Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka replikuar me kryeministrin Rama, dy ditë pas raportimit 300 ditor të qeverisë, ku ky i fundit deklaroi se nuk është i lumtur me Presidentin Nishani, me Prokurorinë dhe me KLD-në. Përmes një deklarate për shtyp, Nishani ka reaguar thënë se Rama do të mbetet i palumtur në ambicien e tij për pushtet të pakufizuar. Një qëndrim “dhëmbë për dhëmbë”, që dëshmon edhe një herë se “beteja” për KLD-në do të vazhdojë.

Teksti i plotë i deklaratës së Presidentit Nishani

Nisur nga një adresim i pa vend dhe i pa argumentuar i Kryeministrit të vendit ndaj Institucionit të Presidentit të Republikës, në datën 14 korrik 2014, dëshiroj të përcjell tek qytetarët shqiptarë, mospajtimin tim me këtë standard të kulturës politike dhe komunikimit ndërinstitucional.

Aspirata për lumturi është një e drejtë legjitime e çdo qytetari të Republikës tonë e po kaq është e tillë edhe për Kryeministrin e vendit dhe anëtarët e qeverisë së tij.

Por në qoftë se këtë dëshirë të hershme e universale të humanizmit Kryeministri e sheh të projektuar në horizont duke cenuar Kushtetutën e vendit, institucionet e pavarura si dhe duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj Presidentit të Republikës, atëherë kjo është një dëshirë totalitare dhe absolutiste.

Shqipëria është ndarë njëherë e përgjithmonë nga mendësi të tilla.

Sistemi politik i themeluar mbi demokracinë dhe shtetin ligjor me Kushtetutën si garant e udhë rrëfyes, shoqëria shqiptare e cila tashmë ka kaluar sprova të mëdha në kërkim të lirisë dhe konsolidimit të saj, procesi integrues dhe vetëdija evropiane e popullit tonë nuk e lejojnë një gjë të tillë.

Unë e kam pranuar dhe e ushtroj detyrën e Presidentit të Republikës si përgjegjësi sublime ndaj vendit dhe popullit tim duke pasur referencë të patjetërsueshme ligjet e këtij vendi dhe qëllim progresin e gjithanshëm të tij dhe sigurisht jo trishtimin, melankolinë apo lumturinë e politikanëve të veçantë.

Punoj çdo ditë me këtë bindje, indiferent ndaj presioneve, por i keq ardhur për burimin e tyre.

Siç jeni të informuar nga mediet çdo ditë Kryeministri dhe qeveria e kryesuar prej tij përgatisin projekt ligje dhe votojnë ligje që cenojnë kompetencat e Presidentit të Republikës në kërkim të një pushteti të pakufizuar.

Institucionet dhe marrëdhënia e detyrueshme ndërmjet tyre në një sistem demokratik funksionojnë në bazë të ligjit dhe Kushtetutës e jo të etikës dhe emocioneve personale.

Natyrisht edukata dhe komunikimi qytetar janë të vetëkuptueshme.

Kur Kushtetuta dhe Ligji preken në shërbim të pushtetit në raport me shtetin atëherë nuk ka vend për t’u mburrur në emër të kortezisë që tingëllon hipokrizi.

Presidenti i Republikës nuk kërkon dhe as pranon fasadën e etikës, por kërkon dhe nxit etikën e ligjit dhe respektin institucional.

Këtë qëndrim nuk e mban për egon e tij personale, por për liritë dhe të drejtat e njeriut , standartet demokratike që rrezikohen kur tendenca për të goditur institucionet e pavarura po shquhet gjithnjë e më shumë.

Shqiptaret kanë nevojë për të vërtetën dhe jo iluzionin e saj që është manipulimi.

Qeveria mesa duket dëshiron një President, një prokuror, një sistem drejtësie dhe KLD jo të reformuar, por të komanduar nga Kryeministri.

Ëndërr e keqe kjo! Vizion i frikshëm.

A jemi të gatshëm si shoqëri që ta bëjmë të lumtur Kryeministrin duke i dhënë pushtet të pakufizuar!?

Unë mendoj se jo, ndonëse njerëzisht i uroj çdo të mirë dhe lumturi të plotë.

