Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka reaguar lidhur me lejen e ndërtimit të pallatit 20-katësh pranë liqenit Artificial, duke akuzuar kryebashkiakun Basha se po betonizon Tiranën. 

“E kam denoncuar këtë fakt që vjet në Prill dhe Bashkia, me paturpësinë më të madhe, publikisht, gjithmonë është shprehur se ne po gënjenim. Tani, që lejen e dhanë, po përdorin një gënjeshtër akoma më sureale. Na thonë që, duke ndërtuar këto 5 monstra betonarmeje, do të shtohet gjelbërimi në Tiranë. Me brroçkulla të tilla, mashtrimi ka arritur në nivele ku nuk ia vlen më të merresh me to, por me këtë situatë tragjike ku po zhytet ky qytet”, tha Artan Lame, drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t.

Lame akuzon më tej Bashkinë e Tiranës se ka dhënë me dhjetëra leje ndërtimi në zona kyce të kryeqytetit.

“Vetëm gjatë muajve të fundit janë miratuar në Bashki rreth 60 leje ndërtimi pallatesh të larta, pikërisht në zonat më të ndjeshme të qytetit. Veç këtyre janë miratuar deri tani edhe rreth 70 studime, e në secilin prej tyre do të jepen të tjera ndërtime të larta. Dhe, ndërkaq, gjatë Gushtit vazhdojnë të miratohen lejet e reja, si kjo monstra që po flasim sot”, deklaroi Artan Lame.

Kreu i ALUIZNI-t thotë se situata është rënduar, sipas tij, edhe nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të cilat kanë kufizuar mundësinë e kontrollit të vendimmarrjeve të pushtetit vendor.

Ndërkohë ka reaguar Bashkia e Tiranës, e cila akuzon kryeministrin Rama se zhduku lulishte të tëra nga zemra e kryeqytetit dhe betonizoi mbi 65 mijë metra katrorë gjelbërim, vetëm në 4 vitet e tij të fundit si kryebashkiak.

“Në tre vitet e fundit, Bashkia e Tiranës ka shtuar mbi 95 mijë metra katrorë hapësira të gjelbra, ndërsa plani urban i Tiranës i dha fund sekserëve ‘alla Lame’ dhe arbitraritetit korruptiv ‘alla Rama’”, thuhet në deklaratën e Bashkisë.

6 Komente

Ja ku foli dhe Lame. Tani qeverise i ngelet puna me e veshtire, ti anulloje lejet sic beri me lejen e xhamise dhe mos te rrine vetem duke akuzu te tjeret kot me kot.

Shume dakort z. Lame, mos te lejohen te ndertohen. Para disa viteve sikur s'thate gje, apo e kam gabim? Apo meqe ishte projekt me stil modern?

kam nje pyetje teknike : a eshte ne kompetence te kryeministrit te anulloje vendimin e nje kryebashkiaku ?

Po. Aty ndertohet bazuar ne nje vendim te krrtrsh qe u kalua kur krywminiater ishte Sala dhe kryetar bashkie Rama. Nga zone sportive/publike u kalua ne zone rwzidenciale. Tani Rama, nese do, fare mire mund te mbledhe KRrTRSH dhe mund ta zhbeje vendimin e ta beje prap zone sportive/publike. Kaq e thjeshte eshte nese do.

Hapni syte gjithahtu se Mane e Fragaj po behen gati me ndertu ne krah te Universitetit perballe Akademise se Arteve ca mostra te tjera. Sesi mund te ndertohet atje, nje zot e di, po babzia s'ka fund

Palloshi ka ra ne gjume, mduket, te morri sopaten ne nje dor e bidonin e benzines ne doren tjeter, nje cigare Lazarathi ne goje e tua sheshoji ndertimet Tek Liqeni Lulthimit. Cere jan kta caraca me... Tirona ka nevoje per gjelberim, hapesira e Jo qellgervishes kur apartamentet nTirone kan ngel pa shit. Kulture al bazaar,, shkaterro e shiti komshiut me te futme. Ky plehra, Lulthimi kur ja desh biznesi, ja u nxorri eshtrat te vrareve Tek varrezat e deshmoreve, Jo se ata ishin Heronj por prap nji cik respekt per te vdekmit. Skan cipe fare kur shofin lekun kta te pArise.

Nuk behet fjale per pallatin po pallatET...shume pallate, shume

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).