Para 25 vjetësh sytë e botës ishin drejtuar nga Baltiku: me një zinxhir të gjatë njerëzit atje demonstronin për pavarësinë e tyre. Që atëherë kanë arritur shumë.

Ishte një ditë historike: të mërkurën e 23 gushtit 1989 rreth dy milionë qytetarë të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë krijuan një zinxhir njerëzor mbi 600 kilometra të gjatë. Ata këndonin këngë në gjuhët e tyre kombëtare në shenjë proteste kundër sundimit sovjetik. Dorë për dore në 50-vjetorin e paktit Stalin-Hitler ata donin t'i rikujtonin botës se Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania naziste e patën ndarë asokohe Evropën. Tre vendet balltike i patën kaluar kështu Bashkimit Sovjetik. Zyrtarisht tek sovjetikët për dekada me radhë nuk pranohej ekzistenca e protokollit të fshehtë.

Megjithëse aksionin masiv i cili mori emrin "rruga balltike", ishte ndaluar nga autoritetet sovjetike, njerëzit dolën në rrugë dhe demonstruan në mënyrë paqësore për pavarësinë e tyre. Politika e Gorbaçovit Perestrojka e mundësoi atë. 23 gushti 1989 vendosi gurin e themelit për pavarësinë e tre shteteve në vitin 1991.

Vënie në lëvizje me aksione paqësore

"Demonstrimi bëri që njerëzit të ishin të sigurt që me aksione paqësore, me guxim dhe angazhim mund të ndryshonin diçka, që mund të vinin diçka në lëvizje kundër kësaj në dukje superfuqie politike", përmbledh rëndësinë e asaj dite Norbert Beckmann-Dierkes, drejtor i zyrës me jashtë të Fondacionit Konrad Adenauer për Letoninë dhe Lituaninë.

Zinxhiri i suksesshëm i njerëzve ka pasur një ndikim të madh në zhvillimet e mëvonshme të tre vendeve, thotë sipërmarrësi dhe ish politikani estonez Raivo Vare në intervistë me DW: "Një gjë e tillë nuk ishte parë deri atëherë. Kjo i tregoi gjithë botës se çfarë ndodh në Balltik." Dhe që prej atij momenti të gjitha u zhvilluan shumë shpejt. Me një zell të madh për reforma ish republikat sovjetike ndërmorën transformime politike dhe ekonomike. Pak kohë pas pavarësisë Estonia, Letonia dhe Lituania u pranuan në Nato dhe BE.

Rikthim në familjen evropiane

Gjatë 25 viteve të fundit shtetet balltike kanë arritur shumë, thotë Beckmann-Dierkes: "Sisteme politike të qendrueshme. Parti të cilat e marrin seriozisht mandatin e tyre demokratik. Liri e shprehjes së mendimit, të tubimit, medie të lira - të gjitha gjëra që karakterizojnë demokracitë tona. Dhe kështu edhe një rikthim në qendër të Evropës".

Raivo Vare ka qenë ministër shteti në qeverinë e parë pas pavarësisë. Më pas ka mbajtur postin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës në shumë kabinete. Edhe ai e konsieron si ngjarjen kyçe "rikthimin në familjen evropiane": "Kjo u realizua me një ritëm më të shpejtë nga sa mendonim ne asokohe".

Po si ia dolën mbanë balltikasit? Të tjera ish republika sovjetike si Ukraina kërkojnë në kushte dramatike rrugën e tyre drejt Evropës. Vare shpjegon se përgjigja duket kërkuar para së gjithash në historinë e Balltikut. "Regjimi i ashpër sovjetik zgjati tek ne vetëm 50 vjet. Ende jetojnë njerëz të cilët e njihnin kohën para sundimit sovjetik. Por për fat të keq ndryshimi nuk ishte aq paqësor as tek ne", thotë Vare. Ai kujton natën e 12 janarit 1991 kur trupat e Ministrisë së Brendshme sovjetike sulmuan një qendër televizioni në Lituani dhe si pasojë humbën jetën 11 vetë, të cilët i dolën përpara tankeve sovjetike.

