Çfarë do i duhet qeverisë numri juaj Imei dhe sa vlen ai në përgjime? Kosto shtesë në përdorimin e celularëve dhe a do ndikojë në uljen e kontrabandës?!

Shqetësoheni se po i dorëzoni qeverisë “Imei” dhe ajo do ju përgjojë përmes tij. Kjo është diçka që duhet ta kishit menduar para se të  [download] blinit një telefon celularë. Praktikisht qeveria nëse dëshiron (në mënyrë të paligjshme) apo nëse ka një vendim gjykate për këtë ju përgjon me apo pa dorëzimin e Imei, të cilin mund ta sigurojë edhe pa dëshirën tuaj. Imei shërben si numër unik indetifikues në çdo aparat celularë.  “Njësoj si shasia e makinës”, tha ministrja e Inovacionit Milena Harito duke shpjeguar se Imei do të përdorej për të ndaluar kontrabandën e celularëve dhe për të penguar shmangien nga taksa, por ajo thotë se përmes tij nuk mund të bëhen përgjime.

Ky pohim sigurisht që nuk do të kënaqë askënd. Opozita që bëri thirrje për mosbindje civile ndaj këtij ligji jo e jo, por as qytetarët dyshues apo ata që nuk i besojnë qeverisë (qeverive) sa u përket të dhënave të tyre personale. Nëse bën kërkime të thjeshta në Google Imei nuk rezulton të jetë artikuluar në shqetësimet e shkeljes së privatësisë. Në Briatni policia ka një faqe ku ju fton ta rregjistroni vullnetarisht dhe ofron në këmbim që t’iu kthejë celularin nëse jua kanë vjedhur apo e keni humbur.

Kryesisht Imei  mund të përdoret për të ta bllokuar telefonin, në një përgjim të ligjshëm policia apo prokuroria mund ta përdorin atë në kombinim me numrat celularë që ju përdorni për të verifikuar se jeni ju që po flisni, pasi Imei nuk ndryshon pavarësisht numrit që do përdorni. Edhe pse ka dyshime të mëdha për këtë. Një ndryshim Imei nuk është aq i vështirë dhe i përdorur rëndom në celularët e vjedhur. Në mjaft vende ndryshimi i tij është i paligjshëm.

Po ashtu ai përdoret për të përcaktuar vendndodhjen e personit që po përgjohet. Ligjërisht qeveria mund ta sigurojë atë duke ua kërkuar aty ku tashmë e keni dorëzuar tashmë, përshembull kompanitë celulare që vihen në lëvizje me urdhër të gjykatës.

Pra nëse përdorni një telefon me një numër të parregjistruar, kjo nuk do të thotë se nuk e dinë kush jeni, por nëse qeveria po ju përgjon atëherë ajo vështirë se do të ketë nevojë që ju ta dorëzoni vetë Imei, pasi me siguri që e ka atë tashmë.

Si? Ju vetë e keni dorëzuar atë me kohë. Përveç kompanive që ju ofrojnë shërbimin telefonik, thuajse çdo aplikacion që përdorni në celularët e kohëve të fundit, përdor Imei si formë për identifikimin tuaj, pa llogaritur dhjetra mënyra të tjera për të siguruar atë përmes paisjeve të përgjimit të celularëve.

Imei sidoqoftë nuk është i parëndësishëm në fushën e zbërthimit të komunikimit. Nëse përdorni aplikacionet për të komunikuar, (Viper, Ëhats Up sa për të përmendur disa) këto të fundit me gjasë përdorin Imein (por jo vetëm) si fjalëkyçe për ju dhe numrin tuaj si emër përdoruesi. E thjeshtë fare me paisjet e duhura kushdo që ka Imein tuaj mund të shohë shkëmbimet që bëhen përmes këtyre kanaleve. Por a i duhet qeverisë e gjithë kjo fushatë për t’iu përgjuar?! Asnjë qeveri nuk mund të përgjojë të gjithë qytetarët e saj. Nuk është ndoshta çështje dëshire se sa pamundësie për t’i dëgjuar dhe lexuar të dhënat. Edhe NSA (Agjencia Kombëtare e Sigurisë në SHBA) e famshme se përgjon gjithëkënd në botë nuk mund t’i përpunojë të dhënat po i ruan dhe i përdor nëse do i duhen.

