Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë ndaj policisë gjatë një operacioni antikanabis të ndërmarrë në zonën e Dukagjinit, që vlerësohet nga Ministria e Brendshme si operacioni i dytë më i madh pas atij të Lazaratit. Fatmirësisht gjatë të shtënave me armë nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë që ka nisur menjëherë puna për identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Në këtë superoperacion marrin pjesë 140 forca policie dhe trupa speciale të mbështetur nga 3 helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas policisë, deri në mesditë janë asgjësuar 30 mijë bimë drogë.

Operacioni pritet të zgjasë 3 ditë dhe do të shtrihet në disa zona të veriut të vendit.

5 Komente

Në këtë superoperacion marrin pjesë 140 forca policie dhe trupa speciale të mbështetur nga 3 helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Cfar ka ngjare keshtu, do kapin Abu-Baker-Al Bagdatin, apo do i shesin popullit pordhe shiko kemi edhe helikopterra. Mir ju a kan bere.... lerini njerezit te qete ne punen e tyre.........................FASHISTA...........................smiley

Akoma kanabis ? 

Bradland ,  po ku ke shkuar keshtu more djale, me çfar misioni smiley

Un kam thene se dukuria e sistemit te ri , sistemit " te Tregut te lire", do te jete lufta e shteteve, per te hequr prej tregut " mallin qe kerkohet me shume " !
Kete gje po ben edhe ky fare shteti ! Asnje gje tjeter te hajrit ! Sepse sot sundon ...marrezia , jo shkenca me llogjiken e analizes dhe te sintezes...per zgjidhjet !

Pikerisht! 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).