Jeta në demokraci është një debat dhe cikël interaktiv që nuk përfundon kurrë. Në shoqëri, politikë dhe medie njerëz nga spektri i djathtë, majtë dhe i qendrës rrahin çështje të ndryshme dhe kështu ndihmojnë evoluimin dhe përparimin e një populli. Personat që vendosin të angazhohen dhe jenë të zëshëm në jetën publike duhet të jenë të ndershëm, të kenë mendime të pavarura dhe nuk duhet t’i bëjnë favore askujt apo kenë frikë nga askush. Armiqtë më të mëdhenj të atyre që hyjnë në arenën publike janë padituria, hipokrizia, padrejtësia dhe interesi vetjak i pafre; assesi personat që mund të jenë në opozitë apo mospajtim.

Krahasuar me kohën e thyerjeve të mëdha viteve të 90-ta të shekullit XX-të, populli shqiptar, sot, është në gjendje më të mirë gati në çdo pikëpamje. Pa asnjë dyshim baza e këtij progresi është liria jonë. Megjithatë liria nuk është postulat që lejon keqpërdorim dhe shfrytëzim. Liria është e drejtë të mendosh, shprehesh dhe veprosh sipas dëshirës, mirëpo pa e cenuar të drejtën e njëjtë për të tjerët. Fatkeqësisht kohëve të fundit hapësira publike shqiptare ka filluar të uzurpohet me agresivitet nga disa klika dhe individë të cilët kujtojnë që liria u takon vetëm atyre dhe në debate kanë të drejtë veç ata.

Grafomanë dhe llafazanë kanë nisur të përdorin fjalën dhe shprehjen e lirë si armë për të realizuar qëllime personale apo synime të padronëve që ua tërheqin penjtë tinëz nga prapa perdeve. Ngadalë, por sigurt, nëse nuk ndalen dhe zbohen nga ligjërimi dhe jeta publike, këta sherr-budallenj dhe të prapë mund të hedhin shoqëritë shqiptare përjashta orbitave të civilitetit dhe traditës shekullore të respektit dhe nderimit të tjetrit dhe kështu ndoshta të fusin popullin në rrethin vicioz të sharjeve dhe fyerjeve vulgare derisa eventualisht të arrihet në pikën ku mund të ndodh ndonjë konflikt qytetar.

Civiliteti është parimi themeltar i jetës publike. Pa të një popull gjallëron në “xhunglën hobesiane” ku secili është në luftë me secilin. Civiliteti apo njerëzia mbështeten në idenë që secili nga ne duhet të marrë parasysh interesat dhe aspiratat e tjerëve dhe të trajtojmë çdokënd sikur kemi dëshirë të trajtohemi ne vetë. Mirësjellja është shenjë e qytetërimit  dhe refleksion i virtyteve dhe standardeve të vlerave. Civiliteti në politikë, biznes, medie dhe jetën e përditshme nuk do të thotë që konkurrenca, mospajtimi dhe argumentimi duhet të shuhen; përkundrazi, civiliteti do të thotë, që përkundër vështirësive dhe nxehtësisë që shkaktohen nga jeta, ne gjithmonë duhet të respektojmë dhe nderojmë të tjerët si qenie të barabarta njerëzore.

Më kujtohet, ka disa vite që kam lexuar, një fjalim mbi njerzillëkun të John Fletcher Moulton— shkollar, gjykatës dhe ministër i Anglisë para më shumë se 100 viteve. Në fjalimin e tij ai thotë që janë tri gjëra kryesore që përcaktojnë bashkëpunimin njerëzor.

E para është ligji, i cili na tregon se çfarë mund të bëjmë. Pjesëtarët e një populli të lirë duhet të zbatojnë ligjin pa kundërshtime. Nëse vërtetohet se nuk janë të mira dhe nëse u ka kaluar vakti, ligjet mund të zëvendësohen me më të mira dhe më të reja.

E dyta është zgjedhja e lirë, sipas të cilës ne mund të bëjmë çfarëdo që duam dhe të tjerët nuk duhet të na (para)gjykojnë për vendimet tona si duam të jetojmë.

Por, sipas Moultonit, mes këtyre dy gjërave është bota e manireve— gjegjësisht mirësjelljes— dhe është mu kjo gjë e ndërmjetme që e determinon suksesin e një kulture dhe një shoqërie.