Receta e suksesit: kursime dhe reforma

Sot tre shtetet balltike gëzojnë një gjendje të mirë jo vetëm politike por edhe ekonomike. "Ajo që më habit gjithnjë është që njerëzit në tre vendet balltike kanë pranuar shumë sakrifica dhe kanë thënë: do t'ia dalim mbanë edhe këtë herë. Dhe me këtë kanë pasur sukses", thotë Beckmann-Dierkes. Letonia, Estonia dhe Lituania me rritjen e tyre ekonomike pas krizës së ekonomisë gjenden sot në një rrugë shumë të mirë dhe i kanë stabilizuar ekonomitë kombëtare, vlerëson vëzhguesi gjerman. Në stabilitet kontribuon edhe fakti i futjes shpejt në zonën e euros.

Çelësi për suksesin ekonomik gjendet në zbatimin konsekuent të reformave radikale, mendon edhe Raivo Vare: "Tani kërkohet që rritja ekonomike të përshpejtohet në mënyrë që të arrihet niveli i fqinjve tanë në Skandinavi. Për këtë pëpiqemi me të gjitha forcat."

Frika nga Rusia

Por jo gjithçka është e përsosur. Një problem vazhdon të jetë raporti me Rusinë. Përveç varësisë energjitike dhe një kërcënimi të mundshëm ushtarak nga fqinji i madh, shqetësim shkaktojnë edhe pakicat ruse në shtetet balltike. Nuk është bërë sa duhet për t'i integruar pakicat në shoqëritë balltike, kritikon Raivo Vare. Nga njëra anë janë "eurorusët", para së gjithash të rinj që janë në masë të madhe të integruar. Por nga ana tjetër janë kryesiht njerëzit më të moshuar të cilën janë ende nën influencën e fortë të Rusisë dhe medieve ruse, thotë Vare.

Beckmann-Dierkes beson megjithatë se problemi nuk duhet mbivlerësuar. "Në sondazhet serioze nuk kam njohur deri tani askënd nga pakica ruse që të ketë thënë se kërkon tani patjetër të kthehet në Rusi, përkundrazi edhe këta njerëz vlerësojnë avantazhet si liria e lëvizjës apo siguria ligjore që ofron BE".

57 Komente

Bal(l)tiku?

Vendet Balltike, kam pershtypjen se kane hecur shume me mire dhe me shpejt se vendet Ballkanike, ndonse resurset me te medhaja i kane vendet e Ballkanit. 

Z. Pjer, si arritet ne kete konkluzion?

smiley gjembiiii smiley

Po ata/ato kane qene qytetare den baba den. E kane pas te shkruar ne gen njerzillekun e tyre. 

Ato jane skandinave , para luftes se dyte boterore ishin ne nje shkalle zhvillimi me finlandezet te cilet shpetuan per qime pa u bere pjese e BS.Popujt baltike, polonezet , ceket e hungarezet kishin vende te zhvilluara per te cilat komunizma ishte fatkeqesi e madhe.

Apo nuk ke ca të dhën TI ..Që para formimit të akujnajave .

....finlandezet te cilet shpetuan per qime pa u bere pjese e BS.....smiley

Finlandezët janë për vete shtet artificial falë butësisë së Lenos që nuk i trajtoi si Cari  si rritës drerësh dhe zagarë gjahu ,  kur dilte për gjah në vende me Borë .

Çfarë  ka ndodhë  moj me zamete.U bë deti kos kështu .Fut lugën në Histori dhe kaperce ca kafshata

sovietikeve iu thyen brinjet ata ne luften e dyte..

 kshu thone autoret amerikane te historise se LIIB ?

nikita hrushovi thote te njeten gje.

Them se per kete pune s'duhet referuar 'much' atij

ps. ndoshta kane qene beteja te veshtira/ashpra, por jo shprehje 'thyej brinjet', jo. Nuk ka paralel natyra e luftes se ish BRSS me nazi-t, as ndonje tjeter expansioniste me baze interesash ekonomike (per te mos perdorur terma te vjeter e overused).

Nuk ka paralel natyra e luftes se ish BRSS me nazi-t

Mund ta shtjellosh pak me teper se s'e kuptova mire.

jo, me vjen keq

1 milion ushtare ruse te vrare mund te klasifikohet si thyerje brinjesh sidomos ndaj nje armiku kunder te cilit vajten si nusja ne dasem duke menuar se do ta mundnin kollaj.

