61 Komente

Pamja qenka madheshtore, por nuk jepet asnje e dhene se si shkohet atje. 

Me mjete lundruese, ose marshim partizan Pierre

te con Auron Tare me skaf, Pjero..smiley

po vari leshte si shkohet atje se eshte vend i izoluar... po keta te shikojne keto plazhet e populluara, se bene me buje ato "kullat artistike".smiley te vrojtimit, por skane rojtare e po mbyten nga 2-3 veta cdo jave...

Me mjete lundruese. 10 mijë lekë vajtje-ardhje

Mos! 

Hajde me hajer i pallat t'vogel shumkach Ulaj, Vulaj ose Mulaj ktu, ishalla jarebi o zotimodh ishalla! 

 

jo re ti. do behet qytet turistik me shume pallate shumekac, dy-tre kazino, kater-pese filiale bankash, nje filial te bankes se shqiperise, por godina e kesaj do i blihet pronarit pasi te mos kete mundur t'a mbaroje, me cmim tregu te monakos, me nje suite mbreterore ne kat te fundit me krevat sa dyshemeja per takime pune, nje port krocerash dhe nje lungomare deri ne sazan. ka potencial te madh ekonomik ai vend. nuk do e lejm vetem me nje pallat.

ju lutem te me falin investoret qe mund t'u kem harruar pa permendur projektet e tyre, por eshte vone dhe jam pak pergjumur.
 

Po shto dy Universitete dhe dy karburante se i harrove...

me fal. karburante do bejme nje poshte cdo pallati a ndertese mbi dyzet kate, dmth sa pallate aq karburante. ndersa universitete do bejme te pakten dhjete, madje me kete rast do shpikim edhe postin e kryerektorit. ky do jete kryetari i bordit te rektoreve dhe njekohesisht i bordit mbikqyres te filialit te bankes se shqiperise. i vetmi kusht qe ky duhet te permbushe: te jete perfaqesues i denje i cdo partie qe vjen ne pushtet, konsensual dmth. 

nese kam harruar ndonje gje, ju lutem me kujtoni. nuk e di pse harroj shpesh keto kohe.

 

Bukurite e Shqiperise nuk kane te sosur .Nga Maja e Hekurave ne gjijt e Detit .Eshte nje vend Fantastik jo vetem si pamje por si  azile prehje e qetsie , relaxi e pershtypje te paharrueshme kush i shkel dhe qendron perkohesisht . Kush ka shkele Shqiperine do me jape te drejte 100%

Nuk kishte faj i ndjeri Shtraus qe u HABIT me Bregun ..por e verteta eshte se rekomandoi Turizem Elitar jo masiv qe te shkoje kushdo boll te dije rrugen smiley

Ai kishte parsysh Milonere qe paguanin jo me pak se 100 mije dollare dita ( bisede konkrete kjo ) sidomos per vende si Gjiri Karaburunit !

 e pra, iu beni favor te mos i reklamoni, perndryshe shkuan kurban per sakrifice

Të dy herët që jam organizuar për të vajtur, kam dështuar. Shkaku: moti i keq detar. Mund të shkosh përmes gjirit, ndërsa më këmbë do përshkosh gjithë karaburunin. Do shkoja jo për plazh por për të parë, prekur dhe fotografuar mbishkrimet që i kanë dhënë emrin. janë mbi 1500 të tilla, gdhendur në ballinat, ku pritej shkëmbi, prej detarëve të kapur nga stuhia në lundrim e deri perandorë.

Shqiperia ka plazhe mirpo infrastrukture dhe profesionalizem jo te zhvilluare 0.

isha ne nje ishulle ne Greqi ore cfare mikpritje profesionale, sherbime te shkelqyer, buzeqeshja dhe falemderit dhe pershendetja nuk mungonte asnjehere

kalimera

zonat turistike i duhej dhene me tender operuesve nderkombetare si psh holiday inn, marriott ,hilton etj ta zhvillonin.keta do te vendosnin standardin e sherbimit edhe per hotelet e vogla private.keshtu si u be ky muhabet atje, tjetri vete ne resortin e Sulos nga Vermiku i cili pastron parate e kokalines apo trafikut te klandestineve e iu flet klienteve sikur ia kane per borxh apo i kane zene deren.smiley

perkundrazi. Nuk u duhet dhene. Nje i huaj nuk vjen ne Shqiperi per te gjetur ate qe ka ne shtepi, por per te gjetur dicka te re vendase. Te gjithe te huajt e thone kete, qe kur shohin marka qe i kane ne vendet e tyre, perpiqen t'i shmangin. Dhe kur kerkojne birra, per shembull, kerkojne gjithnje te provojne markat vendase dhe jo ato te importuara.

