Emigrimi nga vendi i origjinës në vende të tjera, do të thotë edhe ndryshimi i kushteve sociale ku njerëzit ftohen të bashkëveprojnë në vazhdim, domethënë i fushës së kontaktit, domains, sipas Joshua  Fishman (Fishman 1971), siç janë: familja, tregu i punës, organizimi, feja etj. Ato tani paraqesin një karakter të ri në lidhje me ato të përpara emigrimit. Gjithashtu, komunikimi është një funksion i vazhdueshmërisë kulturore dhe gjuhësore të vendit të origjinës dhe përshtatjes me kulturën dhe gjuhën e vendit pritës.

Gjuha e vendit pritës është edhe problemi i parë që duhet zgjidhur, pasi shërben për t’u përshtatur dhe mbijetuar në kushtet e reja. Kjo sjell si pasojë familje dygjuhëshe dhe bashkë me to edhe problemin e ruajtjes, apo të humbjes së gjuhës amtare në brezin e dytë.

Rolin kryesor këtu e ka vendi pritës, rëndësia që i jep ai dygjuhësisë. Shteti pritës kujdeset për shkollimin e fëmijëve të emigrantëve në sistemin e vet arsimor, por ai rrallëherë kujdeset edhe për mësimin e gjuhës amtare. Shumë marrëdhënie të emigrantit me vendin pritës nuk janë shtet-qytetar, por janë i huaj-shtet, siç ndodh në Greqi. Gjithashtu, edhe nga një studim i bërë për emigrantët e Gjermanisë (Gogovos 1997) këta emigrantë edhe pse kanë 40 vjet atje, jozyrtarisht quhen “punëtorët e huaj “(Gustarbeiter) dhe në gjuhën zyrtare “të huaj” (Austander).

Rol në humbjen, apo ruajtjen e gjuhës amtare ka edhe vendi i origjinës. Në qoftë se dikush vjen nga një vend i një niveli të lartë ndërkombëtar, gjuha amtare përdoret nga të gjithë zotëruesit, pa hasur asnjë pengesë, apo rrezik, ndërsa në të kundërtën, kur vendi i origjinës është në një nivel më të ulët ndërkombëtar nga vendi pritës, gjuha e origjinës përbën një problem dhe rreziku i humbjes së saj në brezin e dytë është fakt.

Dhe një rol, po aq të rëndësishëm, e luan familja dhe prindërit. Por prindërit shpesh nuk e kuptojnë rolin që ata kanë në ruajtjen e gjuhës. Ata i japin shumë rëndësi arsimimit të fëmijëve në gjuhën e vendit pritës dhe përpiqen të integrohen sa më shpejt. Ndonjëherë ata e quajnë mbingarkesë ndjekjen nga fëmijët e tyre të një kursi në gjuhën amtare. Por ekzistojnë edhe ato raste ku prindërit e kuptojnë shumë mirë këtë rol dhe ata janë nxitës dhe protagonistë. Po marr tre shembuj të ndryshëm:

***

Duke kërkuar materiale të ndryshme rreth bilingualizmit dhe duke studiuar Joshua Fishman, këtë sociolinguist të madh, më bëri përshtypje një fragment i jetës së tij si fëmijë: Babai i tij ishte kujdesur që fëmijët të mësonin paralelisht me gjuhën angleze edhe gjuhën amtare, jidishten (një dialekt i hebrenjve të Gjermanisë).

Çdo ditë kur ai ulej me fëmijët e tij rreth tryezës, i pyeste ata: “Ëhat did you do for yiddish today?”. Dhe Fishmani duke qenë vetë një bilingual dhe duke e njohur mirë gjuhën amtare, arriti të na japë një vepër shumë të rëndësishme në lidhje me bilingualizmin dhe diglosinë dhe gjithashtu studime të shumta për gjuhën e vet.

