Çfarë mendon vallë vogëlushja 14-vjeçare, kur pasi u lakua edhe publikisht si gjë e gjallë e objekt seksi nuk dëgjon asnjë fjalë solidarizuese a ndjese, nga kush i vuri përballë në jetë asaj e nënës së saj një mostër të tillë, si përfaqësues të pushtetit?

Një 60-vjeçar, përfaqësues i deputetit socialist të Vlorës, Koço Kokëdhima, me detyrë zyrtare dëgjimin e halleve të qytetarëve mendon "të zgjidhë" ca halle të vetat, duke i kërkuar copë një nëne, që donte një vend pune si pastruese, seks me bijën e saj 14-vjeçare. Dialogu i përcjellë në mënyrë ekskluzive në "News 24" ka pështirosur keq të madh e të vogël, të majtë e të djathtë, a moskokëçarës për partitë politike. 

Ndjesia e parë është revolta individuale e kujtdo që është prind, person pa moshë në kërkim të një pune, a në proces shkollimi me ca ëndrra para vetes e që shikon qartë, se si i vritet dhunshëm çdo synim për të ndërtuar një jetë në këtë vend. 

Që kur plasi kjo "bombë" (një efekt të tillë pati publikisht), dukshëm "frika" e shumicës nuk ishte për ngjarjen skandaloze, por për efektin politik që do kishte në publik. Në funksion të këtij shqetësimi të përllogaritur, u fol për kërcënime e telefonata pa fund "nga lart", deri te media që kishte paralajmëruar transmetimin e dialogut skandaloz të përfaqësuesit pedofil të deputetit socialist në Sarandë. E kur media në fjalë nuk u lëkund nga çfarë kishte shpallur, një orë para transmetimit të materialit, erdhi reagimi i deputetit, në emër të të cilit pedofili 60-vjeçar kishte "qarë" zyrtarisht hallet e popullit, të paktën deri para një muaji. Një deklaratë e gjatë me justifikime të shpëlara, se personi paskërkish pasur biografi shumë të mirë (ashtu siç zgjidhnin komunistët dikur). Orë të tëra mosreagim publik kishin prodhuar këtë strategji mjerane publike: ca justifikime përpëlitëse e bashkë me to, krejt mizorisht edhe publikimin e emrit të nënës së viktimës, ndryshe nga sa bëri policia e media. Edhe kjo ishte vallë pjesë e "reflektimit" të deputetit Kokëdhima? Ashtu si edhe aludimet morale për nënën e papunë të katër fëmijëve, një viktimë e lehtë për përfaqësuesin pedofil të deputetit socialist, të cilës i kërkohej copë nderi i vajzës minorene, pasuria e vetme me të cilën duhej të "paguante" mirësinë e deputetit socialist, që kishte ngritur një zyrë në Sarandë për të zgjidhur me çdo mënyrë edhe hallet e saj. 

Çuditshëm justifikimi i deputetit dhe gjuha e përfaqësuesit të tij pedofil kishin të përbashkët një stil pothuaj të harruar prej 24 vitesh: atë të kohës së diktaturës. Mënyra se si bëhej presioni nga përfaqësuesi pedofil i deputetit socialist, me pozitën e ardhshme si kandidat për kryetar bashkie, a me denigrimin se "e njihte mirë" atë nënë, nuk kishte asgjë më pak, se tiparet e ekranizuara të sekretarëve të partisë e brigadierëve të socializmit, që u "hiqnin njollat" "shoqeve" në vendin e punës. Njëlloj kërcënohej viktima në atë kohë që të mbyllte gojën, e të pranonte fatin që i caktonte "partia", ashtu si edhe në reagimin e deputetit socialist, ku përveç emrit e mbiemrit, i bëhej edhe biografia nënës së gjorë. Në të njëjtën linjë, pati edhe nga ata që "iu lëshuan" nënës në fjalë që i paskësh ofruar vajzën, duke harruar se ajo kishte një regjistrues me vete. Për të gjithë këta "puritanë" pyetja është: Kush vallë do besonte fjalët e një vejushe të papunë me katër fëmijë, përpara fjalës së një ish-oficeri "me biografi të mirë", përfaqësues i deputetit, që e konsideron kryeministrin si birin e tij? Kushdo që është prind e kupton se sa kurajo duhet për të kryer një akt të tillë, e për ta bërë publik, ndërsa gjykimi e paragjykimi për një nënë që duhet të rrisë e vetme katër fëmijë, janë sporti më popullor për shqiptarët sipërfaqësorë, që bëhet nga kafeneja madje. 

Kjo provë publike e siguruar nga ajo nënë në bashkëpunim me një gazetar (pasi fytyrën e shtetit e kishte parë tashmë,) është ajo që ka përvëluar fort, më shumë se dielli i gushtit kryeministrin e vendit, duke e trembur e izoluar atë në një heshtje kokëfortë. Pasi e ka bluar për një ditë e gjysmë, reagimi i vonuar i kryeministrit ishte i përafërt me mentorin e vet deputet. I strehuar pas 140 karaktereve, kryeministri pati një reagim frikacak ndaj një fenomeni njerëzor së pari, por krejt të pastër si politikan, që bën veç llogaritë e ngushta, se sa do i kushtojë politikisht zgjedhja budallaqe e deputetit Kokëdhima. E si politikan, me tri folje kryeministri përgëzoi shumicën (pra veten), për mënyrën e reagimit ndaj përfaqësuesit të saj pedofil, a thua se nuk ishte merita e asaj nëne të gjorë, që u zbulua "e keqja mes nesh". Por si politikan nuk e mori mundimin të sqaronte se përse të emëruarit e Rilindjes po rezultojnë në pjesë jo të vogël persona me probleme? E mbrojtja më e gabuar në këtë rast ishte sulmi. Sulmi ndaj opozitës që po shprehej shumë më butë në fakt, se sa qytetarët në rrjetet sociale, duke faktuar se shqetësimi i vetëm i kryeministrit ishte kostoja politike e kësaj ngjarjeje skandaloze. Nuk ndjeu asnjë detyrim t'u sqaronte, të paktën atyre një milion shqiptarëve, me të cilët mburret vend e pa vend, e që mbajnë radhët në zyra të ngjashme të Partisë Socialiste kudo nëpër Shqipëri, se ky është një rast fatkeq (nëse vërtetë është i tillë), e se individë të tillë, a të tjerë me probleme, as që duhet t'u afrohen më socialistëve në çdo nivel të qeverisjes. Nuk e bëri këtë, që do bënte një politikan i përgjegjshëm. 

I zënë siç ishte me përllogaritjen e kostos politike, kryeministrit tonë i mungoi edhe reagimi njerëzor. Njëlloj si te deputeti Kokëdhima, as tek kryeministri nuk pati asnjë lloj ndjesie publike për viktimat e atij, që abuzoi në emër të qeverisë së tij, të paktën si prind, si bashkëshort, si bir, si vëlla, si kushëri, a thjesht edhe si deputet i të njëjtit qark, që ata njerëz, të njohur e bashkëqytetarë të tyre, me hir a me pahir, do të duhet t'i shohë drejt në sy, se nuk mund të fshihet pafund pas "Twitter"-it e "Facebook"-ut. Është strategji e gabuar komunikimi a thjesht mungesë ndjeshmërie njerëzore, për një ngjarje, që shkak kishte sigurimin e bukës së gojës? Çfarë mendon vallë vogëlushja 14-vjeçare, kur pasi u lakua edhe publikisht si gjë e gjallë e objekt seksi, nuk dëgjon asnjë fjalë solidarizuese a ndjese, nga kush i vuri përballë në jetë asaj e nënës së saj një mostër të tillë, si përfaqësues të pushtetit?