'si nusja ne dasem duke menduar se do ta mundnin kollaj' - ja psh shprehje si kjo, reduktuese, pergjithesuese etj... I degjon shpesh nga breza te rinj (mbase pa folk -un brenda) kur i referohen te shkuares. Ne nje kohe qe jane histori te medha, s'i permbledh dot aq lehte, nemos problemin e kemi tek qasja, pastaj, dy te kunderta. Nese po, atehere s'ia vlen te zgjatemi smiley

ti ke ndonje argument kondra per konfliktin BS-Finlande?Sipas hrushovit i cili ishte deshmitar okular stalini nuk kishte planifikuar asnje mbledhje duke menduar se me disa artilleri rounds finlandezet do ia mbathnin .

asnje argument nuk kisha une dje per BS-Finlande LIIB, alba, s'me ka pas shku mendja te lexoj deri andej. Por beri pershtypje interpretimi yt qe me teper se antagonizem (kundrejt psh atij qe mund te beja vete), vjen ere rebelimi, si kryengritje kundra autoritetit. Keshtu mendoj. Megjithate, ja gugllova andej kendej, dhe pa ditur as c'site eshte, lexova. Sikur nuk m'u duk  tamam e njejta gje sic e cilesoje me lart.  Anyway, respekte.

Po c'kini moj gra qe u ka hyre sherri per luftrat e para apo te dyta boterore!smiley

Ngandonjehere historite e suksesshme te popujve te vegjel, kane me shume impakt se historite e poujve te medhenj. Me pelqeu ta lexoj edhe pse s'ka ndonje lidhje me situata brenda a jashte Shq.

 Edhe ai e konsieron si ngjarjen kyçe "rikthimin në familjen evropiane": "Kjo u realizua me një ritëm më të shpejtë nga sa mendonim ne asokohe".

nje fakt fatlum i historise se tyre qe e fituan prej qendrimit masiv paqesor e inteligjent ne kete ngjarjen e tyre te pavaresise. Geni i tyre, por edhe kultura, fqinjesite gjeografike etj etj. Ta kishim pas edhe ne kete fat. Fillim i mbare, gjysma e punes thone. Ja ku i kane syte tani

 "Tani kërkohet që rritja ekonomike të përshpejtohet në mënyrë që të arrihet niveli i fqinjve tanë në Skandinavi. Për këtë pëpiqemi me të gjitha forcat."

Lituanezet vijne e punojne me viza 10vjecare ketej, e perfitojne ekonomikisht e kulturalisht.

 

 

U futen me nxitim ne BE vetem se mos i merrte Rusi, se gati i kishte.

Ishte një ditë historike: të mërkurën e 23 gushtit 1989 rreth dy milionë qytetarë të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë krijuan një zinxhir njerëzor mbi 600 kilometra të gjatë. Ata këndonin këngë në gjuhët e tyre kombëtare në shenjë proteste kundër sundimit sovjetik. Dorë për dore në 50-vjetorin e paktit Stalin-Hitler ata donin t'i rikujtonin botës se Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania naziste e patën ndarë asokohe Evropën. Tre vendet balltike i patën kaluar kështu Bashkimit Sovjetik. Zyrtarisht tek sovjetikët për dekada me radhë nuk pranohej ekzistenca e protokollit të fshehtë.

 

me kujtohet nje interviste e basketbollistit te famshem lituanez, gjigandi  me plot kuptimin e fjales, Sabonis (2,20 i gjate)   ku thoshte: sa here qe luante me kombetaren e BS,  kurre nuk e kishte kenduar himnin ne ndeshje nderkombetare..  mermerisja kot me vete, thoshte.  ndihesha i  huaj ne ate shtet..  dhe kete ndjesi kane pasur te gjithe banoret e te tre republikave Balltike.

keta balltiket pra, i morren me qafe qe i futen ne BS sepse nuk kane dhe aq  te perbashketa me ruset, bjelloruset e aq me pak me republikat e tjera  ''stane'', perberese te BS, si Uzbekistan, Taxhikistan, Kazakistan etj..  me skandinavet, po!