***

Në Turqi ndodhet një ishull i vogël i quajtur Imvro. Në vitin 1964 aty kishte rreth 6000 banorë me kombësi greke dhe gjithashtu një shkollë greke. Ky vit ishte edhe viti i fundit ku në bankat e kësaj shkolle do të uleshin nxënës grekë. Nxënësit ishin të detyruar të ndiqnin mësimet vetëm në gjuhën turke. E vetmja mënyrë për të mësuar dikush greqisht, ishte të ndiqte mësimet në shkollën greke të Stambollit. Po për një fëmijë gjashtëvjeçar ishte shumë e vështirë të shkëputej nga gjiri i familjes dhe të studionte larg. Ana Kuçomali kujton me dhimbje momentin kur babai i lëshoi dorën dhe e la atë në oborrin e shkollës greke në Stamboll. Ajo ishte vetëm gjashtë vjeçe. “Por kështu vendosi babai”, thotë ajo. Dhe pas 50 vjetësh nga mbyllja e shkollës, Ana është ajo që bëri të mundur që në fshatin Agji Theodhori të këtij ishulli (sot vetëm me 300 banorë me origjinë greke) të mësohet përsëri gjuha amtare.

***

Në 20 vitet e fundit me shtimin e numrit të emigrantëve nga shumë vende të botës dhe kryesisht nga shqiptarët, të cilët zënë edhe vendin e parë në numër, në Greqi është krijuar një shoqëri multikulturore. Kjo shoqëri karakterizohet nga individë dhe komunitete, që, përveç gjuhës greke, përdorin edhe gjuhën amtare, por vetëm ndërmjet tyre dhe jo zyrtarisht. Kjo sjell si pasojë krijimin e individëve bilingualë, por jo komuniteteve dygjuhëshe, të cilën Fishman e ka cilësuar: “bilingualism ëithout diglosia” (Fishman, 1975). Kur një shoqëri është dygjuhëshe, si p.sh. Kanadaja, problemi është i zgjidhur nga vetë shteti, kurse kur kemi vetëm individë bilingualë, atëherë problemi është në dëshirën e mirë të shtetit pritës dhe roli kryesor u bie prindërve dhe komunitetit që e flet këtë gjuhë.

Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të emigrantëve në Greqi, por me një numër shumë të vogël fëmijësh që ndjekin kurset e gjuhës amtare, të hapura nga përpjekjet e mësuesve shqiptarë dhe të komunitetit shqiptar (këtu mungon plotësisht ndihma e shtetit pritës, por edhe ajo e vendit të origjinës).

Për të gjetur arsyen e kësaj duhet një studim i thellë i të gjithë faktorëve që ndikojnë në të, por këtu po marrim vetëm rolin e prindërve, duke studiuar një rast specifik, të qytetit të Artemisës, në lindje të kryeqytetit grek.

E mora për ta studiuar dhe analizuar, pasi duke jetuar prej 17 vitesh këtu, kam vënë re një fenomen: Megjithëse në qytet nuk ka pasur kurrë një kurs të gjuhës shqipe dhe një pjesë e madhe e fëmijëve kanë lindur në Greqi, gjuha amtare jo vetëm që nuk po humbet, por është e gjallë dhe flitet në të gjitha mjediset sociale të qytetit, si nga fëmijët, ashtu edhe nga prindërit e tyre.

Ky është një qytet relativisht i vogël, me një numër të madh familjesh shqiptare (pothuajse 200). Familjet shpesh kanë lidhje farefisnore me njëra-tjetrën dhe jetojnë pranë. Në kohën e lirë ata mblidhen në grupe, duke biseduar ose duke luajtur. Prindërit me arsim të lartë numërohen me gishtat e njërës dorë, ndërsa punët që ata bëjnë janë kryesisht ndërtimi për burrat dhe kujdesi për të moshuarit apo pastrimi për gratë.

Në bazë të këtyre të dhënave paraprake përgatita një pyetësor me 17 pyetje për prindërit e këtij qyteti, me qëllim që të kuptoja më mirë rolin e tyre në ruajtjen e gjuhës amtare.