Po përse po e kërkon qeveria Imei, në rast se nuk e do këtë për të përgjuar. Arsyet mund të jenë të ndryshmem, që nga vjelja e një tarife ekstra, parandalimi i kontrabandës e deri tek bllokimi i telefonave fallco në treg që përgjithësisht nuk kanë Imey unikë. Blogu diaryoftirana.com ngre dyshime se ky sistem përveç një forme taksimi është edhe një formë për krijimin e një oligopoli në shitjen e celularëve. Sipas tyre rregjistrimi i Imei do të ndalojë hyrjen në vend të celularëve që nuk vijnë prej kompanish të mëdha apo që janë më parë të përdorur dhe ku Imei është i rregjistruar praktikisht edhe diku tjetër.

Megjithatë Shqipëria duket do të jetë një pionere në rregjistrimin e detyruar të numrit. Jo shumë vende e aplikojnë këtë. Praktikisht Turqia rezulton si vendi i vetëm ku aparatet pa Imei të rregjistruar bllokohen dhe nuk mund të përdoren. Në Britaninë e Madhe njësia policore kundër vjedhjes së celularë ju fton ta deklaroni vetë Imein në mënyrë që në rast se vidheni telefoni të bllokohet dhe më pas të jetë e mundur që ai t’i kthehet të zotit. Kompanitë e ofrimit të telefonisë celulare sidoqoftë nuk besojnë shumë te një teknologji e tillë. Sipas tyre Imei edhe pse po bëhet gjithmonë e më e vështirë mund të ndërrohet, fundja njësoj siç mund të fshihet shasia e makinës së vjedhur. Sa i përket përgjimit?! Epo duhet ta kishin menduar përpara se të blinit celularë sepse nëse duan t’iu përgjojnë mbajtja fshehur e Imei nuk ka për t’iu ndihmuar shumë.

34 Komente

lol, po kanakari i PD-se nuk eshte dakort me kete llogjike. A thua di me shume?

Cfare artikulli idiot...nese nuk do te pergjohesh, mos perdor telefon!!!!! Edhe kjo ne llogjiken e rilindjes

Snowden.

Kjo eshte teme per te rinjte smiley

Praktikisht qeveria nëse dëshiron (në mënyrë të paligjshme) apo nëse ka një vendim gjykate për këtë ju përgjon me apo pa dorëzimin e Imei, të cilin mund ta sigurojë edhe pa dëshirën tuaj

Kaq, dhe pike. Gomarlliqet e atij kllufit qe na plaset ndonjehere ketu dhe te kryetarit te komanduar te pd-se jane komplet pa kuptim.

Normal qe komunistet e vjeter se kan problem pse pergjohen dhe spionojne, pasi eshte ne DNA e tyre...por fakti qe nje njeri ordiner si Tahiri do kete akses te plot ne te dhenat e qytetareve pa asnje lloj pengese eshte e tmerrshme...sidoqofte, si popull mooti qe jemi moot do hame, keshtu qe na befte mire.