Civiliteti është i vjetër sa jeta njerëzore në bashkësi. Konturat formale i mori që në kohën antike në Greqi dhe më vonë në Romë. P. sh. në Perandorinë Romake jo të gjithë banorët mund të ishin qytetarë. Nderi special i votimit u jepej vetëm atyre që angazhoheshin në diskursin publik dhe mund të influenconin shkrimin dhe miratimin e ligjeve. Familjet dhe individët që kualifikoheshin duhej të demonstronin histori aktive të civilitetit dhe kontributit për stabilitetin dhe përmirësimin e shoqërisë romake.

Në botën shqiptare sot ka individë që pa asnjë dëshmi e thonë apo shkruajnë që filan fisteku është spiun, e bile terrorist, dhe nuk ka asnjë konsekuencë morale, etike, profesionale apo juridike për akuza të tilla të rrejshme. Një politikan e quan tjetrin të sëmurë psikik dhe nuk ofron asnjë dokument mjekësor dhe askujt asgjë. Një gazetar hidhet si zagar mbi çdo kënd që ia prek interesat pronarëve të medies për të cilën punon duke përdorur gjuhë linçuese dhe shpifëse, për të cilën në një vend vërtetë demokratik dhe ligjor media dhe shkronjësit do të paguanin miliona kompensim financiar dhe redaktorët dhe pronarët do të shkonin në burg për vite të tëra, por, në vendet ku jetojnë shqiptarët, redaksitë në fjalë nuk mërziten të botojnë as reagimin e palës së dëmtuar. Zbritja më e madhe e tatëpjetës së civilitetit shqiptar mund të shihet në portalet dhe faqet tona në Internet ku persona të frustruar dhe pa edukatë nuk e kanë fare problem të shpallin secilën femër kurvë apo secilin burrë bandit ndërkaq që hingirizen pas maskës së anonimitetit.

Sidoqoftë, përkundër zymtësisë, ka shprese që situata do të ndryshohet dhe piramida e vlerave dhe civilitetit do të kthehet me maje përpjetë përsëri. Optimizmi bazohet në mospërfshirjen e pjesës më të madhe të publikut në lojën e shëmtuar të kastave dhe individëve të dobët të cilët me zhurmë e potere kujtojnë që do të zaptojnë hapësirat publike ndërkaq që publiku do të rrijë e shikoj seri. Këtë shpresë ma shtoi edhe një eksperiment i vogël që bëra në Facebook para ca ditësh ndërsa shtrova pyetjen publike për të gjithë miqtë dhe të njohurit e mi se për çfarë teme do të dëshironin që të shkruaja. Secili person që u përgjigj u deklarua që donte temë konkrete dhe konstruktive dhe askush nuk kërkoi sharje, përgojime ose diskreditime. Njëri nga ta, më duket që e përthekoi shumë mirë dhe punën e civilitetit ndër shqiptarë  tek më shkroi: “Nuk është mirë të thuhet fjala e fundit e para, siç po bëjnë disa shqiptarë në publik sot. Kur fjala e fundit qitet e para aty nuk ka çfarë të thuhet më.”

Çfarë porosie antologjike për të gjithë jocivilistët, të cilët, herët a vonë, populli i civilizuar shqiptar do t’i ndalojë ose me mospërfillje ose me ligj.

11 Komente

ku flet per qytetari dhe keput brockulla se ke do te zboje e lejoje ne hapesiren publike - e cila qenka uzurpuar - po ku e gjeti traditen e qytetarise shqiperia? ky i shan "budallenj" robt e ka shpresa se mund te ofroj nje teme "konkrete dhe konstruktive"

Ngadalë, por sigurt, nëse nuk ndalen dhe zbohen nga ligjërimi dhe jeta publike, këta sherr-budallenj dhe të prapë mund të hedhin shoqëritë shqiptare përjashta orbitave të civilitetit dhe traditës shekullore të respektit dhe nderimit të tjetrit dhe kështu ndoshta të fusin popullin në rrethin vicioz të sharjeve dhe fyerjeve vulgare derisa eventualisht të arrihet në pikën ku mund të ndodh ndonjë konflikt qytetar.

bravo Blend K... se kesi shkrimesh perziejne stomaqet e jo mendjet

Civiliteti!
Qe ne titull e ke pjerdhur.
Kam fiĺluar tju shoh me keqardhje ju te "civilitetit" global.
Mungese qyteterimi.