Ky shembull i pështirë, sesi edhe ai pushteti krejt i vockël i provincës keqpërdoret, duke i nxirë faqen vetë kryeministrit, rikthen vëmendjen tek individët, që ky kryeministër e njerëzit e tij po përzgjedhin për t'u përfaqësuar në institucione qeveritare a partiake. Duket se deputetë të caktuar që i përplasen në fytyrë si zgjedhje krejt të pamenduara, janë vetëm një pjesë e ajsbergut të ekipit që kryeministri ynë ka përzgjedhur për të rilindur Shqipërinë. E rasti konkret, fatkeq a rastësor, tregon edhe njëherë se pavarësisht denoncimeve publike të të emëruarve socialistë me probleme, nuk ka një shqetësim serioz për të zgjedhur me kujdes individët që flasin, veprojnë a vendosin në emër të qeverisë. Si të mos jetë në pushtet, kryeministri po lejon që zgjidhja e halleve të qytetarëve, jo vetëm që bëhet në zyrat e partisë së tij, por nga njerëz "vullnetarë", më së paku rastësorë e të rrezikshëm, që duhet të vlerësojnë meritat e kërkuesve për punë. 

Për kryeministrin duket se qeverisja është gara e përditshme me SHQUP-in, e jo vëmendja për qytetarët e ndjeshmëritë e tyre. I zënë siç është me "monitorimin" e opozitës, kryeministri po harron, a thjesht nuk do të dëgjojë më qytetarët, a mbase mendon se duhet t'i dëgjojë vetëm një herë në katër vjet. Edhe nëse nuk e ka aspak ndërmend këtë gjë, me këtë qasje publike po ngre përditë pikëpyetje të forta për aftësitë e tij politike e njerëzore, duke ndërtuar me apo pa dashje imazhin e një kryeministri arrogant, që nuk gjen kurajën të marrë përgjegjësi, por kërkon strehim politik te zyrat e SHQUP-it, pa qenë fare në opozitë.

66 Komente

Kush i boton keto budallaqe me of - afe politike smiley E cilesdo krahu qofte si bindje , kjo qeka Bibe ! Si kjo ka me dhjetra komente me me peshe tek PPU ,Havall i qofte asaj Gazetete qe mba nga keto biba debile qe nuk thone asgje .Pervecse nga mijra komente kudo per kete ceshtje , kapin fraza te palidhura si "origjinale " 

E cfare thote ? A flet gje qe duhen mbylle keto Gropa Haleje te lena nga Berisha apo duhet dermu Rama smiley

Mer ndonje lek aty  smileyse shijet e Xhibole qendrestarit jane " gazetarja la nje koment aty " smiley .

I nderuar admin .Mos e Ul nivelin e Peshkut me keto kalamaklleqe Politike te shitura si per gjithe shoqerine .. Si te dush , e drejta Juaj !

me shume dhimshuri e juaja  Xhibolja smiley

ah moj mimoza qe mbete katunare ne vend numero - akoma me kohen e partise - po juve doni diktature mor njerez kafshe .... se e keni mendjen vetem te me-nder bytha e Edit --- "po shoku Enver ca tha???" 

Pasi per muaj te tere s'ka mundur t'i mbushe mendjen nenes qe ta binde femijen e saj 14 vjecare per te bere seks me te, 60+ vjecari aktivist i strukturave paralele te Rilindjes premton tia shperbleje dhe me zyren e ardhshme te Bashkise: 

Une c'te kem mundesi... se une kandidoj per kryetar Bashkie, por po ia the njeriu kete te pres koken ama!

Kurse Kryeministri, pasi e pleqeroi mire e mire per nja dy dite se ca do thoshte pas ketij skandali te incizuar mu ne zyren e Partise se tij, me dy cicerima 140 germshme vuri ne dukje qe ai e perjashtoi Agron Canen nga Partia pasi video u be publike, keshtu qe s'ka me ca te flitet per kete muhabet nga askush, as nga opozita.

Kane kaluar tre dite nga ky skandal tashme dhe Kryeministri s'ka begenisur te harxhoje as edhe nje germe me teper, as per viktimat (nenen, femijen) e ketij skandali, as per viktimat e ngjashme te sa e sa rasteve qe s'behen kurre publike, as per fenomenin ne pergjithesi, e domsdo as per deputetin e tij i cili i beri presion viktimes duke i publikuar emrin.

xhib je bo si ai qe thoshte: SHTETI RA 

Jo nuk eshte Xhibi nga ata te grupit qe prisnin Liken te braktiste qeveriun e tja kthente ngjalen prap mrena mrapsh Cunit te Sheqeres....Likja i ka delizionu PeDistat e jane fut ne greve shkrimore...Xhibi i ka dy koqe ne maje....apo jo Xhibo...e thjesht ka morr shtrydhesen e Limonit e osht betu tek Shqupi qe do qisi ene piken e fundit te aciditetin nga limoni Cane per ta perdor si cool-aid per militantet e PeDit. 

Pashe Idrizin si gjithmone poshte komenteve te mia po ty jo kete here, as te lebetitmin, u bera merak per nje moment...shyqyr qenki mire. Une po iki ne palester keshtu qe keni boll kohe ti bini te qete medore te tre bashke smiley

Xhibo neqoftese do me mbajt distance thuj...na nuk te harrassssimmmm.....po sikur ti e postove ket shkrim pe koti e thjesht po menonim per motivet e tua te idhnushme.

Me Canen do vazhdojme deri ne zgjedhje lokale, kesthu tha partia? Gym te mbare...se ti administro live i lebetitmi komentet e postimit tat pa merak..veq kujdes sapunin tek dushi pas sforcimit ne palester...e shi majtas djathtas....

Jo mer s'eshte puna hic per distance, se komentet prandaj jane. Une e kisha fjalen tek fiksimi juaj per te komentuar komentuesin ne cdo koment, jo ceshtjen, tip te komentohet komentuesi me te pare. Flm per fiks...desha te them vleresimin tuaj kaq te pervecem smiley

mo leji ato ti - person me fiksime ketu vetem ti je - ke gjith javen qe thu ... pse spo flet KM-ja, kur do flasi KM-ja, ku jan cicerimat, si nuk i erdhi turp per 140 germa, si ashtu si keshtu 

TI gjib nuk e ke mendjen te ceshtja ashtu sikur akuzon po e ke mendjen te bootha dhe cicerimat e edit. Kshu pra mos na akuzo ne te tjereve. 

Sa per ceshtjen - ky popull mizerabel jemi - keto fenomene kane ndodhur sic ndodhin gjithandej dhe seksi i dobet do shfrytezohet NESE: nuk vepron ligji, nuk rregullohet ekonomia, nuk funksionojn gjykatat, sindikatat e keshtu me rradhe. 

Nuk rregullohen keto pune as me cicerima e as me reagime me buje e potere sikur baba jot qi e qiste dike nga puna dhe i jepte edhe demshperblim. 

Personalisht nuk pres dhe nuk deshiroj prononcime nga KM-ja (se une jam burr i ndershem or tie) per cdo rast te tille. Me behet qefi qe prokuroria kerkoi denimin max sipas ligjit ne gjykate dhe qe gjykata ka vendos arrest me burg per momentin. Te shohim si do rrjedhim ngjarjet. Flasim kur te dali vendimi perfundimtar si ne cdo shtet te rregullt. Ti vazhdo mbaj veshin qut per naj cicerime/pordh te edit.

Xhibo shyqyr qe mu ktheve mire nga Palestra, pa te terheqme a abuzim nga te paudhet. Postimi jot eshte partiak a militant..e un ta them Tye ne sye bash si Ai, Cuni Sheqeres. Ket histori jeni tue e mjel me shtrydhse limoni per kapital politik duke harru dimensionin njerezor...qe nena ka femije te tjere, qe abuzuesi sot ne burg ka femije te pafajshem qe fatkeqesisht kan nje gjysh pedofil , leni gjykaten te bej punen e vet si dhe avokatin e te pandehurit te mbroje klienti ne vet sipas legjislacionit Shqiptar se Edhe Canja ka te drejta tani ne burg ndonese shume urojne per perdhunimin e tij nga cunat e kaushes.

per Fullanin kemi ndonje gjo te re???? Po Lulthimi po i MBA premtimet apo ene ai do e boj i lek Tek liqeni ? Me pak llafe ky Canja Xhibo osht si Wag the Dog mes skandal eve te pergjithshme...

