Ligjet për dekretim te Presidenti:

Për Reformën Territoriale

Për Policinë e Shtetit

Ndryshimet në ligjin për KLD

Marrëveshja me CEZ

Për Shkollën e Magjistraturës*

Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Republikës

Jo të gjitha institucionet e larta shtetërore kanë marrë pushimet. Për institucionin e Presidentit ky muaj pritet të jetë nga më intensivët, të paktën për pjesën e juristëve të këtij institucioni, të cilët do duhet që të argumentojnë dekretet që pritet të shpallë kreu i shtetit për një sërë ligjesh tepër të debatuara në momentin e miratimit nga Kuvendi.

Bëhet fjalë për 4 ligje që u miratuan në seancën e fundit plenare të sesionit të shkuar parlamentar; atë për Reformën Territoriale, Për Policinë e Shtetit, ndryshimet në ligjin “Për Këshillin e Lartë të Drejtësisë”, si dhe marrëveshjen me CEZ. Megjithëse këto ligje kanë vetëm pak ditë që kanë mbërritur në tryezën e Presidentit dhe ky i fundit ka 21 ditë kohë për të vendosur për to, burime pranë tij kanë bërë të ditur se me shumë mundësi ato do kthehen për rishqyrtim në Kuvend. Kështu, sa i përket ligjit “Për miratimin e ndarjes së hartës së re territoriale të vendit”, burimet bëjnë të ditur se vendimi i kreut të shtetit do jetë refuzues, dhe kjo me argumentin se gjatë miratimit të tij nuk është respektuar e drejta e popullit për t’u pyetur. Ndërkohë që ligji “Për Policinë e Shtetit” po ashtu pritet të ketë të njëjtin fat, për shkak se në të parashikohen të krijohen institucione që dublojnë organin e Prokurorisë, siç është rasti i Byrosë Kombëtare të Hetimit, apo edhe ndryshimi i mënyrës së emërimit të drejtorit të Agjencisë së Ruajtjes së Personaliteteve. Ligji i tretë që pritet të kthehet nga Presidenti në Kuvend është ai që përfshin disa ndryshime të bëra në ligjin “Për Këshillin e Lartë të Drejtësisë”. Gjatë diskutimit në parlament ai ngjalli shumë debate, sidomos sa i përket parashikimit të pezullimit të anëtarit të KLD-së kur ndaj tij ka procedim penal, apo edhe pika që parashikon momentin e shkarkimit të anëtarëve të këtij organizmi të zgjedhur nga Kuvendi. Sa i përket ligjit me të cilin u miratua marrëveshja me CEZ, argumenti që pritet të përdorë Presidenti në kthimin e ligjit në Kuvend do të jetë ai se, me anë të kësaj marrëveshjeje janë cenuar interesat ekonomike dhe financiare të shqiptarëve.

Përveç këtyre katër ligjeve, mësohet se në dyshim është edhe ligji që përfshin disa ndryshime në ligjin “Për Shkollën e Magjistraturës”, të ndryshuar”, kjo për vetë faktin se këto ndryshime i hoqën KLD-së, pra rrjedhimisht Presidentit si kryetar i saj të drejtën e zgjedhjes së drejtorit të kësaj shkolle. Me interes pritet vendimi i Presidentit për dekretimin e ligjit me anë të të cilit u miratua Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, e cila në fakt parashikon një dublim të kompetencave në këtë fushë mes Presidentit si kryetar shtetit dhe Kryeministrit si kreu i ekzekutivit.

Por, pavarësisht informacioneve që vijnë nga burimet pranë Presidentit, në mënyrë zyrtare ky institucion ka bërë të ditur dje se të gjitha nismat e mësipërme “janë duke u shqyrtuar” dhe se “do të ketë një qëndrim brenda kohës që ka në dispozicion për dekretim”. Duhet theksuar se për këto ligje, kreu i shtetit duhet të ketë minimalisht jo më pak se dy javë kohë për t’u shprehur, megjithëse ai në rast se është i bindur për argumentet që do të japë, mund ta shpallë dekretin më shpejt në kohë. Por në çdo rast, kreu i shtetit mund ta kthejë vetëm një herë ligjin për rishqyrtim, pasi në rast se Kuvendi vendos të miratojë të njëjtin variant, atëherë këto ligje kalojnë automatikisht për botim në Fletoren Zyrtare. Kthimi nga ana e Presidentit në këtë rast do të kishte vetëm efekt në vonesën e hyrjes në fuqi të këtyre ligjeve, pasi për t’u shprehur dhe një herë Kuvendi do duhet të presim shtatorin, kur të çelet sesioni i ri parlamentar.

