Recep Tayyip Erdogan shprehet se do të ushtrojë pushtet të vërtetë me postin deri tani ceremonial të presidentit.

Kryeministri i deritashëm turk, Recep Taip Erdogan fitoi në zgjedhjet presidenciale në Turqi. Erdogani u zgjodh që në raundin e parë në këtë post. Ai synon dy mandate presidenciale me pesë vjet secili. Turqit votuan në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta për të zgjedhur presidentin e vendit.

Dy kandidatët që sfidonin Erdoganin si kandidatë për postin, qenë që në sondazhe shumë larg mbështetjes së Erdoganit.

Më shumë fuqi ekzekutive

Erdogani ka thënë se po të zgjidhet, ai do të shërbejë si president që ka më shumë fuqi ekzekutive, duke pretenduar se natyra direkte e votës do ta justifikojë këtë qëndrim. Më parë, presidentin e zgjidhte parlamenti. Partia në pushtet e Erdoganit, Partia e Drejtësisë dhe e Zhvillimit (AKP) është e vendosur të ndryshojë kushtetutën e vendit. Aktualisht Turqia është demokraci parlamentare, por me ndryshimet ajo mund të bëhet sistem më presidencial, e ngjashme me atë të Francës.

Erdogani besohet se do të caktojë një kryeministër të përshtatshëm për të që ta ndryshojë sistemin, 60 vjeçari, që është në pushtet që prej vitit 2003, pengohet nga rregullat e partisë që të kandidojë për herë të katërt si kryeministër.

19 Komente

Te dielen populli votoje, dhe ne mesnate dolen rezultatet. Nuk ka mundesi se ne qe jemi vetem 1.5 milion votues duam te pakten 2 jave. Po nuk besuat pyesni kopukun Arben Ristani.

Keta qe modifikojne kushtetutat per te mbajtur pushtetin (11 vjet kryeminister + 2x 5 vjet tani, si president) e dine mire se ç'fund u rezervohet, zakonisht. (si tha Kadafi, disa muaj para se ta hante ? "Ja, dhe Anglia ka 60 vjet me te njejten mbretereshe; edhe une, si puna e saj dua te jem ! smiley  )

Stalker pse s'thu ti qe Kadafit ja paskan fut ata qe besojne te riinkarnimi. Me siguri kane dash ti plotesojne deshiren, prandaj e vrane me shpresen qe ne jeten tjeter ai do jete mbreteresha e Anglise. smiley

Ky qenka me te vertete udheheqes Largpames qe e do Vendin .

Ne kete situte te Turbullt ai Frenoi penetrimin Xhihadist Fanatik islamist dhe manovroi ,sic duket qarte ne zhvillimet e tanishme , duke e  percjelle  jashte teritorit te tij. Turqia vetem njehere Hengri me ate barkderrin Islamist kur ja Ndezen mu ne mes te Stambollit , kur shiti Pordhe te dilte " Lider i 'vendeve turqisht folese " smiley

Keta shndrohen ne Lider Histotike per Popujt qe dine tu dalin per zot ne Momente teper te Veshtira Historike te ndryshimeve Boterore . Shtet i madh , Popull i madh , Tradita e Kulture e lashte , Pasuri e madhe .Hallall .Nuk duhet te tretet si krypa ne Uje ...

Kujtoni shembullin e Shqiperise ne fillimin e viteve 90-92 qe ashtu si Kurva qe i dorezohet kurvarit te PARE ashtu dhe ajo Ju dorezua e u rrezua prej stuhise se Pare Pse ?

Vetem seps ne Krye te saj erdhen Barbare , Servile , Pushter qe nuk i lidhte asgje me Shqiperine ,Popullin Traditat , Historine , Pasurine dhe Kulturen e saj .

Ata Demagoge Hajdute e Kriminele nen sllogane Fashistesh "Kamunizma rae .Bini burra " arriten ta shndrojne kete vend ne LOPE per ta mjel per Familjet e tyre Politike Biologjike . Dhe shih SOT ! "Femijet e mi jane Milionere " deklaron pa pike turpi Mostra e ketij Klani Gafores kryebanditi  Berisha .. Shihni Palo..en kete femer gagace sa i eshte trashur qafa ..smiley

urime z. Erdogan nga nje shqiptar i thjeshte qe gezohet kur Popullit te tyre  " U dalin ZOT " sidomos ne  situata te veshtira ! 

Europa dhe SHBA-te jane te zena me te drejtat e Gay-ve dhe martesen gay,keshtu qe nuk kane kohe te shohin perparimin e islamisteve qe nga Pakistani e deri ne Kosove.

Edgoran islamisti fitoi zgjedhjet presidenciale,ne Kosove 16 shqiptare jane vrare deri tani ne Siri dhe shyqyr me ne fund qe qeveria levizi bythen dhe po arreston islamistet.

Nderkohe qe Europa dhe SHBA-te jane te zena me martesen gay dhe te drejtat e homove.

