Kjo që do të lexoni më poshtë, është një histori e pazakontë, që ka ndodhur vetëm pak ditë më parë në kryeqytetin tonë. Është e pazakontë për nga akti i protagonistit, por edhe për kombinimin e çuditshëm mes heroizmit, thjeshtësisë, përulësisë, nga njëra anë, dhe indiferencës, shpërfilljes dhe harresës nga ana tjetër. Heroi – në të gjitha kuptimet – i kësaj historie quhej Pandi Toçe, 55-vjeçar, i martuar, baba i dy fëmijëve.

Ai, sigurisht që nuk kishte se si ta dinte që ajo paradite e nxehtë gushti do të mblidhte orët e tij të fundit. Që prej disa kohësh Pandi Toçe e kishte bërë zakon që të bënte një xhiro të shpejtë andej nga kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës. Muajt e fundit kishin qenë shumë të vështira për të. Për shumë vjet kishte punuar në një punë me të cilën ndihej mirë, në Teatrin Kombëtar, por sikurse është zakoni te ne “novus rex, novus lex”, ndryshimet e reja në Teatër e nxorën të papunë. Shëtitja nga Liqeni sikur e largonte nga ajo ideja fikse se duhej patjetër të niste një punë tjetër. Atë paradite ndihej disi më mirë. I kishin thënë të paraqitej në zyrat e një spektakli shumë të njohur televiziv. Dukej se kohët e këqija po kalonin më në fund.

Ne, sigurisht që nuk mund ta dimë, por Pandi, me siguri këto gjëra kishte në kokë ditën që hyri poshtë gjelbërimit të thellë të kodrave. Befas, duhet të jetë rrëqethur nga klithma e një fëmije. Ishte një 12-vjeçar. Fëmija, në kërkim të topit, kishte hyrë pa u menduar në bregun e përbaltur të liqenit e tash po thëthihej nga kurthi vdekjeprurës. Dëshmitarët kanë parë se si Pandi, pa hezituar as edhe një sekondë të vetme, është hedhur drejt fëmijës. Për disa minuta të dy po thitheshin nga balta ngjitëse. Atëherë Pandi ka bërë aktin e fundit. Është shtrirë duke u bërë si bazament për këmbët e fëmijës dhe e ka shtyrë atë sa ka mundur drejt bregut të sigurt. Në ato momente tragjike është ndodhur aty edhe një kalimtar tjetër, i cili e ka bërë kanotierën e vet si litar. Fëmija i llahtarisur ka arritur më në fund të dalë në breg. Por Pandi kishte nisur të shkonte poshtë. “A shpëtoi fëmija?”, ka pyetur herën e fundit që arriti të nxjerrë kokën mbi ujë dhe më pas është zhdukur në llumin e kafenjtë. E gjitha kjo histori tronditi një lagje të tërë afër 30 mijë banorëshe, tronditi miqtë e Pandit, dëshmitarët e rastit … Fëmija i shpëtuar ende është i tronditur. “Ai xhaxhi më shpëtoi mua dhe la fëmijët e tij!”, kështu përsërit ende pa reshtur. “Njeriu i kanotierës” është edhe ai i shokuar teksa ndan dhembjen me familjarët e Pandit. Ndjenja e përgjithshme rreth e rrotull familjes në mort është e ndarë mes dëshpërimit të thellë për humbjen e të dashurit të tyre, por edhe një krenari e thellë për aktin që kreu Pandi.

