin se pune nuk bejne dot se nuik krijojne dot te ardhura. Ne nje vend si Shqiperia me 95 % te popullsise katunare duhet pritur te pakten nja 2 breza pa te fillosh te decentralizosh kopetenca te rendesishme si edhe kjo e teritorit ku perfshihen dhe leja e zhvillimeve ndertimore. Hajt tani ti mbajme ene me buke e rruajtje keta katnare.

Keta te Rrushbullit, me parate e fituara ne menyre abuzive, kan bere nje pallat si kuti shkrepse, para pallatit tone ne plazh. Na kan zene dhe diellin smiley

Pjer , une e di qe Pallati jot eshte zone e Bashkise se Durresit dhe jo e Komunes se Rrashbullit , pallatin tim e kap zona e Komunes se Rrashbullit ngjit me ate gjigandin e Ver Shales.

Po Brado, pallati ku kam studion une eshte nen territorin dhe juridiksionin e bashkise se Durrsit, mirpo thone qe pallati perball meje si kulle, eshre e zyrtarve te Rrushbullit. Ndoshta e kane marre lejen nga Vangjeli i PS. 

ps; Kush eshte Ver Shala, ç'fuksion ka ne qeveri a parti a shtet. 

Jo me Ver Shala nuk ka asnje funksion as ne Qeveri as ne shtet por njihet si ndertusesi i nje Monstre dhe kjo duhet ti kete dhene njefare emri .

Brad, ne qoftese e ke fjalen per ate pallatin gjigand qe kam folur edhe vjet tek pershtypjet nga Shqiperia, mua me duket se e ke gabim, se ndertesat madheshtore dhe te bukura, hyjne ne panteonin e ndertimeve me te hijshme. Ai pallat gjigand, sherben edhe si busull orientimi per plazhistet e rinj smiley

Pershtypjet e tua te vjetshme i ka te ngulitura ne koke germe per germe ai Pjero, po i behen lemsh pallatet 20 kateshe ngaqe i gjykon si te parendesishem.

Ketyre monstrave eshte per tiu q... Robt

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).