Pike e zeze!

deri tani vetem tre popuj kam pare qe zgjedhin ne krye njerez me histori korrupsioni te provuar katerciperisht, turqit, italianet dhe shqiptaret. ta gezojne turqit erdoganin

O swedo, per turqit na e the emrin. Per taliont me siguri e ke per berluskolionin.  Po per shqiptaret per ke ta kesh valle? Apo e ke lone me "random"? Mjafto te kete qene kryeminister keto 24 vjet.

une s'thashe gje, ti e the smiley

Ndoshta djema, konfiguracioni i ri politik eshte i kondicionuar nga kushtet ekonomike, pra kemi nje Turqi te forte ekonomikisht, rritje nga viti ne vit, nje fare superfuqie ekonomike ballkanike, gje qe e detyron klasen politike turke ti pershtatet kushteve te reja. 

Per hajer. Zoti e udhezofte dhe e befte nje lider te mire per popullin e tij dhe nje fqinj te hajrit per "popujt miq" perreth smiley

Erdogan eshte figura me karizmatike e Turqisevse sotme?Ai ju imponua klases politike me reformat qe beri, sidomos lidhur me forcimin e sistemit bankar, te biznesit dhe radikalizmin e gjendjeve polivalente te shoqerise turke, ne vitet 2000.Erdogan ju imponua te djathtes turke e cila per goxha vite pa vetem interesat e saj, perballe nje Evrope qe po e ndillte me krunde, duke ushqyer ndjenjat nacionaliste te nje Turqi ..ish Perandoria e frikshme per Evropen e djeshme.Ai shfrytezoi mrekullisht shperberjen e perandorise sovjetike duke u tundur " barin me te cilin mblidhen bletet rreth nje zgjoi " te gjitha republikave turko- folese. Ky burre shteti gjigand do ta shnderroje Turqine ne nje fuqi te madhe botrore! Turqia e gjeneraleve u shnderrua ne Turqine e fuqise ekonomike dhe ushtarake

Mesoi ca nga Putini dhe ky

Jo kaq shume o Grava smiley Kursehu pak smiley

Thuaj shyqyr qe ka ndonje Grup te arsyeshem prane vetes qe e  vetpermbajne dhe e bejne te shoh Interesat e Turqise .Pa "sa trim" eshte ai me vendet "Turqisht Foles " e tregoi Cecenia smiley .

Njehere ngriti Koken si baba Dovlet dhe vajti ne PS .. ja ndezen me Islamiste fanatike me ate barkderrin si e kish emrin ai qe "fitoi zgjedhjet" 

Shembulli eshte domethenes se si i duhet Dale ZOT vendit , pa per Politike te madhe eshte Rrenjasiu Muahamet me Xhibolen  smiley

Mos e qeth shume me Turqer se as Detin e Zi nuk kapercejne dot ! Te shtrengojne FORT ato ngushtica qe kane e te morin nonji lek nga Turizmi se per te tjera ....

Fuqi e Madhe Boterore .smiley Vallaj Guxim te madh ke smiley

Respekte !

Shumë interesante kjo punë. Ligjet e shtetit edhe u ndryshokan, ato të partisë jo.

Partia mbi te gjitha!

p.s. Gojet e liga thone se dhe vete ne parti, nuk duan ta shohin më me sy; por nga ana tjeter, edhe ai nuk do ti shohe më me sy te tijte;  besen thuhet se ua ka vetem djemve te tij. 

Kjo mbetet të shihet. Pesë vjet duhet të mjaftojnë.

"Turqi hesapi" - themi ne shqipot kur duam te tallemi me ndonje budallallek te klases politike apo edhe te personave te vecante kur kryejne veprime mesjetare. Mirpo ne fakt Turqia eshte ku e ku me lart se Shqiperia; ne fakt "turqia" kemi ngelur ne funderina e ballkanit qe akoma nuk bejme dot zgjedhje politike te regullta dhe qe vjedhim me cdo qelize te trupit te drejten e tjetrit apo gjene e perbashket.  

Erdogan politikisht e ka cuar Turqine 30 vite mbrapa, c`lesh karizmatiku eshte ai kur te gjithe po verejne se po e con vendin drejt sheriatit ashtu si sulltanet njehere e nje kohe..Pengesa e statutit te partise se tij per te kandiduar per here te katert e beri kryeministrin turk te ndiqte shembullin e Putin, te dy keta jane nje rrezik per demokracine, njeri duke u munduar te ringjalle kohen e "lavdishme" te Bashkimit Sovjetik e tjetri kohen kur dovleti ishte nen hyqmin e vetem te njeriut qe quhej Sulltan. Sido qe te veje puna me kete hap Erdogan eshte i destinuar me kohen te mos kete me ate popullaritet qe pati ne dy mandatet e para, turqit vertete jane nje komb nomadesh por s`jane budallenj, ata do kuptojne rrezikun e islamit jotradicional..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).