Njeri nuk i mori ne qafë .Po të mos hanin MUT me div Hitleriane .Popull karkalec që ka qenë përdhunuar me shekuj nga polakët . E meritojnë si çdo popull pavarësinë dhe çlirimin nga vargojt e Blloqeve dhe Traktateve .Të kenë mirësi e begati për Popujt e tyre pa ç,janë Popujt Baltikë ....asnjëherë nuk kanë patur prosperitet jashtë Pellgaçes sllave .

Por që kanë dhe Histori ..Kanë mundur Gjermanët dhe Popujt e atyre principtave nën udhëheqjen e të famshmit Jagello që formoi Big teritor nën vete , në  mesjetë të herëshme

Pastaj po qe për këta Sabonis ..pse pak kemi si ky ne këtu ? Berisha u pranua në PK për ta luftuar nga brënda kamunizmën smiley  

Ke nevojë për pak lexim historie o idrizo. 

E ke me poshte .Une kam ( pata ) dhe Krushqi me ta smiley Po u habiten nga e dija Une qe emertimet Historike te te pareve te tyre i Kishin me PAN dhe Bojere .Patjeter qe duhet lexur me shume

Isha ne Lituani kete vere. Pyje pa fund. Male hic fare ku te izolohen robt edhe te shpikin kanune nga nevoja me rregullu anarkine. Toke sa te duash per mos me vujt per buke e per mos me u gri me komshiun per 70 vjet rresht. Per te jetuar, kishin akoma pallatet e kohes se BS, 5 kateshe me tulla te bardha. Pse s'i fusni ca pallate te reja gjithandej pyeta shoqeruesin tim, ca t'i duam mu pergjigj. Industrine ushqimore nuk e kishin prish me terapi shoku, hanin akoma ushqimet e kohes se para 25 vjeteve (i njejti emer djathi e cokollate psh, besoj se standartet kane ndryshuar). Fabrikat ja u shperndane punetoreve me kuota kur i privatizuan, pastaj ca i shiten kuotat, ca i blene. Dyqanet mbyll shumica qe ne 6 te mbasdites. M'u duken ksenofobe e raciste me te huajt, se 100% katolike. Cifutet i kishin inat shume sidomos, ne fakt i shuan gjate L2B. Nje pjese kishte qene nen Gjermanine denbabaden, tani vone kane qene nen Rusine, sic thote edhe artikulli. Maksimumi 2 femije per familje, shume rralle me shume se 2. 1/3 e popullsise emigrante mbas 90-es, si puna jone.

Vendet Balltike dhe keto tonat, ballkaniket, inspiruan dhe po ecin drejt nje Evrope , me sakte drejt nje bote me nje rend boteror ...te cakorduar komplet ! Diplomacite sot jane nderkyer me sa po drejtohet bota njesistemshe.Amerika krejt e hutuar nga deshtimet e medha te nderhyrjes ne Afganistan Irak e Libi, ben sikur coc po ben dhe asgje nuk po ben.Sisi i ushqyer fillimisht nga Amerika e sot nga Turqia, nuk po njef me kufi shtetesh.Amerika po ndihmon Kurdet...indirekt edhe Iranin duke hapur goxha xhidavi per krejt shtetet me problematiken shekullore ..."kurdistanin " ! Ne veri Car Putini po germon kfitaret dhe injoron komplet perendimin e superfuqine botrore pa care .. Ndersa englediset ne celular me Merkelin, me shume burre se grua! Gjermania e Merkelit hedh ca pare qe asnje nuk e di mbi ca projekti perfundojne?Ameriken nuk po e degjon me as ...izraili ! Rend botror ky ?

Meqë jetoj në njërin nga vendet baltike, më duhet të jap ca informacione për ca që shkruajnë këtu sikur i njohin në pëllëmbë të dorës këto vende. Jetoj në Estoni dhe kam qenë me dhjetëra herë në Letoni, e vetëm një herë në Lituani, por kam shumë miq nga këto dy vendet e fundit po ashtu. 

1. Vendet baltike janë 3 vende, dhe ashtu si vendet ballkanike nuk mund të futen në një thes e nuk është i njejtë një lituanez me një estonez. Prandaj kur flitet, duhet të flitet ndarazi për to. 

2. Nga këto vende, shkalla e zhvillimit është (duke filluar nga më i zhvilluari): Estonia, Lituania, Letonia. Estonia merret si model zhvillimi, i një vendi me popullsi të vogël, të rrënuar nga BS por që e mori veten shpejt dhe po ecën drejt kulturës nordike.