Keta pra te thashe, qe ti ne vend qe te merreshe me mua ta kishe thene qe ne fillim mendimit tend.

Ti po thua dmth se viktima e vertete e ngjarjes eshte nipi i Agron Canes, i cili per fajin e kesaj vejushesh qe trokiti tek dera e zyres qe PS kishte hapur per poullin, nipi tani e morri vesh qe e paskesh pasur gjyshin pedofil. Imagjino ca i thone shoket nipit tani "yyy gjyshi yt qenka pedofil". E sidomos kjo eshte katastrofe po te kemi parasysh qe kete gje mund tia thone nipit shoket e tij greke!

Tashme m'u be e qarte qe ky ishte nje plan djallezor i Sali Berishes, i cili dihet qe s'i ka qejf nipat dhe qe deshte tia shiste detin Greqise. Kerkoj ndjese qe s'u tregova me i zgjuar kur lexova lajmin per kete ngjarje, padashje qenkam bere vegel e ketij plani nip-djallezor te SHQUP-it.

Faturen e psikologut te nipit te Canes le ta paguaje kjo vejusha; harram i qofte shkolla avokatit te Canes po s'e permendi ne gjyq.

 

P.S. Sado qe s'vihet re ne pamje te pare, mendimi yt ia kalon atij te jps-se, sipas te cilit Rama beri gabim qe harxhoi dhe ato 140 germat per SHQUP-in (se per viktimat e shtetit pedofil-paralel te Kokedhimes s'harxhoi as dhe nje germe).

Une per vete e quaj te kryer misionin e komenit tim, tani qe juve me ne fund e shprehet mendimin tuaj per ceshtjen. Konsiderata juaj e shtuar per sistemin e drejtesise se Salukut (sipas jush) sistem i cili do ta zgjidhe ceshtjen vetem po te mos prononcohet Rama dhe po mos komentojme ne te tjeret ishte thjesht bonussmiley

Ta kum thon o Xhib prej 3-4 ditesh, po ti vazhdo me udhezimet e Shqupit. Sic jan zyra te PS jan ene kushurinj...Pune dreqi....per me teper qe jane shtu nji cik shum keto raste, Pango, Mziu, Kaqi e plot te tjere. Tani ti Xhibo, ky u arrestu ....cer ti bojme....tja heqim avukarin???? Nuk e akuzojme dot se ka lidhje ene me Ramen...se udheheqesi juj legjendar...Cuni Sheqres na e ka demasku KM si impotent ...apo Jo Xhibo? 

Xhibo ti kujt i sherbe femijeve te viktimes, femijeve e niperve te pedofilit qe jane kusherinj te gjithe apo SHQUPIT? Publiku u informu, pedofili u arrestu....tani ti Salist qe je do me i Bo gjyq publik? Boja Xhibo po une besoj tek Prokuroria e Gjykatat e Salukut ndryshe nga ti. 

Ti Xhibo meno qe gruaja e femijet e Canes ndihen mire? Apo varja atyre d le ti vrasim me gure bashke me Canen se na kan korit ....prandaj ju shof si Taliban juve dhe ka veshtiresi per te ndertuar shtetin e se drejtes.

kauz e humbur politike ndaj nje pedofili qe tenton te kete marredhenie me nje minorene kur djali i liderit te opozites, Cunit te Sheqeres, ka hudh femije ne Ajer si fishekzare per ca leke e nuk eshte pyetyr nje here ne gjykate.

si qe ajo e Fullanit Xhibo , mos u merrni me Rikun por kostumet e edvinit nderkohe qe si shoqeri ne kemi nje Gerdec te hapur, nje 21 janar, nje Fullan hajdut 4-8 vjecar....Varet ca karrote ha poplli dhe ti Xhibo e ke hudh bastin qe imoraliteti i Zyres se PS do jete guri i balances qe do anoje nga rikthimi i Salukut ne pushtet . Ta shofim Xhibo.

Une e thashe me ironi po ti vertet po na akuzoke ne qe me komentet tona ne Peshk per kete skandal ne po i shkaktokemi shqetesime famijes se pedofilit se ben vaki ata s'e kane marre vesh ngjarjen akoma dhe e marren vesh po te lexojne Peshku dhe komentet tona  smiley

Po pse ne e bindem pedofilin qe ti thoshte kusherires se vet tek zyra e Rilindjes "ma sill te ta q!j 14 vjecaren ketu se eshte me mire te ta q!j une avash-avash sesa ndonje rrugac?" 

Une e kuptoj Ramen qe morri nje vendim te gabuar politik dhe vendosi ta haje turpin me buke, por s'e kuptoj stresin tuaj; juve e keni marre personalisht kete turp te Canes, sikur te ishit juve ai pedofili dhe tani po ju hapet nami (a thua se ngeli shqiptar pa e marre vesh historine dhe komentet tona do ta hapen namin), bile juve po reagoni sikur pedofili eshte viktima dhe sikur viktima eshte abuzuesja me celsat e zyres se Rilindjes ne dore.

S'di si ta shpjegoj Lebetiso...shife njehere se mos i ke ngaterruar hapjet me vitaminat.

Xhibo ti qesh sa te dush, por kur individi arrestohet qofte Edhe per pedofili, gjykata duhet te marre vendim te qete pa ndonje presion publik a pogrom ndaj familjes se viktimizuesit. E kuptoj qe per Talibanet e Shqupit duhet te kete verdikt te menjehershem politik sic eshte doreheqja e Koqos apo Rames, per faktin e thjeshte qe atyre dhe Ty nuk u interesojne viktimat qe jane me shume se nje ne kete rast. Ke rastin Doda e Patozi qe kapin mikrofonin ne kete rast per te kapitalizuar nje skandal seksual.

problemi qendron Tek gjykimi i pedofilit, a do i respektohen te drejtat apo do lincoher. Ti dhe Cuni Sheqeres jeni per lincim  duke perfshire te pakten Koqon.... Njerez si puna teme jane per gjykim te plote e te drejte qe neser mos te na e nxjerrin Canen te persekutuar nga krijimi i nje situate presioni publik. Cania, Mziu e Pango nuk jane raste te vecuara ashtu sic nuk je Edhe ti Xhib. Me fal po per gruan e ketj Canes si ndihesh ti Xhibo e per femijet e tij qe duhet te perballojne nje realitet qe baba ja lypte kushurirave. Mesa kuptova ste intereson sepse si Shqupist qe je ka rendesi  se cka thene Rama ne twiter. Rama eshte relativ ne kete mesele pavaresisht juve, tragjedia e familjes Sarandiote eshte absolutisht e dhimbshme. 

Xhibo e ke vu te qe Fullani ka ra ne qetesi? Congratulations se ene ti ke pjesen Tate.

ah robt ty qe peshtjell fjalet e te tjereve neper goje! lexo edhe njehere o gje e trashe

Po ku i bihet pa ty oj gjib? 

PS: Fajin NUK e ka Saliu! 

Ti xhibole mos spekullo me mua se ti e di qe une mezi te pres. Me te tjere ben si te duash smiley 

Ku ka me te kendshem se ty per te Lare e tjerr Lesh . Uji rrjedh , muhabeti muhabet , po dhe nje seksllaf e bejme , po dhe nga Partite shikojme dhe shume e shume te tjera .Me pas mbedhim lesht Druge , ikim ne shtepi tegjith te barazlarguar te gjithe te gezuar dhe  bejme Golf Pambuku me Lesh Dhije smiley

Ty te ka bekuar zoti i japesh hare ketij Blogu si Lol-o Xhibole smiley  Vaj halli tani qe as LefTKopja nuk po vervit Pampersa ? Po te mos ishe ti me keto postime kush do na mblidhte ne Derstile ?

Me shume respekt te Lutmi ndaj vleresimit tim !

Ti mire qe ke shije "lashe nje koment aty "smiley po je dhe kemngules ne Gomarlleqe .