E gjitha kjo histori ngjethëse heroizmi kaloi krejt në heshtje. Vetëm diku në një televizion u shkrua – vini re, nuk u tha – si pa dashje një herë të vetme, që “në Liqenin Artificial të Tiranës u gjet trupi i pajetë i një burri të paidentifikuar rreth të ‘50-ave”. Kaq, vetëm kaq. Kaq vlente për shumë prej nesh akti heroik i një njeriu të thjeshtë. Pas kësaj fjalie “të paidentifikuar” për “burrin e paidentifikuar” ngjarja ishte e rëndësishme dhe ngjethëse vetëm për njerëzit e thjeshtë, të cilët gojë më gojë, me sms, me celular, me “Facebook” e kishin krijuar tashmë me këtë rast një media më vete, një media popullore që nuk i harron njerëzit e vet të mirë, që janë gati të japin jetën për të shpëtuar atë të një fëmije të panjohur. Shtypi gjëmon përditë me emra “heronjsh” modernë: Rama, Berisha, Basha, Fullani, Arvizu, Meta, e më pas lloj-lloj vipash e vipeshash që janë shumë të shqetësuar, sepse ende s’e kanë ndarë mendjen nëse do t’i kalojnë pushimet në Ibiza apo në Xhamajka. Sigurisht që në këtë shtyp për Pandin nuk ka vend. Ai ishte një njeri i thjeshtë, i heshtur, i qetë, një familjar i ndershëm në kërkim të punës. Ai nuk ishte VIP, ai nuk i prishte punë askujt. E pra VIP bëhesh vetëm kur prish punë, përndryshe ç’u pa?! Në media nuk kishte vend në të gjallë të tij, por nuk kishte edhe kur dha jetën në mënyrën më heroike të mundshme.

Çfarë ka ngjarë me ne? Me ne që jemi rritur me lloj-lloj heronjsh, ca të vërtetë, ca të sajuar, ca të gjallë e ca të vdekur, ca të vrarë, ca të dashur e plot të tjerë të përfolur? Mos vallë me ne eksperimenti me kultin e heronjve përgjatë komunizmit e teproi aq shumë saqë na e zvordhi edhe vetë fjalën “hero”? Mos vallë bashkëjetesa e gjatë me heronj të sajuar na ka mbushur mendjen se ata, heronjtë e vërtetë, nuk ekzistojnë? Apo e kemi pranuar si krejt normale që të jetojmë në një botë ku zbrazëtia dhe jo vlerat, tangërllëku dhe jo modestia, hajdutllëku dhe jo ndershmëria, arroganca dhe jo maturia, makutëria dhe jo të qenët i përkorë, dhuna dhe jo qetësia, na qenkan vlerat e vërteta? Përgjigjja është: që të tria bashkë.

Pikërisht ne që respektonim, vetëm se ashtu na thoshin, Heroin e Punës Socialiste që u dogj vetë në pyll, por ama shpëtoi teserën e PPSH-së duke e gëlltitur atë, pikërisht neve nuk na bëka përshtypje heroizmi i Pandit të thjeshtë, “njeriut të vogël”, me zemër të stërmadhe. Pikërisht ne marrim guximin, që jo vetëm ta shpërfillim, ta injorojmë, ta harrojmë, por edhe në rastin e vetëm, që e përmendim, ta cilësojmë “të paidentifikuar”, njësoj sikur emrat në këtë dynja të jenë një gjë e kotë.

Mbase behari është një fazë e vështirë për lajme. E vërtetë. Shumë zyra, shumë prej nesh, shumë politikanë, shumë showman e showgirl janë duke u nxirosur të qetë nën rrezet këndellëse të diellit. Por asnjë justifikim nuk mund t’ua largojë njerëzve të Pandit atë shijen e hidhur që u është krijuar nga shpërfillja e paedukatë për njeriun e tyre të dashur. Të gjithë, absolutisht të gjithë, qofshin këta edhe më të famshmit, e kanë provuar, të paktën një herë në jetë, atë ndjesinë e kotësisë që ndien kur nuk ta vë veshin apo nuk të hedh sytë njeri. Në rastin e Pandit, “heroit të paidentifikuar”, kështu duhet ta ndiejmë veten nga pak të gjithë.

49 Komente

Ne rradhe te pare ngushellime familjes se HEROIT. Se dyti nje mirenjohje te pakufishme per kete njeri qe na dha nje shembull altruizmi teper te rralle edhe per shoqeri shume me te shendetshem se kjo e jona. Per mua kjo eshte nje prove e vlerave te verteta qe ne kemi, por qe vitet e fundit po i "luftojme me shpate ne dore" nen udheheqjen e ca palacove qe i quajme politikane.

Faleminderit edhe Baxhakut per kete shkrim rrenqethes. Ky eshte nje denoncim, si thika ne plage, i degradimit te shoqerise dhe rolit teper aktiv te "katunarve" ne media ne kete degradim dhe ne perceptimin e amplifikuar te tij. 