3. Estonishtja është gjuhë fino-ugrike, e përafërt me finlandishten, kurse letonishtja e lituanishtja janë gjuhë baltike, që kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën por që lidhen me gjuhet proto-sllave kur u bë ndarja e gjuhëve indoevropiane. Bile kemi ca fjalë të vjetra të përbashkëta, që gjenden vetëm në letonisht apo lituanisht e në shqip. 

4. BS (Rusia) i shkatërroi këto vende, pasi (të paktën për Estoninë) nga vende perëndimore, të zhvilluara për kohën e me demokraci, u kthyen në koloni të Rusisë. Kam takuar shtetas të ish-republikave sovjetike, të cilët më thonin që në kohën e BS, për qytetarët e këtyre ish-republikave sovjetike, të shkuarit në vendet baltike ishte si një udhëtim jashtë shteti, pasi edhe pse nën BS, prapë ruanin një kulturë tjetër shërbimi e pune, dhe kishin arkitekturë e zhvillim tjetër. 

Pa u zgjatur , por kurre mos beni Komente sikur i 'zbulum ne mer Jahu "

Ajo dihet qe nuk jane Popuj sllave por Luftetare te princerve Polake , teutone e Ruse , te mbetur sipas zbythjeve e penetrimeve ne Lufte me njeri tjetrin .Por si teritor jane Ruse . Shif dhe dakordesine e Rusit per dhenien e pavaresise se tyre duke i kufizuar me troje RUS .

Persa i perket , pordheve te kalit se kane qene vende te zhvilluara mire eshte te flitet me Objekte .Psh dihet qe radiot qe konkuronin europen dhe Boten ne vitet 50 -60 ishin te markes RIGA me Investim teresisht Rus . Tani kane patur parzmore  , shqyte e shpata  , koka dreresh te varura neper mure  e koka Luanesh ne cezma eshte tjeter gje .

BS (Rusia) i shkatërroi këto vende, pasi (të paktën për Estoninë) nga vende perëndimore, të zhvilluara për kohën e me demokraci...smiley

Pe ke shekull Po flet se Cari i perdorte per zagare Gjahu e per mercenare ashtu sic e kishin Traditen ! Te vjen keq i nderuar Edvin te komentosh me Ju keshtu po nuk e di pse je cfaqur kaq empirik .

Gjithsesi respekte nganjehere me se shumti !

Por njemijehere me me logjike se sa ata "jam qe jam ketu " dhe Manerhejmi Nazist me teknologji armatim e trupa naziste , vertet rezistoi ne Vijen e "se bunkereve zotrie ' por u tret si krypa ne uje sapo ra kjo vije e Fortifikuar !

O Idriz, nuk e kemi zbulu ne, por historia është histori. Krushqi kam edhe unë me SHBA-në, por nuk flas me kaq siguri sa flet ti për Estoninë të paktën, pasi nuk kam qenë e as kam jetuar në SHBA, prandaj them që më shumë di Idrizi për SHBA-në se unë që nuk kam jetuar aty. 

Siç të thashë dhe më lart, të tre vendet kanë histori të ndryshme e mos i merr si një shtet e popull i vetëm. Rusia mori Estoninë nga Perandoria Suedeze në vitin 1721, pasi e mundi në Luftën e Madhe të Veriut. Të thuash se Estonia ishte territor rus, është si të thuash që Kosova është territor serb. Pavarësinë Estonia e mori pasi mundi forcat bolshevike, të cilat ishin të zëna me luftën civile që kishte shpërthyer në Rusi e nuk kishin ngenë të merreshin me Republikat Baltike, plus që vetë ushtria sovjetike në atë kohë ishte në gjendje të mjerueshme. 

Sa për zhvillim, unë kam parë të dhënat ekonomikë para pushtimit sovjetik, e pas pushtimit sovjetik. Sidoqoftë, besoj se e kupton që gjendja ekonomike e zhvillimi ishte më i mirë në Estoni, sesa në kampet e përndjekjes në Siberi, ku me dhjetëra mijëra estonëze u dërguan të vdisnin pas pushtimit ruso-sovjetik. 