A i lexon gazetat aty ku je ti apo jo? Ke degju gje per nje snowden? Ke marre vesh gjo qe as i rruhej trapi per ligjin agjensive shteterore po pergjonin/pergjojne edhe gjithe kongresin e senatin? Ju shifni endrra me sy hap per demokraci mer bab, s'ke ca t'ju thush fare

Ke lexu pak me poshte emrit te snowden qe menyra e terhequr e infove nga qeveria eshte antiligjore????? Dhe pandaj behet gjithe kjo zhurme!!!! Se besoj qe e ke lexu se nuk te shkon per shtat ne kete argument...fatkeqesisht une kam marre vendimin qe te jetoj ne ate hale qe quhet Shqiperi dhe ktu ku jam jam me pushime...por gjithashtu e them me plot goje qe Ed Rama mire ja bene shqiptareve dhe sme vjen keq sikur ti perdhunoje shqiptaret nje nga nje pasi jemi rrace kurvash ...kur akoma ka njerez qe ngrejne paralelizma se eshte prish vendi nga 90 e ktej, kur flasin qe u shkaterrua cdo gje keto 20 vjet a thua se shqiperia realisht ishte kopshti i lulezuar socialist, kur lexon qe ska asgje te keqe qe shteti te reduktohet tek sajmir tahiri qe mund te pergjoje kedo qe i thote qe ka dashnore, pak ua ben!!!

Deshet telefona smart dhe me tac.....majini tashti. Sa here te vesh gishtin aty "ata" e dine se ku je e ca po bon. Nuk eshte fort e rehatshme kur ti e di se un e di se ku je, ca po ben e ca ke ner men me bo, por ske ca te besh se kto gjona vine ne pakete. Un habitem se pse e don me ligj kur ketu mund te besh ca te dush e mos te te gjeje gjo

Asnjehere se kuptova ku qendron e keqja me te pergju shteti.

Po pra, po kujt i thua. Ndryshe nga privati, shteti s'ti qit mbertheckat dhe bllokun n'telebela.

Prandaj alternativa qe parashtron Rama, dmth te pagosh 5 apo 10 mije lek qe te te pergjoje shteti, eshte me leverdi, badjava fare.

se kuptoj gjithe kete shqetesim, po kush do ti regjistroje njehere

 

Mos te biem pre e luftes me " bomba tymuese " te lulushkes. Ky problem esht. Koti fare.Jo me telefonia celulare por gjithecka elektronike eshte e pergjushme.Frike prej kesaj, kane vetem ata ..." te mizave mbi ksule" ! Ne greqi pervte marr numur telefoni te kerkojn ...ene nenen e baben dhe aparatin me vehte dhe pasap.Lulushi ja fut katundit duke caru zonin ..!

Kush ka punuar operator inbound ne call center e di qe te gjithe klientet ne Itali,te 4 kompanive celulare,jane te detyruar me ligj te japin kodin IMEI.Legge Bersani.Qe shume vjet kjo pune.Nuk ka pasur asnje reagim prej italianeve,60 min e ca popullsi.E njejta gje per pjesen tjeter te Evropit.Vtem ne Shqiperi dhe Zimbabve nuk ka 1 regjister per kodin IMEI.Teorikisht ne Shqiperi ka ligje qe ndalojne pergjimin e paligjshem.Nuk e ve dot doren ne zjarr per kete qeveri,por nqs do te pergjoje dike e ben edhe pa pasur fare kodin IMEI.Frika ime eshte se opozita duke bere gjithcka tragjike,edhe gjene me te vogel,po ja humb ndjeshmerine jo vetem opozitareve por edhe asaj pjese te popullsise qe nuk eshte militante.Keshtu si po shkon, shume shpejt as gruaja Lulit 'nuk ka per ta rrujt me' se ca thote Luli.

Mos ki frike se ka ndodhur nderkohe kjo te ciles ti i trembesh. Per ato qe i duhet populli opozita, psh reforma administrative-territoriale, nuk shkojne as ne komision, nderkohe qe ngrene kauza dordolecesh si kjo e imei-t. Kam frike se dikush ka bere ne plan ta asgjesoje pd-ne dhe ta zevendesoje me ndonje opozite tjeter 

Me PS-ne thu ti, se Likja edhe pasi ta shtoje e ta humi peshen me te njejtin ritem si te ciklit te kalum, ne pushtet ka per te qene. smiley 

Mbase me bamirin, nuk e di, po di qe keta edhe nje pale zgjedhje lokale dhe nje pale te pergjitheshme mbajne, ne 2017 jane kashte e koqe si pasok-u ose si partia e craxit

A ma citon pak të lutem pjesën e ligjit, qoftë Bersani qoftë Bersani Bis, ku flitet për këtë detyrim ligjor? Jo për gjë po unë s'e kam hasur.
Rrofsh.

