Në kulmin e debatit të fortë politik, që ka hapur marrëveshja e qeverisë shqiptare me kompaninë CEZ, ka reaguar për herë të parë edhe Banka Botërore.

Në një njoftim për mediat, Banka e konsideron zyrtarisht marrëveshjen, si të drejtë dhe si të domosdoshme, për t’i hapur rrugë reformave jetike në këtë sektor. Deklarata ka ardhur pas përfundimit të negociatave me qeverinë, të paketës 150 milionë dollarëshe, që Banka Botërore do të financojë për sektorin energjitik në Shqipëri.

Në njoftimin zyrtar, Banka bën të ditur se negociatat përfunduan me sukses dhe programi 150 milionë dollarësh, që ajo do të financojë, do të mbështesë reformat në sektorin e energjisë në Shqipëri, veçanërisht përpjekjet për të përmirësuar në vijimësi furnizimin me energji elektrike dhe qëndrueshmërinë financiare të këtij sektori.

“Ndër reformat më të rëndësishme e të nevojshme, për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të rivendosur ekuilibrin fiskal në Shqipëri, janë besueshmëria dhe qëndrueshmëria financiare më e madhe e sektorit energjitik”, deklaroi drejtoresha e Bankës për Europën Juglindore, Ellen Goldstin, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas saj, zgjidhja e shpejtë dhe e drejtë e mosmarrëveshjes tregtare me kompaninë e Shpërndarjes, bën të mundur që Shqipëria të shpjerë përpara këto reforma vendimtare, si dhe kryrjen e investimeve shumë të nevojshme në sistem.

“Marrëveshja e arritur së fundmi mes Qeverisë së Shqipërisë dhe kompanisë çeke CEZ, vendos një strukturë të qartë të pronësisë në sektorin e energjisë, e cila lehtëson reformimin dhe investimet e mëtejshme”, shtoi ajo.

Madje, sipas Goldstin, programi i saponegociuar do të sjellë përmirësime të rëndësishme në shërbimet e energjisë elektrike për konsumatorët shqiptarë, shumë prej të cilëve i paguajnë faturat e tyre, ndërkohë që të tjerë nuk i paguajnë, duke e konsumuar energjinë në mënyrë të paligjshme.

Projekti i financuar nga Banka Botërore është hapi i parë për të mbështetur qeverinë shqiptare në reformimin e sektorit dhe disiplinimin e tij financiar, përmes uljes së humbjeve nga 42 përqind, që janë aktualisht, në 20 përqind, në vitin 2018.

13 Komente

Banka Boterore smiley Dhe te mendosh qe keta ishin autoret dhe garantet e privatizimit me te deshtuar ne Europe, dmth privatizimit te shperndarjes. Leket e taksapaguesve paguhen tani eksluzivisht per faj te berishes dhe bb-se, dhe flasin per reformim te sektorit energjitik. Do Zoti qeveria nuk degjon keta per reformat se edhe pas 30 vjetesh do vazhdojme te paguajme rezultatet e keshillave te tyre

Edhe TEC-in e Vlores po keta e kane financu.

Po, pranej po punon me kapacitet te plote smiley

... edhe Modelin e Tregut te energjise elektrike keta e bene se harrova, me rastin e privatizimit, dhe prandaj funksionon si sahat zviceran smiley

Po normal qe banka boterore do kete shume deshtime pasi punojne ne situata ku banka te tjera komerciale nuk do investonin. Kjo ama nuk do te thote qe jane te korruptuar ose te deshtuar.

Nejse

Ne ka institucion me te koruptuar ne bote se Banka boterore atehere une heq dore nga zanati i berberit. 

gjithe fajin e ka BB, FMN...

BSH me Fullanin ne krye, ahhhh.....se ashtu me do trapi, Amstel!!!!

CEZ u fut ne shqiperi sepse idiotet ne duart e te cileve ka qene e eshte shqiperia e dy dekadave te fundit nuk ishin ne gjendje te mblidhnin faturat e energjise.on the top of qindra milione dollare energji elektrike veresie urno nashi edhe $120 meleone gjobe per thyerjen e kontrates me CEZ.

e pat than nje plak pa dhambe

kush s'ka koke ka kambe-gj fishta

P.S .Ata qe i qujne shqipot njerez me bisht te cilet nuk dine te vetqeverisen nuk besoj se lodhen shume te gjejne  argumente te cilat ua japim vete me duart tona.

Shqiperia histori suksesi  tha.

Njerez me bisht? Yes, komplet. 

“Marrëveshja e arritur së fundmi mes Qeverisë së Shqipërisë dhe kompanisë çeke CEZ, vendos një strukturë të qartë të pronësisë në sektorin e energjisë, e cila lehtëson reformimin dhe investimet e mëtejshme”, shtoi ajo.

Tani vjen kjo debilja dhe quan sukses kthimin e gjendjes ne situaten e para 5 vjeteve, pas nje eksperimenti totalisht te deshtuar te mbeshtetur nga debilja ne fjale ose shoket e vet, dhe me kosto qindra miliona euro. Tani kjo vjen rrit portofolin direkt me 150 MUSD per asistence per sektorin energjitik dhe njerzit me bisht i thone faleminderit ne vend ti thone ik keput qafen se s'kemi nevoje te fusni turite hic ne kete pune se na bie me lire me kredi komerciale sesa me kredine dhe me mendte e tua.

sektori energjitik te pakten ketej eshte pothuaj privatizuar i gjithi, me sa di. Vende vende eshte ne dore te shtetit por ne metropolet e medhaja eshte privat. Historia ka treguar qe shteti NUK ishte ne gjendje te perballonte me efikasitet shperndarjen. Si teme kjo puna e energjise edhe ketej eshte nje cik me spec, psh ka gjithmone perpalse midis komisionit (nga shteti) qe mbikqyr punen e shperndarsit privat dhe kompanise private ne fjale. Komision perfaqeson popllin ne kete mes. Me nje fjale eshte biznes i veshtire qe kerkon shume rigorozitet nga te dya palet privat edhe shtet. 

Swed si eshte puna e tecit?? Se mu kujtua nje histori peshku smiley

Kjo eshte ajo Banka Boterore qe i tha Qeverise Berisha bravo qe e shtetezove Cez dhe qe nuk ja leshonte garancine bankare Cez pasi nuk kishte plotesuar kushtet e kontrates!!!! Thuj ca te duash por paska rilindur edhe Banka Boterore. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).