Urrejtja për Rusinë vjen nga pushtimi i ashpër carist e sovjetik, siç e the dhe vetë, por ti bie vetë në kontraditë kur thua që këtej cari i shkatërroi, e këtej rusët u sollën zhvillim. Pak a shumë si zhvillimi që sollën serbët në trojet tona. 

Tani dhe pak Logjike nga Ju i nderuar pa rene Rob i Librave Suedeze mbase duhet .Rusia eshte Mbreteri , Suedia eshte Mbreteri etj etj .Dhe nuk ka Estoni e Lituani e te tjera me te tjera . Ka princer nga Dyert e ketyra Careve dhe Mbreterve   pas Krushqive qe kane bere e e mertur keto krahina sipas kurores se tyre . Po keta luftojne per principata e te tjera e te tjerat si niper Princer e mbesa Bojare . C'melazem Venetiku ka principate ne Kanine ? apo Dukat ne Dukagjin ?

Tani mos u kufizo ne shtet sepse ky Koncept njihet me pas Napolonin si Shtet Formuesi i Pare ne Bote i nje teritori te emertuar Shtet .Pra dicka pas 1820 .

Ato jane ngulime Luftetaresh te mbetur ..te ardhur dhe vendas nen nje Kurore . Si Estone  Lituane e Letone .Jo shtete . Kan Histori si vend .Te permenda  Piken Kulmore Jagellon ne mesjete te hereshme qe eshte nje nga Pushtuesit me ne ze te atyre Fiseve qe mundi dhe Teutonet , princrit Gjermane dhe i vuri ne sundim e harac , Pas renies se te cilit filluan copezimet dhe emertimet sipas princerve e Komandanteve  ne zona te caktuara sipas Kuroreve dhe jo teritorit !

Pastaj kemi dhe nga Historiani Uran Butka Shteti i Mustafa Merlikes .

E përktheva nga emërtimi që i bëhet rëndom në botën perëndimore anglishtfolëse, ku jeton dhe ti, dhe jo në atë suedishtfolëse ku ka emërtim tjetër. Si Estoni e Letoni po flisja për atë territor ku jetonin ata popuj për të cilët po flisje. Ti ke ardhur këtu për të diskutuar emërtimet apo temën? Se më lart dhe ca pohime që nuk qëndrojnë, dhe unë të thashë pse. Tani kapesh në emërtime. Nuk të kanë mësuar mendimin kritik e diskutimin me argumenta atje në SHBA?

Mire mo xhan mos u nevrikos smiley Mbaji si te duash vetem kujdes kur flet per shtete smiley para Rusit !  Biles beni dhe Motorri zhvillimit te te gjithe Historise Ruse . Nuk kam kondra !

Unë po diskutoj për ato që the ti, që janë të pavërteta. Nëse do të diskutosh për gjëra të tjera, je i mirëpritur. Nuk po them gje se janë kështu e ashtu, thjesht po të bëj korrigjime historike. Sa për rusin, besoj se e di që Obama vjen në Estoni në shtator, e bashkë me të dhe ca qindra ushtarë amerikanë e tanke, për "stërvitje" 6 mujore. Rusia nuk ka shance para teknologjisë së NATO-s (SHBA). 

Po qe per Libra smiley dhe Histori !

Under Peter I (ruled 1682-1725), Russian hegemony was extended to the Baltic Sea and the country became the Russian Empire.

"Treaty of Nystad

Aug/Sept 1721 Signed between Sweden and Russia. Sweden ceded Livonia, Estonia and Ingria while Russia returned Finland (except Kexholm and parts of Karelia)"

Burimi:

http://www.historylearningsite.co.uk/gre...

Kur lexon nga keto them se mbase kupton qe jane mer -jepe .Teritore qe kalojne ne Vartesi te njeres kurore ose tjetres pa qene SHTETE .

Kaq te del e mjafton pa superlativa e te dhena taktiko-teknike e moralo - politike - shoqerore - ekonomike nder shekuj si Shtete e Popuj smiley

Lali tat i kam shume te qarta se i " kom pas lexu mer jahu " por me mendjen TIme jo me te atyre qe shkruajne dhe pak sa me zhvillimet Napoloniane  ! Ndersa po te shtosh edhe dije  nga  te kryedijetarit te Botes per keto probleme F.Engels mbase e kalojme dhe nivelin e Cirakut smiley

Ok, por ça do të thuash, ku do me dalë? Ti the që kanë qenë më mirë para pushtimit sovjetik, unë t'u përgjigja me fakte. Tani, mund ta thuash shqip se ku do me dalë e ça je tu diskutu?

