Qeveria shqiptare me një vendim të Këshillit të Ministrave datë 27 gusht vendosi të ndryshojë plotësimin e rubrikës “Vendlindje” në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe në çertifikata për përdorim nga autoritetet e huaja, duke zgjidhur në këtë mënyrë çështjen e toponimeve në pasaportat apo dokumentat e tjera te identifikimit të mijëra emigrantëve shqiptarë që përballonin probleme sidomos me autoritetet greke.

Ndryshimi ka të bëjë me disa shtesa në vendimin e mëparshëm të qeverisë me nr.332 të datës 17 mars 2010,ku përcaktohet që: “Në të gjitha modelet e çertifikatave për përdorim nga autoritetet e huaja, që lëshojnë zyrat e gjendjes civile në njësitë e qeverisjes vendore, informacioni në rubrikën “vendlindja” të plotësohet, i shkruar sipas rasteve:

a) Për shtetet, të cilat kanë depozituar pranë OKB-së katalogët zyrtarë të emrave gjeografikë të romanizuar (toponimet), sipas listës së vënë në dispozicion nga Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe kodin 3-karakterësh të shtetit përkatës, sipas standardit te Organizates  Ndërkombëtare te Aviacionit Civil ICAO, psh GRE për Greqinë ;

b) Për shtetet, të cilat nuk kanë depozituar pranë OKB-së këta katalogë, sipas shkrimit në dokumentin e hartuar nga vendi i origjinës, por me simbole, germa latine/romane, si dhe kodin 3-karakterësh të shtetit përkatës, sipas të njëjtit standard;

c) Rubrikat e tjera të çertifikatave, për përdorim nga autoritetet e huaja, të plotësohen në gjuhën zyrtare shqipe”.

Pas këtij ndryshimi në plotësimin e rubrikës “Vendlindja” në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile do të korigjohen edhe pasaportat, gjë që do të zgjidhë përfundimisht problemin edhe me pasaportat biometrike. Vendimi i 27 gushtit do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Duhet theksuar se është në të mirën e emigrantëve që sapo të publikohet ky vendim të procedojnë menjëherë ose pranë zyrave të gjendjeve civile në Shqipëri, ose në zyrat pranë konsullatave në vendet ku ata jetojnë  pasi prej 1 Janarit  të 2015 çmimi i pasaportave dhe kartave të identitetit do të rritet.

Kjo, pas një  vendimi të qeverisë Berisha të vitit 2013, i votuar edhe n parlamentin shqiptar, me anë të të cilit është rinovuar edhe për 10 vjet të tjera marrëveshja për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumentave midis Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe Grupimit Morpho dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan, në të cilën parashikohet edhe rritja e çmimeve me 25%.

Kështu duke nisur nga 1 Janari i viti që vjen nëse do të merren në Shqipëri, pasaporta do të ketë çmim 7.500 lekë nga 6.000 që është sot dhe karta e identitetit 1.500 leke nga 1.200. Nëse ato do të kërkohen në zyrat konsullore të vendeve të huaja ku banojnë emigrantët, pasaporta e re do të kushtoje 130 nga 108 euro që është sot, ndërsa karta e identitetit 12.5 nga 10 euro që kushton në këto momente.

Vlerësohet se vendimi i qeverisë shqiptare do të mirëpritet nga komunitetet e emigrantëve shqiptarë veçanërisht në Greqi, pasi prej më shumë se dy vitesh mijëra emigrantë kanë pasur probleme tepër serioze me rinovimin e dokumentave të identifikimit, të pasaportave dhe çertifikatave, sidomos të fëmijevë që kanë lindur në shtetin grek dhe shpeshherë janë penguar të kalojnë kufirin.

 

/Top Channel/Shekulli Online/L.B./

28 Komente

Bravo qeveria,tani fjala Korce do te shkruhet Koritza ne greqisht por ne shkronja latine.

Kam kujtuar se keta nuk do te ishin si Berisha qe i kishte hyre frika ne palce nga greket,por mesa shoh nje gjelle jane te dyja palet.

Turp!

O Devolli o gjo e trashe, nese ke lindur ne Korce, pra ne Shqiperi emri i vendit te lindjes do te shkruhet ashtu sic e shkruan vendi i origjines, pra KORCE. Ndersa nese je shtetas shqipetar por ke lindur ne Selanik te Greqise, vendlindjen do ta shkruash ashtu sic e shkruan vendi i origjines por me germa romake. Keshtu greket Selanikut i thone Thessaloniki dhe ne pasaporte do te shkruhet Thessaloniki.