Ligji për armët, Presidenti e kalon në heshtje

Përveç rikthimit të ligjeve për rishqyrtim në parlament, kreu i shtetit ka nisur të ushtrojë jo rrallëherë edhe të drejtën e tij të kalimit të ligjit në heshtje, si një shenjë e pakënaqësisë që mund të ketë për një nismë të caktuar, por që nuk përmbush kushtet për ta konsideruar atë të papranueshme. Pasi ka kaluar gjatë muajve të parë të këtij viti rreth 5 nisma të tilla në heshtje, Nishani duket se ka vendosur ta ushtrojë këtë të drejtë edhe në një ligj tjetër që pret prej disa javësh për t’u dekretuar në tryezën e tij. Bëhet fjalë për ligjin “Për armët”, i cili megjithëse ka plot një muaj që është miratuar në Kuvend, nuk është dekretuar ende nga Presidenti. Ky ligj që mban numrin 77, nuk gjendet në listën e ligjeve të dekretuara nga Presidenti, megjithëse lista ka shkuar deri te ligji me numër 91. Duke llogaritur afatin që nga momenti i miratimit e deri tani, si dhe faktin se ai nuk është në listën e ligjeve të dekretuara, mund të arrijmë në përfundimin se Presidenti nuk e ka ushtruar të drejtën e tij të dekretimit duke e kaluar në heshtje. Gjithsesi duhet pritur kjo javë për të parë nëse ky ligj do botohet apo jo në Fletoren Zyrtare, çka do vërtetonte se Presidenti e ka lënë atë të kalojë në heshtje. Ligji “Për armët” parashikon heqjen e të drejtës për t’u pajisur automatikisht të zyrtarëve të lartë për shkak të detyrës, si dhe u heq të drejtën forcave të sigurisë që të gjuajnë me armë në protesta. (Mapo)

 

Nishani kthen ligjin për Magjistraturën

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka kthyer sot për rishqyrtim në Kuvend ligjin për shkollën e Magjistraturës, nr. 97/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8136, datë 31.7.1996, “Për Shkollën e Magjistraturës”, të ndryshuar”. Në arsyetimin e tij Presidenti shprehet se Shkolla e Magjistraturës është një institucion serioz, ndërsa shton se ndryshimet prishin ekuilibrat në Këshillin Drejtues. Me këtë përbërje të re, sipas Kreut të Shtetit i hiqen kompetencat KLD-së.

“Me përbërjen e re të Këshillit Drejtues shihet qartë se shtohet pjesëmarrja e pushtetit ekzekutiv në këtë Këshill dhe përjashtohet Këshilli i Lartë i Drejtësisë i cili sipas ligjit dhe Kushtetutës është “është autoriteti shtetëror përgjegjës për mbrojtjen, emërimin, transferimin, shkarkimin, edukimin, vlerësimin moral e profesional, karrierën, dhe për kontrollin e veprimtarisë së gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit”, shprehet Presidenti. 

Ky dekret shoqërohet me arsyet mbi të cilat i kërkohet Kuvendit të Shqipërisë rishqyrtimi i ligjit të lartpermendur. 

Për më shumë: KTHIMIN E LIGJIT Nr. 97/2014  “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8136, datë 31.7.1996, “Për Shkollën e Magjistraturës”, të ndryshuar” (Balkanweb)

11 Komente

Jari ka per ti refuzu se osht burre!   smiley ka mbaru shkollen e begasve dhe osht besnik si qeni per te zotin. Ai mbrojti bustin e Enverit kur e hudhen pertoke e jo me salijen qe osht akoma gjalle. Rezizsto Jaro !

Qe institucioni i Presidences kthen disa ligje per rishqyrtim, kjo me duket e arsyeshme, por qe per disa ligje te tjera, hesht, kjo nuk me duket serioze. Kendej ne perendim, kthejne pergjigje per çdo gje qe vjen ne menyre/rruge zyrtare.