Une mbaj mend qe e pashe si lajm me titra taman ashtu sic e thote Baxhaku. Po kurre nuk me shkoi mendia se "i paidentifikuari" kishte bere nje heroizem te tille. Asgje ne ate forme lajmi s'ta linte ta mendoje.

SA KEQ e SA TURP qe palacot edhe me vdekjen e tjetrit jane aq ziliqare sa nuk e pranojne dot qe dikush te vdesi plot, kur vete rrojne kot.

Mbas politikaneve shtresa me pertace e shoqerise ne Shqp jane "gazetarë(e)t. Njerez fallco, pa ambicje profesionale dhe pa respekt per profesionin e tyre.
E lexova dhe une kete lajmin qe policia kishte gjetur trupin e nje personi te paindetifikuar ne liqenin artificial... Shyqyr qe shkroi dicka Baxhaku dhe na sqaroi rrethanat duke i dhene nderimin e duhur ketij gjesti heroik dhe jo te rendomte si na u servir ne fillim.
Nderime Pandi Toçe! Je Heroi im i vitit.

paskemi pas te dy te njejten gje ne mendje Lizandro dhe e eshkruam ne te njejten kohe...

Bukur, dhimbshem, artikull prekes. Rasti ne fjale, qe eshte vertet nje akt sublim dhe fisnik, duhej te jepej nga te gjitha gazetat, radiot e tv. Edhe une habitem (ne fakt habiten shume njerez) se, pse mediat japin vetem lajmet negative, nderkoh qe lajmet pozitive i anashkalojne. 

smileysmileysmiley Pandit te shkrete dhe familjes se tij. U prefte i qete.

Per shtypin ne Shqiperi pastaj, c'te thuash me pare?

C'sakrifice?!

Respekt!!!

Ngushllime familjes dhe nderim e resekt pa fund per PANDI TOCEN!
Faleminderit dhe Baxhakut qe shkroi per TE,por them se ika ngel nga pak stili i socrealizmit.
"shpetoi femija? ka pyetur" te ngjan me "te rroje partia dhe mbylli syte përgjithmone"

Edhe une si shume nga ju kisha degjuar nga mediat per nje trup te mbytur tek liqeni para nja 3 ditesh, por vetem kaq. Ndersa vetem sot duke lexuar Baxhakun u informova per kete akt sublim te Pandi Toce.Respekte per kete njeri, per kete qytetar dhe shpirti i shkofte ne parajse. Sa per gazetaret apo mediat nuk kam cfare them se ato nuk jane te tilla. Jane pacavure ashtu sic eshte edhe shoqeria shqipetare. 

Ju edhe doni ate gjone, edhe e doni te rruar.

Edhe doni t'ju shpetojne herojte kur mbyteni, edhe kerkoni t'ju zbavisin deherojte kur defreheni.

I mbyturi uleret per ndihme, por uji eshte i ftohte, berrrrr, mornica, me mire me u kthy ne shtepi me honger buke dhe me fjete ne shtratin e ngrohte te sinjora Bertinit.

Ndergjegja vret, por kush ka vdek se e ka vra ndergjegja?

Nuk ka heroj ne shoqerine "post", nuk ka kult te heroit, ka kult te deheroit.

Nuk merrni vesh nga letersia dhe arti modern.

Studjoni te beni hajer.

 

Nuk e dija qe kishte ende ne bote njerez me zemer dhe guxim si i ndjeri Pandi.

E trishte smiley

Gjeste te tilla mirfilli heroike dhe vete-sakrifikuese jane shume te rralla, ne cfaredo shoqerie, te 'shendetshme' apo te 'dobet' moralisht. Keto jane gjeste qe te lene pa fjale, qe preken fort dhe frymezojne nje pjese njerezish, e nje pjese tjeter mbase do ta komentoje ne mendjen e vet si budallallek te nje njeriu qe humbi jeten kot per tjetrin.