Nje gje kaq e lehte dhe qe u prishte pune mijra bashkeshtetasve tane do te duhej 10 vjet qe te regullohej. Shtet rumpall me president gjysmak e opozite barbare.

nuk behet per ate

fjala selanik do te shkruhet thessaloniki

po te ishte si thua ti do te ishte skandal fare, por jo

p.s

tani e pashe qe e paska thene dhe ky tjetri lart

Bravo Shqiperia tani ke mbushure standardet Evropiane te ka ngelure veq kufiri detar dhe Himara te zgjidhen me Greqin mike te Shqiperise dhe do ipet drita jeshile per ne BE.

 

Nuk eshte vetem Himara greke, por eshte nje Vorio-Epir i tere grek, qe vuan pushtim e pashpirt shqiptaro-islamik dhe qe duhet t'i bashkohet vendit meme.

KU eshte ki Vorio Epiri mo? 

Bravo Shqiperia tani ke mbushure standardet 

Eshte edhe ca vite drite larg nga Standartet, ku i ka permbush standartet, ne arsim, ne shendetsi, ne sherbime publike, ne drejtesi, ku ? Ne Shqiperi ka shkolla, por nuk ka mesues,  ka nxenesa studente, por jane bryla, ka spitale por nuk ka mjek, nuk ka ilace, batanieje,  ka publik boll, por nuk ka sherbime ec ect .. 

http://www.balkanweb.com/m/kryesore/vend...

PS: KËRKESA E GREQISË, FYERJE E DINJITETIT SHQIPTAR
Sekretariati i Emigracionit pranë Partisë Socialiste e konsideron si të papranueshme situatën e krijuar në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku familjet me fëmijë të lindur në Greqi, por me pasaporta shqiptare nuk lejohen të hyjnë në territorin grek pasi në pasaportat e tyre shqiptare toponimet e vendlindjes janë të shënuara në shqip dhe jo në greqisht, siç kërkon pala greke. 

Sipas PS-së kjo kërkesë nga ana e shtetit grek përbën një gafë diplomatike dhe një fyerje të hapur për dinjitetin e shtetit shqiptar. 

“Pretendimet e Greqisë për shkrimin në greqisht të toponimeve janë konceptualisht të papranueshme por edhe faktikisht të pazbatueshme. Si një vend sovran, me kombësi e gjuhë të vetën, Shqipërisë nuk mund t’i kërkohet që të shkruajë në pasaportat e shtetasëve të saj në një tjetër gjuhë përveç se shqip. Akoma dhe më qesharake bëhet kërkesa në fjalë për sa kohë që dhe alfabetet e përdorur prej të dy vendeve janë tërësisht të ndryshëm. Kjo kërkesë nga ana e shtetit grek përbën një gafë diplomatike dhe një fyerje të hapur për dinjitetin e shtetit shqiptar, ashtu si dhe për mijëra emigrantë të ndershëm e punëtorë të cilët i kanë dhënë kaq shumë Greqisë në dy dekadat e fundit”, thuhet në deklaratë.

kur bejne si te zgjuar dhe puthaprapanicesat e Rames

pretendimi i Greqise ka qene shkrimi ne Greqisht jo Anglisht, megjithate bravo per marreveshjen qe i jep fund problemeve me emigrantet tone ne Greqi

pretendimi i Greqise ka qene shkrimi ne Greqisht jo Anglisht

A mundesh te na serviresh ndonje evidence/dokument me burim grek ku kerkohej nga ana e tyre kjo qe thoni ju? Pasi duket shume skandaloze per ta besuar .

ndersa une me deklaratat e partive shqipetare fshij prapanicen nese e kom pis.

Me zhgenjeve, keshtu nga ato qe shkruan dukesh nga partia pink, PS , nga histeriket Te fiksuar me liderin historik shqiptar, udheheqes I se djathtes , ish KM, Prof. Doc. Sali Berisha. E paskesh pas gabim 

 

 

nuk je as i pari e as i fundit qe gabohesh, por mo u merzit.

Kjo ka qene nje ceshtje qe duhet te ishte zgjidh me kohe. Zgjidhja mua me duket shume e pranueshme. Kur leshon doumente per perdorim nderkombetar, emrin e qytetit, fshatit, a nesise territoriale te huaj do ta shkurash sipas listave te hartuara nga Ekspertet e UN per toponimet

Kjo do te thote qe ne nuk mund ta shkruajme me Gumenice, por Igoumenitsa. Po ama do te thote edhe qe Greku nuk shkruan dot me Argjirokastro (me ato shkronjat e veta cirilike) or Gjirokastra, sic na e njeh dhe bota. Serbi do e shkruaje Durresin, Durres dhe jo Drac, etj. Si zgjidhje e ndermjetme mua nuk me duket e keqe. Alternativa eshte qe ne mos ta vrasim mendjen hic, dhe te bejme ate qe ben greku me FYROM-in. Mos t'ia njohim emrat e tyre dhe pike. Fundja njeri nuk na detyro njeri me pranu me shkrujt Thessaloniki ne pasaporte, ne vend te Selanikut. Zgjedhja jone eshte tek e fundit. 