Mjeshtër, jo me kaq yrysh se të shtyn në gabime. Nëse nuk e kuptove, pyetja ime ishte retorike, por meqë u ndjeve i detyruar të më përgjigjesh, po ta kthej dhe unë;

Neni 3 (po e përkthej lirshëm).
Të dhënat që duhet të ruhen nga operatorët e telefonisë dhe komunikimit elektronik;
....2.3 International Mobile Equipment Identity (IMEI) të thirrësit;
2.4 l'IMSI e të thirrurit
2.5 l'IMEI të thirrësit;

Pra janë operatorët ata që ruajnë këto të dhëna (nga 6-12 muaj) dhe jo policia e Shtetit. Këto të dhëna mund të përdoren nga institucionet publike, por vetëm me urdhër gjykate dhe prokurorie.

Për më shumë, mund të lexosh dhe: http://www.google.al/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=0CB4QFjAA&url=http%3A%2F%2Fwww.camera.it%2F_dati%2Fleg14%2Flavori%2Fdocumentiparlamentari%2Findiceetesti%2F157%2F004%2F00000053.pdf&ei=TnbkU-6nOMqo4gSV54HoBQ&usg=AFQjCNEeK53RVPSew5at2BTASbMKTA6N7Q&bvm=bv.72676100,d.bGQ&cad=rja për të parë që janë vetë shoqëritë (dhe jo policia) që kanë bërë një marrëveshje mes tyre.

dhe një këshillë. Lërja profesionistëve në dorë diskutimet për ligjin.

E sqaroi shume mire ministrija e teknollogjise dhe novacionit. Ashtu sic regjistrohen shasite e makinave, ashtu do behet ene per smartphonet. Qellimi eshte ekonomik pasi luftohet evazioni fiskal i tregut te shitjes se celulareve. Pastaj nese dikush ka frike se mos e pergjojne, mbasi ta regjistroje smarfphonin e tij, ai/ajo fare mire mund ta kembeje me nje person tjeter psh me grun, djalin apo axhen, njesoj sic mund te ngasesh autoveturen e dikujt tjeter. Pra desha me thone se kjo mase qe po merr qeveria nuk ka te beje fare me pergjimin, pasi edhe pa kete regjistrim, po te doje te pergjon. Po kanakari a e di ket gjo?

Sipas kesaj rregulloreje te Akep.. te gjitha jane te pergjuara per dy vjet te ruajtura dhe te aksesueshme nga shteti sa here eshte e nevojshme.... Qe prej vitit 2008.. rregjistrimi i Imie ne dogane detyrim qe nga viti 2006... Gjithe te mirat... lum si ata qe ende besojne se  nuk i nigjo kush smiley

 

http://www.akep.al/images/stories/AKEP/k...

Do me thene Krasta, qe ky muhabet paska filluar qysh ne kohen e Buall Mavrise, veç nuk eshte bere publike athere. 

te gjitha jane te pergjuara per dy vjet te ruajtura dhe te aksesueshme nga shteti sa here eshte e nevojshme

Lexoje pak mire, z. gazetar, dokumentin te cilin e solle vete ti:

Kjo rregullore nuk do të zbatohet për përmbajtjen (kontentin) e komunikimeve elektronike.

apo:

“Të dhëna” do të thotë të dhënat e trafikut dhe të dhënat e vendndodhjes, të nevojshme për identifikimin e pajtimtarit ose përdoruesit;
 