Baxhaku flm qe e kronikoi dhe e nxorri heroin nga lluca dhe anonimati i raportimeve te deritanishme mediatike. Por, qasja ne gjysmen e dyte te artikullit per ta perdorur kete gjest heroik te nje individi si nje kamzhik per gjithe shoqerine eshte skic, per vete faktin qe gjeste te tilla jane perjashtime dhe s'mund te perdoren as si kut as as si pasqyre, aq me pak si kamzhik. 

Baxhaku thjesht ka kanalizuar frustrimin e tij me shoqerine e politiken ne kete pjese; dmth lokomotives se ngjarjes i ka lidhur vagonin e tij. Nje qasje apeluese dhe sensibilizuese do ishte me me vend, do i rrinte me mire ketij gjesti altruist te Pandit, gjest i cili me shume sesa papunesine e personit apo pergjithesimet e tjera qe perdor Baxhaku, tregon karakterin e individit (Pandit) pavaresisht rrethanave te tij ekonomike etj. Ne te tilla raste si perballja me nje situate alarmante ku po mbytet nje njeri/femije, njeriu vepron ne autopilot, nuk eshte se analizon situaten dhe jeten e vet dhe pastaj merr nje vendim racional.

Respekt te thelle per heroin dhe petroninsin Pandi Toçe.

Respekt te pafund per kete njeri ne mes te barbareve te Arnavutistanit. U prehte ne paqe.

smiley   Respekt.    

Kjo  e jona eshte shkaperdhy e hallakat ne ate fare feje sa as shoqeri nuk mund ta quash me. 

Shqiptar i mirë i përbuzur  flakur dhe harruar si Vlerë nga Sqepërit dhe Dhitë, barbarët e "se vlerat zotrie " .

smileyLule mbi trupin tënd të Vyer për shqipëtarët smiley

Me gjith kuptimin e fjalës nje Hero i Kohes Sonë ..te vyshkur e te dominuar nga llapjashtet e buzëshpërvjelurit  e gazetarisë Politike me simbolikën ....Uturakët Çani e Fevziu.

Sa më shumë të këtij niveli Baxhak .Flm

Shtypi sot ben pjese vete te oligarkia e nuk mund te publikoje gjera te rendomta si keto.

Dy jave rrjesht e mbase me teper kishin hyre ne greve punetoret e nje firme nafte te ne e punetoret kishin demtuar edhe pajisjet e furnizimin me energji te firmes por as gazetat e as tv nuk publikonin dicka te tille. Sigurisht sepse nuk kishte akoma te vdekur e lajmi mund te blihet nga firma vete per konsumim te brendshem.

Qe ne bark te nenes femijet mesojne emrat e oligarkise se Tiranes por jane me qindra shqiptare kampione bote, yje arti ne nivel boteror, profesioniste po te nivelit boteror, etj qe jane ambasadoret me te mire te vendit qe ne vendin e tyre nuk ua dime as emrin. Ndodhesh shpesh ngushte kur i takon e s`ke degjuar kurre per ta. 

Te ne sundon antivlera.

a shpetoi femija?

te lexosh kete, te vjen ndot nga gjithcka tjeter qe mund te lexosh me pas.

bataku i politikes, ekonomise, mediave i mbare sistemit na ka thithur te gjitheve, vetem se pandit tane nuk gjenden. ne, femije te kesaj kohe s'na mbetet vec te behemi te tere pandi toce e te shpetojme vetveten dhe...

...femijen

Dikush duhet t'i shpjegoje Vleres me siper se Berisha ka 1 vit qe s'eshte me ne pushtet dhe artikulli e shpjegon qarte qe z. Tocen e shkrete e paskan hequr nga puna para disa diteve.

Te tjeret te me falin qe po bie ne batakun ku e zhyt biseden Vlera. Edhe njehere ngushellime familjes dhe faleminderit z. Toce per aktin heroik. Uroj qe media ne Shqiperi ta trumbetoje sa me shume kete akt sublim.
 

I ndjeri besoj do kete te beje me Vangjel Tocen,me te cilin une kam lidhje krushqie.Nese ngjarja eshte sic e thote Baxhaku,shpresoj qe ai femije ta meritoje jeten qe i ka shpetuar ky njeri i mire.U prehte ne paqe,sidoqofte.

Eshte vellai i Vangjelit.