Ate qe "i nxorri emrin " e komentoi njehere shoqja Gjembi si thagme qe nuk ndodh kurre ,  dhe fill pas ketij zbulimi Madheshtor zonja na doli me deshire , me ze e figure e u Intervistuar me emer e mbiemer ne TV Publike ..Cfare do me qe perserit si demagoge .Ku e pe presionin ?

Nuk tu mbush mendja as me arrestimin qe eshte nje mas Ekzekutive po do ta shohesh Edi Ramen me hekura neper duar duke Arrestuar Kocon apo Koqon si e quani Ju adictet e PD-hit  pas O-ve smiley.

Ore bere Balte fare PPU -ne .me keto postime axhamijsh  site kesajBibes Politike ..Mire qe e prure  po dhe vazhdon e "shtjellon me poshte " smiley me  *oqelleqet e perseritura si "hap kutite - mbyll kutite " 

Fakti qe marrin pjese shume veta , nuk duhet ti vesh Blogut etiketen "Blog me shkarje Ledhi nga tjerres leshi " ...Nje anetar i PPU qe te do te miren tende dhe te PPU !

 

nuk pati asnjë lloj ndjesie publike për viktimat e atij, që abuzoi në emër të qeverisë së tij, të paktën si prind, si bashkëshort, si bir, si vëlla, si kushëri, a thjesht edhe si deputet i të njëjtit qark, që ata njerëz, të njohur e bashkëqytetarë të tyre, me hir a me pahir, do të duhet t'i shohë drejt në sy, se nuk mund të fshihet pafund pas "Twitter"-it e "Facebook"-ut.

ai Canja ne fakt kur ja kerkonte asaj zonjes qeverine kishte ne mendje ... a ju jeni elektorat i pjerdhur mer

Media shqiptare (si ky shkrimi) tjerin lesh ne nje kohe qe personi eshte arrestuar. Se cfare i duhet popullit me tej zgjatja e ketij muabeti ne detaje kjo eshte pak e cuditshme, per mentalitetin e dobet dhe te varfer te gazetareve, dhe matrapazeve politik!

Llapazaneria shqiptare e ndihmuar nga medja ka bere qe shqiptaret te shkojne per lesh dhe t mos kuptojne qe ata perdoren si kllufa nga poltika, dhe gazetaria  ne nje kohe qe predatoret e sekxit, parase dhe droges, jane me shumice ne instancat me te larta te pushtetit  si psh me  Ish Ministri i Kultures zotin Pango qe  per dreq edhe ky nga SARANDA i qeverise Demokratike nuk u fut ne burg, nuk u arrestua, ky i rreshtonte gocat me shkolle me radhe, ne kembim te nje vendi pune.

Fukarrallik maskarallik -ka thone turku!

 

 

Mënyra se si bëhej presioni nga përfaqësuesi pedofil i deputetit socialist, me pozitën e ardhshme si kandidat për kryetar bashkie, a me denigrimin se "e njihte mirë" atë nënë, nuk kishte asgjë më pak, se tiparet e ekranizuara të sekretarëve të partisë e brigadierëve të socializmit, që u "hiqnin njollat" "shoqeve" në vendin e punës.

Oj Moza, nuk behen analizat e ketyre fenomeneve duke pa skeqe me Ceken qe merr per grua balerinen qe i heq sekretari njollat ne biografi, oj! smiley

Po shkruaj perseri shkruaj. Kaq duhet prej teje.

 

Moza eshte kurve (me menyren e saj) sa çeshte kurvar Agroni (me menyren e tij).  

Moza eshte nje shkruese qe punon me meditje.

Nuk cuditem me keta une ne asnje rast. Ja cfare shkruan shefi i Mozes tani per ish shefin e Mozes deri para pak kohesh. Por Moza punon apo ka punu me keta si analizatore e pavarur. smiley

Kur flet Topi për seksin e korrupsionin në shkëmbim të punësimit

Për skandalin seksual në zyrën e deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, reagoi edhe kryetari i FRD -së, Bamir Topi. Ai thotë se ky është një fenomen i njohur në politikën e punësimit, një nivel mjeran që e ka katandisur politika, me suport për individët imoralë në një mjedis të korruptuar. Kryetari i RFD thotë se ky moment duhet të shërbejë si reflektim për shëndetësimin moral të politikës. Pavarësisht se shprehet që ky është një fenomen i njohur në politikën e punësimit, kjo është hera e parë që ai flet publikisht për të. Përsa i përket mjedisit të korruptuar edhe në sektorin e punësimit, vetë Topi është vënë në qendër të akuzave të politikës, se në kohën kur drejtonte Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ka bërë emerime e lëvizje gjyqtarësh, në këmbim të shumave të konsiderueshme parash. Majde, këto praktika konsiderohen edhe si dëmi më i madh që i është bërë ndonjëherë sistemit të drejtësisë, pasojat e të cilit drejtësia vazhdon t'i vuajë edhe sot.

 

Personi nuk eshte pedofil, pavaresisht se ajo qe ai ka kryer eshte nje akt i ulet. Madje as nuk mund ti vihet faj sepse sistemi i tille eshte ku funksionaret politik dhe administrativ lokal jan mbreter ne komunitetet e tyre dhe bejne cte duan. Pushteti absolut, absolutisht korrupton. Disa e bejne ne menyra me fine, disa te tjere e bejne si funksionaret e rendomte te pd-s ose ps-s sepse aq formim intelektual dhe kulturor kane. Rasti ne fjale eshte fryre jashtezakonisht shume dhe eshte keqperdorur politikisht, por ne menyre shume te trrashe, sic dine te perdor PD-ja. Jo po pedofili, jo lesh me qime.... Vari lesht, opozite IDIOTE! As te shfrytezoje rastin ne dobi te saj nuk di. Dhe e gjitha vetem sepse jan njerez primitiv te shtyre nga mentalitetete primitive dhe jo domosdoshmerisht per te perfituar ne politike ose qe te perfitoje ne pergjithesi shoqeria.  Rasti ne fjale ka nje problem qe mund te trajtohej dhe te behej objekt opozite me seriozitet te plote dhe me nivel te pranueshem qytetarie dhe intelekti. Vartesine e qytetareve kundrejt zyrave politike!! Po kush do ta beje? S'ka opozite politike, ka nje bande majmunesh qe gerdhasin dhe hedhin gure drejt bandes tjeter.... Te drejtuar nga njerez qe e dine shume mire qe i njejti sistem ju vjen dhe atyre pershtat mjatojne te jene ata ne pushtet dhe jo keta!

Tani ajo nena, gjoja viktime duhet arrestuar gjithashtu dhe nuk duhet lejuar afer femijeve te saj pasiqe eshte nje rrezik per ata femij. C'nene eshte ajo qe pasi ka bere disa here seks me nje funksionar te shtetit per vend pune, fillon e mban diskutime mbi seksualitetin e vajzes te saj sikur te ishte duke bere tregeti per nje thes me miell? 

Nje nene serioze direkt ja kishte prere muhabetin nje njeriu te tille qysh sapo te linde ideja edhe si hipoteze ne trurin e tij, madje para se tja percillnin neuronet, dhe i kishte fershellyer nje shuplake ne future qe t'ja merrte me xixa. Dhe pastaj e kishte denoncuar direkt tek policia, por akoma me mire tek te afermit, E TE DYJA PALEVE!

dmth, ti po thua qe fajin per kete rast e paskerka, ekskluzivisht opozita dhe nëna.... hëmm, qasje interesante!
ndersa ai qe e vodhi, do thosh Caniasmiley, hiç fare.... pa le ata birbot qe vune Canen , e plot te tjere si Cania, se jane burra me partishmeri merr vesht, hiç fare faj, he....

me thone te drejten o Belul ata birbot qe vune canen nuk eshte se kane ndonje faj ne kete rast, canja nuk e kishte te shkruar ne balle qe ishte pedofil, dhe sot bashkefshataret e vet thone qe e kishim krenarine e fshatit se medemek e njihnin per burre te mire. pedofilet i ke pas edhe drejtues qendrash per femije pa e dit qe kane qene pedofile, kshuqe eshte kot ti vesh faj birbove pse vune canen te zyra e partise. ky muhabet u be terkuze kot me kot ngaqe duan te ngarkojne me faj edhe kocon etj, po me kete histori opozita kapet si i mbyturi pas fijes se kashtes, nderkohe qe rastet qe bejne muuu jane aty, deputeti i denuar, kryetari i keshillit te qarkut i denuar, ajo zyrtarja qe paraqit doktoraturen fallco etj, ndersa ky muhabet eshte komplet kot ne kuptimin e zhurmes qe po behet