Kur te fillojne e zbatohen ligjet, athere mund te themi qe ka filluar civiliteti ne boten shqiptare. 

Po te kisha interesa per jete akademike do beja nje kerkim se kur u ndertua fabrika e pare e sapunit ne Shqiperi dhe te kuptoj se me cfare i lanin ndresat njerezit deri ne ate kohe. Kam pershtypje qe eshte ndertuar aty nga vitet 30.

Me duket se dhe sapuni jepej me tollon nga fundvitet 80.

Nisur nga kjo tradite Rudina Magjistari kishte bere nje emision ne TV Klan ku merrej me pergjigjet e pyetjes qe u kishte bere ajo njerezve te zakonshem : sa here laheni ne jave?

Meqe jam pa pune u pergjigj dikush, lahem nje here ne muaj dhe renditi nje mori arsyesh filozofike ( se ishte i shkolluar ) avantazhet dhe disavantazhet e te larit 1 here ne muaj.

Konkluzion : edhe nese vete qelbesh era e keqe, ti nuk e ndjen.

Fabrika e pare e sapunit eshte hap ne Shkoder ne 1860 (nga fisi i Joz Coba-Topallit) 

Mire atehere, se zhul ishte gjithe europa, po sot?! 

Nje here ne muaj se jam pa pune thote hahahhah

Jemi mesu 50 vjet me u la e nderru vetem te dielave prandaj

 

Ja e shef, keshtu fillon. Psh, une kuptova qe para 50 vjeteve ne laheshim jo vetem per te Diele, por me shume dite te javes dhe kjo fale fisit te Gjoz Qobes ( jo Topallit ). Po perse u prish kjo tradite e bukur, pra larja jo vetem te Shtune?

P.S. Me 1860 fisi i Qobajve nuk ka qene me arushat ne pyjet e Pukes?

He pra de, pse? Me gjithe perpjekjet per "njeriun e ri socialist"...

Boll u mundu Jozi, ju solli edhe sapunin, po c'e do. smiley

Mos u merzit o burre, se nuk me rruhet per Jozefinen. Nuk ka asnje merite per paraardhesit e saj. Sa per kronike e thashe kush ishin pronaret. Por te kuptoj, se pervec tradites se larjes njehere ne jave, 50-vjecari na la edhe traditen e "damnatio nominae" per armikun e popullit dhe krejt pemen gjenealogjike te tij. 

P.S. 

Une e di se kane nja kater shekuj ne Shkoder, nuk kane lidhje me Puken. Kane qene familje e madhe tregetare. Thjeshte per kronike edhe kjo. 

 

 

 

 

 

Mire mer mire, se dhe une kam qe prej shekullit te kalum ne Tirane, pra dy shekuj me rrumbullakim, por prap se prap katnar Shengjergjas ngela qe lahem simas faktit ne jam ose jo ne pune. smiley

Nuk mendoj se autori po shan, por po flet per shoqerine shqiptare dhe disa nga te metat e saj. Fjala "civilitet" eshte "shoqeri" ne shqip. Pra, shoqeria shqiptare ka shume te meta te cilat nuk kane te bejne me individet dhe nuk ka zgjidhje individuale. 

Sistemi klasor ne Shqiperi u shkaterua gjate ketyre 20 vjeteve dhe keto jane pasojat e saj. Nuk flas per klasa te pasura e varfera, por per sistemin edukative, kulturor dhe statutin social ne shoqeri. Nje shoqeri qe nuk vlereson intiligjencen eshte vullgare dhe e vdekur. 

 

Fisin e Qiobajve e ka pas konkuru edhe kavaja .Kavaja ka mbetë edhe në Këngë

Laje s...laje / me capu kavaje ...

Shifini dhe njëherë të Dhënat e mBëdHaja Historike të fisit të Qobajve  Në 1860 ka një të dhënë që një Serbo -malazes u përpoq të ngrinte një punishte capojsh në bashkëpunim me fisin e çorbaxhijve , si tregtarë të njohur ...por dështoi se e Vodhën !

Mos kushedi nga shqipja e mëvonëshme në Ulqin punishte i quajnë faMbriKa !

Mire ia kane bere shkjaut smiley

Erdhi mister "ta gjej klecken ne biografi" 

Nuk kisha dyshim  smiley

Fabrika e punishte i njohin mire ne Ulqin mos ki merak.  Qyteze bregdetare  me lidhje te hershme me perendimin. Plus, afer  Shkodres.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).