Me duket nje zgjidhje sidomos per emigrantet shqiptare ne shtetin Grek. Duke qene se greket jane fanatik nacionaliste, dhe kapen pas vogelsirave te shkronjave, ky version mund te jete i pranueshem per te dy palet, per emigrantet hallexhinj dhe per nacionalistet fanatike. 

mire qe nuk na kane kerkuar te nderrojme emrin e shtetit ,se keta langot tane do ta benin,ne emer te integrimitsmiley

po greket e lindur ne stamboll ,si e kane vendemertimin(toponinim ne shqip) ne pasaportat greke???

keta bene liqenasin pustec dhe dhermiun dhrimadhes ne unanimitet te plote pd+ps,e jo me ta kene problem per selanikun!

LEGENA

E sikur ta benit Arnavutistan Neo-Ottoman, do te ishte me e pranueshme edhe per vete Turqit.

Ore kuazimondo,por ti edhe me shkronja greke te binin dakort,ti OK do te ishe perderisa e ben PS-ja.

Tjetri te solli deklaraten e PS-se,qe kete marreveshje e quante fyese para disa kohesh,nderkohe qe tani e ka firmosur.

Mos na caj koken o idiot,se po te ishte marreveshje ne favorin tone nuk e firmoste greku,se nuk kane KM hale si Berisha dhe Rama ata.

Kjo marreveshje do te jete fillimi i leshimeve qe i nisi Berisha dhe do ti vazhdoje Rama.

Mos fol percart se nuk merem dot me ty gjithmone. S'eshte faji im qe je nga Devolli.

Po cmimet e pasaportave,perse do te rriten o kuazimondo?

Apo kur e rrit cmimin partia,cdo gje eshte e drejte?

Kontraten me kompanine e huaj e ka lidhur krimineli kur qe kryeminister dhe aty ka parashikuar qe pas 10 viteve sherbimet e kompanise te rriten me 20%. Dhe jo vetem pasaportat por edhe kartat e identitetit. Thone qe per cdo pasaporte apo karte identiteti qe kompania prodhon i jep kriminelit sali 20% te vleres se shitjes. 

Duhet theksuar se është në të mirën e emigrantëve që sapo të publikohet ky vendim të procedojnë menjëherë ose pranë zyrave të gjendjeve civile në Shqipëri, ose në zyrat pranë konsullatave në vendet ku ata jetojnë  pasi prej 1 Janarit  të 2015 çmimi i pasaportave dhe kartave të identitetit do të rritet.

Kjo, pas një  vendimi të qeverisë Berisha të vitit 2013, i votuar edhe n parlamentin shqiptar, me anë të të cilit është rinovuar edhe për 10 vjet të tjera marrëveshja për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumentave midis Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe Grupimit Morpho dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan, në të cilën parashikohet edhe rritja e çmimeve me 25%.

Eshte me te vertet brengosese paaftesia e strukturave tona shtetrore qe nuk zgjidhin nje problem kaqe te madh per te merguarit tane dhe aqe te vogel sa i perket nje vendimmarrjeje ne disa minuta.
Kam ndjekur mungesen e hatashme te dinjitetit te oficereve tane publike e sidomos ata te sherbimve te rendit dhe intelegjentet.Nje njoftim i thjeshte tu vije nga homologe te shteteve perreth, nga greku me shume , per nje shqiptar te dyshuar per krim cfardo dhe lene pantallonat, bile shpesh edhe breket, ne fund te
kembeve....deri sa ta zene shqiptarnavrine e ta dorezojne.Ky eshte dinjitet zhulsash sepse e mira e do tu kerkohet: na thoni arresyet, akuzat, rovat shkencore dhe materiale qe ju keni per njeriun tone dhe pastaj ...le ti dorezojne kur binden se vertet jane te perzier ne krime.Jo vetem kaqe por nje oficer i larte i sherbimeve policore italiane qe qendroi tete vite ne Tirane , dinte dhe oraret kur politikanet shqiptare ....benin sex me dashnoret.Te dhenat ja u jepnin dinjitetzhulsat e strukturave tone krejt te shitura...pa asnje pare ! Nga te tilla struktura pret popullziu tu zgjidhin hallin e emrave qe nje shtet i felliqur, komshiu grek i don si i don atij qejfi.
Pse te mos talle menderen greku me tanet! Fene te na luaje jer diten qe te dali nje diktator si ai qe tu veri kufine, ... tek e semave te tyre ! Nga keta te shitur mos te presim gje prej gjeje!

