Të tjera përplasje dhe sherre grupimesh brenda strukturave të Partisë Demokratike. Si pasojë e këtyre përplasjeve të forta, në Shkodër, u shtynë zgjedhjet e parashikuara për ditën e mërkurë. Shkak për këtë shtyrje u bënë përplasjet mes klanit të ish-kryetares së kuvendit Jozefina Topalli, dhe grupit tjetër të komanduar nga Basha. Edhe pak ditë më parë, delegatët demokratë dhe figura të njohura të kësaj partie në qytetin verior i kanë bërë thirrje Gjergj Lezhës, i deleguari nga Lulzim Basha, që të largohet pasi po shkatërron procesin. Ndërkohë kryetari i komunës së Vaut të Dejës, dhe demokratë të tjerë, kanë akuzuar kryetarin e demokratëve Lulzim Basha, se nuk di të drejtojë partinë.

Zgjedhjet e brendshme në PD, kanë shkaktuar një çarje të madhe, duke filluar që nga qyteti i Durrësit ku ka pasur përleshje fizike. Për të kaluar në përplasje verbale në Lushnjë, në Korçë, apo edhe procesi i shumë diskutuar në qytetin e Gjirokastrës. Ku gjithashtu ka pasur akuza për manipulim të votimeve, shkak për të cilën disa figura lokale të partisë dhanë edhe dorëheqjen.

8 Komente

Po ca lesh klan Topalli mer. Kjo eshte skeme e persosur per ta diskretituar Gjozin e fisit hajn te Qobajve.

Gjozi eshte nje cope mishi me dy sy dhe as qe ka ndonje shans per te patur lob.

Diten qe kjo debile ka besuar se mund ti beje karshilluk Bashes ka marre me qafe te gjithe ata qe kane e kane besuar se kjo mund te ndikoje ne zhvillimet ne PD. Nuk ka asnje shans, asnje te vetem.

Gjosefina eshte modeli se si nuk duhet te jete nje qenie qe per shkak te seksit identifikohet si femer.

E thashe se po plasja. smiley

ka lezet mor vlla; kesaj i thone demokraci e brendshme...

Deshe te thoshje; Demokraci amerikane, Bamke, me grushta smiley

Që kur ra monopoli i Berishës, filloi konkurrenca. Shyqyr|

Iku koha e kukullave me buzëqeshje kapsllëku smiley

E paska thone Bama ........

"Diktatura pjesa me e lehte, demokracia ajo me e veshtire"

N.N.

good luck

Berisha me Gjermanine, Basha me Brazilin, Bode me Red Sox, ka plasur sherri madh ne PD. Bile dhe Lefti me Brad kane filluar te grinden.

e kujt i plasi!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).