Konfuci duke ecur në të kaluarën e tij ka shtuar një Ipad. Kina, sërish ekonomia më e madhe në botë, tani dëshiron respektin që gëzonte në shekujt e kaluar. Por ajo nuk di sesi ta arrijë atë që mendon se e meriton vërtet. Boulton, partneri i ‘James Watt-it’ që zhvilloi motorin me avull dhe një prej industrialistëve më të mëdhenj të shekullit të 18-të, ishte një lidhje me rëndësi në ambasadën e parë të Britanisë në gjykatën e perandorit kinez. “Unë krijoj”, i shkroi ai James Cobb, në atë kohë sekretar i kompanisë në Indinë Lindore, “dhe do të jetë një rast shumë i favorshëm për të futur prodhimet tona në një nga tregjet më të gjera në botë”. Duke bërë një përzgjedhje që nga shtresat perandorake, institucionet (gjykatat) dhe më pas populli, ambasada Macartney në Pekin do të mësonte atë që kinezët donin. Në fabrikat e Boulton Birmingham, së bashku me ato të miqve të tij në industri të tjera, do të vinin më pas kontaktet për të prodhuar stolitë e pëlqyeshme të kinezëve. Por gjërat më vonë dolën ndryshe. Perandori pranoi dhuratat e Macartney-s dhe pëlqeu disa prej tyre, sidomos një model që kishte të bënte me sovranin mbretëror, simbolin e njeriu të luftës etj., por në sytë e tij ata mbetën më shumë një haraç nga Britania, por jo tregti. Edhe gjykata kineze pati një vizitë nga përfaqësuesit e Mbretit George dhe e vlerësoi këtë si diçka të ngjashme me ritualet e të dërguarve nga Koreja dhe Vietnami për të shprehur respektin e tyre dhe përkushtimin ndaj të Plotfuqishmit All në qiell.

Në këtë takim, perandori kinez nuk pati asnjë sugjerim nga Macartney se Biri i Qiellit dhe Mbreti George duhet të perceptoheshin si të barabartë. Perandori madje u ndje mjaft i kënaqur për haraçin britanik, që në këtë rast kishte ardhur nga një vend shumë i largët. Më pak fjalë, përpjekja e ambasadorit britanik nuk është parë si fillimi i një marrëdhënieje tregtare. Kërkesa e Macartney-t për sa më shumë porte në Kinë për të hapur tregtinë në Lindje dhe ngritja e një depoje në Kinë janë refuzuar kategorikisht. Kina në atë kohë nuk është se refuzonte botën e jashtme, ashtu si edhe Japonia. Ajo ishte e angazhuar me barbarët në të gjitha frontet. Ajo thjesht nuk arriti të shohë qartë atë që britanikët donin të ofronin. Në retrospektivë, një interes më aktiv në çështjet me korrespondencë mund të ketë qenë i këshillueshëm. Kina nuk ishte në dijeni se një revolucion ekonomik, teknologjik dhe kulturor është duke u zhvilluar në Europë dhe që është duke u ndjerë në të gjithë pjesën tjetër të botës. Rritja e mëvonshme e kapitalizmit kolonialist do të provojë sfidën më të madhe që do të përballet ndonjëherë. Perandoria kineze që Macartney vizitoi, kishte qenë  subjekti politik më i populluar i planetit dhe me ekonominë më të pasur për shumicën e dy mijëvjeçarëve. Në dy shekujt e ardhshëm gjithçka do të përmbyset. Kina do të jetë e gjysmëkolonizuar, poshtëruar dhe shkatërruar nga lufta civile dhe revolucionet. Tani, megjithatë vendi ka bërë atë që Macartney ishte në kërkim: një ekonomi relativisht të hapur, që dëshiron shumë tregtinë. Pasardhësit e makinave me avull të Boulton, në dy dekadat e fundit kanë parë kushtet më të favorshme që të prodhojnë në Kinë, për të furnizuar në këtë mënyrë tregjet e tjera në botë. Kjo bën që Kina të gëzojë kështu një prosperitet të shquar. Në aspektin e fuqisë blerëse, ajo është e gatshme për të rimarrë vendin e saj, si ekonomia më e madhe në botë. Ende ka qindra miliona të zhytur në varfëri, por ajo është gjithashtu një komb i shekullit 21 me aeroporte moderne, ferma diellore dhe madje po eksploron edhe universin.