S'ta ma te thuash nanji gja per Meten. smiley

sot ne oren 18:00 nenkryetari i Bundestagut ka takim me Meten. Je i kenaq kshu? smiley

Per nanji korrupsion ta ngava fjalen, pa qe do takohet sot me ket apo neser me Baba Mondin ne maje te Kulmakut i marr vesh nga Tak Braho une. smiley

swed, ne fakt une jam shprehur per kete teme qe kur u be e njohur.. por ky reagim ketu ishte specifik per komentin me siper, se me pelqeu si qasje.
tashi , ky Goni mund te kete qene krenaria e fshatit, por ata qe e njohin me heret si kolege kane mendim tjeter... p.sh doli nje ish koleg i tij qe jeton ne Athine (me emer mbiemer, por sme kujtohet tani) e tha qe kur ky ka pasur te njejtat probleme me nje familje te nje kolegu tjeter oficer aty nga 75-a ne fshatin ku banonin e ku kryente detyren si ushtarak.. por ne saje te njohjeve, u "mbyll" muhabeti..
persa i perket opozites, pritej qe do ta bente terkuze... fundja keta po veprojne ekzaktesisht si PS opozite dikur ne te tilla raste..
ndersa per ate deputetin e denuar, me duket se opozita ja nxorri dosjen e plote, apo gaboj? plus qe opozita para ca muajsh u ka bllokuar nja 2 emerime drejtorash (se mbaj mend mire ekzaktesisht) por ishin emerime flagrante! njeri p.sh, kishte qene i denuar si mashtrues e manipulator per kualitetin e ushqimeve, dhe keta, pikerisht kete gjeten dhe e vune drejtor per kontrollin e kualitetit ushqimor..smiley. (kerkoj ndjese paraprakisht sepse spo me kijtohet me saktesi ngjarja, por ishte dicka e tille).smiley
tashi, te vijme te birbot..... -po ti vet thua qe ketu kemi probleme serioze flagrante me disa emerime, apo jo..? ateher per cfare te duhet opozita, perse nuk vepron?? perse jane toleruar? kush i ka toleruar..?? e, jane birbo pastaj!!

Cilin faj po them une qe ka opozita dhe nena?

Qarku i shkurter neurotik shqiptar doli prap tek fajin e ka viktima/nena me opoziten qe bejne llafe dhe jo drejtesi per abuzimet ne zyrat e pushtetit te Kocos dhe Rames smiley

Nuk ka opozite ne bote qe s'do ta perdorte politikisht nje skandal te tille, po as menyra si e perdori opozita skandalin dhe as fakti qe opozita shqiptare eshte hipokrite dhe bashkefajtore per sistemin (e punesimit pa kritere nga Partia, jo nga shteti) s'ndryshojne ngjarjen ne fjale.

Sot PD eshte ne opozite dhe PS ne pushtet, pjeserisht prej ketyre fajeve te PD-se kur ishte ne qeveri. Zgjedhejt u mbyllen, u certifikuan me shume se nje vit me pare, bashke me dajren "ra Sala nga fiku"...juve akoma s'e keni marre vesh qe Rama s'eshte me kryetar opozite por eshte bere Kryeminister?

Opozita e sotme e kishte fajin kur i kapeshin te vetet (pangot, metat, etj) atehere kur ajo ishte ne qeveri, dhe kur Rama, atehere ne opozite, bente revolta dhe revolucione kutish per videot "me ze dhe me figure".

Shqiperise i duhet fort nje opozite e shendetshme, padyshim. Por me urgjentisht i duhen qytetare qe i thone "ike pirdhu" debilllekut te te kerkuarit te fajit te dobiceve te pushtetit tek viktima dhe tek opozita, pavaresisht nese viktima dhe opozita jane njerez te mire apo jo; karakteri i viktimes dhe opozites s'perbejne as ngjarjen e pervecme (skandalin) as fenomenin e pergjithshem (strukturat paralele te shtetit) tashme qe Rama ka 2/3 e pushtetit dhe ben c'te doje dhe pa opoziten...dhe prisni se s'keni pare gje akoma, eshte vetem fillimi, me shume do behen - tha Rama ne Facebook.

nuk po i ve njeri faj opozites qe ai donte te shkepte nen e bije mer, mos lexo si do vete. u be ngjarje e madhe per qellime politike nje banalitet, ose le te themi krim qe normalisht duhet te ishte nje shkrim gazete te kronika (faqja 14 a 15) me jo me shume se 150 karaktere. harxhohen energji per nje njeri qe edhe vete koco e hodhi si lecke brenda 24 oreve. ja kaq eshte muhabeti. po duan te luftojne qeverine kane kauza plot, shume me te vlefshme per publikun sesa kjo e ketij pedofilit, per te cilat ja vlen te ngulesh cadrat ne bulevard dhe te mos cohesh derisa minimalisht disa persona te japin doreheqjen ose te shkarkohen. ja kaq, prape. tani ti vazhdo merru me koqet e ketij plakut, po nuk eshte ndonje muhabet interesant

Po ca thua mer, faqja 14 a 15 thote...kjo ngjarje eshte e paprecedente dhe per rrumpallistanin shqiptar, dmth kapja, publikimi eshte i paprecedente. Nga ana tjeter, fenomeni eshte kaq i perhapur, neveria ndaj ketij fenomeni eshte kaq e madhe, ndaj dhe rezonoi kaq shume, se shumica derrmuese e shqiptareve (ne Shqiperi) simpatizohen me ndjesine e te qenit ne meshire te seksereve te politikaneve dhe jo strukturave (inegzistente) te shtetit, te te puthurit e bythes birbove qe vene politikanet dhe jo aplitikimit e punesimit me merita e kritere.

Mua kur dhe nje dokument me duhet te marr aty ne Shqiperi me hipen nervat nese duhet te vij verdalle te ndjek neper kafene personat qe duhet te ishin ne zyre; imagjino njerez ne halle si kjo nene qe shkojne tek zyrat paralele te shtetit (se ashtu behen punet ne Shqiperi) per t'ju "qare halli" sic thote Kokedhima dhe bien pre e ketyre seksereve qe instalon pushteti. Seksi ishte thjesht maja e ketij mut-ajzbergu.

Dhe pa skandalin e seksit ka boll ngjarje ketu, sikur dhe fakti qe ky njeri paguhej nga Rilindja/Koco per "te qare hallet popullit" dhe pastaj i gjeti pune kesaj tipes tek privati! E pas Skandalit Koco doubles down, do hapem zyra te tjera te strukturave parelele thote...hic Rama, sus.

Eshte 24karat qasja "tani qe u kap nje rast qe ilustron fenomenin e pergjithshem, mos u merrni me kete rast, se ka dhe do kete raste te tjera".

Une e kuptoj sekretarin e Brahos qe vjen ketu dhe i ben biografira autores te ketij artikulli e cdokujt opinionisti qe guxon te kritikoje Rilindjen, kurse ty s'ta kuptoj dot qasjen "move on, nothing to see here"...je shume afer qasjes "fajin e ka godina e SHQUP-it per kete ngjarje" te Rames, mbase thjesht per inat te opozites a ku di une.

