5 filma që ishin më të mirë se librat

 

The Godfather, 1972

Francis Ford Coppola donte që Mario Puzo të ishte pjesë integrale e procesit të prodhimit dhe çifti hartoi një skript të arrirë që i fshin momentet e dobëta të novelës.

Cape Fear, 1991

Ekzekutorët (The Executioners), libri mbi të cilin është bazuar, mund të ofrojë një lexim plot tension dhe ankth, por asgjë në krahasim me brutalitetin e pastër të filmit të Scorsese-s. De Niro si hakmarrësi Max Cady është në formë të shkëlqyer, por edhe roli i Juliet Lewis-it e fortifikoi statusin klasik të këtij filmi.

Silence of the Lambs, 1991

Një histori drithëruese si në formën letrare, edhe në atë kinematografike, Anthony Hopkins i jep një frymë tmerruese krijimit mjeshtëror të Dr. Hannibal Lecter-it të Thomas Harris-it. Mënyra sesi Hopkins vë në dukje tensionin seksual mes Lecter-it dhe Clarice Starling, diçka që ndoshta te novela mund të ndihej e rehatshme, në ekranin e madh e bën atë pikëlluese dhe turbulluese.

Casino Royal, 2006

Nga të gjithë filmat Bond, shumë mendojnë që vetëm Casino Royale i jep atë çka i takon, dhe më shumë, tekstit origjinal. Ringjallja që Martin Campbell i bëri filmit ishte për audiencat si një goditje e fortë në kraharor, nga ato që të lënë pa frymë fare. Filmi është ndoshta nga të vetmit që jo vetëm ka kapur thelbin e Bondit të Fleming-ut, por ndoshta edhe e ka përmirësuar pak.

Gone Baby Gone, 2007

Gone Baby Gone shënon momentin kur bota prezantohet me Ben Affleck, regjisorin. Bashkë me performancën mbërthyese të vëllait të tij më të vogël, Casey Affleck, dhe dialogët e skenaristit Aaron Stockard, Ben Affleck e ktheu novelën me të njëjtin emër nga një vepër argëtuese por shpesh të ngadaltë, në një neo-noir të errët dhe plotë dredha që e fut shikuesin në nënbotën e pistë dhe të egër të Boston-it.

 

5 filma që kanë kryer krime ndaj librit mbi të cilin janë bazuar

 

The Scarlet Letter, 1995

Ky është një adaptim pa shije dhe me shumë pak ngjashmëri i kumtesës së ashpër sociale të Nathaniel Hawthorne-t. Një prej gabimeve kryesore? Roli që i besohet Demi Moore-t, e cila ekspozon hiret mishtore kur në fakt duhet të nxjerrë në pah shpirtin e trazuar të Hester-it. Recesioni i New York Times për filmin: “Nëse keni dëgjuar ndonjë gjë për filmin, me shumë gjasa e dini që filmbërësit kanë shtuar fundin e lumtur. Por na del që ata kanë ndryshuar gjithashtu fillimin, mesin dhe vetë thelbin e librit”.

Konti i Monte Kristos, 2002

Megjithëse para këtij filmi, klasiku aventurier i Alexander Dumas-it ishte përshtatur për kinema plot nëntë herë, botës i duhej me patjetër një version nga regjisori i masakrës kinematografike të njohur me emrin Waterworld. Tek adaptimi i Kevin Reynolds-it disa prej personazheve eliminohen, aksioni amplifikohet, e sikur të mos mjaftonte kjo, fundi ndryshohet. Rezultati ishte aq zhgënjyes sa kritiku Jeff Stark i revistës “Salon” shkroi “Të thuash që filmi të përçon emocionet e novelës, është si të thuash që pijet e gazuara nuk kanë të njëjtin efekt si heroina”.

Udhëtimet e Gulliver-it, 2010

I mjeri Jonathan Swift! Në shekullin e tetëmbëdhjetë, ai shkroi një rrëfenjë madhështore dhe plot imagjinatë të aventurave në vende të lavdishme dhe të frikshme. Mendjet e njoma dhe kërkuese gjenin kënaqësi dhe përmbushje te rrëfimi i detajuar dhe krijues, kurse të rriturit gjetën aty satirën e hollë politike. Por 300 vite kalojnë dhe kjo kryevepër del në kinema me sjelljen groteske, të zhurmshme dhe të rrëmujshme të Jack Black-ut, i cili luan të njëjtin personazh të padurueshëm që luan gjithmonë, kësaj here i quajtur Lemuel Gulliver. Është një adaptim modern, i sikletshëm dhe i dhimbshëm, që nuk ngjason fare me narrativën e Swift-it. E vetmja gjë e mirë e këtij adaptimi? Zgjat vetëm 85 minuta. Zoti është treguar i mëshirshëm me të gjithë ne.

Troja, 2004

Ky version i thjeshtëzuar deri në budallallëk i Iliadës së Homer-it, ishte më shumë një homazh për muskujt e bronztë të Brad Pitt-it në rolin e trimit grek Akilit se sa për luftën e lavdishme të Trojës. Për Entertaiment Monthly, të shihje Trojën për të kuptuar pak nga madhështia e Iliadës është si të hash supë orizi me pirun; ndoshta jo ideja më e keqe që ke pasur ndonjëherë, por nuk e shijon fare gjithë atë mirësi.