Dhe tani, Kina është një komb që dëshiron disa gjëra më shumë. Në përgjithësi, ajo e di se çfarë janë këto. Në shtëpi, qytetarët e saj duan rritjen e vazhdueshme, ndërsa udhëheqësit duan stabilitetin. Vetë populli kinez dhe Partia Komuniste duan një nderim të ri në skenën ndërkombëtare, që i shkon për shtat vendit të tyre. Kina aktualisht dëshiron të qëndrojë në të njëjtat kushte të rritjes dhe të stabilitetit politik, por ajo synon ndërkohë të shndërrohet në diçka tjetër. E ndërsa kërkohet ndryshimi në të njëjtat shina, kjo duket paksa e ndërlikuar. Gjithçka është bërë më e vështirë nga fakti se udhëheqja e Kinës leniniste është tashmë duke menaxhuar një kontradiktë të madhe midis ndryshimit dhe përpjekjeve të saj për të mbajtur kontrollin e vet në një shoqëri, e cila ka transformuar veten pothuajse aq shpejt sa edhe është rritur ekonomikisht. Por kjo është bërë më e rrezikshme nga fakti se Kina është zhytur në një formë armiqësore të nacionalizmit. Post-perestrojka dhe shembja e Bashkimit Sovjetik u mësojnë udhëheqësve të Kinës jo vetëm rreziqet e reformave politike, por edhe një mosbesim të thellë ndaj Amerikës. Presidenti Xi Jinping dëshiron që të pastrojë partinë nga brenda, sepse vetëm kështu do mund të vazhdojë të sundojë duke refuzuar çdo nocion pluralizmi politik apo të një gjyqësori të pavarur. Kina është duke ngulmuar për një hapësirë ajrore në ishujt e Detit të Kinës Jugore, duke lëvizur rrugët e naftës në ujërat e diskutueshme dhe ripërcaktimin hapësirës ajrore të saj pa ndonjë program të qartë, për të kthyer në pohim gjendjen e pranuar të shkaktuar nga vetë ajo. Kjo i shqetëson fqinjët e saj, dhe mbi të gjitha, kjo shqetëson Amerikën.

Nga njëra anë, dëshira e Kinës për të rivendosur veten (pa qenë plotësisht i qartë për atë që mund të sjellë) dhe nga ana tjetër, politika e Amerikës për të mos lejuar që dëshirat të prishin interesat e veta dhe ato të aleatëve të saj (pa qenë e qartë se si të përgjigjet). Ndërkohë kjo ka krijuar një rivalitet që në fakt mund të jetë shumë i rrezikshëm. Shi Yinhong, i Universitetit Renmin në Pekin, një nga komentatorët më të shquar të politikës së jashtme të Kinës, thotë se pesë vjet më parë, ai ishte i sigurt se Kina mund të rritej në mënyrë paqësore, por tani sipas tij, kjo nuk është edhe aq e sigurt.

 

The Economist

2 Komente

Kina deshiron te shtoje rezervat e arit dhe te shesi obligacionet e CO2

Qe fuqite e medha do kene ferkime, kjo nuk diskutohet, por ajo qe une ve re, eshte se perendimi i ka bere disa favore Kines, si heqja e taksave doganore per prodhimet tekstile te saja, zbutjen e taksave doganore per prodhimet ushqimore, ofrimi ne Keshillin e Larte te Sigurimit ne OKB, ku jane 5 vende vetem te perhershme, shtimi i investimeve ne Kine, etj,  dhe kjo eshte nje gje e mire per pozicionin dhe ekonomine e Kines.  Edhe Kina nga ana e saj ka treguar nje hapje dhe vemendje ndaj perendimit, kerkon te kompesoje kohen e humbur, kerkon qe shoqeria kineze te mos rreshqasi ne degradim, dhe eshte e detyruar te perdori edhe diktatin per te kontrrolluar levizjet e reja qe qeveria apo dhe nje pjese e shoqerise, nuk i pertyp mire. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).