P.S. Pasi u perpoq ta q!nte me gjithe femije per 7 muaj, shteti tani do t'i ofroje ndihme sociale viktimes...o kinge, ec se te gjej pune me 1 mije euro ne muaj.

po ca kapje e publikimi mer, u inxhizua nje gjysh pervers qe i thoshte njeres "gocen ty me mire te ta ** une se ndonje tjeter". po te mos kishte qene vullnetar i kocos asnje gazetar ne shqiperi nuk do kishte marre mundimin as ta degjonte ate gruan, do i thoshin (me te drejte bile) ik o zonje se qeke komplet kare, mos i shko mo ne zyre dhe mos na ca trapin dhe neve. kaq eshte kjo histori, po behet nami se ai paska qene te zyra e kocos, o burra, KA RENE SHTETI. Lejeni mer ket muhabet, banka vazhdon te jete e vjedhur e fullani vazhdon te jete aty, parlamenti fillon pune ne 28 gusht dhe njerez te denuar do hyjne prape ne parlament dhe vota e tyre do vendosi te ardhmen tone, kane fillu me vene fletushka me foton e asaj me phd fallco neper makina po ajo vazhdon shkon ne zyre, e sa e sa te tjera. keta vazhdojne me koqet e gjyshit se dobesojne kocon. nuk ka vdek njeri se i kane gjujt boleve te komshiut o xhib jo, po vazhdoni 

Shkurt re ne gracke. smiley

Tentativa per ta paraqitur kete ngjarje si rast ordiner eshte...tejet ordinere, sidomos duke injoruar fenomenin.

Thjesht rasti i nje gjyshi pervers mund ti thuash ketij qe ka biznes privat, por Aron Cane ishte perfaqsues i deputetit, i bente keto gjera nga zyra e PS-se ne shkembim te favoreve dhe nen presionin e pushtetit te asaj zyre (se ndaj e takonte aty gruan dhe jo gjetke). E s'ishte vullnetar sepse sipas vete tij ai paguhej 49 mije/muaj per "vullnetarizmin" e tij, dhe parate i depozitoheshin ne dy banka (mbase qe bankes tjeter te mos i ngelej qejfi per "vullnetarizmin").

Sic thote Lela, Kokedhima s'eshte shtet me vete dhe kesisoj ca bejne te punesuarit e tij s'ka si te trajtohet si ceshtje pa lidhje me shtetin e partine ku ai aderon, sic zotrote e paske perceptuar ngjarjen si ndodhi ordinere te gjyshit ordiner qe kerkon ordinerisht ne zyren ordinere te PS-se te beje seks me nje femije ordiner, gje e cila te paskesh terhequr vemendjen ty nga preokupimi yt per Fullanin smiley

Ty s'ta ka care trapin zonja mer sic thua, ajo s'te trokiti ne shtepi ty per ngjarjen. Ti tashi thjesht po ben militantizma dylekshe duke i vene fajin viktimes e duke thene ta leme kete ceshtje e te flasem per Fullanin, sikur per te dyja s'flasem dot njeheresh dhe sikur drejtesia varet nga nr i komenteve tona ne Peshk per ceshtjen e Fullanit.

Xhibo kjo fjalia jote qe nuk ka opozite ne bote qe sdo perfitonte nga nje skandal seksual eshte njesoj si me thone qe ska zyrtar Pune qe sdo ja lypte pjeshken kandidateve. Ca nga ne jane te ndjeshem kur nje teme sterhollohet pertej mase dhe me detaje privatesie. Spo te kerkon njeri meshire per Canen por Jo gjykim fshatce se kan per tu demtuar te afermit e Canes dhe Elvires, thjesht se Patozi e Doda a Saluku kan nevoj per rifreskim para publikut elektoral. Ene fjala opozite eshte shume e vyer per keta birbot e Shqupit, Xhibo ....te permbysurit  prej pushtetit familiar ....do shkonte me shume.

perderisa Cania u arrestu dhe Prokuroria ka hedhur akuza konkrete ceshtja mund te rimerret nga publiku nese gjykimi tregon mangesi. Ceshtjet seksuale me perfshirje femije e familje nuk behen fshatce se viktimat abuzohen perseri dhe mentaliteti konservator Shqiptar nuk mund ta trajtoje ceshtjen pa maskizem ose duke mbrojtur nga pak Canen e duke sulmuar nga pak Viktimen...

Faji i opozites eshte qe nuk e trajtoi politikisht rastin ne fjale ashtu sic duhej duke i rene sistemit qe edhe vete ka ngritur ku e gjith shoqeria eshte politizuar ne cdo qelize, ku qytetaret i qajne hallet zyrave te partive politike, por e trajtoi ne menyre primitive dhe te trashe, duke gerthitur kot se koti jo pedofili e jo pedoleshi... asnje pedofil ska aty, pervec ndoshta disave nga ata qe bertasin kapeni pedofilin. Pra problemi i opozites politike eshte se nuk eshte opozite politike, por nje bande primitive qe pret te vij vete ne pushtet ne menyre qe te shijoj vete frytet e ketij sistemi!

Faji i nenes ne fjale eshte qe eshte nje njeri i papergjegjshem qe duhet mbajtur larg femijeve. 

Se c'faj ka Koco Kokedhima ketu une nuk arrij ta kuptoj. E marr vesh qe Edi Rama ka faj per faktin se i genjeu njerezit duke u thene se rilindja do krijoj nje Shqiperi europiane kur ne fakt..... ja!

ps. plus qe duhet thene se eshte nje rast banal, qe sja vlente te ishte ne media me shume se dy rreshta ne gazete, sepse  e budallepsen kete shoqeri.

Ca bohet me Fullanin ? A vazhdon mbledhja e firmave nga qytetaret per shkarkimin e tij ? Apo ka dhone vete dorreheqjen? 

Rruajtës leshi nga të gjith llojet e bagëtive. Njoftojmë se " Dërstila Gjib & Xhibolizma " është hapur.

 Laj dhe tirr Lesh .Drejtoresha vet si gjithnjë hap seancën dhe fton llaf po muhabetët me sa më shumë thelësi qethjet e Leshit pasi vërteton thënien popullore te leshqethës-përpunusve .

Sa më thellë e më rudë .

Përfitoj nga rasti të shpreh edhe unë një variant qeth-laj lesh.Pedofilia duhet parë më thellë dhe jo kaq cekët sa çe sheh artikulusja dhe shokët antikomunistë parafolës . Ajo i ka rrënjët të paktën të vërtetuat që nga Pushtimet otomane " I je qepur punës , si Otomani sumës "  Të thellohemi shokë me qëndrimet Opozitare në kushtet e reja smiley

Armir Shkurti
1 hr · 
Kam përshtypjen se qëllimisht politika (të dyja krahët) po e kanalizojnë çështjen e Sarandës në një skandal seksi a pedofilie. Kjo bëhet për të mbuluar një skandal shumë më gjigand ku janë përfshirë të gjithë: Korrupsionin politik, shitblerjen e votës, këmbimin e saj me vende pune, trafikun me vendet e punës e për rrjedhim sistemin klientelist dhe korruptiv në administratë. Rasti i Sarandës ka ngarkesë shumë të madhe emocionale për shkak të objektit që kërkon Agroni, por ajo që bëri Agroni i Sarandës ndodh përditë e përnatë, në çdo kohë e qeveri në këtë vend. Jo pa qëllim sot ministri Veliaj, me prepotencë, na bëri një krahasim. Sipas tij Rilindja i fut në burg perversët ndërsa PD i mbante që qeveri. Medemek këta janë më të mirët! Jo more jo!! Perversë, pedofilë, maniakë, kriminelë ka patur ka e do të ketë në çdo kohë, në çdo parti e në çdo qeveri. Sa të ketë njerzim. Nuk ka faj as Erioni, as Koçoja, as Edi që Agron Cane kërkonte një të mitur për seks. Për këtë i gjithë faji është i Agronit. Por faji, përgjegjësia dhe krimi bie shumëfish mbi këta të tre e të tjerë për mekanizmin e punësimit që kanë ndërtuar. Veliaj ka hapur zyra pune kudo. Përse atëhere duhej një e tillë paralele edhe e hapur nga deputeti? Sa e sa raste punësimi me lekë, apo për shkak të militantizmit, apo njohjes etj etj janë denoncuar këto muajt e fundit? Sa të duash! Në fushatë kryeministri i sotëm premtoi se "nuk do të punësojmë si kta...." se nuk do t'i gjendet puna njeriut por njeriu punës. Dhe kjo është pëgjegjësia: Që gënjeu! Që vendi i punës shitet. Monedha pastaj varet nga "shitësi". Dikush kënaqet me lekët, një tjetër me numrin e votave që sjell ti me vete, një tjetër me shkëmbim, duke të marrë një a dy në një a dy të tijët në një vend të ngjashëm pune, apo edhe të tjerë si ai i Sarandës që duan "mish të njomë". "Kta" ashtu si "ata" nuk ndryshuar gjë fare në këtë sistem. Ndaj dhe "ata", që me shumë durim po presin rradhën, po këtë mekanizëm kanë si zgjedhje për bukën e tyre. Këtë mendim ma përfocon edhe heshtja e atij grupi të pushuarish nga puna, që arritën deri në grevë urie para kryeministrisë, e që sot heshtin teksa shohin se si vendet e punës, për të cilat qenë gati të flijohen , tregëtohen deri në këto lloj pazaresh