Dhe nga ky anketim, të cilit iu nënshtrua gati një e katërta e prindërve shqiptarë që jetojnë në Artemisa, dalin në pah disa faktorë të rëndësishëm që ndihmojnë në ruajtjen e gjuhës në këtë qytet: Një numër i madh folësish që jetojnë pranë njëri-tjetrit; Lidhja e ngushtë me familjen; Kontakti i përditshëm me gjuhën; Dëshira për t’u kthyer në atdhe; Krenaria kombëtare; Vizitat e shpeshta në atdhe.

Prindërit, përgjithësisht nuk kanë qëllim në vetvete t’u mësojnë fëmijëve gjuhën amtare, pasi asnjëri prej tyre nuk i ka çuar fëmijët në kurse apo shkolla për ta mësuar atë. Mësimi i gjuhës amtare ka ardhur në mënyrë spontane, kryesisht për shkak të mungesës së dëshirës për integrim në shoqërinë greke, apo për shkak të zotërimit të keq të greqishtes nga prindërit, çka i detyron të flasin shqip. Edhe teknologjia, sidomos përdorimi i facebook dhe i Skype, ka ndihmuar për t’i mbajtur fëmijët në kontakt me gjuhën e folur dhe atë të shkruar. Rol të rëndësishëm luan ndjekja e televizioneve shqiptare dhe dëgjimi i muzikës shqiptare.

Megjithëse shumica me arsim tetëvjeçar dhe të mesëm dhe megjithëse nuk ndjekin një taktikë për t’u mësuar fëmijëve gjuhën amtare, prindërit e kuptojnë rëndësinë e saj. Pyetjes: “A është e nevojshme gjuha shqipe” ata i janë përgjigjur 100% “Po”. Po ashtu 100% e të anketuarve janë krenarë për origjinën e tyre. Në këtë qytezë bregdetare greke prindërit flasin shqip me fëmijët e tyre në mjediset sociale dhe shumica e tyre flasin vetëm shqip në shtëpi. Të gjithë do të dëshironin të kishte një shkollë shqipe në qytetin e tyre.

***

Roli i prindërve në mësimin e gjuhës është shumë i rëndësishëm dhe do të thosha është një nga rolet kryesore. Sa më të vetëdijshëm të jenë prindërit për rolin e tyre, aq më të mira do të jenë rezultatet dhe do të kemi bilingë të vërtetë, që do të jenë përfaqësues të denjë të komunitetit të tyre. “Çfarë bëtë ju sot për shqipen?”, kjo është pyetja që duhet të ketë dendurinë më të lartë në përdorim çdo ditë në familjet shqiptare të emigracionit, sepse brezi i dytë nuk duhet ta harrojë gjuhën. Kjo është pyetja që duhet t’i bëjnë prindërit, sidomos vetes.

35 Komente

shumica e femijve te lindur jasht shqiperis, nuk e din me gjuhen pervec pak fjalve elementare.

Na vuri ne mendime vajza. Pa dashur te nxjerr justifikime mund te them se eshte e veshtire qe femijet tane te mesojne shqipen (folur dhe shkruar) ne menyre te kenaqshme (kenaqshme dmth. te kexojne, shkruajne dhe flasin lireshem). Dyshoj se shkaqet nuk jane nje e dy por me shume.
Gjithesesi pas ketij shkrimi me shprehjen "ç'bere sot per shqipen" ka vend per shume pune.