Edhe une kam lidhje krushie me Vangjelin.

Si i bie,qe jemi krushq bashke? Apo mbase jemi fissmiley Nejse,ngushellime familjes.

cfare sakrifice..

autori thote media po pse nuk thote policia? Media interes kishte po ta publikonte por arsyeja qe se dinte cfare kishte ndodhur eshte pikerisht policia, qe tani qe ka rilindur vetem thote ato qe ka qejf ajo dhe jo te verteten

Tani mire e kie ti, por bolecia nuk po e identifikonte dot te ndjerin, pastaj media nuk mund te priste dot gjate se eshte e shpejte vete nga natyra.

Si e pakuptimte me duket " Por Pandi kishte nisur te shkonte poshte .A shpetoi  femija ? ka pyetur heren e fundit qe ka  arritur te nxjerre koken mbi uje dhe me pas eshte zhdukur ne llumin e kafenjte "

Tani nqs ka nxjerre koken dhe ka pyetur nese femija ka shpetuar apo jo ai qe e ka degjuar ka qene shume afer dhe i kishte te gjitha mundesite per ta shpetuar Pandin , tani autori i shkrimit ose ka dashur te beje letersi ose Pandi i ndjere si shume te tjere qe jane vetevrare pasi i kane hequr nga puna nuk ka dashur me te dale jashte ujit .

Ngushellime familjes , Heroi u prefte ne paqe .

Brado, ajo pjese me duket se eshte letersi e autorit te nderuar, por kjo gje nuk e zbeh aktin sublim. 

Ne ç'shtet ke vajtur more, qe te del flamur tjeter. 

Pierr nuk e shikon qe Bradi ka vajtur ne Korene e Veriut?!

Jo vetem letersi, por eshte edhe mitologji.

Gropa thithese, ngecje ne balte jane te gjitha mitologji e kohes se femijrise qe vazhdon deri ne pleqeri.

Nuk ka gropa thithese ne liqen (dmth ne uje qe nuk rrjedh, ka vorbulla ne lume te rrembyer qe te sjellin rrotull), dhe nuk eshte mbytur asnjeri prej baltes.

Ka dy mundesi te mbytjes, ose personi nuk di not, ose i pushon zemra (ndodh shpesh, prej sforcimit dhe zemra e dobet, cen i panjohur prej personit).

Rasti i fundit kuptohet sepse i mbyturi nuk ka uje ne mushkeri dhe ne bark.

 

i ke reduktuar ca shkaqet e mbytjes tiku, sepse zakonisht  njerezit  mbyten ngaqe  i lene forcat, aq sa nuk kane  fuqi te levizin kryesisht krahet, por edhe kembet qe te notojne, apo thjesht te mbajne koken mbi uje.. e kam fjalen me shume per mbytjet ne det.. dhe zakonisht keto ndodhin kur deti eshte i keq e me dallge te shpeshta e te medha te cilat  te rrembejne me rrjedhen e tyre siper, por edhe krijojne rryma  nga poshte pasi dallget paraardhese terhiqen....

ndersa ne liqen a moçal, eshte tjeter pune.. ketu problemi eshte balta, llumi  nen uje.. imagjino nje makine qe ngec ne balte, mund ti japesh gas motorit (zemrasmiley.) sa te duash, po gomat xhirojne  ne vend.  e pra varet sa eshte kjo trashesia e baltes, apo llumit  ne liqen...   sepse nese eshte mbi gjysem metri, ngec,nuk i  xjerr dot kembet..  pa imagjono te jet 1 meter e gjysem....?  ''ngulesh'' i teri  ne llum me ngadale......
 

Njerzit mund te mbyten se ju bie nje meteroit ne koke, mund te mbyten edhe ne nje pellg me dhjame derri te shkrire ne zonen industriale, ashtu si mund te mbyten ne nje pike uje duke sqaruar te gjitha mundesite ekzistuese te mbytjeve.

Rasti qe thua ti i perket kenetes, ku llumi dhe uji ka vende eshte e njejta gje, kurse ne liqen, dhe specifikisht ne liqenin artificial te Tiranes, eshte tjeter gje. Ka vende ku llumi eshte gjysem meter e me teper, por eshte pa rrezik sepse gjithnje ka uje siper baltes ku mund te notosh. Flas per njerez te mesuar me ujin, jo per ke trembet sepse i ndeshin kembet ne balte e harron te luaje duart e kembet.