Armir Shkurti ben shume mire qe e adreson vemendjen tek fenomeni i pergjithshem dhe te sloganet e Rames ne fushate, tip gjeji njeriun punes, shiko sistemin se ai ta ka fajin, mos i fol shoferit, etj. Rama kete sloganin e simbiozes pune-njeri e ka pasur se paku qe ne vitin 2011, e padyshim e shtjelloi fort ne konferencen e ti te pare twitteristike ne janar 2013:

Pyetje: Në 23 qershor ndryshimi i madh përfshin këtu punë të reja, sepse kushërira ime nuk futet dot në pune veç se është me PS?  

 

Përgjigje nga Edi Rama: Përshëndete nga ana ime kushërirën, ka bere zgjedhjen e duhur smiley Por për të punuar nesër për shtetin shqiptar, duhet padyshim të ketë edhe aftësinë e duhur. Punës duhet t’i gjejmë njeriun jo njeriut punën, për të bërë shtetin që u shërben të gjithëve si duhet. 

Pyetje: A do t’ju tregohet vendi atyre të paaftëve, militantë partie që kanë uzurpuar të gjitha institucionet kur të vijmë në pushtet??

 

Përgjigje nga Edi Rama: Kush e ka vendin e punës pa meritë s’do e mbajë dot. Taksat s’mund të përdoren për të mbajtur me rroga e majmur ushtarët e partisë.

Kete mund ta besh dhe film...p.sh. perfytyro ate voice-over qe thote...nga mendja e ndritur qe artikuloi "Fajin e ka sistemi" dhe "Puna e opozites eshte fjala, fjala e qeverise eshte puna" tashme vjen nje tjeter twitterkonference te enjten ne 21 korrik 2014 me temen "Po me pyete per skandalin e Sarandes je SHQUP-ist dhe fullanist".

Si dhe po, tamam e ka dhe per ate tjetren; ata PD-istet qe gjoja protestonin parimisht per padrejtesite Rilindese ne praktikat e punesimit e tani s'e hapen goje fare kur plas nje skandal pikerisht per keto praktika, jane legena materniteti, ose legena partie/Berishe, njesoj si keta legenat e Rames ne PS qe s'guxojne te thone as gjysem llafi kundra vijes te partise per kete ceshtje, perfshi blusherit dhe keshill-te-urtit, per te cilet nga heshtja e tyre i bie te konkludojme qe ata s'shikojne kushedi sa zarar tek te q*rit ne zyren e partise te nje 14 vjecare qe eshte pothuajse 15 dhe me trup te zhvilluar, sidomos po ta besh kete marifet me avash se ata me te cilit kjo do bente seks eventualisht.

Lesh i zakonshëm

Pse nuk shkoi Rama vete ne Sarande ta vizitonte viktimen?????? Pseeeee???? 

Po  xhibolja smiley me ndonjë shkrus tip Armiri  që thellon problemin sipas stilit të Dërstilës " Sa më thellë aq më Rudë "

 Edvini pyet "Ku e ka shtëpinë Maria "

Jepuni bukë Gazetarëve se i degjenerut fare Politikisht . I shndrruat në maja pene me bisht të padronit të fshehur diku ! Gjëra të shpëlara ordinere. As sa një koment tek PPU nuk vlejnë !

Mero Baze vs Koco Kokedhima...s'duket thjesht xhelozi per influence tek Edi Rama.

Per Bazen, pergjegjsia e gjerave qe ndodhen ne partine dhe qeverine e Rames nuk ndalet tek Rama, por tek Kokedhima...ose minimalisht Kokedhima eshte shpallur shtet me vete dhe veprimet e tij as kane te bejne me Ramen dhe as kontrollohen dot prej tij.

Mero Baze e ndjen veten nen sulm nga Shekulli dhe "mediat partnere te Kokedhimes" (per cilat media e ka fjalen?) ne lidhje me skandalin #TeQ!fteRilindjaFemijen. Ai betohet qe eshte edramist i vete-deklaruar qe kerkon me cdo kusht te mbroje reputacioin e qeverise se Rames dhe qe ai e ka inat Berishen me shume se te gjithe, qafteperngjalen po s'e besuat. Megjithate Baze duket se pa dashje arrin ne konkluzionin berishist sipas te cilit Edi Ramen e ka marre peng Kokedhima, persa sipas Bazes Rama vete ka reaguar shume denjesisht mbi kete skandal (plot dy twitter-mesazhe qe sulmojne SHQUP-in, per nder te oficererise se lavdishme te Agron Canes).

Te gjithe ata qe fajesojne viktimen sipas fyellit te Kokedhimes jane duke e perdhunuar viktimen me akuzat ose heshtjen e tyre, thote Baze...te shohim nese do ta mbeshtesin ngjale-musketieret e tjere, Adrian Thano, Muc Nano etj., apo do bejne sikur s'i vjen zeri.

Baze i pergjigjet dhe argumentave Swed-iste "mjaft me kete ngjarje se mos harrojme Fullanin" duke thene qe Fullani gjithashtu eshte ne koalicionin e qelbesirave te Kokedhimes (ndryshe nga koalicioni i kristaleve te pastra te Rames?). 

Baze eshte gati duke na e mbushur mendjen qe Kokedhima eshte per Ramen si ISIS per Mozulin e Irakut; prite Zot kur t'i beje thirrje gjithe ngjalisteve (pa dallim qendrimesh per seks me minorenet) qe te ngrihen per te cliruar Ramen sa pa u bere synet nga Kokedhima, ne te cilin rast adhuruesit e Bazes n'Peshk do te ndiheshin ne trileme smiley 

Tani qe e identifikuam kujt koalicioni i perket fullani o burra ti biem atij gjyshit qivaç se shkoka goditja te fullani smiley

Keshtu ju pafsha juve ngjalistet jarebi, duke u grindur dhe thumbuar me Mero Bazen...per ne te baraslarguarit kjo eshte dite feste smiley

Po po xhibo, tani do fillojme aksionin policor "xha-qiresi i fundit" ku do arrestojme gjithe ata qe dune me qi te zyrat e shtetit dhe ata qe i bijne me dore te liqeni duke pa ciftet. Lufte te hapur meros, fullanit, kocos e gjyshit agron, tentativ-qirja do goditet fort smiley

Une megjithate them qe ti u tregove i permbajtur gjithsesi; mund te kishe akuzuar kete vejushen qe te largoi vemendjen edhe nga Shpetimi por s'e bere smiley

P.S. Dritero Agolli me ke do jete thua, me Bazen, me Kokedhimen apo me plazhin? 