E siguroj atë dhe këdo tjetër se do të vazhdojë të mbetet i palumtur në ambicien politike për të grumbulluar rreth vetes pushtet të pakufizuar në kurriz të demokracisë shqiptare.

Do të mbetem në çdo moment të punës time besnik i Kushtetutës dhe interesave të bashkatdhetarëve të mi e nëse ky qëndrim i imi bën të palumtur ndokënd që dokumentin themelor të shtetit e sheh si pengesë për të pasur pushtet absolutist, atëherë jam i lumtur, sepse i kam shërbyer mirë vendit tim.

18 Komente

Keta te marrin per budalla. Thote qe KLD duhet te jete e pavarur nga politika, dhe qe Shqiperia eshte shkeputur nga kjo mendesi, dhe ketej eshte ish minister i Berishes dhe lepires prapanice i zellshem i Berishes, ushtar super-politik i PD. Dhe flet sikur eshte i pavarur. Te gjithe robt idiote i dine keta apo si eshte puna?

Ti tashi pret qe Nishani te udhetoje ne kohe ne te shkuaren dhe te mos zgjedhe PD-ne por te behet minister i PS-se ose LSI-se, duke ditur qe ne vitin e ardhshem te 2013-es qeveria do jete Rama+Meta dhe kesisoj te mos kete konflikte me ta?

Fajin e ka sistemi, tha Rama, teksa e pagezoi Liken te paster si kritali, po ju s'e degjuat mire se ishit duke vrapuar per t'i dhene voten. Tashi qe keta te tjeret e perdoren sistemin si fustan per te fshehur breket, as Rames e as juve s'ju vjen mire. No shiat lol

Kur mesoi dhe ky Morr terma me Demokraci mos mbetet Pampers LefTKopeja nga "na kem feisin e Bukit or tie " pa u bere President . Ne vend qe te Ulet e ti thote Popullit

Perse nuk ka te denuar nga Gerdeci

Perse nuk ka te denuar nga 21|Janari

Perse jane kaq te pasur Gjyqtaret

Perse ankesa e Vetme dhe Kryesore nga Populli dhe Komuniteti Nderkombetar jane Drejtesi e Korrupotuar qe mba ky Pergjegjesi ...

Merret me Pordhe teorike sikur merr vesht ky kupton apo jo nga Vizone te Frikeshme smiley

Ky dordolec Politk duhet me cdo Kusht te qerohe , te te Flaket si mentalitet konfrontues e Intrigant i pjellur nga kuvlite e Matrapazeve te PD-hit te Berishes .Ky duhet te Kuptoje qe Koha e BERISHES ka marre FUND . Dhe c;eshte dhe Personale per Postin e tij

Vete fakti qe ka nje VIT e me shume qe eshte president nje Handikapat Mendor si Nishani tregon se VOTA e mazhorances perballe edhe Revoltes Popullore qe ja dha ..e ka Kaluar Kufirin , Limitin e Durimit !

 

Dhe, Peshku o te qafsha abc-ne e lajmit, nuk qitet ne krye te blogut reagimi i nje personi/institucioni pa shkruar se per cfare po reagohet smiley 

Tha Rama ne celebrimin e 300ditorit te qeverisjes ngjalrilindore ("me 300 ngjaledita", si qe ajo kenga):

Ne nuk jemi të lumtur me Presidentin e Republikës, por nuk kemi dhënë shqiptarëve një shembull të vjetër për të diskriminuar Presidentin e Republikës.

 

Nuk jemi të lumtur me Kryeprokurorin, por ne shohim me shpresë për të gjetur atje parnerin e duhur kushtetues për t’i sjellë këtij vendi, drejtësinë që meriton.

 

Ne nuk jemi të lumtur dhe këtë e kemi shprehur, për mënyrën si funksionon KLD-ja po nuk kemi rënë dhe nuk do biem në batakun ku KLD-ja na ka ftuar të biem me reagimet që s’i takojnë një institucioni të pavarur kushtetues. [Dita]

Rama s'qenka i lumtur me Nishanin dhe Llallen? Po si nuk i ha morti keta njerez qe palumturojne Ramen? Per cfare arsye jetojne akoma ata, pse s'e mbysin veten me nje ngjale?! 

