Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka anuluar zgjedhjen e Isa Mustafës në krye të Kuvendit. Sipas vendimit të bërë publik nga kjo gjykatë, njoftohet se zgjedhja e Mustafës antikushtuese pasi gjatë seancës konstituive janë shkelur Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës. Gjykata sqaron se PDK-ja si grupi më i madh parlamentar ka të drejtën për të propozuar kreun e Kuvendit të Kosovës.

Vendimi i plotë i Gjykatës:

Të enjten, më 21 gusht 2014, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës mbajti këshillime dhe votoi në rastin KO119/14, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 05-V-001, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit, më 17 korrik 2014. 
Kërkesa u parashtrua në Gjykatë, më 18 korrik 2014, nga Xhavit Haliti dhe 29 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. 
Gjykata Kushtetuese vendosi si në vijim: 
I. njëzëri, të DEKLAROJË kërkesën të pranueshme; 
II. me shumicë votash, TË KONSTATOJË që: 
a. mbledhja dhe procedura e ndjekur pas pezullimit të seancës konstitutive, më 17 korrik 2014, nga Kryesuesja, për shkak të mungesës së kuorumit, kanë shkelur nenin 67 (2) në lidhje me nenin 64 (1) të Kushtetutës dhe Kreun III të Rregullores së punës që zbaton këto nene; 
b. Vendimi Nr. 05-V-001, i 17 korrikut 2014, është jokushtetues, si për nga procedura e ndjekur, ashtu edhe për nga përmbajtja, pasi nuk ishte grupi më i madh parlamentar ai që propozoi Kryetarin e Kuvendit dhe, rrjedhimisht, është i pavlefshëm; 
c. Seanca konstituive e Kuvendit, që ka filluar më 17 korrik 2014, nuk është realizuar plotësisht, konkretisht nuk janë zgjedhur Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Rrjedhimisht, Kuvendi duhet ta përfundojë seancën konstitutive duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët në pajtim me nenin 67 (2) në lidhje me nenin 64 (1) të Kushtetutës dhe me Kreun III të Rregullores së punës që zbaton këto nene dhe në pajtim me këtë Aktgjykim. 
Teksti i plotë i Aktgjykimit do t’u dorëzohet palëve, do të postohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare në kohën e duhur.”-thuhet në vendim. 

8 Komente

E keqja e vetes....nese dekada e pare e mileniumit te ri ishte ne favor te shqiptareve ane e mbane, dekada e dyte po del qe eshte kunder nesh....sic kemi qene edhe do ngelemi....

E kam thene une, me mire me Serbine. Puna eshte, avash avash s'te marrin ata, dhe po deshem ne.

Shtetet duan kohe te formohen .amerikanet pas pothuaj 100 vjet pavaresi perfunduan ne kohe civile.ky brez shqiptaresh obviously nuk ka per ta pare shqiperine per se mbari , por brezat qe vijne me pas ndoshta .e keqja nuk zgjat pergjithmone ne kete dynja.

E ka 1 kufi. Jemi te lire te themi vetem gjerat qe te pelqejne ty.

Urime Is

Si po ja kalon ne Portimao, Brado? smiley

Shtetformimet, thote profecia , duhet te ruhen shume mire prej mallkimeve ! Ne kete e kemi te harruar !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).