Prit prit, se ka akoma, neser del dialogu i trete ku xhaja i thote kesaj zonjes "laj dhembet dhe hajde poshte tavolines te kapesh pak koken e kocos" dhe populli do terbohet fare se do shofi implikimin direkt te shokut koco ne ngjarje. Avokati xhajes do thote qe atij i kishte rene copa e puzzle-it me koken e kocos per toke dhe nuk e kapte dot se ishte me shiatik, po populli opozitarobarazlarues nuk do e haje sapunin per djath. Mero do beje nje shkrim ku do godasi fenomenin smiley

xhib, se na kujtove  kete Shpetimin ti...  ky eshte rast i papare.  tjetri ka fallsifikuar dokumenta, e ka pranuar,  eshte i pandehur,  por vazhdon te jet kryetar bashkie.smiley

ky  na duall me i forte se çe pandehnim..  ky e trembi Ed Ramen,  qe ne fillim te skandalit nuk i fliste.. mirepo   me pas u  tkurr   dhe per turp te tij  jo vetem e  ''rehabilitoi''  me dreka, darka e foto  publike,  por  hoqi nga Vlora prefektin  socialist,  you know,  atij qe Shpetimi i vuri eksploziv C4   ne makine...   i forte  ''klani mafioz i Gjikes'',  sic e quajti  ish-prefekti socialist.smiley   me e bukura, asnje nuk flet per kete turp!  gëk!

Ja prit dhe pak se vjen ndonje ngjalist dhe ta jep shpjegimin dhe per kete rast, ose nese s'do te presesh, ja nje perpjekje modeste per te deshifruar mendjen ngjaliste:

Pas shembjes se pallatit te tij ne Vlore, Basha i dha nje pallat Shpetim Gjikes tek Liqeni ne Tirane sepse Berisha nga mensa e SHQUP-it gatoi kete skandalin ne Sarande per te terhequr vemendjen nga komploti i serverit te tatimeve, i cili komplot u anashkalua ngaqe Visho Ajazi deshte te sajonte histori sikur avionet benin trafik droge ne Gjader per te mbuluar keshtu perpjekjet kolosale te Rames per te rinovuar Shqiperine duke filluar nga perdet dhe kangjellat e zyres se tij dhe nga publikimi ne Facebook i fotove te dhise ne spital, gjithe duke ruajtur privatesine e breshkave te tij.

Me nje llaf, dhia s'di c'eshte Rilindje-tagjia, ose e ka nga kritiken nga ngjale-xhelozia.

Xhibo, nese problemi eshte endemik, atehere kujt i dhimben vertet viktimat e abuzimit seksual duhet te fillojne nje situate ndergjegjesimi ne institucione, duke fillu nga shkollat, spitalet e deri tek zyrat e partive, ministrite dhe zyra e Kryeministrit, ku te kete ene kurse shpjeguse per te drejtat e punonjesit e si te reagoje para kerkesave te pahijshme seksuale. Ne kete menyre kontribohet ne shoqeri dhe mbrohen viktimat e ardhme.

Rasti Cane eshte ne prokurori dhe sigurisht mund te kontribohet nga media nese zbulon fakte te tjera apo te te meparshme. Por shtrydhja e lengut te portokallit nga duart e cunit te sheqeres apo Meros pafundesisht krijon indigjestion tek njerezit.

Rasti Fullani eshte anashkaluar dhe Mero smund ta mohoje kete fakt ndonese ashtu si edhe ti ka te drejten ti mbushe mendjen lexuesve se Rasti Cane eshte me i rendesishem se Rasti Fullani. Jetojme ne demokraci ku edhe mund te zgjedhim mungesen e interesit per konfliktin midis elefanteve te medias se majte Shqiptare, Koco versus Mero.

Se fundi ekspozimi i tepert i tragjedive njerezore dhe anet e erreta te krimeve qe anashkalojne ndjenen e te duhures e jo vetem te privatesise nga mediat gjithmone kan krijuar nje fare alergjie e ky nuk eshte ass rasti i pare as i fundit. Me kujtohet ajo e shkreta Xhibo, qe fuste ne kurth biznesmenet me ata prokuroret e u merrte lek, mbasi i denoncoji u therr si bagetia pas ca kohesh dhe u harrua. 

Nga Xhibolja nesër prisni një artikëll të përzgjedhur për të ndierin Tollia ( me që ra fjala çfarë e ka Ilia Topen ) .

Tollia ishte , Piku , Maja , Krenaria e anthuziazmit  të barazlarguarve ose Topeve të Berishës , se nuk kishte preferenca të kujt Partie ishin dhe kujt Gazete i përkisnin ..

Lol xhibole smiley

harrova të shtoja se i ke shti Frikën gjiF rumelisë së ramës sidomos me këtë armir Shkurtin smiley

Rama mbeshtet idene e strukturave paralele te kerkimit te punes tek zyrat e deputeteve, bile duket se thote qe zyrat e deputeteve financohet privatisht, e ai s'ka aq sekretare ne zyren e tij sa Kokedhima ngaqe s'ka aq para sa ai:

Në zyrën e çdo deputeti duhet të priten njerëz që ankohen dhe bëjnë kërkesa. Dhe unë e kam një zyrë në Vlorë, por se kam me aq persona, pasi skam mundësi financiare. Nëse nevoja është e madhe, atëherë duhet.

 

Kush nga ju në këtë vend, nuk mund të më thotë se dikush shkon në zyrën e deputetit për punë. Por ama dhe këtu gjykimi është se kush i bën punësimet, deputetet apo administrata. Deputetet kanë ndërhyrë dhe do ndërhyjnë për të ndihmuar njerëz apo ndërmjetësuar. E rëndësishme është që sa kjo mbetet në kufirin e detyrimit politik dhe sa e kalon kufirin. [GSH]

Veliaj nderkohe ben apel qe njerzit s'duhet te kerkojne pune tek zyra e deputeteve por tek zyra e shtetit...duket s'e di shprehjen "Ka shtet por ka dhe Koqo".

Sekserin e Koqos e paska pergjuar dhe Prokuroria. Telnis Skuqi publikon videon e pacensuruar te pergjimit.

Le t’ia heqin partisë edhe hijen më të fundit e më të largët të “partisë-shtet”. Le t’i kthejnë shtetit dhe qytetarit dinjitetin e peshën. Vetëm kështu manjakët e të gjitha llojeve do të kenë punë me kronikën e zezë dhe aspak me politikën. [Fatos Baxhaku]

Kurse per Fullanin qe kishte merak Swed, Rama tha larg duart nga rolex-et e pavarura te tij.

Koqo vazhdon e mban ndezur debatin per ceshtjen "me jep femijen qe te te jap punen" duke shenjestruar dhe Thanon pervec Bazes.

P.S. Per kontrast, tek te rilindurit e vertete prevalon cool-esia.

katunar o more burre qytetar nuk behesh kurre ... keshtu dhe ti xhib - te te cosh jo ne Amerike po ne Mars fare ti gjithmon do kerkosh bajraktar mbi krye nga ata qe i fut hundet ne cdo bire boothe

Xhibo, ene knej problemet me zyra kongresmanesh zgjidhen po ty tka bo lavazh cervelloje Cuni Sheqeres. E qu cuni Sheqeres pushtet paralel e vuuuuu Talibanet e perserisin si papagall.

A e shte e ligjshme qe deputeti te kete zyre pe popllin ne Shqypni????? PO, Xhibo, thuja ene Cunit te Sheqeres, RA KOMUNIZMA, KUSH KA LEK, HAP ZYRA e nuk quhet pushtet paralel. E veshtire per Talibanet me kuptu ligjet, ata nigjojne veq Mullah Omarin. 

... ne vend qe te edukojne popllin se pse po e kundershtojne ndarjen administrative po pellasin akoma per koqon pa e ditur tamam pse dhe me bukura ai tjetri eshte ne burg ne keto momente qe gjibolja vetem prashit kot 

Sa here ke shkuar te zyra e kongresmenit/es per te gjetur pune?

xhibi, si e gjete videon e Monikes? Po kerkoje per "Monika Kryemadhi wet t-shirt?"

Tëmën ë, Mero Baze paska diversante tek zyrat e punes te Kokedhimes; ka botuar ca letra kerkese per pune te cilat Kokedhima ja delegonte Agron "po ta q!va une femijen tek zyra e 2K te pjell kokoshi" Canes. 

Pse s'e paska bere edhe ajo e fundit Hatixhes Myslimis te kishte karriken e ngrohte.

hahahahahahahahhaahhha, po ti xhibo si lab qe ke qene te kujt kafshe e kishe mbiemrin? Apo e kejshe si ato egersirat e detit?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).