 

Nuk e njef Liqenin e Tiranës i nderuar Heretik dhe ja ke fut KOT plako ! ! Është siç thotë Belulipër baltovinat  megjithse dhe ai duket që nuk e njeh ,, por faktet që bije e përqasin komplet ndodhinë .Ka zona rrëshqitëse në Liqen që nga gjysëm metër baltë ne thellësi uji 50 cm të "rëshqasin " në thellësi mbi një metroshe dhe me shtim të baltovinës .prandaj në "atë kohë " nuk lejohej Saliu të lahej në Liqen dhe vinin një Polic dhe nje varkë me Varkar që kontrollonte !

Megjithatë them se nuk duhej Gjëmbosur kjo prurje . Akti i kryer tejkalon "minor detals " dhe nuk mund të trazohet me çdo mendim të lloit Gjëmb !

Liqeni i Tiranes nuk eshte ndonje liqen special me veti speciale.

Ashtu si nuk eshte speciale popullata qe nuk lahet ne liqen (por edhe ajo qe lahet), e krimbur ne paragjykime dhe mitologji.

Per te notuar dhe per te thyer rekorde boterore nuk duhen me teper se 30-40 cm mbi balte ose mbi shkemb ose mbi dinamit, ose mbi cobalt 92, ose mbi plazme, ose mbi fantazma etj. Te tjera diskutime jane pune injorantesh ose hidrofobesh, i gjen kudo, edhe ne Bajkal.

Cfare kam thene nuk ka te beje fare me qenien hero apo jo te te ndjerit, qe shume mire mund t'i kete pushuar zemra nga sforcimi dhe stresi emocional. Sepse nuk eshte kollaj te japesh ndihme ne uje, duhet te jesh i pregatit per kete lloj pune, fizikisht dhe psikologjikisht.

Nuk diskutoj kurre per kesi gjerash, qe nuk i gjen dot polici i Liqerit, e jo t'i gjej une prej Italie.

Ju i gjeni prej Amerike, bravo ju qofte, megjith notaren Gjemb qe ngulet ne balte.

 

kurse ne liqen, dhe specifikisht ne liqenin artificial te Tiranes, eshte tjeter gje. Ka vende ku llumi eshte gjysem meter e me teper, por eshte pa rrezik sepse gjithnje ka uje siper baltes ku mund te notosh. ..

I nderuar Here tak -tuk -tik ! Mejtova ( edhe Gjëmbi ka mejtim , pse të mos kem unë )  se mos kishe qenë punonjës i Digave dhe hapës Liqenesh , prandaj thashë se mos e njihje edhe këtë të Tiranës artificialiisht  !

Por paske komentuar specifikisht tjetër gjë specifike , ku specifikohen edhe specifikimet e Liq.Tiranës smiley

Tamam tamam, specifikisht specialikisht jam admirues i estetikes se kenetave. E vetmja bukuri qe i pranoj vdekjes. Ka nje qetsi aty dhe disa lloj aromash qe nuk i gjen ne vend tjeter.

Siç duket kjo shpjegon pse vazhdoj te komentoj ne baltovinen e Peshkut, e megjithse nuk ka me 30 cm uje mbi balte si dikur.

 

Qeke romantik i nderuar . Ne kenetë ka qetesi . Nje botë fisnikësh , larg zhurmave të Liqeneve e Salloneve . Botë shekullore e pandotur . Kjo qeka aftësia e pellgaçes që na  tëheq si pilives kënete .

Qeke meraklli si unë ..tha plaka kur qibarsi e ktheu Gotën me ujë  qindra vjet pa larë ,  nga ana e bishtit .

Ky është një dëfrim specifik i specializuar ..ka thënë edhe Gjëmbi !

Liqeni i Tiranes nuk eshte ndonje liqen special me veti speciale.

Ka qene dikur. Special i paster i bukur,  me shume lloje  pemesh sidomos mimoza dhe shelgje. dhe me  pishina noti modeste, (Zadrat).

