Po deputet a është akoma?

Vjen dhe "ndryshimi" i parë në kabinetin e qeverisë ‘Rama”. Ilirjan Celibashi zgjedh të largohet nga posti i Ministrit për Marrdhëniet me Parlamentin. Vendin e tij e pason, Ermonela Felaj. Kjo u bë e ditur sot në një konferencë për shtyp nga kryeministri Edi Rama që konfirmoi se Celibashi largohet nga kjo detyrë pas një vendimi tërësisht personal. Rama falenderoi Celibashin për përkushtimin dhe integritetin e lartë profesional dhe moral për të përballuar këtë detyrë në një funksion të krijuar rishtaz në qeverinë e re. 

“Vendimi ka motive tërësisht personale uroj që të jetë vendimi i i duhur dhe koha në dispozicion pas lënies së detyrës të jetë më e plotë, të plotësojë angazhimet e tij familjare dhe personale me shpresën e bindjen se ai mbetet pjesë e familjes tonë”, tha Rama.

Kryeministri Rama deklaroi se gjatë 300 ditëve të para të qeverisjes nuk ka menduar asnjëherë për riformatimin e kabinetit të tij. “Më vjen keq që nuk kam patur kohën e mjaftueshme për tu shprehur të gjithë ministrave mirënjohjen time për kontributin e tyre. Falë kontributit të gjithsecilit janë arritur të gjitha objektivat një më një.”- u shpreh kryeministri. 

Celibashi: Dorëheqja ime personale 

Në fjalën e tij Celibashi falenderoi Kryeministrin dhe Partinë Socialiste për besimin që i kanë dhënë dhe ka theksuar se arsyet e tij janë tërësisht familjare, personale. “Jo për kompromis të rastit, por ka qenë një periudhë mjaft mbresëlënëse për mua kjo periudhë 300-ditore. Arsyet janë tërësisht personale. Arsyet, motive dhe interesi gjithashtu. Shpresoj që me këtë akt të mos dëmtoj askënd, pasi si qytetar i kësaj republike, nuk do t’ia lejoja vetes që këtë vendim ta merrja në një moment tjetër duke pasur parasysh atë që kjo qeveri ka arritur në 300 ditë. Gjej rastin të shpreh mirënjohje të thellë për Kryeministrin Rama dhe PS-në për vlerësimin që i bënë kapaciteteve të mia profesionale, por edhe si njeri. Ka qënë privilegj për mua të përfaqësoja Partinë Socialiste. Kjo vendimarrje e imja nuk ka vënë aspak në dyshim, besimin dhe bindjen time të kahershme tek Edi Rama për seriozitetin dhe përgjegjësinë që ai ka marrë”, theksoi Celibashi. 

Felaj: E emocionuar që pasoj Ilirjanin 

Ministrja e re e Shtetit Ermonela Felaj falenderoi për detyrën që iu besua. “Më lejohet të jem më e emocionuara nga të gjithë, i shpreh gjithë angazhimin tim moral profesional për të qenë në lartësinë e detyrës. Ndihem shumë mirë që do të pasoj punën e Ilirjanit, me të cilin jam koleg edhe në profesion. Kështu që më vjen mirë do të kem mundësi të bashkëpunoj me të. Lidhur me detyrën e re, në vijim më tepër do flasë vetë puna”.

17 Komente

Mos more...Humbje e madhe per qeverine shqiptare..

Ilirjan Celibashi zgjedh të largohet nga posti i Ministrit për Marrdhëniet me Parlamentin.

smiley

C'i ka bere Meta ketij; prit kur te hape dhe Ministrine e Krehjes se Leshit Lart e Poshte, me c'rast, turp po s'e vune berberin e Peshkut ne ate post.

smiley

Hall te modh paska .

Deshmitari i Frrokut qe akuzohet per vrasjen e komisarit te policise eshte zhdukur dhe artikulli qe solla tek peshkupauje.com nuk eshte publikuar. dhe blend k.. thote se nuk ka me c'fara te ceplendis publikun.. a faraxhi i keq

Popull faraxhi ...ne vend te pushtoj sheshet e te kerkoje daljen para gjyqit te Cunit e Sheqeres e Lulthimit per krimet 8 vjecare merret me kronika roze ministrash a ca bo Ciljeta me Greta Kocin. 