"...sherbime te shkelqyer, buzeqeshja dhe falemderit dhe pershendetja nuk mungonte asnjehere"

Po prapanicën, jua afroje ndonjëherë? Ishin vendas ata që e afronin këtë sherbim kënaqsie apo përdornin mercenarë si ti?

Lol, nderkohe ne Dhermi, ne kulmin e sezonit, tre pronare te nje lokali torturojne deri ne vdekje kamarjerin e lokalit dhe me pas e hedhin te shqyer ne ferra si te ishte nje mbetje e vicit te therur. Edhe per 10 vjet te tjera o Petro nuk kam ndermend te pushoj ne vendin tim. 

ju ofroja lekun dhe ata ishin shume mirenjohes per cdo euro qe hargjoja dhe falenderues smiley

edhe heres tjeter atje shko 

patjeter smiley

Shqiperine zoti e beri te bukur, por e denoi me gjallesat qe i dergoi aty.

Rrini mire ju aty ne albanie se mund t'ju quaj peshku i nderuar me nickun herm refugjate qe nxirni namin e keq smiley

keta ketu kane ndjenjen e inferioritetit, pasoje e izolimit komunist, dhe ende kujtojne se "jashte shtetit" eshte vend magjik, ndaj u falet. Por juve jo. Ju madje ua keni shtuar ketyre me gomarlleqe. Duke dale, dhe keta do ta kuptojne qe robt jane njesoj, andej thjesht kane pasur me shume kohe qetesie qe te punojne me rregull e pa mungese parash. Robt jane njesoj gjithandej.

Ne fakt, po te izolohej komunistçe e gjithe bota (e gjitha amà!), s'do kish më 'jasht shtetit'. Ja psh, tani qe nuk ka më dy blloqe, pra pothuaj e gjithe bota eshte jo-komuniste, prap se prap eshte e izoluar (dmth, prap nuk gjen derman: sherre dhe lufte mes njerezish dhe shtetesh per gjithfar' arsyesh fetare, kulturore, territoriale..., vetem ideologjike jo. Pra: ku ishim? hiçgjekundi).

Kjo ishte nje tjeter menyre per te rithene ate qe the ti: robt jane njesoj gjithandej.  

se harrova: poshte vende e bukura ! Rrofshin njerezit e bukur ! (poshte shqiperia; rrofshin shqiptaret !)

Per sa i perket transportit per ne karaburun, paskerka anije ne Vlore dhe ne Radhime (saktesisht tek hotel Rexhina). Cmimi i biletes: 1500 dhe 1600 leke per person, vajtje-ardhje besoj.

Po flet me leke te vjetra apo te reja? -do pyeste Pjeri

me te reja besoj se po flet, me 1500 te vjetra dy qofte e nje birre tirane mund te blesh maksimumi

Te reja gjithmone

nejse, une ashtu e mora, per te reja;
more vesh Pjer ? mora thuaj smiley

Gjiri i Grames pervecse i bukur eshte dhe seksi. S'ka si te jete ndryshe perderisa ndodhet ne nje gadishull qe seksin e ka jo vetem ne formen e seksit mashkullor, po dhe ne emer. Sazani me format e lakuara te fundshpines femerore duhet te shkaku i ereksionit te perhershem kar-abunorsmiley

Ps. Erotizmi i mesiperm per inat te ketij lajmit me prerje kokash

Shqiperia e bukur eshte nuk diskutohet. Do ishte mire te ishin edhe njerezit me te bute dhe jo egersira. Kjo reflektohet ne sherbimin ne hoteleri-restorant.

- Klienti: Nje leng frutash te lutem

- Kamarieri: Cfare lengu deshironi?

- Klienti: Leng portokalli

- Kamarieri: Vetem leng portokalli nuk kemi por i kemi te gjitha.

- Klienti: Mire atehere me sill nje leng molle.

- Kamarieri: Ah edhe ate nuk e kemi.

- Klienti: Po mire cfare leng frutash keni?

- Kamarieri: I kemi te gjitha pervec, leng portokalli, molle, dardhe, pjeshke....

- Klienti: Mire atehere me jep nje gote uje....

- Kamarieri: Glina apo..... se ujin e cezmes e kemi nga depozita.....

- Klienti: smiley

Daniel, te me ndjesh, por ne ate dialog nuk shoh egersim.  Le te themi, sherbim qe le pakez per te deshiruar, ose PR "e eger" smiley nga ana e kamerierit per vendin e tij te punes (psh: i kemi te gjitha, i kemi te gjitha pervec)

Per ate cfare ke dashur te percjellesh nuk me duket ilustrim i sakte dialogu i mesiperm. 