Te dhena do te thote te dhena te trafikut te vendndodhjes te nevojshme per identifikimin e pajtimtarit ose perdoruesit.. Ketu futet  imei. qe e ke pak me poshte te shenuar te te dhenat qe ruhen... smiley 

 

 

qe

Për rrjetet e telefonisë së lëvizshme është e detyrueshme të mbahen të dhënat 
vijuese: 
a) Të dhëna të nevojshme për gjurmimin dhe identifikimin e burimit të komunikimit:
 i) Numri i telefonit thirres; 
 ii) Emri dhe adresa e abonentit apo përdoruesit të regjistruar për çdo telefon 
 të këtij lloji. 
b) Të dhëna të nevojshme për identifikimin e destinacionit të komunikimit:
 i) Numri i telefonit të kërkuar dhe, në rastet që përfshijnë shërbime 
 suplementare si “call forwarding” apo “call transfer”, çdo numur telefonik 
 tek i cili thirrja “forwardohet” apo transferohet. 
 ii) Emri dhe adresa e abonentit apo përdoruesit të regjistruar të çdo telefoni të 
 këtij lloji. 
c) Të dhëna të nevojshme për identifikimin e datës, kohës dhe kohëzgjatjes të një 
 komunikimi: 
 i) Data dhe koha e fillimit dhe mbarimit të thirrjes. 
d) Të dhëna të nevojshme për identifikimin e tipit të komunikimit: 
 i) Shërbimin telefonik të përdorur. 
e) Të dhëna të nevojshme që identifikojne pajisjen e komunikimit të përdoruesit (ose 
 domethenien e të qenurit pajisje e tyre):5
 i) Identitetin Ndërkombetar të Abonentit të Lëvizshëm (IMSI), dhe 
 Identitetin Ndërkombëtar të Pajisjes së Lëvizshme (IMEI) të telefonit nga i 
 cili është bërë thirrja telefonike; 
 ii) IMSI dhe IMEI e telefonit të thirrur; 

 iii) Në rastin e shërbimeve anonime të para-paguara, data dhe koha e fillimit 
 të aktivizimit të shërbimit dhe ID e celulës nga e cila është aktivizuar 
 shërbimi. 

 

jo vetem te tuat por edhe te atij qe telefonon.. 

Ndoshta ti s'po e dallon ndryshimin ndermjet regjistrimit te nr te paisjes se telefonit dhe pergjigjimit e telefonatave apo te dhenave elektronike qe shkembehen ndermjet abonenteve nepermjet smart phone. Ajo pjesa qe te citova e thote mese qarte qe nuk perfsihin pergjimin e bisedave. Une s'marr vesh shume nga teknologjia por me aq sa marr vesh, ajo qe thote Ministrja ka kuptim. Regjistrimi nuk eshte per te pergjuar se cfare flasin njerezit apo cfare tekste shkembejne. Por per te ditur kujt i perket paisja telefonike.

Sic e thane dhe disa te tjere, nese duan te pergjojne, nuk kane nevoje fare ta bejne kaq hapur se ka menyra shume me te mira e te fshehta.

Ketu tek ne cdo paisje elektronike ka nr. unik identifikimi. Nese merr ne tel psh per garancine, te kerkojne ate numer dhe e krahasojne me emrin tend. Nje shembull tjeter, kur na iken interneti marrim kompanine ne tel dhe na kerkojne nr. unik te modem qe te vertetoje i perket llogarise per te cilen po ankohemi.

Nuk e kuptoj cfare kerkon te tregosh me ate pjesen qe e ke bere me te zeze. Ti kujton se flitet per dy njerez te ndryshem? Sic thote dhe Pjeri, lexoje dhe 2-3-4-5-6 here te tjera, ngadale dhe e kuptosh qe behet fjale per nje person, jo per personin me te cilin po flet dikush. Pra nje person i abonuar ka IMSI dhe telefoni ka IMEI.