Shqiptarët kanë kalu sa në një dorë në tjetren, a do të thotë që nuk mund të diskutojmë për shqiptarë para 1912-ës?

Tani po e kerkon vet mer Jahu smiley

unë t'u përgjigja me fakte. smiley... Tek kjo prurje nuk ke asnje te shkruar !

Pash zotin shkruj NJE Fakt qe the . Une vetem nje radiot ! Pa shtuar qe zhvillimin me te madh e mori nga popuj baritor e gjuetar pa asnje Gjurme as ne Poloni as ne Gjermani as ne Suedi as ne vendin e arijve e luleshtrydheve Finlande , u shnderrua ne popull te shkolluar ne " zanatcij"  sepse u be si qender e Nendetsve ,,,shkollim e teknike pothuaj sa e si Odesa .

Dhe ne Popuj baritore kemi qene po Gjurmet i Lame ne Perandorine Otomane me Vezire e Gjenerale smiley

Po keta ?

 

xake, po nendetesja 105 atje eshte bere? Ka shume mundesi, perderisa na futi ne sherr aq te madh me Nenen Rusi. Ja, edhe tani nendeteset e Baltikut po fusin ne sherr pellgun e thare te peshkut.

Vetem ti me ate me zamete jeni stratege dhe shihni sherre Ushtarake smiley Vecse  ajo ta kaloj ty se pati edhe perfundime me " dermile - dermile " me trimat Finlandeze . Me ndrysh tie .

Je me e thjeshte se vetem sherr sheh dhe ato i zbulon si antikomunsite "underground " me  nendetse smiley

Nuk na the ndonje meram po llaf per Vendet Balltike si motor i zhvillimit te pellgut te Donecit per qymyret e Aizerbaxhanit smiley

Po ku marr vesh une nga gjeopolitika e historia aq mire sa ti o idris? Mos me jep vlera qe s'i kam. Ja une prej teje e mesova qe shteti paska fillesen prej Bonapartit. E jo para 5500 vjetesh sic e kisha degjuar une me pare - gabimisht, sigurisht.

smileysmiley

+1 Gjembac !

Shikon qe te mesova dhe ty te jesh e perulur smiley  ne komunikim  , jo te dallosh qe ke kulture te gjithethellueme deri ne  5500 vjecare .Kjo tregon qe ke filluar te kuptosh dicka dhe eshte gje e mire per ty dhe ata qe te kullotin smiley

Prandaj te thoja qe "cfare  lidh ty me te kuptuarat e te shkruarave " E kalove gjemb e kalove me duket . Hajt Urime !

Lexo për ekonominë e historinë e Estonisë: http://books.google.ee/books?id=n2HWAgAA...

Ne mund të jemi 100 herë më të mirë apo më të këqinj, por një gjë nuk arritëm, të bashkoheshim në një qëndrim e të bashkonim vendin ose ta rindërtonim gjatë gjithë kësaj kohë. Gjithë ata gjurmë që patëm në Perandorinë Osmane e kur vjen fundi në nëntor të 1912-ës turqit na lanë të masakroheshim nga serbët pasi turqit na kishin mbledhur edhe ato pushkë të fundit të vjetra që kishim. 

Tani kane patur parzmore, shqyte e shpata, koka dreresh te varura neper mure e koka Luanesh ne cezma eshte tjeter gje.

smiley

I modh fare je Idriz, je vertet vlere!

 

Flm i nderuar .. Po shume me ke lene pa pergjigje , duke me nenvleresuar si cirak ne sallonin e Sinjores ..smiley Kur dihet qe une pi caj me te , gju me  gju  dhe fjalosem per gjera te medha te Historise e Kombeve !

Të jam përgjigur për të gjitha ato që ke pyetur e ku ia ke futur kot. Nuk të njoh dhe nuk e di ça bën në SHBA-në e madhe. 

smiley E kom me te nderuarin Here Tak Tuk Tik jo me ju !