Nejse, per te qene brenda temes, te ky Gjiri vetem uje ose variante te tjera te lengshme, buke e djath e domate u dashkan me vete.  Vend shume i bukur. 

perveç, buke-djath-domate, mos harro te marresh edhe 4 kallëmba e nje çarçaf, ta sajosh si çader dielli..smiley

4 kallëmba e nje çarçaf

Varianti i kallembave me carcaf eshte per VIP-at, do theshte kjo teta smiley.

Ne ate vend, nje kapele me duhet vetem, per cader kam dëtin smiley.

ose tulla, rere, zhavorr (se uje paska) dhe nja 4 puntore nga ushtari i panjohur, te sajosh nje trekatesh smiley

Ne kete dialog mbase nuk kishte egersim por ka dialogje te tjera qe nuk shkojne edhe kaq mire sa ai qe pasqyrova me lart.

Shkuam ne nje lokal ne vlore the me thene te drejten ishte i llustruar goxha por sherbimi ishte jo cilesor.

I kerkonim kamarierit te sillte ca feta buke dhe pas 5-6 perpiekjeve te na sillte buken ai cdo here qe i kerkonim te na e sillte se sic duket harronte na shikonte me inat me ne fund e solli ashtu akull te ftohte dhe e perplasi kanistren mbi tavoline dhe ne tha:" "NA"  dhe iku andej nga erdhi me inat....

Ne me paret tona shkuam aty jo me te tij dhe ai e humbi bakshishin.... kete mentalitet e gjen gjithandej ne sherbimin publik ne Shqiperi ska asnje perjashtim.

Sic e thashe edhe me larte qe te mos ngaterroheni (se ka ca qe e bejne me dashje ngaterresen)

Shqiperia ka vende shume te bukura dhe burime per turizmin sa fqinjet apo me shume por sherbimi per klientin eshte berrnut....

 

Ka plot vende qe sherbejne keq, ka dhe plot qe sherbejne mire. Duhet te jesh me dike qe i njeh. Kete pervoje pata dhe une ne PF qe ndenja ca dite. Ca restorante ishin shume te ngadalte. Njeri ishte fantastik, si ne gatim si ne gjithcka. Duhet t'i njohesh. S'mund te jene te gjithe mire sepse prapeseprape ata punen e kane, nuk eshte se humbasin gje nga cilesia e keqe. Kur te fillojne te humbasin, do te punojne mire.

Te replika e pare desha ta shkruaja por e lashe "apo mos ishe ne Vlore e detyrimisht, steriotipikisht, pergjithesueshmerisht t'u duk i eger kamerieri".  Te betohem qe pata nje mendje ta shkruaja smiley.   

I kerkonim kamarierit te sillte ca feta buke dhe pas 5-6 perpiekjeve te na sillte buken ai cdo here qe i kerkonim te na e sillte se sic duket harronte na shikonte me inat me ne fund e solli ashtu akull te ftohte dhe e perplasi kanistren mbi tavoline dhe ne tha:" "NA"  dhe iku andej nga erdhi me inat....

Ne kaq vite qe shkoj ne Vlore, vetem nje here me ka qelluar ushqim e sherbim bernut.  Jo tepke si shembulli yt, por nje eksperience aspak e kendshme.  Ama vetem njehere.  Statistikisht do kem qelluar me fat, se qe nga kafja e lagjes e deri ne kufi me Saranden te me ndodhe vetem njehere, i bie te jete goxha fat. 

 

Daniel, mos harro qe kamarieret nuk jetojne me bakshish por me nje rroge mizerabel te pronarit halldupe. Shqiptaret vendas lene ose pak ose aspak bakshish prandaj ai kamarieri as i ka vajt mendja qe ti mund ti lije bakshish po te sherbente mire. Vete bakshishin e le si shumica e emigranteve ketej 15-20% edhe kur jam i pakenaqur nga sherbimi, e shof si nje pjese te fatures e me ka bere pershtypje qe Shqiptaret vendas me kan dekurajuar te le bakshish te majme pothuajse perhere? Ndryshe nga thot Monda sherbimi sa me poshte nga jugu shkon aq me shume le per te deshiruar, por jo vetem nga kamarieret por edhe nga hotelieret e restoratoret vete. Kam qene pothuajse gjithmone i kenaqur ne Tirane e Durres ku ka kulture sherbimi. Bakshishi eshte mire te lihet nga emigrantet kur vizitojne Shqiperine sepse punonjesit e sherbimit jane me te persekutuarit ne Shqiperi dhe keq trajtohen masivisht nga pronaret. Te denoncojne rastet e bakshishit ne administrate kur kan mundesi se keshtu ndihmojne vendin e tyre. 