" ....Në Turqi ndodhet një ishull i vogël i quajtur Imvro. Në vitin 1964 aty kishte rreth 6000 banorë me kombësi greke dhe gjithashtu një shkollë greke. Ky vit ishte edhe viti i fundit ku në bankat e kësaj shkolle do të uleshin nxënës grekë. Nxënësit ishin të detyruar të ndiqnin mësimet vetëm në gjuhën turke. E vetmja mënyrë për të mësuar dikush greqisht, ishte të ndiqte mësimet në shkollën greke të Stambollit. Po për një fëmijë gjashtëvjeçar ishte shumë e vështirë të shkëputej nga gjiri i familjes dhe të studionte larg. Ana Kuçomali kujton me dhimbje momentin kur babai i lëshoi dorën dhe e la atë në oborrin e shkollës greke në Stamboll. Ajo ishte vetëm gjashtë vjeçe. “Por kështu vendosi babai”, thotë ajo. Dhe pas 50 vjetësh nga mbyllja e shkollës, Ana është ajo që bëri të mundur që në fshatin Agji Theodhori të këtij ishulli (sot vetëm me 300 banorë me origjinë greke) të mësohet përsëri gjuha amtare..." 

 

Po ç'jane keto budalliqe, po ku ka grek me mbiemrin Kuçomali. Ky mbiemer eshte puro shqiptar. Te mos harrojme se ne ishujt greke, neper shtepia, kur vajten emigrantet e pare shqiptare ne 1990-91, ndigjonin nje shqipe te vjeter, te perzier edhe me fjale greke, gje qe verteton per popullsi shqiptare neper keto ishuj. 

Une bona dy gjona per shqipen sot. 

Zakonisht boj nji. 

Sot, i fola fmise vetem shqip, si perdita, dhe dy, i fola shqip me zo t'nolte shitsit t'bulmetit ke greku i lagjes. Ket e boj nje here n'jave. 

Falimnerit shume, tha qe m'fole! smiley

 popull i cuditshem! 

 

Kurse une postova nje shkrim te Prof. Xhufit per Shen Kozma Etolin, nje spiun te helenizzimit te shqiptareve. Dro ma botojne keta adminet e turrnit.... Thjeshte per shqiptarine...

Me keto fjalet Gustarbeiter dhe Austander i ke bere goxha pune gjuhes gjermane sot, po shif qe po kaq mire ti mesosh dhe shqipen kalamajve smiley

smiley oh te marrte e mira te marrte, o Swedo smiley

Mire qe s'perdori ndonje fjale tjeter qe mbaron me "beiter"

Po keto "nivel i ulet nderkombetar" dhe "nivel i larte nderkombetar" si perkthehen ne shqip? smiley

Nuk pyesim dot as Petritin e shkrete qe jepte Koha Sot te na i perktheje.

A do boje noi gjo shteti per shqipen? Ndersa Pentium 2shat tash jane te vjeter e dun apgrejd, qivriu i ri, i armatos me platforma elektronike te ministrise se inovacionit duhet te veje ne pune ministrite, universitetet e akakamine e shencave, dhe ti ofroje popllit migrator jo vetem kurse gjuhe, por edhe diploma.

Morret vesh ju o kurbetllinje, mesouani shqipen kalamanerve por jo veset e shqiptarit, megjithese nje pjese e mire e tyre jane te trupezuara ne genet. A mund te eleminohen genet qe nuk do te deshem ti kemi?

a? veset qenkan te bazuar ne genet? po tjeter? po genet ku jane te bazuar?

vallaj nuk me duket hic e rendesishme te bej gje per njeren apo tjetren gjuhe te folur.

eshte me mire te mos flasesh hic, sesa budallalleqe ne shqip.

Nga ky artikull , nga me te kendeshmit e me bukë , mund te ndajme dy kategoritë e problemit ..." Te rritemi me shqip " Të trashëgojmë jo vetëm gjuhën por edhe vetitë e mrekullueshme të shqiptarit si rrallë popull në botë .

Kategoria e parë është Distanca nga Mëmëdhëmbja .Do të thoja mundësitë  për ta ruajtuar shqipen për çdo fëmijë janë plotësisht praktike .Varet 100% nga dëshira e prindërve dhe lidhjet e tyre me vendin . Sot edhe një të shtunë e të dielë nga vende të Europës mundet të shkosh shumë mirë për pushim në Shqipëri çdo javë . Pa përfillur debatet e pa bikë si " vështirësitë ekonomike " etj etj që gjithmonë po deshe i shndrron në Himalaje . E për të mos folë për dhjetra mundësi praktike të tjera .