Nga Ju shume faleminderit per sqarimet dhe pergjijet z. Edvin , por ....sikur te them qe kam studiuar ne Riga pa qene ne USA smiley

Ok, shumë mirë, atëherë flit për Rigën, e Letoninë. Unë mund të të flas për Estoninë, ku dhe jetoj. Dhe ti e di që një pjesë e letonezëve iu bashkuan trupave ruse kundra estonezëve, kur estonezët po luftonin kundra bolshevikëve rusë e gjermanëve. 

Idriz, vlersimi im per ty ka te beje vetem dhe vetem per shprehjet origjinale, si psh mer jau, lash nje koment aty, se Frojdi zotrie etj. Sigurisht edhe per disa lloj bisedash te spikatura me personazhe Peshku rreth gjunjeve te sinjora Bertinit dhe rreth O-se se saj postmoderne.

Ndersa ideologjikish jemi ne konflikt, perderisa ti konsideron Anti-Dyringun veper madhore dhe autorin gjeni.

He se harrova, a te kujtohet shprehja:

Te ma rrush me brisk Balltik!

Mire shih ata dy Ishujt qe "kufizojne " Estonine te kuptosh pak me shume .! Po gjithsesi po flitet per shtete Balltike .Apo jo ?Dhe mos kerce kot " ku do me dal mer jahu " ?

Bisede e lire eshte .Nuk beme Historine e tyre .Shohim e ballafaqojme vetem ato pika qe nuk duhet te kene eufori brenda e ca me teper superlativa ! Thjesht popuj qe jane konfiguruar tashme , kane propsperitetin e tyre qe e Fituan jashte federelizmit Rus te Carit dhe pas luftes se dyte Boterore ,  tentojne te Hyjne denjesisht ne Europe pa mbajtur koken mbrapa  "se njaj rusi or tie "

 

 

 

Problemet janë të shumta në të tri vendet baltike, dhe të treja kanë zhvillim të ndryshëm ekonomik e lidhje të ndryshme gjeopolitike e ekonomike. Por ajo që nuk mund ta pranojnë të tri vendet, është se gjoja rusët kanë sjellë prosperitet në këtë rajon....

Nga te treja keto vende baltike hiq Estonine (se ata jane race finlandezesh as qe krahasohen kulturalisht dhe ekonomikisht me dy vendet e tjera Baltike) po Lituania dhe Latvia jane terhiq e mos keput. Ne fakt sic e permendi Edvini lart qe politikanet harrojne se bumin ekonomik qe paten e kane te lidhur jetikisht me Rusine. Po keto vende dhe Polonia jane me te goditurat nga sanksjonet e ruseve

O Art i nerum !

Nuk behet Fjale fare per aliazhe druri me hekurin .Estonezer me Polaket jane Historikisht ne dhembe e thike , sic jane  me Ruset , Ceket me Slovaket etj etj etj etj ne ato zona qe ne pamje te pare jane anashkaluar .Urojme qe te kene Jetgjatesi .Dhe jetegjatesi eshte te dish te ruah fqinjesi te mire pa kaluar nga ekstremi ne ekstrem si ne Mesjete ose te biesh viktime e gangstereve si Klitchko .dhe ai i Gjeorgjise .

Ja per keto lloj interpetimesh qe mundesisht te jene " melheme " jo gervishtje plage , e kisha . Pa keq kemi edhe kur Letoni me Estonet , Lituanet apo Ceket perfhsi dhe Ne po ecim me Eufori dhe hapa breshke duke na shtyre me to zorri te Gjeme armiq shekullore pa pare perpara .

Ne burg  kriminelet qe ndertojne tek Liqeni smiley

Keto e prosperojne dhe Estonine jo se "njaj Rusi or tie " ..pa perfshire mashtrime e keqinterpetime Historike apo levizje Politike te sotmet !

Tamam i ke rene gozhdes ne koke idriso. Duhen pare interesat e ndersjelleta, se me keto sanksjonet tyryfyllet e BEse i qelluan kembes se vete. Sanksjonet thjeshte do shtrenjtonje jetesen e qyteareve Evropjane dhe atyre Ruse. Be nuk ka patur ndonjehere shtylle kurrizore per politike te jashtme, eshte e gatshme te hidhet ne gremine.......... nderkohe djali i Kerry't dhe i Biden dredhin tespijet andej nga Kievi

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).