Ai ligji ku thuhej, se;  

" ....Por në çdo rast, kreu i shtetit mund ta kthejë vetëm një herë ligjin për rishqyrtim, pasi në rast se Kuvendi vendos të miratojë të njëjtin variant, atëherë këto ligje kalojnë automatikisht për botim në Fletoren Zyrtare..."  

 Ketu me duket se ka nje kontradikte, apo mos llogjike. Si mund te kaloje ne fletoren zyrtare nje ligj kur Presidenca e ka kthyer per rishikim. Athere i bie qe Parlamenti e çon kot ne Presidence, pasi si do qe te vije puna e çon ne fletoren zyrtare, pra e aprovon. Po ç'kuptim ka athere çuarja e nje ligji tek institucioni i Presidences.  

Bo ca te dush Jaro se s´po i plas njeriu.

Ky ..nuk shikon e nuk degjon... fare, llafos kot fare dhe rri ne ate karrige ...kot fare !

Grava, miku im! Presidenti Nishani shikon dhe dëgjon ata që ja dhanë postin për vlerën e vetme se ishte besnik si qeni për të zotin; që flet përçart e jashtë realitetit tërë kohën, ka si provë brilante urimin e krishtlindjeve dhe vitit të ri; që rri në karrike ka të drejtë, por nuk rri kot fare, rri sepse është invalid dhe nuk qëndron dot në këmbë më shumë se dy minuta.

Me vrafte mua o Petro, ne e di ky ca domethene territor..! Ky kundershton nje gje qe nuk e kupton ! Ky ka kundershtuar procesin e ...matjes ! Nuk ka hic gabim ne matje more zoti Jari! Kot e kundershton ti ! Matja nuk eshte reforme ?Merr gjith litaret e botes per te rimatur kete ndarje dhe un te siguroj qe shkalla e gabimit do te jete 0.005, si pasoje e terheqjes litareve.
Ndryshon puna qe pas matjes ...fillon puna dhe ahere nis reforma.Ku pe reforme te bere qe e kundershtove more Jari xhani ? Mendohu o burre, mos ja fut katundit se prish tertipin tend, jo ke ate sharci derdimenin dhe beson dengelat e tij !

Kete ligjin per shkollen e magjistratures beri mire qe e ktheu. Ligj i bere vetem per te hequr drejtorin, dhe qe pervec te tjerave donte te pezullonte dhe konkursin e ketij viti me arsyetimin qe s'ka nevoje per gjykates e prokurore, nderkohe qe numri i nevojshem i studenteve te ardhshem te shkolles se magjistratures percaktohet ne varesi te kerkesave te gjykatave dhe prokurorive. Ka dhe pjesen komike te komisionit mjekesor special per vleresimin e aftesive mendore ... vari trapin ligj dmth.

Me nje fjale hyrja ne fuqi e ligjit do te vonohet edhe 1 muaj?

Ore qe ke kunj me Riindjen ti e mora vesh une.  smiley Bile tamam, tamam ti me duket se ke kunj me Spartak Brahon dhe serverin e tatimeve, po ama Qin Gjoni eshte lule para atij qe eshte te  Magjistratura tani.

 

Jo me ca lesh kunji, po bejne ligje kot me kot. Nese ka pedagoge te pakualifikuar le te bejne nje amendament ne ligj me kriteret e pedagogut, po hajvanlliqe pa vlere te tipit "drejtori te kete 15 vjet eksperience ne gjyqesor" e 'konkursi behet ne 2015" nderkohe qe ka dhjetera ne mos qindra juriste qe kane 1 vit qe pergatiten per konkursin ... jane hajvanlliqe. Keta po bejne ca nderhyrje ligjore berishiste, duan te kene cdo gje nen kontroll vete duke lene menjane faktin qe nese vjen neser ne pushtet nje berishe tjeter nuk do kete nevoje te ndryshoje asgje ne kuadrin ligjor sepse po ja lene gati keta. Dhe nuk do kene goje te flasin se jane ligjet qe po bejne vete.

Sic thote kuazi per nje muaj keta prape do e miratojne ligjin, kjo dihet, po nuk eshte ky modeli i punes se nje maxhorance qe medemek do rilindi Shqiperine, ky eshte modeli i vjeter "topi eshte i imi dhe penalltine do ta gjuaj vete" 

Dmth ke pas pritshmeri se penalltine duhet ta gjuante tjeter kush? smiley

Sa kohe qe ka Ilir Mete neper kembe mos guxo te pretendosh ndryshe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).