Jemi dhe ne kategoriae Distancave të largëta me përqindje të vogla komuniteti , vllazëria apo fqinjësie dhe me " vështirësi " konomike Reale e Kohë të pamundur për të ruajtur kontakte të shpeshta me Mëmëdhëmbjen .Ka një praktikë të vërtetuar .

Kush ka ruajtur Lidhjet shpirtërore m vllazërore etj me Vendin dhe dëshëron që Fëmijëlt niprit e mbesat të ruajnë një shqipe të Klasit lartë , duhet të aplikojë në mënyrë kategorike komunikimin  në familje vetëm Shqip . Dhe që ta përsosë me çdo kusht duhet ti krijohen ambiente në Mëmëdhëmbje ku të shkojë me pushime mbi një muaj ambient moshatarësh fisi ose shoqërore . Tre kater të tilla prej 12 -16 vjeç !

Këtu mendoj se edhe Pushteti Qendror apo lokal duhet të ngazhohet me kushte si " kampingje " etj për fëmijët shqiptarë që vijnë me Pushime me kushte shumë favorizuese .Një mundësi është shpronësimi Vilave në Lalëz i politikanëve ( pa i lënë të hedhin më kova Uji ) dhe ti kalohen këtyre si ambiente .

Problemi i familjeve të "kryqëzuara "do shumë punë në trajtim për atë që na leverdis ne si për rastet , po themi ..Një amerikan me një shqiptare apo një Kineze me shqiptar !

Flm artikullprurësit !

si ne shqiperi,si ne emigracion,kategoria asociimsmileyintegrim eshte ajo qe nuk di shqip ose me mire te themi nuk do te dije shqip sepse mendojne se shqipja eshte pengese ne procesine c'zezakezimit!

nuk ka nevoje as per kurse as per shkolla,vetem prinderit duhet te kene nje minimum dinjiteti dhe indentiteti kombetar.

ne kemi nje shtet qe jo vetem nuk ndihmon emigrantet ne kete drejtim sic bejne edhe shtete me lodhura se ne,por eshte pengese sepse i inkurajon drejt asimilimit qe ne shqiperi e quajne medek integrim.   edhe  ne shqiperi ,shteti shqiptar perpiqet ta ta zvetenoje dhe shkaterroje sa me shume te mundet shqipen  menyre qe neser-pasneser te dale ndonje klon i lubonjes e te beje zbulimin e madh se shqipja na qenka vecse nje perzierje greko-latino-turko-sllave!

tu mesosh shqip femijeve kerkon vetem nje gje-te mos jesh inferior. te tjerat jane llogje kavaje

 

une them prinderit dhe gjysherit

Ne fakt ke thene gje me buke July ,21 .dhe me pikanten , shkurt ! Po puna eshte se duhet me u ndiere shqiptare .Te duash Gjyshrit smiley Duhet te jesh shume njerzor si thoni Ju !

Ndersa nga disa "argumente "smiley te fellta dhe sipas shpengimit te z.Heretik del se kemi kaluar nga Modernja ne Postmoderne dhe nga Njerzorja ne Postnjerezore  ne af -ofe Patetike me Oi Oi 

Obobo po vijne Prinderit !..... 