Apo Rames ia kane shkruar tekstin anglisht dhe e ka perkthyer shqip trashe-trashe (we are not happy with the President/etj)? Me mire keshtu sesa te jete bere kryeminister qe t'i lumturohet jeta nga kreret e institucioneve te shtetit (meqe i drejtohet krereve, jo institucioneve).

 

P.S. Speaking of Rilindje, Dritan Prifti nga behet, di njeri gje?

 

P.S. Speaking of Rilindje, Dritan Prifti nga behet, di njeri gje?

Ai eshte bere keshilltar i Warren Buffet.Po e meson si te fitoje 2 milione euro nga shitja e aksioneve te nje fabrike tullash e cila s'ka prodhuar asnje cope tulle dhe per te cilat nuk ka harxhuar asnje lek.

Ja vetem Xhibolja qenka ne Korent pse Fortlumturite e Shqiperise K/Ministri dhe Presidenti na qenkan Jo Fort te Lumtur me njeri tjetrin smiley

Po kujt i intereson se cfare ka thene Rama apo kushdo per kete Dordolec Politik qe fle mbi hartime dhe nuk merret me Pergjegjesite ?

Ky eshte nje Langaraq i "baçes " se Saliut qe e shfaqi Intrigen si zgjuarsi qe me fillimet e para "Olele Odeta, po më sulmon Pozita Presidencën "" . smiley

Ku hyn këtu çfarë tha Rama ? Një shprehje tepër tepër tolerante për një që nuk e di si ta emërtosh sepse dhe shume peshë nuk ka . Ama Rrolin e Koqes së Kandarit që i ka ngarkuar Berisha në peshoren e Drejtësisë të mos i ham Hakun e luan !

E kush e do per President nje kukull  qe ben sehir vartesite e tij Konstitucionale te tallen me Nje Popull te tere me sistemi me te Korruptuar ate gjyqsor ?

O xhib sikur e ha trahanane ke thënë po prit dhe ca se është Behar dhe tani shijojnë Gjënbeçët dhe Llalla e freskët  . Plus që plot i ke Pemishtet

ha ca thana , ha c mana , ha ca KOQE kullumri ...mbase nuk janë aq të barazlarguarasmiley

Edhe mbreterit satrape te kohes se qepes kishin pak kujdes Kur kerkonin lumturine ne cdo gje 

rama qenka I palumtur dhe kujt i plasi? Ose eshte psikopat ose ka bere copy paste nga ndonje shprehje ne anglisht

Shkrimi i Presidentit me pelqeu. Nuk jam ne brendesi te ketij konflikti, gjithmon kam kujtuar se Buall Mavria ia kishte hequr te tera kompentencat Presidentit, qysh kur ishte kryeminister, mirpo ketu shoh qe Presidenti  paska akoma edhe ca kompentenca. 

Po shih more shëndetin tënd se je më i rrezikuar se shëndeti i demokracisë shqiptare!

Beteje e humbuar akoma pa filluar .

per ket skerbyth nuk ja vlen me harxhu asnje rjesht.

Eeeh, mbaroi kampionati boteror smiley Edhe thoshin ca "pse dalin shqiptaret me flamur gjerman" smiley

E shihni cfare niveli demokracie kerkon kryeministri i Shqiperise, nivel qe ai jo vetem te punoje me te gjithe, por dhe te jete i lumtur me ta. U zgjidhen te gjitha, ngeli vetem ceshtja tek lumturia e kryeministrit smiley

kallomi i bulevardit DK t'i fusi gojes nje tallum dhe te mos bej shume spektakle. I ka te gjitha qe i duhen per te bere shtet. Nuk e pengon asnje. Ne mos, te hap rruge se ka shume qe mund ta bejne ate pune.

E shifni ca gjytyrimi keme ne krye te KLD ?

Akoma funksionon ky me te meta mendore....

Po si mer nuk ka kushtetuta nje kontroll IQ per tu bo president....Nishon budalla president....jalla

Aleanca Xhinxhonase ka venos me rezistu me te gjitha armet.Ne kete lufte vihet ne prove serioziteti i ktij shteti,poqese lufta asht pa kompromis,shteti dhe ne bashke me te e fitojme luften,perndryshe,Xhinxhonasit na kan merthy per qafe me tentakulat e tyne dhe jane t'u na ngerdhac.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).