Risi në Traditat Ballkanase

Tradita shqiptare e punimit të gurit prej vitesh ka befasuar publikun e Greqisë në ishullin ekzotik të Korfuzit. Vëllezërit Alfred dhe Kujdesi nga rajoni Çaja e Kukësit kanë shpaluar  dhe performuar mjeshtrinë e trashëguar brezash nga etërit e tyre. Një kulturë artizanale e rritur mes tri metropoleve të tregtare dhe kulturore të Prizrenit, Shkodrës dhe Ohrit sa vjen e po gjen shtrirje në vilat, rezidencat dhe ngrehinat turistike edhe në vende  të arealit të Mesdheut. Vlerësoni e shijoni këtë tradit punimesh guri mes kombtares dhe universales që po jetësohet dita ditës me dashurinë, vullnetin e mirë dhe besimin  e vellezrëve Shehu.

14 Komente

Lerini shqiptaret te punojne per boten, lerini. Ve bast qe Alfred i quajne ketu, se atje rrezik i detyrojne te quhen jorgo. Nderkohe qe gjithcka qe i mungon Tushemishtit me burimet fantastike eshte nje zbukurim i tille me gure, dhe behet pike shume me terheqese. Rrezik per gjashte muaj zbukurojne gjithe fshatin e mbase pagesa nuk shkon me shume se nje luks i vogel qe qeveritaret i lejojne vetes. Ky lajm s'ka asgje per krenari.

Kurfuzi eshte  nje ishull i bukur!   por ekzotik?

  paskan bere pune mjeshterore. bravo!  keta qenkan te afte te ndertojne nje keshtjelle te  tërë  ''mesjetare''  dhe kerkush  ska per ta kuptuar   qe eshte ndertuar ne kohe moderne..smiley

Shkoni ne Voskopoje te shikoni mjeshtrat e ndertimit te shtepive, te punimit te gurit e metalit, te kalldremit te rrugeve. Pak leke nga shteti e privati ben habira me te vetat.

Po nuk quhet punim guri kjo mor mik , kjo quhet venie guri mbi llac ose ndertim me gure , punimi gurit eshte tjeter gje , eshte ta besh gurin te flase me vete, keta me siper jane thjeshte ustallare ndertimi qe ne vend te tulles kane perdorur gure.

Brad, si mund ta besh gurin te flase me vete smiley ndoshta ke dashur te thuash, ta besh njeriun te flase me vete nga punimi i gurit apo punimi me gur. Apo metafora jote ka tjeter kuptim smiley

Korfuzi ishull shume i bukur. Turistet vershojne aty si milingonat. Dhe cuditerisht ka vend per te gjithe. Shyqyr qe nuk ngeli toke e Shqiperise se do te ishte katandisur ne nje reliev shkembor i thate dhe pa kembe njeriu.

do krijohet edhe tregu ne shqiperi per ndertime te tilla, sapo pasaniket e rinj te heqin dore nga mania e tulla, llac e duralumin, e pallate si furrik. ndertimet me gur jane eco-friendly, ruajne nxehtesine dhe ftohtesine e ambjentit pa patur nevoje te harxhosh energji elektrike sipas stines.

Gaia, ka plot ndertime guri ne Shqiperi. Pune shume te bukura.

Shqiperia eshte e mytme me punime primitive te kesaj natyre

Bama/Swed - une nuk kam shume njohuri sa trendy mund te jene keto ne shqiperi persa i perket ecosistemit. keto lloj ndertimesh me pelqejne, sic i kam pare ne greqi dhe israel. ndoshta ngaqe jane me afer normave tona, dhe jam me e edukuar per avantazhet e tyre, jam dakort qe ne shqiperi mund te jene ne fazen primitive dhe jo ashtu sic i mendoj une ne harmoni me natyren, driten dhe detajet funksionale qe i pershtaten modernes. kam te njejten admirim per keto lloj ndertesash, sic kam per arkitekturen aziatike. nuk eshte fushe qe e njoh, thjesht e shijoj funksionalen. Me bejne pershtypje psh qe te paret tane, ne pershtatje kane gjetur zgjidhje dhe kane patur shije.

Punime per ibret. Sukses ne biznes vellezerve.

s'me lind asnje opinion per kete postim..per ca eshte sjelle?

Kishin bo nji si kto Vllaznit mbrapa klubit te Demit perballe ose ne krah teMin .Mbrojtjes ke ish Parku Rinia ne Tirane ..Dicka si Han . Dikush kishte ardhe edhe kishte lidhe Kuajt sepse kishte dhe ca veriga Hekuri te montuara anes mureve . E kapen i vune Gjobe po e leshuan se "ishte Yni " smiley

Per Korfuz mbase ka vlere edhe ndonje Vile e tille per "hobi mer jahu "qe s'ka ku me i cu paret 

Po ketyre ndertimeve u ka vdeke nona dhe baba qe me keshtjellat!

Gur natyral eshte ky apo artificial?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).