Sipas lajmeve te fundit,arsyeja e humbjes se jetes, paskesh qene perplasja e kokes pas betonit te diges.

Jam zhytur njehere te kjo balta e liqenit artificial deri ne brez dhe nuk te linte te dilje aq kollaj pasi krijohej si vakum poshte. Pas diku te 50-70 cm thellesi balta fillon e behet e forte dhe keshtu ke nje bazament ku te qendrosh. Megjithese te kap paniku kur te duash.

Shkrimi s'eshte i rastesishem. I ndjeri padyshim eshte ne rrethin e te njohurve te autorit. Cuna Tirone. Maj men Klosi,ndjese paste,pat ba nje shkrim pr ndarjen nga jeta te vellait te Bujar Lakos(ç'koinçidence,te dy vllezer aktoresh) E kishte patur shok femijerie,madje dhe ne tre vjetorin e vdekjes se tij shkroi prap per te. Avantazhet e te qenit Cun Tirone. Ne det sidomos shume vete kane lene jeten per te shpëtu te tjeret,po vetem familjaret i kane qare.

Cili vella i Bujarit ka vdekur?Arjani?

Adhurimi, vellai i dyte i Bujarit,  ramet past! Pati aksident me makine para ca vitesh cun i shkelqyer!  

Ne fakt Pjeter,aty me shkoi mendja edhe mua,dhe besoj enkas nuk e permend qe eshte vellai i Vangjelit.Po megjithate,thelbi i shkrimit qendron:ata qe bejne dicka njerezore mbeten te paemer,ndersa politikaneve qe i kane q...nenen atij vendi u njohim edhe emrat e Supermbesave.Ose dime kur ndonje nga ato Vipeshat ben cicat me te medha a ben ndonje tatuazh.

Cfare ndryshimi do kishte nese Pandi del djalke Korce?!

Avantazhet e te qenit Cun Tirone

Po. e vertete, kane qene ca cuna, qe kishin mentalirtet europian me kohe megjithse jetonin ne diktature. Mbas renies se diktatures ky brez nuk beri  asnje krim, asnje vjedhje, asnje vrasje kane qene cuna te ndershem me kuture, te shkolluar cuna te mire, qe  mund te benin dicka me mire se maloket, qe zaptune tiranonen me mentalitetin e te fortit, dhe cubit, dhe ja ku eshte sot Tirona, ne agonine e krimit dhunes vjedhjes dhe vrasjes! 

Mire mo evropian ta kene patur mentalitetin,nuk i përmëndi njeri me keqdashje.Çuna te mire me mendsi evropiane ka patur e ka ne gjithe Shqipërine. Cowboys-it e pare qe i zgjidhnin punet me grykehollen nuk ishin maloket,por cunat e brrylit te Tirones,Gaz Muca,Naim Zyberi me shoke. smiley

Ne flasim per nje kategori tjeter cunash  dhe jo per ate te Gazit dhe Zyberit .ne fakt kjo kategori ndihmoi PD (maskarenjte) te vinte ne pushtet ne menyre aventureske ! Ato te miret ngelen pa pune! 

Asnje ndryshim,madje me sa di ai ishte nga Dardha e Korces. Përulem me respektin me te thelle per ate akt te tij,sinq(ç)erisht.Dhe për Baxhakun kam respekt,përvecse gazetar i mire,eshte dhe njeri i mire. Ka ndjeshmerine qe ato radhe,do ti kishte shkrujt per kedo,puna eshte a do t'i binte ne vesh.

Nuk e kisha menduar kurre te kishte kaq drite-hije ne historine e vdekjes se dikujt duke shpetuar nje njeri tjeter. RIP peshku, faleminderit Pandi. Apo duhet ndryshe???

 

Vetem nje njeri i mire, nje baba i mire nje familjar i mire, nje shoke i mire  si Pandi, si ai brez cunash te qytetit te Tiranes dhe te Shqiperise  mund te sakrifikoj jeten e vet per te shpetuar nje jete tjeter. nje humbje e madhe per familjen e vet.

Qofte i paharruar, per familjen per shoqernine per ata qe e kane njohur!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).