O Grava, po a nuk e tha edhe shoku Fatos Klosi se ju nuk keni gje per te fshehur, perse merziteni atehere? Pastaj atij mikut tend italian, mesiguri qe i dilte leng nga ... goja qe politikanet tuaj benin seks me dashnoret e tyre, sepse mesa duket nga tregimi yt, ai paskesh mbetur batall si peshku pa uje per nje cike dashnore sidmos shqiptare.

usta, hidh nje sy  ketu mo.., edhe ketu.     hë,hë se punet e mira behen avash avash..smiley   po ndryshojne gjerat edhe atje..smiley

Pse vendet e tjera skane probleme me pashaporten shqiptare po vetem greket? 

E para dhe kryesorja eshte sepse gregu eshte injorati i europes dhe e dyta sepse do  tna tregoj ne shqiptareve se kush komandon. Rumenet levizin neper europe me karte identiteti ku nuk percaktohet qarte data e lindjes, ose me sakte data e lindjes eshte pjese e nje kodi numerit prej gati 20 numrash te vendosur ne fund te kartes. Nuk ka human qe ta gjeje vendin e ndodhjes se kesaj ditlindje dhe kte mund t'jua siguroj sepse kam regjistruar me dhjetra karta te tilla. Ky eshte problem sepse nuk regjistron dot individin pa i ditur diten e lindjes jo ignorancat greke si e the dhe si ta thashe. Sa per komanden eshte koha qe shqiptaret ti tregojn grekut se nuk mund te beje cfare ti doje qefi me emigratet shqiptar. 

Per qeverin shqiptare: nga momenti qe jeni te paafte te ndihmoni emigrantet shqiptar ne greqi, te pakten mbyllini gojen grekut kur nderhyn ne punet e brendeshme. Himara? Vorio epiri? te gjitha troje shqiptare edhe me larg akoma deri ne Arte, prandaj pergjigjuni felliqesirave mos beni sikur nuk degjoni. Rrjedh gjake shqiptar ne venat tuaja? Turp me pas frike nga grekerit, qe kane frike nga hija vete. Kte radhe e kapen me pashaportat, po neser grekerit do gjejn preteks tjeter per tja veshtiresuar jeten emigranteve ne greqi dhe ju rrini e shikoni, jane vellezrit tuaj ata qe greku po i persekuton po se keni kuptuar. 

Kurse gjithe shqiptaret qe jane ne greqi: greku do tju asimiloje e ka bere dhe do e beje gjithmone, ju takon juve te ruani identitetin. Mos ndryshoni emrat, mesojuni femijve shqip, sju lene te hyni nga kufiri  tokesor se prishen kompiuterat radhes tjeter merrni aeroplan ose sgjidhni vend tjeter per tu futur ne shqiperi, ju flasin greqisht ne dogan pergjigjuni anglisht ose shqip. Ngrini koken dhe shikoni pertej greqis ku egziston nje bote e tere qe e ka krenar te quhet shqiptar.

Kurse per gjithe pseudoshqiparet greko injorant qe shkruajn ne kte furom: Shqiptaret dhe DNA jone shqiptare skane asgje te perpashket me racen tuaj te shkartisur bastarde arabe turke mongole,  mos e shruani gjuhen shqipe se na vjen per te vjell kur ju lexojme. Greku sju do e ne sju duam sepse nuk doni veten, njerez pa identit dhe etni.

 

Aaaaa per femijet shqiptare qe lindin ne Londer por duan te jetojne ne Shqiperi dhe marrin nenshtetesine shqiptare vendlindja do ju shkruhet London smiley  

Duket qe s'ka te bej fare me Greqine dhe me faktin se Greqia nuk i do territoret ish shqiptare te shkruhen ne shqip smiley Po ku ka cam qe te pranoje qe vendlindjes te tij shqiptare sot te detyrohet  t'ja shkruajne greqisht pasi i sakatuan dhe gjenociduan nga vendlindja? Skandal eshte!

Menjf Milloshevici po te kishte arritur ti vriste dhe spastronte shqiptaret nga Kosova sot shteti shqiptare do ju shkruante : Vnedlindja - (Kosovo I metohija) dhe me nje asterik te vogel ne fund... Kosovo is Serbia* 

smiley smiley smiley

 

Nejse c'pritej tjeter, nje nga aktet e para te kesaj qeverie ishte ndryshimi i gjuhes smiley

C'do popull ne bote budalla eshte, por po te marrin se sa te larta jan qellimet popull me budalla se ky yni vallahi bilahi... smiley

Edhe ca lek nga mbrapa me ndryshimet ne menyre qe te shkojne tek banka shqiptare dhe kjo ti vjedh dhe depozitoje ne ndonje bank te huaj pastaj, c'ne greqia mo c'ne greqia smiley

Opozita the? Opozita po ha miza, e ka zene meraku keq me ate pedofilin smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).