Persa i perket konceptit se duhet te njohesh ku te shkosh eshte pothuajse universal...edhe ne Itali a US. Sigurisht duke perjashtuar chain-restorantet qe ruajne standarde fikse nga lart. 

Aspekti i bakshishit eshte i drejte, por duhet thene se 18% (mesatarisht) eshte praktike amerikane.  Ne Europe eshte praktike "pourboire", sa per nje gllenke uje.  Keshtu qe nuk mund te gjykohet per nga bakshishi nqs paralelet i heqim me vendet turistike mesdhetare bie fjala, ose me fqinjet.  

Ndoshta theksi duhet te vendoset tek abuzimet me punonjesit e sherbimit. 

Sa per jugun, per hotelet.  Kur shkoj per plazh ne jug nuk qendroj asnjehere ne hotele.  Por ne shtepite me qira.  E kam permendur edhe me pare ne peshk.  100% eksperience me e mire, me personale, dhe me e kendshme.  

Sherbimi eshte shume i mire ne pergjithesi, njerezit mjaft mikprites dhe te thjeshte. Gabimi qe bejne shume turiste qe ne fund ngelen te pakenaqur eshte se presin nga biznese kryesisht familjare, sherbim prej resorti. Me sa ve re, pordhet jane te papranueshme ne Shqiperi jo vetem per sa i perket turizmit por dhe ne pergjithesi. smiley

Mentaliteti "duhet te njohesh" duhet te marre fund perndryshe do vrasin miza ne diell pronaret e bizneseve gjithe diten.

Duhet te njohesh per sherbim restoranti

Duhet te njohesh per te nxjerre nje certifikate, per nje passaport, per te kap nje pune pastrues, per te njohur nje doctor, per nje inxhinier, per nje sherbim bashkie......

Ja pra per keto po flasim qe duhen permiresuar.....

Mbase herm e thote ne kuptimin qe vendasit, duke qene frekuentuesit me te shpeshte, i njohin restorantet per nga cilesia e ushqimit dhe sherbimit.  Nga anet tona ketij muhabeti i thone "yelp" ose "tripadvisor" smiley.  

Te duhet advisor per cdo gje aty jo vetem per restorante....smiley

Dakort me ty, por tjeter ceshtje* ajo smiley.  Ose qe te jemi brenda temes, "advisor" ketu eshte Blendi qe na rekomandon Gjirin e Grames.  

*Per te siperpermendurat, hera e fundit qe kam pasur te bej me burokracine shqiptare, ka qene per karten e identitetit para disa vitesh.  Sherbim normal.  Por edhe eksperience minimale per te dhene nje mendim te pergjithshem.  Keshtu qe per keto, nuk mund te flas. 

Gjynaf qe nuk i fusin themelet nai 20-katshi aty.

Vertet nje gji i vogel, i mrekullueshem,qe ...habiti...Shtrausin. pas gjithe atyre habive qe kish ndeshur "i ziu" Shtraus ne takimet me ...

Ti do kesh qenë shoqërues që njeh shumë habie .. Apo je nga ata që lexon Rëngë Dëngen smiley

More shoku

Idris, nuk e kuptoj c'lidhje ke ti me "habite" e Shtrausit, apo je per t'ju pergjigjur komenteve te te tjereve...  shiko punen.. se s'ta do as mosha tani...

Kush tu druejtua ty me nikun Mu ... Me që ma dike moshën , Çfarë të shqetëson ? Si mbytkë i ke lënë .Fundja ashtu e lëmë siç të çqetëson tye smiley

 Po kështu si anëtar të të njjtit Blog , do na ndriçoç me ndonjë nga habiet e z Shtraus si pasurim teme për gjirin e Karaburunit !

Ky gji qenka 15 km ne perendim te dhermiut , nuk e di pse e klasifikojne si karaburun.

Ti je bërë më keq se ai ..

" Or babë .Mujsh me e gjet sa kokrra moll kam mçef , ti fal të tria " lol Xhibole smiley Po me Mu ..çpate ?

meqe si njohes i mire i natires e i gjeografise thaçe te te pies njehere.Sipas google earth gjiri nuk bie fare ne karabun.smiley

Epo nashti Gjiri esjte emertim i ri , ndersa Karaburun mblidhte dhe Dhermin  au i ziu per ti qe do dhe Gjeografi per toponime .me erthe 

Nuk e kendon Presidentin ti qe eshte i shqetsuar ...uuuuuu Olele Odeta ..se do i nderrojne emrat e komunave smiley

Perendimi I diellit ishte spektakolar nga keto ane. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).