Mandolina e Kapiten Corelli-t, 2001

Nicolas Cage si një oficer italian në Luftën e Dytë Botërore, Penelope Cruz is një greke ishullore dhe John Hurt si babai i saj. Cili prej këtyre tre elementëve u dukën si ide e mirë për adaptimin e veprës së Loius de Bernieres? Novela flet për eksperiencën e një ushtari italian gjatë pushtimit italian të ishullit grek të Qefalonisë, por regjisori John Madden vendosi për një histori tërësisht dashurie, duke eliminuar të gjitha pjesët e “pakëndshme”.

14 Komente

Kjo fraze ne vetvete ka mjaft material per tu bere nje film i mire sci-fi, tip "Beni fluturon vete" ose "Bota gjeti Benin" ose "Beni Bidi Bici".

shënon momentin kur bota prezantohet me Ben Affleck  

"Mandolina" edhe ashtu sic eshte bere ''pertypet", por ajo qe s`hahet me vaj e as me uthull eshte "Troja", nuk e di pse por Akili ne at rol me dukej si pederast..
 

Po Akili pederast ka qene, kishte per dashnore Patroklin. E prandaj qante me deshperim kur ja vrane, e me pas u hakmor kunder homofobit, moralistit dhe fundamentalistit te djathte burre i martuar Hektor (ndoshta edhe mysliman).

Neqoftese do linke per kete pune e ke nje peshk, mik i Zhardines, qe njeh mire pederastine e personazheve kryesore te historise.

Edhe Stalkeri i di mire keto pune, July_2265 eshte duke i mesuar, çdo dite ben perparime te dukshme.

 

Tashi heretik i dashur,  une s`po i hy aq thelle per te spjeguar se ishin a jo pederaste Akili apo Aleksandri i madh. Une thjesht kam konstatuar se roli i luajtur nga ai aktor tridhjete kilogramesh s`bente per nje hero si Akili, s`paku une ate e perfytyroj mjaft te fuqishem, jo si manar..smiley

Nese ke ndonje link je i lutur ta sjellesh, u cudita qe ne vend te linkut pashe koment smiley

Tiku,  ne fakt  per ate kohe ''llafe''  te pistasmiley sikur kane dale per spartanet..  luftetaret spartane  sec kishin nje tradite me nxenesit me te vegjel qe  i stervisnin  per lufte.. dhe tradita ishte qe nje luftetar kishte ne patronazh  nje femije  te cilin duhej ta sterviste, dhe e shoqeronte  gjithe jeten.. tip mentori dmth..

nderkoh, Akili ka  emer interesant,  po ta shqiptojme ate tamam greqisht qe eshte: Arqilea.   mirepo greket kane edhe nje fjale tjeter, pak  te ngjashme:  ''Arqidhi''  qe dmth 'koqe'.smiley      e me qe ra llafi,  ke parasysh  fjalen e bukur 'Orkide',  nga ku marre emrin edhe lulja e njohur.. tashi kjo fjale, seshte gje tjeter vecse fjala  'arqidhi/e'',  por paksa e latinizuar... perfundimisht, Orkide dmth 'koqe'.   dhe te mendosh,  sa vajza mbartin nje emer te tille, ua kane vene prindrit meqe tingellon bukur.smiley

smiley

Ahhh prandaj atyne me kete emer i therrasin Orqi! Rrofsh Belul smiley

Do te shtoja "Getsbi i madh" me Di Caprion dhe "300" (ky ta shpif), tek filmat me te dobet .... Ndersa ne listen e realizimeve te bukura do te shtoja "Kujtimet e nje Geishe". Spilberg i ka ruajtur gjithe magjine atij libri.

Ne listen e mesiperme jam dakort per filmin Troja. Te tre heronjte, Akili, Hektori dhe Paridi jane shume dobet (me gjithe respektin per secilin ne boten reale). Mos flasim per Patroklin dhe Helenen anoreksike, nje drame e vertete. Regjizoret me teper jane fokusuar tek kostumet dhe pozat seksi. Tendenca per te dominuar me "gei mood" i zhvesh fare meshkujt nga tiparet heroike,

Tani problemin une e kam me shqipen e perdorur.

Une per vete do shtoja te lista e te "te keqinjve" "Cider house rules". Libri me ka pelqy jashtezakonisht shume, kurse filmi megjithese ka aktore te mire, eshte komplet limonate dhe pa pike emocioni. 

"Mandolina" ka qene vertet film skandaloz dhe bene mire greket qe nuk e lejuan te xhiroheshe ne Greqi.

Ne fokus te dashurise te dy personazheve,cdo gje tjetersohet.

Gjermanet dalin burra te mire dhe artdashes,partizanet greke qe luftonin per liri dalin njerez te eger,italianet pushtues dalin si njerez per se mbari dhe ishulloret apo banoret vendas dalin si fajtore.

Inat shume i kam greket,por ky film ishte vertet skandaloz.

" Dashuria ne kohen e koleres"...nje film skandal, qe heq gjithe magjine e librit !!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).