 

 “Më vjen keq që nuk kam patur kohën e mjaftueshme për tu shprehur të gjithë ministrave mirënjohjen time për kontributin e tyre.

Falur qofsh.ne te mirekuptojme se je i zene dite e nate me preokupimet e tua per te miren e popullit.smiley

Po ç'ministri ishte kjo mor amani smiley

ministria e puneve te kota ka qan ajo gallata dhe kjo asht bash ajo ministri.

ministri i kordinimit te qeverise me parlamentin,hec e nipi dum!

Ne fakt, eshte sekretar shteti, si post. Teknikisht, nga me te rendesishmit ne funksionimin e atyre qe quhen demokraci parlamentare. Shembull: ato filmat qe beri Doshi & co. para nje jave, ishte ne detyre te ministrit te dorehequr ti parashikonte dhe neutralizonte. 

ca po thua o Stalker?! i mendoni, a i lexoni keto qe shkruani, apo jo?? nje minister, cfardo lloj ministri qofte ky, eshte minister i shtetit shqiptar, dhe i qytetareve shqiptare.. e jo menaxher qe koordinon votat e grupit parlamentar te partise se tij.
kete pune qe thua ti, dmth te "mbante nen kontroll" deputetin Tom Doshi me shoke, e ka per detyre kryetari i grupit parlementar te Tomës, si dhe kryetari me sekretarin e Partise se tij.smiley

dhe meqe fole per Demokraci-parlamemtare... nuk e di tamam qellimin Tomës, ama teknikisht veprimi i tij eshte shprehja me e larte e Demokracise parlamentare, sepse nuk ndoqi kopenesmiley, por vendosi sipas asaj qe ai e pa te arsyeshme..smiley. dhe kjo ndodh vetem ne vende me demokraci te zhvilluar!smiley

me kaq yrysh sa c'e ke marre ti smiley e ke nxjerre Doshin deputet te pavarur

po, Doshi eshte deputet i pavarur.ai eshte ne kete grup parlamentar strikt per interesat e veta, e jo per ideologji apo bindje politike.smiley. ndryshe kalon ne krahun tjeter ai, pa problem fare ashtu sic ka bere me pare.smiley

nuk ka lidhje House of Cards me parlamentin shqiptar, dhe Obama tha se as me ate amerikan nuk ndante te njejten eficience "the Whipp"

Pra po behet gati per ndonje institucion drejtesie......

 “Jo për kompromis të rastit, por ka qenë një periudhë mjaft mbresëlënëse për mua kjo periudhë 300-ditore. Arsyet janë tërësisht personale. Arsyet, motive dhe interesi gjithashtu. Shpresoj që me këtë akt të mos dëmtoj askënd, pasi si qytetar i kësaj republike, nuk do t’ia lejoja vetes që këtë vendim ta merrja në një moment tjetër duke pasur parasysh atë që kjo qeveri ka arritur në 300 ditë. Gjej rastin të shpreh mirënjohje të thellë për Kryeministrin Rama dhe PS-në për vlerësimin që i bënë kapaciteteve të mia profesionale, por edhe si njeri. Ka qënë privilegj për mua të përfaqësoja Partinë Socialiste. Kjo vendimarrje e imja nuk ka vënë aspak në dyshim, besimin dhe bindjen time të kahershme tek Edi Rama për seriozitetin dhe përgjegjësinë që ai ka marrë”

me thene te drejten, gjithe paragrafi te vjen perziere. Aq e sterholluar etiketa sa eshte bere i padukshem njeriu vete. Respekt e vleresim per punen e Celibashit, po pse kaq kshu ?  Edhe si s'e tejkalon njeri personalen nga keta te politikes (kalibri i Celibashit flas, se ka dhe me keq - zoti, mos qahemi, s'na ka lene mangut nga keta). Per Shq. politika e mbare duhet bere si mesuesia & mjekesia, mision jo profesion.

Me duket se erdhi koha per urimin
"Ta gezojme guvernatorin e ri..."

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).