Ndersa Ju kerkoni gjera akoma me njerzore .... si psh Gjyshrit smiley

flm z. oidriso. meqe erdhi rasti, desha te them se ju lexoj gjithmone smileysmileysmiley

 

aga, insituti Suedez i gjuhesise, para shum vjetesh ka bere nje peme te tille, me te qarte, ku dy gjuhet kryesore (dhe jo tre) dhe gjuhet e para ishin shqipja dhe armenishtja.  A ma gjen dot ne internet kete peme, se dua ta shoh dhe krahasoj me kete tjetren. 

ashte pake problem po ne ne shpi flasim veq shqip dhe detyroi djalin te me flase edhe ai shqip,nuk i pelqen fort por nuk me intereson shume

Ja nje prinder shembullore! smiley

 

Sa fjalë të ëmbla e të mira shkruani që të gjithë! Ç'të bëni për gjuhën? Po ja, sikur të filloni ta shkruani shqipen me të 36 shkronjat e veta, jo me 34 sa e keni katandisur këtu në blog e në vende të tjera, që edhe ne që vijmë e lexojmë ndonjëherë këtu të mos na dhimbnin kaq shumë sytë, nuk do ishte keq sa për fillim.

Keto pyetje per "POPULLIN"  jane per nje kohe tjeter per nje kohe te shkuar kur arsimimimi dhe edukimi i popullsise per mesimin e gjuhes shqipe  ishte shume here me i larte dhe me cilesor sa ceshte sot, ne fakt jane jane pyetje per  nxensit e shkolles filore! Se kshu me "cfare keni bere me shqipen" nuk ecet perpara, do pak profesoinalizem kjo fushe!

Le pastaj cfare shqipe duhet te flitet  gerishtja apo standarti ?smiley

Emigrimi nuk eshte thjesht ndryshim i kushteve sociale moj Anile por ndryshimi i krejt territorit qe do te thote se ke ikur nga nje ekosistem dhe fillove te jetoshe ne nje tjeter ekosistem , me pritjen per te te ndodhur ndryshime thelbesore ne tere qenien tende e sidomos te pasardhesave te tu.Ata kurrsesi nuk do ngjajne hic, me te vendorigjines se prindit a te prinderve sepse te gjitha gjallesat, perfshire edhe njeriun , mbeten ..." pjella" te ekosistemeve te vecanta.
Edhe brenda nje territori cfardo, ka ekosisteme me karakteristika te vecanta qe shprehen me ndryshime cilesore te gjalkesave....nje qengj i te njejtes lloj deleje por i rritur e ushqyer ne Myzeqe, ndrushon mishi ne shije kryekeput nga ai i rritur ne malesite e Laberise apo te Lenies , apo te Krumes e Tropojes ....
Per tiparet e njerezve sipas kesaj llogjike ka folur dicka miku im ke VQ

Ja cfare bera une sot per shqipen:

1. qesha me te madhe (ne shqip, kuptohet) kur lexova "Emigrimi nga vendi i origjines ne vende te tjera".  (Paska edhe emigrim nga vende te tjera ne vend te origjines?).

2. me vuri ne mendime (ne shqip, gjithmone), fjalia e perkthyer aq bukur nga anglishtja ne shqip :" ... i kushteve sociale ku njerëzit ftohen të bashkëveprojnë në vazhdim (!!??), domethënë i fushës së kontaktit (!!??), domains (!), sipas Joshua  Fishman..."

3. fillova te kerkoja nje presje dhe nje pike (patjeter ne shqip) qe t'i vija nga fundi i asaj fjalise te shkruar ne shqipnglish ("... familja, tregu i punës, organizimi, feja etj." > "familja, tregu i punës, organizimi, feja, etj.. ").

Neser do te vazhdoj me "Cfare bera sot per gjermanishten?" (nga nje Gustarbeiter dhe Austander qe emigroi dikur nga vendi i origjines ne Gjermani.)

Futi dhe bilingualizmin aty sa per nxemje, pa u fut shume ne brendesi. 

lere, lere,  vetem ne fjaline e pare; se kush i  futet  diglosise andej nga brendesia smiley

 

Paska edhe emigrim nga vende te tjera ne vend te origjines?

Po.

e ngaterron me "imigrim"

Ideja eshte qe po ndenje per 45 vjet ne nje vend tjeter e humbet lidhjet me vendin tend, si psh ata qe jetonin jashte gjate komunizmit, kur u kthyen pas 1990-s do te ishte zere se po emigronin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).