Një nga arsyet e ngërçit ekonomik që po përjeton vendi ynë është mungesa e një modeli të qartë të zhvillimit ekonomik. Ekonomia shqiptare, gjatë periudhës së tranzicionit, ka qënë thellësisht një ekonomi konsumi, që furnizohej nga remitancat e emigrantëve si dhe nga rritja me bazë kreditimin. Sot, ky model nuk gjeneron më zhvillim. Qeveritë që kanë ndjekur njëra-tjetrën gjatë këtyre 23 viteve, e kanë parë këtë model si një mundësi për të përfituar prej tij dhe nuk kanë bërë asgjë për të ndërtuar një model, që do të na siguronte një rritje afatgjatë.

Politikat qeveritare duhet të orientohen drejt qytetarëve, nëpërmjet krijimit të vendeve më të mira të punës, sidomos për brezin e ri. Politikat nuk duhet të orientohen thjesht në zhvillimin e aftësive, por edhe në përputhjen e edukimit me nevojat e tregut të punës, duke përmirësuar tranzicionin nga shkolla në punë.

Software-t si dhe aktivitetet e shërbimit, përfaqësojnë një mundësi për vendet si Shqipëria, për shkak të kostos së ulët fillestare të biznesit, vlerës së lartë të këtij sektori si dhe rritjes së lartë që po përjeton. Me zhvillimet më të fundit në tregun botëror, zhvilluesit e programeve mund të marrin pjesë në proçesin e zhvillimit dhe prodhimit të software-ve, si për shembull në rastin e aplikimeve mobile.

Potencali i tregut të software-ve mund të përbëjë një mundësi zhvillimi afatgjatë për vendin tonë. Kjo industri bazohet kryesisht mbi dijet dhe aftësitë. Si pasojë, politikat qeverisëse, në rradhë të parë, duhet të përqëndrohen mbi sistemin e edukimit. Aktualisht, në Shqipëri, cilësia e edukimit në fushën e Teknologjisë së Informacionit, është e pamjaftueshme, për shkak të burimeve të kufizuara financiare si dhe kapaciteteve të kufizuara. Kurrikulat e informatikës nuk janë në përputhje me industrinë e software-ve. Gjithashtu, mungon koordinimi real midis universiteteve dhe industrisë së software-ve. Stafi akademik, në të shumtën e rasteve, nuk plotëson standardet ndërkombëtare. Programet e studimit nuk kanë akreditimin e duhur dhe nuk përputhen me cilësinë e programeve ndërkombëtare. Një rast mund të jetë vendosja e kurseve të posaçme në universitete, për zhvillimin e aplikimeve mobile.

Fillimisht, Shqipëria mund të futet në tregun ndërkombëtar të software-ve, në fushën e hedhjes së të dhënave dhe shërbimeve të klientit. Me kalimin e kohës mund të zhvillohet prodhimi dhe eksportimi i software-ve. Paraprakisht është e nevojshme një shtytje  në tregun e brëndshëm të software-ve. Kjo mund të realizohet nëpërmjet rritjes së prokurimeve publike në këtë fushë. Kjo do të sillte jo vetëm rritjen e tregut të software-ve, por edhe rritjen e eksperiencës së kompanive vendase si dhe rritjen e inovacionit. Gjithashtu, qeveria mund të marrë masa për rritjen e përdorimit të teknologjisë në sektorin privat. Më e rendësishmja është nxitja e eksporteve të software-ve. Kjo gjë duhet të kthehet në një prioritet kryesor të qeverisë, që duhet të realizojë edhe promovimin në tregun ndërkombëtar. Fillimisht mund të fillohet me tregun rajonal, për të kaluar më pas në tregun ndërkombëtar.

Normalisht, zhvillimi i këtij sektori, kërkon një strategji të qartë dhe një vullnet të plotë politik. Qeveria, në vend që të bazohet në zhvillimin e degëve që ofrojnë paga të ulta dhe mungesë të rritjes së cilësisë së jetës së qytetareve shqiptarë, si fasonët dhe call center, duhet të nxisë zhvillimin afatgjatë, që nuk bazohet te rritja e numrit të të diplomuarve, paralelisht me rritjen e numrit të të punësuarve në fason dhe call center, por tek përdorimi i dijeve të marra në sistemin e edukimit për të rritur cilësinë e jetës.  

http://albaniaunderground.blogspot.com

9 Komente

Një nga arsyet e ngërçit ekonomik që po përjeton vendi ynë është mungesa e një modeli të qartë të zhvillimit ekonomik. Ekonomia shqiptare, gjatë periudhës së tranzicionit, ka qënë thellësisht një ekonomi konsumi, që furnizohej nga remitancat e emigrantëve si dhe nga rritja me bazë kreditimin. Sot, ky model nuk gjeneron më zhvillim. Qeveritë që kanë ndjekur njëra-tjetrën gjatë këtyre 23 viteve, e kanë parë këtë model si një mundësi për të përfituar prej tij dhe nuk kanë bërë asgjë për të ndërtuar një model, që do të na siguronte një rritje afatgjatë.

shyqyr qe e kuptut mer...

 

 

Autori mir e ka, por ne shqiptaret jemi shum te vonshem ne kete fushe. Azia ka hecur perpara ketu, sidomos India. 

"Një nga arsyet e ngërçit ekonomik që po përjeton vendi ynë është mungesa e një "modeli të qartë " të zhvillimit ekonomik."

hehehe... mungesa thote?? -"modelet e qarta".smiley per zhvillimin ekonomik te Albanies kane kane nja 3-4 vjet qe jane hedhur ne treg or zoteri, po tjeter pune pastaj qe sdoni te lexoni dhe te mesoni....

Belul, 

Nje det i tere midis vizioneve dhe modeleve. Duhen njerez me shkolle per keto te fundit...

Eh, sikur te kishim ca pijavica, tha.

po zhozi e mushi parlamentin me kompjuterra...pse nuk bojn softuer ato

bojn, spam. 

eee...ne fakt ato imejlat qi na bojn spam vinin nga nje kompjuter tek bashkia tirones lol

Ki artikull eshte kanidat per cmimin Nobel ne ekonomi.ne kohen kur interneti ka hyre edhe ne kasollet e afrikaneve ,autori ka zbuluar se PO te dine shqipot te shkruajne software mund te jete nje burim I mire per zhvillimin ekonimik.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).