Gjemb une kam bere kete shkrimin me siper... dhe i qendroj pak a shume asaj qe thua ti. Pra nese duan te na pergjojne na pergjojne... 

Nga ana tjeter ne percaktimin e pergjimit nenkupton vec bisedes edhe pasjen akses tek keto te dhena me siper, qe personifikojne pershembull gjurmimin e vendndodhjes se nje personi per nje periudhe dyvjecare. (Imei e mundeson kete, po ashtu edhe identifikimi i vendndodhjes etj etj..) 

Por ver re kjo qe kam postuar te komentet une nuk ka te beje me rregjistrimin e Imei qe praktikisht duhet te behet ne dogane dhe behet normalisht ne cdo vend dhe qe ka per qellim mbledhje taksash. Kjo eshte ruajtja e te dhenave per 2 vjet nenkupton levizjet, numrat qe ke telefonuar, faqet web qe ke hapur emailet qe ke shkruan. Nuk ka permbajtjen por ka fakte rreth levizjeve dhe zakoneve te tua.. Te tipit x e merr tre here ne jave dhe ypsilonin dy here ne jave.

Dhe njehere kjo ska te beje me rregjistrimin Imei qe eshte dicka tjeter dhe qe sa kuptoj eshte me shume per pune taksash... Postimi ketu i ketij ligji rregulloreje te 2011 (Ka nje ligj me 2008 + nje ligj qe kerkon rregjistrim imei ne dogane me 2006)  eshte thjeshte per te bere te ditur qe Imei e mjaft te dhena te tjera jane te rregjistruara tashme dhe eshte qesharake pretendimi se tani do behet nami me Imeit se deri tani kemi qene te lire dhe askush nuk na e dinte... 

 

 

 

Imei po mo.. duhej rregjistru ne dogane...tani meqe atje si kane marre leket dune me na i marre ne dore smiley 

 

Ligji i ri po ben korrigjimin. Ne pamundesi per ta pas databazen nga dogana do e krijojne duke i marre njerezit koke per koke. Sigurisht qe ka cenin privatesie, por kjo eshte ne ate moment qe kjo e dhene ka qene sekrete. Praktikisht nuk eshte. Eshte ne amballazh te telefonit, ne faturen e blerjes ne kontraten e garancise.. Kompanite e ruajne dhe paisjet e pergjimit te thjeshte fare e nxjerrin ne dy minuta. Cdo aplikacion qe shkarkon e merr ne perdorim.. teorikisht duhet ta mbrojne... por a thua?? 

 

shtese fare.. Pune paresh.. ne shqiperi sdo tia dije njeri se ca thua e ben.. eshte ceshtje paresh 

Krasta Krau, ne aftesi googlimi paske ec, por nga interpretimi dhe menyra se si e ke kuptu, tregon qe te mungon plotesisht kompetenca ne kete fushe. 

Megjithate pajtohem me ty ne konkluzionin e fundit, qe eshte pune paresh.

Menyra se si debaton PD dhe PS per IMEI-n duke hedhur tym nga njera ane dhe duke mos arrit (me dashje) me sqaru opinionin publik qarte ne anen tjeter me ngjall dyshimin se ky debat, ne dukje i ashper po krejt fallso, mes forcave politike eshte nje menyre per te terhequr vemendjen e publikut nga skandali i bankes. 

Ma sqaro i cike me shume? Cilen pjese interpretoj gabim?

ketu secili interpreton sipas orekseve te veta partiake.

Detyrim per te deklaruar IMEI nga qytetaret, dhe gjobe pas kesaj kush shtet tjeter e ka ne Europe?

Bjerini shkurt se sidoqofte nuk eshte se ju intereson e verteta por vetem nena parti.

Kur te filloje zbatimi i ligjit kunder pirjes se duhanit atehere do te shkoj te deklaroj IMEI.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).